
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Arsyeja e mos arsyes, arsyeja e dramës së të djathtës

Shkruar nga Nga Bujar Braho 16 Mars 2023

Në dukje lexohet si një sofizëm i ngjashëm me ato të Servantesit, tek Don Kishoti, por që në thelb e tejkalon edhe personazhin emblematik të letërsisë së të gjitha kohërave, sepse në kohët moderne të kesh sjelljet e tij, është më tepër se donkishoteske, për faktin e thjeshtë të betejave për liri edhe pse me mullinjtë e erës, por që në thelb ishte lufta për liri. Ndërsa e djathta e viteve 90 -të, sloganin e lirisë, i mbeti vetëm një slogan për kohën, pa u kthyer në një doktrinë e cila të mbante gjallë e ushqente elektoratin, duke e shtrirë në të gjitha hallkat e sistemit demokratik; Konservatorizmin, mbrojtja e pronës private, familja, liria jo thjesht si një vokacion fjale, por ekonomi e tregu të lirë dhe sa e sa lirive dhe mbrojtjen e të drejtave njerëzore, parime të cilat janë udhërrëfyes për çdo forcë politike, por veçmas doktrina e së djathtës që do elaburuar. Arsyeja e dramës së të djathtës është pikërisht mungesa e një doktrine, e cila të krijojë bindje të qëndrueshme tek elektorati dhe ta kthejë atë në një luftëtar për të realizuar. Të gjitha të tjerat, të cilat lidershipi i rithemelimit hedh nëpër ekrane, s'janë tjetër veçse një surealizëm (parime, ide ose praktika e të prodhuarit imazhe apo efekte fantastike apo të çuditshme me anë të pranëvënieje dhe kombinimeve të panatyrshme apo irracionale ) i pranishëm në art, por fatkeqësish ai ka mbizotëruar në 30 vite, jetën politike të së djathtës. Revolucioni aq shumë i përfolur sot, të sjell qasje me thënien e Andrea Bretonit ; '' Jetë të gjate revolucionit shoqëror dhe vetëm atij''. Në kohë të ndryshme, surrealizmi ka ecur në një linjë me komunizmin dhe anarkinë. Ajo ç'ka shihet, të ndodhë brenda përbrenda së djathtës e cila përpiqet anarkizmin ta shtrijë në të gjithë shoqërinë, përmes arsyeve të mos arsyeve, se vallaha këtë gjendje e ka krijuar kryeministri, i cili përpiqet të përçajë PD - në, duke shkuar deri aty, sa të pengojë futjen në zgjedhjet e 14 Majit, përmes marrjes peng të vulës, e logos së partisë. Një forcë politike e cila betejën e ka brenda vetes, duke shkuar aq larg sa edhe logon kërkon ta zgjidhë përmes gjykatës, nuk dihet se ç'besim dhe frymë mund të krijojë tek elektorati !? Të qëndruarit larg parimeve demokratike, duke mos krijuar një doktrinë të vetën, ka sjellë dhe përçarjen, jo vetëm të lidershipit, por dhe vetë elektoratit i cili në gjendjen e traumës përçarëse, i zënë nëpër udhëkryqe me dilema andej e këtej, nuk mund të vijë dot në pushtet. Është kjo arsyeja e mos arsyes që fabrikon imazhe për vjedhje vote, deri dhe në ngritje kauzash për mbrojtjen e saj përmes rrugëve jo ligjore, por protestave që përveçse tensioneve, s'prodhojnë asgjë tjetër, sepse ka ikur vapa me gushtin në se nuk krijon frymë në elektorat për të të ndjekur në kutinë e votimit ku finalizohet pushteti në një sistem demokratik. Arsyeja e mos arsyes, është pengmarrja më e madhe e së djathtës nga vetë lidershipi që s'zgjedh rregullat e lojës, po mbeti duke u marrë me fantazira për vjedhje votash. Në se një forcë politike nuk investohet për të ruajtur votën e elektoratit, atëhere ç'siguri i garanton ajo popullit, për të vënë në shërbim të garantimit të qetësisë dhe progresit shoqëror !?. E ndërsa ndjek nga foltorja në takim me zgjedhësit në Kavajë, të arsyetojë kryetari i rithemelimit, ajo që të çohet ndërmend është arsyeja e mos arsyes. Kthehet në kohë në vitet 2012, me arsyetime se në kohën e qeverisjes së tij,ishin dyfishuar; rrogat, pensione, ishin bërë 12mijë km rrugë me kosto të ulët, kur dihet se në zgjedhje e 2013 -ës populli