Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Armiku para portave është më pak i frikshëm

Postuar: 15/06/2019 - 07:12

Frika dhe interesi janë dy forca që i bashkojnë njerëzit. Qytetarët e Shqipërisë, janë vetë ata që vendosin se, cili është interesi i tyre. Nëse mendojnë se sundon padrejtësia, varfëria dhe krimi, atëherë me votën e lirë duhet ta çrrënjosin këtë sundim. Ndërsa sa për frikën ajo është e kaluar, shqiptarët përfundimisht e kanë të qartë, se qeveria është ajo që duhet të ketë frikë nga qytetarët, e jo qytetarët nga qeveria. Demokracia në shpirtin e saj përmban edhe institucionalizimin e së drejtës në rezistencë, ndaj e drejta e popullit për revolucion është e ligjshme. Të drejtë të popullit që ta ndërrojë, apo ta braktisë cilëndo formë të qeverisjes dhe të themelojë një model të ri të shtetit, përkatësisht të përmbysjes së një shteti apo pushteti në mënyrë legjitime ka shumë në historinë politike. 

Por, në çfarë falsifikimi dhe thjeshtësie të rrallë jeton qenia shqiptare?

Ende deri sot shqiptarët nuk po mundin të kuptojnë “mrekullinë” e mashtrimeve dhe gënjeshtrave të politikës qeverisëse të asaj dje, e asaj sot. Njëlloj i kanë qasjet. Për fatin e keq të qytetarëve, politikanët i kanë dhënë vetes dhe ndjenjave të tyre, një leje dhe një lakmi “hyjnore”, për të bërë çfarë duan në kurriz të popullit. Ky guxim i shfrenuar, ka bërë që, shqiptarët të konsiderohen si një popull i lindur për të qenë skllav, teksa nga ana tjetër pushtetarët identifikohen me mbiemrat; i korruptuar, i dhunshëm, dinakë, grabitqarë, etj, duke ia vënë vulën e turpit emrit Shqipëri. 

Për ta përshkruar qeverisjen që shqiptarët kanë provuar e provojnë, ia vlen thënia e politikanit të njohur romak Marcus Tullius Cicero i cili thotë: “Një komb mund t’i mbijetojë budallenjve të vetë, madje edhe ambiciozëve, por ai nuk mund t’i mbijetojë tradhtisë nga brenda. Një armik para portave është më pak i frikshëm, sepse ai njihet dhe haptazi e mban flamurin e vet, por tradhtari lëviz lirshëm brenda portave, sepse tradhtari nuk paraqitet si tradhtar; ai u flet viktimave të tij me theks familjar, ka fytyrë dhe argumente dhe i bën thirrje poshtërsisë, e cila qëndron thellë brenda zemrës së secilit njeri. Ai e kalb shpirtin e një kombi, punon natën tinëzisht dhe i padukur për t’i minuar shtyllat e qytetit dhe e infekton trupin politik, në mënyrë që ai të mos mund të rezistojë më. Këtij duhet t’i frikësoheni më shumë se sa një vrasësi”.

Tani, në këtë gjendje të turbullt padyshim, shqiptarëve u nevojitet shërimi përmes lirisë pozitive, që nënkupton, lirinë jo në vetvete, jo shkatërruese, por “lirinë për diçka”, duke kaluar nga gjendja “të posedojmë” në gjendjen “të jemi”. Kjo gjendje, që për popujt dhe vendet tjera të botës perëndimore, shpesh herë ishte edhe vetë “ferri” i emancipimit, por, edhe caku i asaj që shquhet dhe identifikohet si shoqëri e shëndoshë, ku arsimi, shëndetësia, mediat, politika, kultura, etj, rrezatojnë liri pozitive, liri kreative kulturore. Ky tip lirie, nuk është “produkt”, që mund të importohet, sikurse çdo mall tjetër në tregun e jashtëm masiv. Ky tip lirie, as nuk mund të konsumohet, ashtu siç po mendojnë elitat aktuale politike kulturore, as nuk mund të amputohet sikurse; veshja, ushqimi, etj, nga të tjerët.

Ndryshe, ne edhe më tej do mbesim “shoqëri periferike”, ashtu siç ishin “testuar” historikisht gjeneratat tona të mëhershme. Pra, na nevojitet kurajë, së pari individuale, e më pastaj edhe komunitare, në mënyrë që të fillojmë ndërtimin e asaj që shquhet si “licensë” personale identitare. Duhet gjurmuar edhe në “binarë” të identifikimit tonë me të tjerët, në vend që të tjerët të identifikohen me neve.

Dhe atë, jo si individualistë, gjë që edhe jemi të shquar, nëpër gjithë historinë tonë të qenësimit, por, si komunitet, e kolektivitet kombëtar e shtetëror, që dinë dhe mund të organizohet si organizatë; sociale, politike, ekonomike, kulturore, e pse jo edhe ushtarake. Vetëm kështu të organizuar dhe të mobilizuar, mund të dëshmojmë se e meritojmë të futemi në konkurrencë luajale me kombet dhe shtetet tjera përreth nesh. Dhe imponohemi si komb e si shtet, që përveç gatishmërisë për të menaxhuar veten e vet, dinë edhe të ndërtojë karizma dhe respekt te të tjerët.

Nga Azem PARLLAKU 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/11/2019 - 07:40

Kaluan 30-të vite nga ajo natë dhe pastaj ditë e bekuar e rrëzimit të Murit të Berlinit, ose turpit më të madh të kohës moderne mes popullit dhe kombit të jashtëzakonshëm gjerman!

Postuar: 10/11/2019 - 07:39

Pardje në hotel Rogner në Tiranë, dy fondacione nga më aktivet në fushën e të drejtave të punonjë

Postuar: 10/11/2019 - 07:38

Një nga idiotësitë, në rrugën e hershme të antishqiptarizmit, një nga paturpësitë më të mëdha që

Postuar: 09/11/2019 - 07:15

Beteja në Astir vazhdon.

Postuar: 09/11/2019 - 07:14

Ndodhia afër mbikalimit, ishte fillimi i hapjes së detyrueshme ose plasjes së detyrueshme të atij

Postuar: 09/11/2019 - 07:12

Dikur, në periudhën e gjatë të monizmit, në shkolla ishte sundues koncepti se “nuk ka nxënë

Postuar: 09/11/2019 - 07:11

Ka disa ditë që ka nisur një debat për festivalin e përvitshëm të këngës në RTSH.