BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Arroganca e grabitësit pa maskë!

Arroganca e grabitësit pa maskë!

Në një video “virale” ka një grabitje sigurisht të kapur nga kamerat e një dyqani biçikletash, ku 3-4 persona të maskuar vjedhin sa mundin pronën dhe mundin e atyre që kanë një biznes biçikletash! Bie në sy shpejtësia dhe mbajtja e 4-5 biçikletave “në një rrugë” dhe padyshim veshja me të zeza dhe maskimi! Ku dua të dal? Sigurisht te grabitja pa maskë, ajo grabitja më arrogante që i bëhet shoqërisë dhe individit në këtë shoqëri! Të gjithë regjimet kanë vjedhur në Shqipëri! Që nga koha e hyqymetit dhe më pas! Vidhte dhe monarkia! Vidhnin taksat, vidhnin asetet e shtetit, vidhnin dhe shpërdoronin fonde dhe merrnin borxhe për të rritur sërish vjedhjen dhe grabitjen e shtetit apo më mirë të shoqërisë! Kanë vjedhur dhe pushtues të huaj! Ka vjedhur punën dhe mundin tonë dhe diktatura! Sot bisedojnë për të persekutuarit dhe të shpronësuarit, por kanë harruar të flasin korifenj të politikës sa idiotë dhe imoralë shqiptarë për mundin dhe djersën me gjak të grabitur nga diktatura ndër vepra, hekurudha, tarraca, aksione dhe punë të papaguar në socializmin idiot dhe aspak frytdhënës të kohës së Enverit! Nuk dua të përmend lirinë dhe demokracinë që ai e kishte pushkatuar për të gjithë! Po, po, kanë grabitur në të gjitha kohërat, një popull të vogël dhe injorant, që besonte çfarëdo maskarai që i premtonte “lugë floriri” “çekun e bardhë”, “bankat piramidë” dhe “300.000 vende pune”?! Dakord? Që nuk kanë kurrfarë dallimi esencial nga njëri tjetri! Në grabitje e kam fjalën!

Por grabitësit më të mëdhenj dhe pa maska, pa kapuç në krye janë këto të 27-të viteve medemek demokraci! Kanë 27-të vite që kanë arrogancën e madhe të grabitjes pa vënë kapuç mbi krye! Në raport me grabitësit e shtetit dhe politikës, ato të biçikletave në dyqanin e pikërisht biçikletave janë “yje”!? Janë të vetëdijshëm që po bëjnë një gjë të keqe, të ndytë dhe e pranojnë me vendosjen e maskës! Grabitësit e biçikletave në dyqanin e biçikletave e dinë se janë kundër ligjit, se janë maskarenj dhe nuk janë “arrogantë të dalin haptas” në grabitjen e tyre, sepse mendojnë për të dytën, tretën dhe me radhë! Kurse grabitësit e politikës ose më mirë presidentë, kryeministrat shqiptarë, ministra, politikanë, deputetë, gjykatës, prokurorë, guvernatorë bankash, drejtor bordesh, drejtor doganash, kryetarë partish, sistemi në drejtësi, arsim, shëndetësi dhe të tjerë janë grabitës pa maskë!? Nuk ka mbetur një për be, pa i dalë në eter grabitja dhe përfitimi nga paratë e shqiptarëve apo taksapaguesve në Shqipëri! Nuk ka prej tyre që të mos kenë fjalë, të mos kenë artikuj në shtyp apo fjalë në TV si akuzë për grabitje! Kush prej tyre është ai që mund të thuhet: ky ka qenë i ndershëm, nuk ka grabitur! Cili në këtë lartësi dhe shumë të tjera deri në shefa policie dhe polic të zakonshëm, nuk u akuzua se jeton jo në saj të pagës, por të përfitimit!

Kjo e sotmja është shoqëria me arrogante grabitëse sipër saj! Me grabitësit më arrogantë në grabitjen e tyre!? Kaq arrogantë janë sa japin dhe moral, bëjnë dhe sentenca moraliste, merren dhe me politika ndërgjegjësimi për qeverisje të pastër, e premtojnë atë çdo katër vjet dhe të çajnë veshët për grabitësin përballë, si kundërshtar politik! Po pra, dhe pastaj terren sulm për t’ia kaluar akoma më shumë atij më përpara! Këto arrogantë kanë garë në grabitje dhe me katërvjeçarët e tyre! Vjedhin akoma më shumë në katërvjeçarin e dytë dhe nëqoftëse ju bie të kenë një të tretë, atëherë shpallin dhe mbretërimin politik si një “monopolizëm kriminal politik”!? Grabitësit arrogantë pa maskë kanë bërë paqe me veten e tyre! Nuk ju intereson shumë nëse janë në pushtet apo opozitë! Mjafton që të grabisin dhe sigurisht kanë kushtet të mëdha në të dy rastet!

Kanë vjedhur tendera dikur dhe nuk kanë mbaruar asnjë rrugë! Po, po, SB-ja ka ndërtuar me apaltet e tij apo tenderat abuzivë, deri në maksimum në grabitje spektakolare të buxhetit të shtetit miliarda me arrogancën më të madhe dhe fytyrën jashtë! Nuk ka bërë një rrugë të cilësisë dhe nuk ka përfunduar një për be normal! Ka zhytur vendin në borxh fantastik për të vjedhur ai dhe të tijtë, por pa maskë! Erdhën mbas tij dhe premtuan të mos bëjnë si ai! Po dhe gjetën grabitjen PPP-i! Sigurisht kanë më cilësi në punën e rrugëve, por grabitja është fantastike dhe tenderat apo propozimet tender, janë me shifra absurde alarmante në grabitje dhe abuzim, duke shtuar dhe këto akoma më tepër borxhin e Shqipërisë! Abuzonte dikur me shpenzimet SB-ja dhe abuzojnë dhe sot! Shpërdoronte dje SB-ja dhe shpërdorojnë dhe sot, pa ju bërë as syri dhe as “by..a” tërr! Arrogantë atëherë dhe më arrogantë sot!

Të tillë grabitës janë të paturp, pa skrupuj dhe pa nder! Këta nuk pranojnë të vendosin as maskë! Këto janë të ditur nga pothuaj të gjithë dhe kanë arrogancën të bëjnë (luajnë) njerëzit e ndershëm të politikës shqiptare dhe të shesin “po..dhë” natë-ditë, me barsoletat e tyre moraliste në TV dhe FB!

Vjedhësit e biçikletave janë “zotërinj burra” në përballje me to, kurse këto janë “prostituta politike” që grabisin dhe klientin mbasi i ka paguar rregullisht! Po në saj të fajit të madh që ka kur i voton klienti!? Sepse është njësoj kur voton të tillë grabitës politikisht, si të shkosh me një “prostitutë të paregjistruar” kur je i martuar dhe ke familje e fëmijë! Grabisin gjithçka dhe do të vazhdojnë të grabisin dhe për shumë kohë! Ka shumë kohë që vërtitet një fantazmë mbi kokat e tyre, por kjo fantazmë nuk ka lidhje me shoqërinë shqiptare! Shoqëria shqiptare nuk i ndëshkon dhe nuk i ndalon dot të tillë grabitës! Kjo shoqëri i ka respektuar dhe nderuar sa më shumë janë pasuruar duke vjedhur në kurrizin e saj! Fantazma vërtitet nga jashtë! Mbase i vjen dita që të veprojë ashpër pikërisht nga faji i një shoqërie fantazmë kulturalisht! Po pra, në ndihmë të saj! /Nga Besi Bekteshi