i dha shuplakën më të fortë, me 1milion vota në favor të së majtës. Për gjithçka flet lidershipi i rithemelimit, por kur vjen puna të arsyetojë mbi aksionin opozitar në këto 10 vite, anashkalon nga se e di se qenia në opozitë, është vetëm për kritika shesheve dhe jo të kthejë Parlamentin në një tribunë, ku rihen ide vizionare, për të çuar përpara progresin. Me sa duket, puna e opozitës shumëzohet me zero, për sa kohë ajo ka shtyrë vitet, duke u marrë me vetveten për interesat e ngushta të lidershipit. Aksioni i saj është një surealizëm politik, i ngritur mbi imagjinatën dhe fantazitë e lidershipit edhe kur përpiqet të arsyetojë mbi korrupsionin e mazhorancës, mungesa e fakteve, ka çuar në dështime, duke u përpjekur të mbajë lidhur elektoratin pas qeres së vet përmes protestave, vetëm e vetëm mos mbetet zbuluar në sytë e tij, i cili kërkon zgjidhjen e situatave të vështira të krijuara nga korrupsioni e jo justifikime të tipit; fajin e ka kryeministri i kthyer në një sulltan. Harrohet se një sistem demokratik quhet i tillë sepse ndryshimet ndodhin përmes votës dhe jo revolucioneve. Kur forcat politike s'janë në gjendje të shfrytëzojnë foltoren e parlamentit, atëhere misioni i tyre kthehet në të kundër të demokracisë. Kaq surrealë janë këta liderë sa edhe çuarjen e vendit në monizëm, mungesën e pluralizmit, përpiqen ta shesin si përpjekje të kryeministrit, kur në sytë e të gjithëve është parë dobësia e tyre, për të zhvilluar betejën në Paralament, dhe kaluan nëpër rrugë, duke dalë nga doktrina e së djathtës e cila për marrjen e pushtetit i drejtohet kutisë së votimit. Është kjo arsye e mos arsyes, arsyeja e dramës së të djathtës, e cila përpëlitet, sot pas vulës, e cila në fund të fundit është një akt formal, për të keqen më të vogël të mundshme për t'i hapur rrugën në zgjedhje njërit grupim, por që plagën e le të hapur brenda së djathtës e cila për të ardhur në pushtet i duhet domosdoshmërisht t'i kthehet doktrinës, për të mos lejuar lidershipin të shkelë me këmbë parimet, i cili edhe kur flet për primaret fantazon për lirinë e votës. Mjafton të dëgjoje kryetarin e PD - së Shkodrës i cili në NËË-24, deklaronte se nga 6 mijë anëtarë, kishin marrë pjesë në primare vetëm 1 mijë vetë nga anëtarësia. Mungesa e një transparencës ka çuar në këtë përçarje të PD-së, e cila në se nuk i thërret mendjes për t'i qëndruar me këmbë në tokë doktrinës së saj të votimeve të lira e të ndershme brenda forcës së vet politike, imagjino pastaj të kërkojë tek të tjerët. Se sa surreale është politika e lidershipit të Rithemelimit mjafton të ndjekësh qëndrimin ndaj dy njerëzve më besnikë, të cilët i ka promovuar njërin për kryetar të PD -së, dhe tjetrin ministër drejtësie, në kohën që mbajtën qëndrim ndaj ''non gratës '', fantazia e sëmurë e ka çuar tek etiketimet pengbrava apo Ali- Basha. Besoi po deshe imagjinatë së sëmurë për kundërshtarin politik, e ngritur mbi fantazira që vetëm një mëndje haluçinante mund t'i prodhojë. Ndoshta arsyeja e mos arsyes, përqendrimi tek surrealja, që prodhon fantazira të sëmura, me hajdutë këtej, kriminelë andej, ku pas çdo akuze del si një fantazmagori kryeministri ; i zhytur kokë e këmbë në korrupsion, kryebandit, pa i rënë në kokë dhe vënë emrin atyre që vërtet janë të tillë dhe t'u jepen ndëshkime përmes organeve të drejtësisë, gjithçka është një botë surreale që vetëm shkrimtarë si Andre Bretoni mund ta krijojnë. Kjo ndodh pse të djathtës i mungon doktrina evropiane apo amerikane dhe gjithçka ngrihet mbi mendësitë; shpik, shpik, se diçka do të ngelet. Ajo që po ndodh brenda të djathtës, ngjason me fatin e skicës ''Idhujve pakrena” të Migjenit.
Më të lexuarat


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!
