Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artan Fuga: Po vritemi duke ngrënë!

Postuar: 24/08/2018 - 14:02

Akademiku dhe profesori Artan Fuga ngre alarmin se ushqimet që konsumojmë çdo ditë në tryezat tona, s’janë gjë tjetër veçse forma ushqimore të mbushura e të fryra me pesticide. Këto lëndë kimike janë kthyer në një rrezik të madh për shëndetin e njeriut dhe  një nga shkaktarët e sëmundjeve kancerogjene.

Fuga tregon nga përvoja e tij që kur bëri pazar në plazhin e Durrësit, e deri tek prova e shijes së ‘pashije’ të frutave dhe perimeve që kishte blerë.

Profesori nge alarmin se shqiptarët po vriten çdo ditë nga ushqimet që i blen me dorën e tij, për shkak të kultivimit të tyre me pesticide, tej normës së lejuar.

Postimi i plotë:

Mëny ditore në kohë pushimesh: trans-substancializmi

Dje bëra pak pazar aty nga plazhi në Durrës. Por, se mos vetëm aty!

Gjeta ide! Ishin të mëdha, më të mëdha sesa isha mësuar t’i shihja ato zakonisht. Por, fjala “ide” më gënjeu. Kisha kohë pa i provuar. Qysh herët fare kur në oborret e shtëpive tiranase kishte pemë që prodhonin këtë frut të mrekullueshëm me gjasa të ardhur herët nga vendet e Azisë.

Kur i provova në shtëpi ishin fruta pa shije, pa erë, sikur haje kashtë. 7000 lekë të vjetra kilja!

Pjeshkët e mëdha. I futa në frigorifer t’i provoja të ftohta! Cfarë të haje. Sikur haje ta zemë ndonjë top tenisi. Pa shije, pa erë, pa aromë.

Bostani më doli kastravec!

Aman mos mos përzjeni gjinitë e frutave dhe perimeve sikurse përzjejnë gjinitë e gazetarisë disa media, apo gjinitë e tekstit disa gjoja historianë që në vend të shkruajnë histori, prodhojnë fjali plot me propagandë nacionaliste pa asnjë metodologji.

Rrushi kokërmadh. I bardhë. Më tentoi. Ha një kokërr asnjë shije. Vazhdoj ha, pa erë, pa shije, pa asgjë, neutral.

Me çfarë të vazhdoj? Me bostanin!

M’u duk se kisha blerë gjithsejt nja dhjjetë kile pesticide dhe i kisha futur në frigorifer për të ngrënë.

Kërkoj ndonjë informacion për sasinë e lejuar të pesticideve në fruta e perime!

E kërkoj në media! Hiiiiiç! E kërkoj në agjencitë shtetërore që duhet të na mbrojnë ! Hiiiiiç. E kërkoj në njësinë tregtare ku bëra blerjet! Hiiiiiç!

Ne po hamë antibiotikë.

Bëra provë dhe i thashë dikujt më fut në gojë një perime që ta ha me sy mbyllur.

Përtypem dhe nuk e dalloj se çfarë është. Diçka midis pjeprit dhe fekaleve – i them symbyllurazi ushqyesit tim.

Ai më zgjidh sytë : Ishte domate.

Uaaaaaaaaaa: Nuk e gjeteeeeeee! E humbe bastiiiiiin!

Mëngjes – antibiotikë si vezë të ziera!
Drekë – plastika mesdhetare të pjekura në formë peshku!
Darkë – pesticide në formë pjeshke!

Kjo është mënyja!

Dhe nëpër rrugë sheh lokale të mbyllura me rrypin e verdhë shkruar në të zezë si simbol i veprimit shtetror: Mbyllur nga tatimet!

Dhe në ndonjë cep ndonjë restorant që gatuan në halé me furnellë vajguri që gjoja e kanë mbyllur.

Dashke të dish për norma sasie pesticidesh në fruta dhe perime ti !!!

Ne po hamë fruta që nuk janë fruta, perime që nuk janë perime.

Ne po hamë fjalët, format, e frutave, kurse përpmbajtja është e njejtë: pesticide!

Tani kuptoj Biblen kur Jezusi transformoi ujin në verë, kur nuk kishte peshq dhe bëri peshq. Kuptoj filozofët që shpjegojnë se në thelb materia transformohet dhe është e njejta, vetëm shqisat e njeriut dallojnë një ushqim nga tjetri.

Teoria e trans-substancializmit! Gjithçka është një!

Po na vret gjojakatunari!

Pa frikë! “Janë të baçes teme! ”

Po helmet në ushqime!

Ushqime.
Shqime.
Qime,
Meeeeee!
Eeeeeeee!
– – – –

Po vritemi duke ngrënë!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 07:12

Edhe pse çështja e përkatësisë fetare të një Heroi Kombëtar, në fund të fundit, nuk ka aq rëndësi, në këtë vit jubilar të Gjergj Kastriotit, kjo çështje ka qenë ndër më të debatuarat në mesin e studiuesve dhe të histo

Postuar: 15/11/2018 - 07:11

Është e sigurtë se diktaturat krijojnë siguri dhe rend publik!

Postuar: 15/11/2018 - 07:09

Teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si punojmë dhe mendojmë në shumë drejtime përfshirë dhe audit

Postuar: 14/11/2018 - 12:25

Prishja e shtepive te banoreve te Unazes se Madhe eshte antikushtetuese, jo thjesht e paligjeshme

Postuar: 14/11/2018 - 07:06

 Protestat e opozitës tonë ngjajnë shumë me informacionet që jepeshin përditë në seksio

Postuar: 14/11/2018 - 07:05

 Shteti, duket se është e kundërta e asaj që thotë kënga për të dashurën.

Postuar: 14/11/2018 - 07:03

 Më thanë se edhe tre njerëz të kulturës, intelektualizmit kishin aplikuar për llotarinë ame