BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x

Opinion / Editorial

Arroganca e pushtetit në ndihmë të argumentave të 7 korrikut për “Foltoren”!

Arroganca e pushtetit në ndihmë të argumentave të 7 korrikut

Rama po përplaset në Samitin e NATO-s dhe me sa duket Shqipëria do të shpërblehet me një marrëveshje në BE për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut! Sigurisht që është diçka e mirë po u arrit, por brenda vendit arroganca e pushtetit të qeverisë së tij përbën dhe një “mirësi” për foltoristët  në shërbim të familjes Berisha! Kjo arrogancë që nuk do të dëgjojë asnjë zë që ka brenda të drejtën opozitare, logjikën normale, është një kapacitet tashmë i shëmtuar i qeverisjes Rama! Por është dhe një syqorrësi e jashtëzakonshme në shërbim të një oligarkie me shumë ndikim politik financiar në pushtet!  Nuk kupton më nga asnjë vesh qeveria e konkubinati politik i saj! Në fakt, po shpërblen me një shumë të majme, kompani që nuk kanë kryer punën me justifikimin e krizës! Po ndihmojnë kompani që kanë marrë tendera me 99% të shifrës, por pa transparencë dhe këtë gjë e tha dhe socialisti Braçe! Ai tha: Për mua kompani që kanë përfituar një kontratë publike me 99.9% të fondit limit, nuk duhen kompensuar. Kompani që kanë nënkontraktuar punën me çmime edhe më të ulta se çmimet e prokurimit, nuk duhen kompensuar. Kompani që janë jashtë afateve kontraktuale për probleme të tyret të verifikuara nga 1 janari 2020, deri në shkurt të 2022 nuk duhen kompensuar. Neni 8/2 është skandaloz, kompani të përfshira në mashtrime me çmimet, nuk duhen kompensuar. Ndërkohë ky akt ka një boshllëk shumë të madh, që rrezaton sesi kapitalistët tanë, por edhe ne në ndonjë rast mendojmë, do pagujamë më shtrenjtë hekurin, tubat, telat, etj, madje dhe me çmime abuzim i një grushti tregtarësh në tregjet tona të përqendruara…Por qeveria tashmë është në delir arrogance financiare dhe urdhërash që dalin si vendime nga bashkëveprimi qeveri bisnes që në fakt është një marrëzi plutokratike pa kuptim në shekullin tonë.  Po hapin negociatat (duket si vijim)  por po shtohen arroganca dhe syleshëria në aktet normative dhe veprimet e qeverisë në ndihmë të atyre, që nuk meritojnë dhe në një mungesë transparence të plotë. Jorida Tabaku tha kështu:  u përpoqa të ndjek fjalët e kolegëve socialistë që kishin një emërues të përbashkët, të ulni kokën me turp që po ndajnë 50 milion euro për disa firma që kanë marrë tendera korruptive me 99 përqind të vlerës në 10 kompanitë e preferuara të qeverisë. të ulni kokën me turp se nuk po votoni aktin korruptiv. Nuk di ç’duhet bërë më shumë që qeveria të ulë kokë e të kërkojë ndjesë që sa herë vijnë këtu (nuk)  miratojnë një akt që shkon në dëm e shërbim të qytetarëve. Nga ana tjetër, kompanitë përveç faktit që tenderat janë dhënë me 99 përqind të vlerës, kanë lidhje me qeverinë. Së dyti akti sjell amnisti indirekte të detyrimeve të firmave. Vonesa në përfundimin e veprave publike dënohet me penalistete. Me këtë akt amnistohen kompanitë që kanë vonesa. Në fakt duheshin penalizuar për mos kryerjen e punimeve tha Tabaku kurse në Shijak një firmë duhet të mbaronte 21 pallate dhe ka bërë vetëm 15% të volumit. Kjo nuk ka asnjë lidhje me krizën tha ajo! Po i amniston këta tipat dhe po ju jep dhe 80 milion euro këtyre kompanive që nuk kanë bërë punën them unë,  sepse në fakt, duket qartë gjithshka! Po ashtu në Vorë vetëm 70 apartamente nga 405-së duke përfituar dhe nga 80 milionëshi i qeverisë kur qytetarët po vuajnë nga çmimet e kripura tha Tabaku. Mirë abuzimet me Delvinë Kardhiq dhe me rrugën e Arbrit që nisi me 200 milion dhe po shkon 500 milion për më e keqa është abuzimi me kompanitë që kanë pronarë në kërkim ose të akuzuar kërkuar dhe gjykuar! Rruga Kardhiq-Delvinë dhe shumë raste të tjera i kam denoncuar tha ajo. Abuzimi më i madh është për kompanitë që kanë pronarë persona në kërkim, të hetuar të gjykuar për trafik ndërkombëtar droge. E dini ç’bën kjo qeveri? 18.6 milion euro janë dhënë për kompani e persona që janë në hetim. Me aktin qeveria kujdeset ti sigurojë fitime e mos i mungojnë të ardhurat. Kur i thonim ne qeverisë që çmimet po rriten thoshte jo. Sot doli ministrja tha janë rritur që në shtator. Çfarë lufte kishte në shtator? E kur thuhen të tilla gjëra në kuvend, ministrja e famshme,  bën të vetpërmbajturën duke thënë – lexoni mirë të dhënat! Në fakt, tanimë janë bërë arrogantë dhe sherr budallenj që të luajnë më mirë pjesën e besuar! Po, por po i bëjnë keq një shoqërie! Deputeti Sula tha:  112 akte normative. Parlamenti është i anashkaluar, sepse më gjeni një akt që të ketë rrëzuar Parlamenti se ne o e rrëzojmë ose e votojmë. Qeveria i bën aktet sipas interesave të veta. tani, nuk jemi kundër se e dimë që edhe kompanitë nga rritja e çmimit duhet të indeksohen. por pse indeksohen vetëm kompanitë të cilat marrin fonde publike dhe jo qytetarët e thjeshtë që blejnë çdo ditë me çmime të larta. Filozofitë e ministres së Financave nuk janë të vërteta. Me paketën e rezistencës kë kategori ke kapur? Pensionistëvë i ke dhënë 90 mijë lekë për 3 muaj, a ia zgjidh kjo hallin? Po shtresat në nevojë? Me 80 mijë lekë do mbahen? Kjo është paketa e rezistencës. Maqedonia e Serbia, e Kosova ka dhënë më shumë se ne. Edhe vini këtu na thoni gjëra të pavërteta”, tha Sula. Por arroganca vazhdon dhe do të vazhdojë, sepse i kanë hypur tashmë kalit! E me sa duket,  këtë 50 milionëshin po e japin (duke mos marrë parasysh vërejtje të qarta dhe të drejta) sepse me sa duket, duan ti japin një argument protestës së Kryefoltoristit Berisha me 7 korrik! Duan ti japin një dorë dhe atij! Po po kështu bëjnë tipat e tillë. Janë kaq arrogantë, sa ndihmojnë dhe Berishën! Ose mbase kjo nuk është arrogancë. Këtu me sa duket e kanë për zemër! Janë arrogantë deri në pikë pa kthim dhe zor se aty e kupton kush lojën në fjalë! Tani shikojnë dhe dëgjojnë vetëm veten dhe arrijnë të perceptojnë vetëm Berishën jashtë vetes. E kanë si etalon mase dhe si sistem referimi Berishën rilindistët e qeverisë! Kaq janë, jo më tepër se sa kaq. Të gjithë të tjerët njerëz normalë prej tyre nuk konsiderohen dhe kjo është një marrëzi budallenjsh e mitomanësh politik në delir arrogance.