BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Çarteri kryeministror dhe komploti ndërkombëtar për maskën e Zonjës së Parë!

Çarteri kryeministror dhe komploti ndërkombëtar për

Përditë e më shumë, politika shqiptare bëhet më agresive. Ajo që mbizotëron është sensacioni dhe gara kush të mashtroj e gënjej më shumë për ta vënë opinionin shoqëror nën trysni se këtu në vendin tonë po ndodhin çudira të tmerrshme. Alibia: Është momenti për përmbysjen e qeverisë dhe zëvendësimin e saj përmes referendumit mbarë popullor më 25 prill 2021 pasi siç deklarojnë liderët opozitarë, pararoja dhe prapavija e tyre, ata që qëndrojnë gati për të zhurmuar, kryeministrin e urrejnë gjithë shqiptarët, siç e tha vetë Edi Paloka. Atmosfera e ndotur nga shpifjet e fyerjet, sharjet, ultimatumet, parashikimet dhe llogaritjet për pritshmëritë e mëdha, janë melodia që na shpon timpanin e veshëve, përpjekje dhe iluzion se gjithçka ka mbarur dhe opozita ka fituar. Iluzion që nëse e marrim të mirëqenë pretendentët e pushtetit, ata që e gjykojnë finishin e tetë viteve, si pragun e pashmangshëm të rotacionit politik, gjithçka është vulosur. Kësaj i thonë fitore me numër vitesh, jo për meritë. Pothuaj është ndarë opinioni politik në dy hemisfera gjigande. Njëra palë, mazhoranca, ka zgjedhur punën. Përditë është në frontin e ndryshimeve të thella, me rrugë e rindërtim, përballimin e pandemisë, e cila është një fatkeqësi mbarëbotërore, shoqëruar me humbje jetësh dhe kolaps të përgjithshëm të ekonomisë. Dhe në këtë kohë asgjë nuk është ndërprerë. Puna vijon. Pagat po ashtu. Detyrimet ndaj pensionistëve, naftëtarëve, invalidëve, ndihmës ekonomike nuk janë ndërprerë edhe pse vështirësitë janë bërë një mal i lartë për një ekonomi si e jona. Opozita, koalicionistët, Basha, Monika, Shehu, Ndoka, Duka, herë të ndarë e herë bashkuar, zërat e dytë, Maliqët, Dumat, Vokshët, Shehët që kërkojnë të bëhen të rëndësishëm recitojnë me patos sikur jemi në betejën finale për jetë a vdekje dhe jo në lojën e demokracisë përmes votës. U ka mbetur në gojë fyerja dhe shpifja. I ngrejnë në artë dhe ato që deklarojnë dhe duan vetë, i mendojnë se i mbështet i tërë populli. Realisht, opinioni i gjerë shoqëror nuk është me sy të mbyllur dhe vesh të vulosur. Shqiptarët shikojnë dhe dëgjojnë mrekullisht. Populli i heshtur, larg ekraneve është ai që nesër vendos. Do lejojë të ngrihen në piedestal premtimet e betimet, ata që do sjellin parajsën në dyert e shtëpive me deklarata e fjalime, ku dëgjohen xhevahire që shkëlqejnë nga larg dhe janë kallfë së brendshmi dhe atyre që ditët i matin me punë, ndryshme në interes të shqiptarëve. Është mendjengushtësi ta gjykosh popullin si turmë që vetëm përtyp atë që i hedhin nga kutia e televizionit dhe e ha sapunin për djathë mjafton t`ia servirin në pjatën e menusë politike dhe beson verbërisht premtimet për sjellësit e lumturisë dhe pasurimit, si me piramidat e Sudes dhe Xhaferrit. Të gjitha ditët nisin me deklarata dhe regjistrojnë sensacionin e radhës, vërtet të bukura për të qenë të vërteta. Po më shumë se sihariqet për ndryshimet rrufe dhe tundjen e lugës së florinjtë me detin e kosit para qytetarëve, janë gënjeshtrat e bardha që vërtet kapërcejnë edhe cakun e fantazistëve më të famshëm si t`i interpretonin prestidigjitatorët më të