BREAKING NEWS

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga
x
BREAKING NEWS

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me
x
BREAKING NEWS

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja
x
BREAKING NEWS

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe
x
BREAKING NEWS

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut
x
BREAKING NEWS

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja
x

Opinion / Editorial

Arrivizmi “Tartufjan” i lidershipit të “Bashkimit për fitore”

Arrivizmi “Tartufjan” i lidershipit të “Bashkimit

Nisur si një koalicion partish, për të konkurruar në zgjedhjet e 14 Majit'', grupimi ''Bashkimi për fitore '', ka qasjet e një ''Kutie Pendore '', e cila ruan të fshehtat e saj, të cilat herët ose vonë, çelsi i Pandorës do të hapë dyert e stuhisë, por në ndryshim me Pandorën e non gratës dërguar nga DSHA, ku Kutia e Pandorës edhe pse e hapur me kartëvizitën e korrupsionit shkruar në ballë, lidershipi i rithemelimit për t'i shpëtuar cunamit, u përpoq të shuante shpresë në fundin e kutisë, por që KAS, i mbështetur në ligj ia njohu të drejtën e vulës dhe logos grupimit të të moderuarve. I mbetur jashtë, grupimi i rithemelimit, po luan rolin e Tartufit arrivist me PL-në, sepse nuk ka asnjë arsye që të djathtët që i thonë vetes të djathtë, mund të shiten tek PL -së, qoftë kjo edhe përhirë të luftës 32 vjeçare, të humbasin flamurin e tyre. Flamur për të cilin kryetari i rithemelimit rrahu gjoksin nëpër foltore, se do ta mbronte me çdo çmim, por ja që mbi egon e tij të pushtetit, paska dhe një gjykatë që më në fund, filloi të funksionojë duke dhënë, jo vetëm drejtësi, por duke thyer edhe mitin e liderit, i cili mbyste me retorikën e tij nëpër sheshe, duke gjunjëzuar sistemin e drejtësisë. Miti i çmitizimit nga DASH, që për një vit e gjysëm mbajti peng elektoratinin e militanteve shesheve, duke dashur të sfidonte dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes lloj e lloj insinuatash ndaj Sekretarit të shtetit Blinken, ambasadores amerikane Yuri Kim apo sponsorizimeve të Sorosit në drejtësi, duke u kthyer gati në një mit, më në fund e çmitizoi KAS-si përmes njohjes së PD - së zyrtare, të përfaqësuar nga grupimi Alibeaj. E hapur plotësisht tani ''Kutia e Pandorës '', duhet të ndërgjegjësojë elektoratin e djathtë për t'ju bashkuar PD -së zyrtare, për të qenë të suksesshëm në zgjedhjet e 14 Majit, për të mos mbetur si peshku pa ujë. Koalicioni ''Bashkimi për fitore'' është një ''Kuti Pandore'' më vete, çelësat e së cilës lënë në dorën e dy liderëve, të cilët në romancat e dashurisë të tyre tradhtinë e kanë pasur në shpirt, zor t'i besosh filtrimeve të tyre në zgjedhjet e 14 Majit, të pa implikuar nga arrivizmi Tartufjan. Ajo që mban erë qysh në celebrimin e tyre është se si njëri dhe tjetri kërkon të mbajë peshën e liderit, ku në dukje toleranca për njërin apo tjetrin, është thjesht një fasadë, brenda së cilës koha do të shfaqë zbrazësitë, boshllëkun e madh të këtij koalicioni i cili veçse interesave të çastit, s'do të sjellë zgjidhje tjetër, do të prodhojë konflikte edhe tek ai, një grusht militantësh i mbetur për ta mbështetur, për të mos kaluar më larg, se do të përfundojnë vetëm, në votat e ish pushtetarëve të vrerosur në mos përfundofshin dhe ato nëpër filtrat e PD -së zyrtare, në se i ka mbetur sadopak gjak demokrati. Se sa të vërteta janë këto, mjafton të ndjekësh emisionet nëpër ekrane, se çfarë prodhon lidershipi i dy grupimeve. Mbeta i zënë për disa çaste, i ngulur nga fjala e deputetit të rithemelimit, teksa përgjatë emisionit ''Opinion '', po i përgjigjej pyetjes drejtuar nga Fevzo se ; tek grupimi ''Bashkimi për fitore '' lidershipi i rithemelimit ; kishte drejtimin politik. Deputetja e PL-së, përcolli në heshtje. Ç'Shën Martin!?