BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x
BREAKING NEWS

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe zbulon prapaskenat e protestës së 7 korrikut: Rama nuk do të ishte i qetë nëse...

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe
x

Opinion / Editorial

“Arma” që do të “vrasë” mbasi t’i hiqen “fishekët”!

“Arma” që  do të  “vrasë” mbasi

Njëra nga këto “armë” është edhe Presidenti në detyrë.  Premtoi shumë për të bërë ndonjë “kurban” që do të cënonte “votën e lirë” kur ishte i mbushur me “fishekë” në kolltukun Presidencial, por nuk e  realizoi. Këtë, do ta bëjë kur të heqi “fishekët” e të shkojë në krye të LSI-së! A e dëgjuat si u shpreh kur një gazetare  e pyeti  “si do e komentonit atë LSI-stin, pak para zgjedhjeve të vitit të kaluar i cili u kap me “vandakë” fletë votimi të vjedhura?! Presidenti nuk u mendua hic por menjëherë, dha vendimin  “Të varret”! “të varret” “Të varret, sic do t’i varr unë të gjithë këta që qeverisin sot..”! Po deshët, mos u bindni tash e tutje, që dikujt t’ja mbajë  të  vërë dorë në fletët e votimit..! Po pse e dha këtë “vendim” Presidenti pikërisht atje ku “burron” Shteti dhe atje ku  pushteti “vjedh’ Shtetin dhe prandaj edhe nuk kemi shtet, sepse nuk kemi drejtësi..Sistemi i drejtësisë, pika kyce e demokracisë, si të gjitha pushtetet e tjera është më i përfoluri..Na lind e drejta ta oyesim Zotërinë në fjalë “Po mirë mo, juve për aq kohë sa keni qënë në krye të Instuitucioneve më të rëndësishme, Parlamentit, Qeverisë, Presidencës, ekonomisë, politikës së jashtëme , apo më mirë të themi keni tridhjetë e kusur vite që keni qënë një “armë e mbushur” e një kalibri jo sidokudo por e një”kalibri të madh”,  kur kishit në dorë edhe gurin edhe arrën si nuk  keni vënë ndonjë “makut” në shënjestër për ta egzekutuar apo për t’a varrur  ? Përderisa këtë nuk e keni bërë kur ishit i mbushur jo me fishekë “kinezë” që kishin marrë lagështiurë, por me fishekë të kohës, ekzekutimet dhe varrjet do t’i bëni mbasi të dorrëzoni të gjithë “fishekët” më 24 Korrik, dhe më pas si Kryetar i LSI-së, me duar në xhepa do të shënjestroni politikanët e sotëm që edhe ca megahajdutë që sot janë me shumicë, edhe ata që  kanë qënë edhe në të kaluarën,edhe ata qeshin me juve.. Por edhe këto nuk janë, përsëri e keqja më e madhe. E keqja më e madhe e juaja, është ajo që keni shkaktuar anomali, jeni përgjegjës që demokracia,  sot nuk është më hibride, por një “plakë e vajtur”,  që keni shkaktuar përcarrjë në  institucinet më të rëndësishme dhe keni nxitur dhunë e urrjtje të cilat nuk ju shkojnë juve e aq më tepër duke patur veshur kostumin presidencial Unë, shoqërisht ju them, sepse kam parasysh që një Udhëheqës i Madh si juve, duhet të mësojë edhe nga më i padituri, ju them , rregulloni më parë Partinë të quajtrur LSI, e cila ka mbetur atje ku e la Monika në kohën e “komsomolasve” kur i rreshtoi 12 e 13 vjecarë në Jalë, dhe më pas merruni edhe me hallet e të tjerëve..Shkurt muhabeti juve qytetarët duhet të bindeni që nga data 25 Korrik e tutje nuk do të ketë më  “Hani Muco, Pini Muco”! Po nuk u pastrua  rruga  nga “barrërat e këqia”, nuk mund të eci përpara demokracia.. Bëni si të bëni, duroni edhe pak  sepse më  25 Korrik, do të shihni se si do të egzekutohet frika,  mbas dy muajve e gjysëm do të shihni pa c’do të shihni apo më mirë të themi do të shihni “Parajsën” e premtuar..Dihet që e keqja në këtë vënd, nuk ka lejuar