BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

“Armët” e fuqishme të Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit

“Armët” e fuqishme të Albin Kurtit dhe të Vjosa

I ndjek zhvillimet politike në Shqipëri e Kosovë me shumë interesim e përkushtim, dhe duke u nisur nga paanshmëria, qetësia dhe nga arsyetime e argumentime sa më të arsyeshëm dhe jo subjektiv, po bëj një farë krahasimi me argumente e fakte të thjeshtë e të prekshëm  të pushtetit të sotëm  në Kosovë, të  Albinit e të Vjosës krahasuar me të gjithë paraardhësit e tyre si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Ja ku është dallimi dhe cilat janë supermacitë e Albinit dhe të Vjosës krahasuar me  paraardhësit e tyre : Të dy kanë një përgatitje mëse të admirueshme intelektuale të mirëfilltë. Janë të sinqertë dhe realisht patriotë e demokratë. Janë transparentë, të hapur për qytetarët dhe të ndjeshëm karshi tyre, kërkesave e shqetësimeve të tyre, pra janë në popull dhe brenda tij , ku interesin e tyre e shohin bashkë në interesin e përgjithshëm, brenda atij shtetëror dhe atij kombëtar. Janë e sillen si  të barabartë para ligjit dhe janë  përgjegjës para tij, dhe sillen si shërbëtorë të popullit. Dhe më kryesorja: të dy  janë të pastër e të pakorruptuar. Këto janë armët kryesore të cilat ata i përdorën dhe fituan zgjedhjet dhe besimin publik, por fatmirësisht që këto premtime ata po i mbajnë dhe zbatojnë edhe në qeverisje megjithë pengesat, hiletë, nihilizmat dhe mohimin që mundohen të stisin kundër tyre opozita dhe dështakët politikë të cilët do të duhet që të rrinë gjatë në opozitë.