- instinktivisht nxora nën zë, pa ditur të krijoj lidhjen. Se ç'hynte Shën Martini, që sipas mendësisë popullore ishte, hyri maleve, pyjeve, gjegjësi mashkullor i Zanës, njeriu vigan, zotërues i ujqërve, të cilët i ushqen dhe i drejton, por dhe i dënon. Po deshi ua lidh dhe gojën. Ndërsa më kaluan në të mijtën e sekondës impresione nga Shën Martini, zëri i çliruar i deputetes s'bëri tjetër veçse komentimit të fjalëve të deputetit të rithemelimit, duke përforcuar idenë se fushatën për zgjedhjet lokale të 14 Majit drejtimin do ta merrnin kandidatin e primares, duke ju falur përgjithçka dhe kandidatët e tyre për këshillat bashkiakë. Thënë me dy fjalë grupimet e tjera politike do të shërbenin si mbushës sepse orientuesat dhe shënjestrën e mortajës, do ta vinte në punë programi i rithemelimit. Nuk di se në atë grupim, bëhej fjalë për grupime politike që konkurrojnë me programet e tyre apo janë thjesht ca kandidatura për parlamentin lokal që bëhen zëdhënës të një force politike të rithemelimit !? Një arrivizëm Tartufjan që dhe vetë ata të cilët kërkojnë votëbesimin, nuk dinë se cilin flamur të mbajnë për mbi të gjitha, kandidatët për kryetar bashkie, nuk kanë flamurin e tyre, por nën logon e PL -së, si mund të ndihen mbështetësit të cilëve flamuri i PD-së zyrtare valëvitet në foltoret me kandidatin të familjes së madhe, krenaria e tyre 32 vjeçare!? Koalicionit ''Bashkimi për fitore '' çelësin e''Kutia së Pandorës '', demokracia ia ka dhënë popullit i cili pa dyshim do ta hapë, për t'i dhënë njëherë e mirë fund pazareve të lidershipeve, të cilët për interesat e pushtetit personal, janë në gjendje të shesin dhe identitetin e tyre. Që kutitë e votimit janë '' Kuti Pandore”, ku përmes çelësit, populli sjell përmbysjen e madhe për njërën apo tjetër forcë politike në se nuk ka përfaqësuar interesat e tij përgjatë katër vjetëve të qeverisjes, duke i dhënë ndëshkimin përmes votës, është koha për t'u bërë realitet, duke ngritur lart shpresën, se forca e re e të moderuarve do t'i përfaqësojë me dinjitet. Ne ''Kutia e Pandorës '' më 14 Maj ''shpresa është PD-ja zyrtare, të cilës populli do ta mbështesë me besimin se është e vetmi grupim i cili mund ta çojë drejt pushtetit si i pa kapur nga korrupsioni, sëmundje që gërryen nga brenda sistemin dhe mbjell, skamje e varfëri, për atë që flasin ditë e natë ''Bashkimi për fitore'', por që pjellë ka non gratën, nga e cila DSHA, jo vetëm s'hoqi dorë për ta përgënjeshtruar siç aludohej, por përkundrazi, përmes sistemit të drejtësisë, ku ka vënë dorë dhe po e reformon, dha provën e parë të suksesshme se non gratat s'do kenë më vend në sistemin demokratik, duke marrë jo vetëm ndëshkimin në zgjedhjet administrative të14 Majit, por pa kaluar dhe në sitën e SPAK, edhe pse përpiqen t'i futin gurë nën rrota, nuk ka për t'i ecur me arrivizma Tartufjane. (Shpjegim. Arrivizëm lakmia për pushtet duke përdorur çdo mjet, çdo mënyrë. Tartufi personazhi i komedisë së Molierit me të njëjtin emër që është i njohur për mashtrimet e tij ndaj familjes së Orgonit për t'i grabitur pasurinë, një qasje me luftën për vulën )