përparimin as në demokratizimin e vëndit, as në zhvillimin e ekonomisë as në përparimin e bujqësisë.. Shkurt muhabeti, këtu nuk merr vesh qeni të zotin!. Po kush është e keqja? E keqja nuk janë as imperializmi e revizionizmi nga jashtë, nuk janë “fantazmat e komunizmit” që disa kërkojnë t ja hedhin të tëra fajet atij, nuk janë as mungesa e eksperiencës të Drejtuesve të institucioneve, sepse po mbushen afro dyzet vite aq sa ju deshën komunizmit të qëndrontë ne pushtet i cili bëri jo pak.Të mos tregohemi bukëshkalë. E keqja e vërtetë, është revanshi që kanë marrë Klasa Politike e të gjitha ngjyrave që sejcili për hesap të vet, kërkon të nxjerri përfitime duke spekulluar pikërsisht me demokracinë. Të gjithë akuzohen, të gjithë përfliten, të gjithë dalin të “palagur” duke spekulluar me demokracinë “Hë mo se kështu e ka demokracia, gjuhën e lagur e kanë”!..Po të kemi parasysh edhe shumë të këqija që i sjell vetë sistemi pikërisht me spekullimin në emër të demokracisë, sic janë krimi e prostitucioni, trafikimi i qënieve njerrëzore, lëndët narkotike, si burrim përpunim dhe trafikim sepse “arritja” më e madhe  e demokracisë tek në është që jemi bërë kampionë në Europë, jo vetëm të trafikimit të tyre si dikur por edhe të mbjelljes dhe përpunimit, jemi bërë edhe “kapo” nëpër botë, sic ndodh në të gjitha rastet kur bëhet fjalë për të këqija..Nejse, koha ka treguar që ne, nuk vëmë mënd, dhe kështu do të vazhdojmë.  Presidenti  mirë e tha “ Do të ekzekutohet mafia në pushtet në rrugë e kudo..! Që ekziston kjo Mafie, këtë e di edhe Bufi, por problemi është që ajo nuk ekzekutohet me armë të ndryshkura apo më shashka,  por duke forcuar institucionet demokratike e në mënyrë të vecantë atë të Drejtësisë që ky institucion të “zbresi” nga autobusi ku ka hypur dhe t’i dali për Zot punës së saj sepse gjëndja në të cilën eshtë katandisur vëndi, nuk e nderon askënd..Për cudi këtë nuk e ka ditur Presidenti! Po pse nuk e ka ditur? Kësaj pyetje, ai i përgjigjet me gojën e tij, kur gazetari e pyet: “Si do të ndiheshit kur të lini Presidencën..?  Dhe ai i përgjigjet: “Sikur jam zgjuar  nga një ëndërr e keqe.!. Pra për pesë vite Presidenti ynë i nderuar ka qënë në një ëndër  të keqe dhe ëndra të këqia sheh vetëm atëherë kur bën të këqia dhe e keqja vazhdon edhe në ëndërr. Paska qënë më ëndër kur premtoi se do të vepronte sic veproi Alende, po të mos zgjidheshin mosmarrëveshjet pozitë opozitë, ka qënë në ëndër kur firmoste e c’firmoste Dekrete për zgjedhjet lokale, ka qënë në ëndër   kur opozitës i hidhte benzinë nga ballkoni i Presidencës.. Në ëndër ka qënë edhe kur kërkoi të “mbrohej vota e lirë duke u armatosur me comanga cfurqe apo sopata..”!  Në ëndër ka qënë edhe kur premtoi që “ai që do të kapet duke vjedhur votën do i priste krahun e do ta bënte shëmbull në Sheshin “Skëndërbej” për të ardhur deri tek “ëndrra më e frikëshme”, të cilën e thotë mbas një viti. Bëhet fjalë për Qershorin e vitit të kaluar kur e “shpëtoi vëndin nga një “komplot qeveritar” që do të shkaktonte një tragjedi të vërtetë që mbeti në tentativë”! Vitin e kaluar, vetëm Presidenti e ngriti zërrin duke i dërguar letër Gramoz Rucit për një “Komplot që po përgatiste Kryeministri duke djegur ndërtesën e Kryeministrisë apo edhe më shumë se kaq dhe për këtë do të akuzonte Metën dhe Berishën..”