Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Opinion / Editorial

Arbitrazhi, gjobat, italianët, grekët, qeveritë dhe xhepat e shqiptarëve!

Arbitrazhi, gjobat, italianët, grekët, qeveritë dhe xhepat e

Shqiptarët ndërkohë që "grinden" mes tyre Spiropali me LSI dhe opozitën se kush e ka fajin për 44 milionë euro të reja gjobë - do të duhet të paguajnë nga xhepat e tyre. Ndërkohë që shteti shqiptar, ka humbur një gjyq me një të deklaruar mediatikisht dhe shpesh herë dhe ligjërisht si abuziv me emrin Bechetti dhe italian si shtetas, tani kemi të bëjmë me grekë që morën punë në abuzivizmin dhe i vazhduan të tilla punë. Po tani shqiptarët (më të pasurit me gjoba arbitrazhi) ju falin miliona euro italianëve të akuzuar dhe grekëve po ashtu, sepse kështu ju do "by..a" qeverive që pikërisht shqiptarët mbajnë mbi shpinën e tyre. Po të jesh idiot dhe të biesh në grackën e llapaqenëve të tipit - e kishe ti fajin dhe jo unë, fillon dhe mbetesh brenda por... Nuk e kam ndërmend të mësoj nga zënkat e tyre të pështira, sepse çdo kush që ka dy pare tru, e di mirë se nuk ka të bëjë me dy soje qeverish. Por ka të bëjë me një tarikat hajdutësh dhe dëmtues të parave të popullit të tyre. E tillë klasë politike hajne dhe dëmtuese deri në infinit të xhepave të shqiptarëve, shkojnë deri aty, sa të ndajnë dhe fitime "arbitrazhi" me mafiozët që kanë marrë punë publike në Shqipëri. Tani ne duhet të nxjerrim 154 milionë euro nga xhepat tanë se Berisha dhe Rama, por dhe tabori i tyre kanë tallur "tr..pin" me ne, me përdorimin e investitorëve si Bechetti dhe grekët e Tiranë - Elbasan. Ky është fundi i të gjitha polemikave mes lëtyrave qeverisëse dje dhe sot. Polemizojnë mes tyre se "kush e ka fajin" për gjobat nga Arbitrazhi dhe sigurisht asnjë prej tyre nuk do të paguajë eurot. Ato do t’i paguajmë ne, fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë, sado që Spiropali bën të mrekullueshmen në mbrojtje të qeverisë së saj, së cilës praktikisht po i dalin vendimet e arbitrazhit dhe i faturohet gjoba e vendimeve të tij. Nuk ka më perversë dhe njerëz negativë se ata që bëjnë polemika dëshpëruese gjobash, kur nuk kanë për t’i paguar vetë. Janë një lukuni ujqish dhe çakejsh, që janë lëshuar mbi delet e shkreta me bariun në shërbim të ujkut. Po çfarë kanë të ndarë dhe çfarë të përveçme? Të ndarë kanë se si Bechetin dhe grekët i ka ftuar Berisha dhe Basha. Tipikisht me plane dhe projekte "alla Berishë dhe Bashë" me modelin "miqësi dhe rehati" të tipit vite e vite mos bëj asgjë dhe merr para si Kalivaçi, me modelin futju punës pa ditur se ku del dhe çfarë bën dhe për më tepër, mos bëj asgjë dhe prish se "mban shqiptari dhe Shqipëria". Një rrumpallë korruptive e tipit Berisha-Basha e kthyer në profesion rilindas si veti pothuaj të përbashkëta. Për më tepër njerëz të hurit dhe litarit të degraduar dhe përndjekur nga prokuroritë në Itali ndërtonin dhe televizione ku punësoheshin buzë viçe dhe burra trutharë, që nga miq të Ramës, u bënë armiq të tij, pse ju hoqi pagat e larta të Bechettit që shante Ramën. Një tip i inkriminuar në shtetin e tij që nuk mbaronte asnjë punë në Shqipëri dhe ndërtonte televizion. Fantastike. Tani duhet meqë Rama u inatos dhe nuk kopsiti letrat si duhet para se t’ia mbyllte Televizionin (sepse Rama ka juridiksat dhe vesh vërshëllenjësit më të mirë në botë ëëë), i cili sigurisht ishte një vepër me gjakun e shqiptarëve - këta të fundit do t’i paguajnë Bechettit për fajin e Berishës dhe sidomos Ramës 110 milionë euro. Mirëpo nuk "bën që tju mbushin arkat vetëm italianëve mafiozë, duhet dhe grekëve" dhe ja erdhi rasti kur Arbitrazhi na shtoi si gjobë dhe 44 milionë euro në xhepa shqiptarëve, që nga njëra anë ikin nga Shqipëria dhe ata pak që rrinë brenda duhet të paguajnë italianët dhe grekët e "dhje..ë" të Berishës dhe Ramës. E më e bukura është se SPAK dhe tashmë BKH, nuk e marrin në konsideratë se kush është fajtori që Shqipëria dënohet në arbitrazh me miliona euro. Nuk ju bën përshtypje kush jua solli këtë dëm dhe këtë borxh që ka fajtorë shqiptarëve në derë dhe xhepa. Një diçka që ka emra dhe mbiemra, por dhe firma dhe vula? Jo, nuk më duket se i ka hyrë një diçkaje të tillë. Drejtësia në Shqipëri, prokuroritë e posaçme dhe ato kundër mafies dhe krimit të organizuar, apo dhe qeveritar e politik, nuk preokupohen fare. Nuk ju nxihet dhe nuk ju zbardhet asgjë, sepse në filozofinë e tyre deri tani, ka qenë që ky popull idiot dhe dele, është mësuar të paguajë e për pasojë pse mos t’i paguajë dhe këto 154 milionë euro gjoba të Arbitrazhit, të cilat duhet t’iu shkojnë italianëve dhe grekëve mafiozë dhe të akuzuar për krime ekonomike dhe korruptive. Nga KLSH vit për vit, ka më shumë se 1 miliard dëme në shtet. Asgjë, po asgjë fare dhe pse është rreth 10-15% të GDP sonë. Qeveritë në Shqipëri i përgatisin "Arbitrazhit" pothuaj çdo tre vjet nga një gjyq, prej të cilit del një gjobë e majme kundër shqiptarëve. Vetëm nga ky borxh ose gjobë çdo shqiptar duhet të paguajë për frymë nga 55 euro. Nga xhepat tanë duhet t’u falim italianëve dhe grekëve abuzivë dhe që kanë shfrytëzuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga 55 euro për frymë se kështu duan dhe gëzojnë lirinë e tyre të futjeve në borxh të popullit PD, LSI dhe PS sot. Dje gati na futën në luftë pse i vodhën 1.4 miliardë dollarë shqiptarëve dhe mbasi i kanë shkaktuar miliarda e miliarda dëme nga vjedhje te rrugës së Kombit dhe rrugëve të tjera, mbasi kanë rritur kostot aty dhe në rrugën e Elbasanit duke krijuar një dëm që prej 25 vitesh kalon një buxhet e gjysëm të shtetit, tani bëjnë dhe polemika kush është më i poshtër se sa tjetri. E sigurisht kjo shoqëri dhe ky popull prapë do t’i duartrokasë, prapë do t’i puthë dhe prapë do t’i votojë dhe ata prapë do ta grabisin. Po dhe nuk është aspak më - faji i tyre.