! Nuk njoftoi për këtë Kryeministrin më qëllim që ai të vepronte.., nuk njoftoi asnjë tjetër, por e mbajti “sekret”.! Cudi e madhe se si një “gjumash që shihte ëndërra” i gjen të gjithë në “gjumë”!. Një “gjumash”, por shumë inatcor, na zbulon të parin rast në botë që “pucet” bëhen nga Kryeministri kundër vetvehtes dhe jo nga kundërshtarët politikë! Vëndi paska shpëtuar nga një njeri që ka qënë në ëndërr dhe për këtë, “meriton” Dekoratën e Lartë  “Hero Kombëtar”, por nuk e merr sepse ka qënë në ëndërr!  Problemi është i thjeshtë për një “skandal të përmasave kombëtare” Mirë që Presidenti ishte në ëndërr po këta që “rrinë zgjuar”, si nuk reagun për një skandal të tillë? Po Kryeministri që ka qënë “autori” i këtij “Kompoloti” si e zë gjumi dhe nuk “shfajësohet” për këtë “gjëmë” që kërkonte t’i bënte vëndit, por preferon të bëjë batuta si ajo që i thotë një banoreje që i dorëzon celsat e shtëpisë duke i thnëë “Kujdes mos të vjedhin bravën”! Si nuk reagoi fare Kryeministri njësoj  sikur të bëhej fjalë për  vjedhje  të një celulari në Kamëz !  A duhet ndëshkuar “komplotisti”? A duhet ndëshkuar “shpifësi”?. Kush gënjën dhe kush ka të drejtë për një skandal të tillë të përmasave të mëdha ? Ai që e ka shprehur kur ka qënë në ëndër, apo ata që e kanë dëgjuar duke qënë  zgjuar? Kë të besojmë? Mos vallë heshtja e Kryeministrit flet për një të vërtetë? Nuk reagoi askush prej atyre që janë dyndur me shumicë për të zënë kolltukun presidencial por tregojnë “përralla me Mbret”? Duket sikur edhe këta mburravecë, tartufë, të paaftë, qesharakë, e synojnë këtë “vënd pullumbash” për të bërë pak relaks, duke menduar që “kur e bëri këtë Presidenti që kemi, pse të mos e bëjmë edhe ne”?  E vetmja “meritë” e Presidentit në detyrë është zbulimi që “Presidenti është “Simbol i unitetit” bile edhe “simbol i sovranitetit”! Këtë e tha mbasi shpëtoi vëndin nga një “Pushtim i brëndshëm”! Këto janë pa c’janë dhe jo Kandidatët për President që na përrallisin me “Unë do të jem President i të gjithë shqiptarëve” ,apo  “kam takuar të gjithë shqiptarët nga jugu në veri”, “Kam paraqitjen më të mirë për një Presidente”, “E njoh mirë historinë e pellazgëve”, “Përvecse si President do të jem edhe një ambientalist i mirë” etj etj..Të jetë vallë e vërtetë që këta janë kaq të paaftë për të thënë dicka që ja vlen duke bërë edhe ndonjë krahasim me disa nga këta që kanë qënë Presidentë..Fakt është që ne nuk kemi vuajtur nga Presidentët, ngaqë ata nuk kanë ditur që prejardhja jonë është nga pellazgët. Nuk kemi vuajtur as nga ajo që Presidentët nuk takojnë shqiptarët, nga veriu në Jugë e nga Lindja në Perëndim, bile do të thosha që jo vetëm do të takojnë shqiptarët, por  këtë do ta bëjnë edhe me shumë qetësi e dashuri, me buzëqeshje sepse atë të paraqitjes publike e  kanë vetë merak. Askush nuk ka vërejtje për Presidentin aktual që nuk la mal, luginë e kanion pa shkuar këtej e  përtej kufirit. Do të ishte më e mirë që duke qënë që Presidenti është një post honorifik, më mirë do të ishte që të mos ndihen fare nëse janë gjallë apo jo, por të paktën punë të mos prishin dhe të mos e bëjnë lëmsh këtë politikë që është lindur si “lëmsh” dhe nuk po i gjëndet filli. Kështu ka filluar qysh para tridhjetë e kusur viteve nga të paudhët e politikës dhe paudhësitë do të vazhdojnë ende për shumë kohë..Keq na vjen për ata që orë e cast shprehin :”Ose më zgjdhni mua President, o rrashë e vdiqa,”! Pak më modestë zotërinj kandidatë  e mos e zhvlerësoni edhe më shumë postin e Presidentit edhe më shumë nga sa e zhvlerësoi paraardhësi juaj..