njohur të globit. Njëra prej xhevahireve që të shtynë të mendosh sa pak serioze është opozita jonë, sa realiste bëhet politika, si operohet për denigrimin e kundërshtarit, është akuza e Berishës për udhëtimin e Ramës me çarter drejt Arabisë Saudite. Edhe pse atë ditë gjatë vizitës së kryeministrit Rama në vendin e zhvilluar të botës arabe, një vend mik që ka investuar në Shqipëri gjatë këtyre tri dekadave, pavarësisht se cili ka qenë në opozitë dhe kush në pushtet, është mashtrimi se Edi Rama mori çarterin e kushtueshëm dhe udhëtoi drejt vendit mik për të bërë vaksinën anti Covid-19?! Ishte dita që në kryeqytetin e vendit mik, Edi Rama nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e dymijë shtëpive të dëmtuara nga tërmetit i 26 nëntorit 2019. Pikërisht në një vjetorin e tërmetit shkatërrimtar, i cili u shoqërua me humbjen e jetëve njerëzore dhe rrënimin e mijëra banesave, godinave social- kulturore, shkollave dhe vuri në provë seriozitetin dhe gadishmërinë e shtetit dhe miqve në përballimin e fatkeqësisë më të rëndë në këto tri dekada. Kryeministri shkoi në vendin mik për një hall të madh. Në emër të Shqipërisë nënshkroi marrëveshjen për rindërtimin me fondet e vendit mikpritës që i shërben rindërtimit dhe strehimit të qytetarëve që ende jetojnë në çadra apo me qira dhe mezi presin për të shkuar në banesat e tyre. Basti i qeverisë për të rindërtuar gjithçka të rrënuar është një mision i jashtëzakonshëm i ndërmarrë nga shteti shqiptar. Luftohet fort për të arritur në zgjidhjet më optimale. Ky është detyrim institucional dhe njerëzor. Përmasat e rindërtimit kërkojnë bashkëpunimin e të gjithëve, natyrisht edhe të opozitës dhe jo qëndrimet nihiliste. Në vend të gëzonte, opozita, kryetari de jure, Berisha, deklaroi, se Edi Rama mori rrugën në mes të dimrit për të shkuar ne vendet e nxehta, jo për hall të Shqipërisë, po për të siguruar jetën e tij. Për të bërë vaksinën anti kovid. E tha dhe ta hajë kush ta hajë edhe pse kjo është vërtet e pabesueshme, jo se e thotë ish-kryeministri. Edhe një individ i zakonshëm për të siguruar një vaksinë nuk ka pse të udhëtoj me çarter kaq larg, të bëjë bujë, të zbuloj qëllimin e udhëtimit me parat e popullit kur mund ta sigurojë në rrugë më të shkurtra, pa bujë me forma sekrete apo një mijë forma të tjera. Pastaj pse në një vend si Arabia Saudite? Dhe dihet se ende vaksina nuk ka dalë! Po akuza nuk ka qëllim të hedhi një shashkë sa për të bërë zhurmë. Synimi është provokues. Ja e shikoni, kryeministrin si vepron për vete, merr rrugën me paratë tuaja me avion të posaçëm për një vaksinë kur ju populli prisni në radhë me ankth kur të na bjerë vaksina nga qielli! Ai për vete shpëtoi, ju le të vdisni, është nënteksti. Edhe një mesazh tjetër jepet përmes deklaratës. Shkon mijëra kilometra për qejf të vet për shëndetin e tij dhe jo për hallexhinjtë që dergjen pa shtëpi në qiell të hapur, shoqëruar kjo me video e fjalime, intervista e foto nga familjet në nevojë në zonat e prekura nga tërmeti. Dhe ditën e përkujtimit të një vjetorit të tërmetit! Dhe kjo deklarata është fyese edhe për vetë dhuruesit bujarë. Paralel me akuzën kundër kryeministrit Rama që shëtit nëpër botë në kërkim të vaksinës për vete kur shqiptarët vdesin nga virusi për të cilën Basha kërcënon se do mbajë përgjegjësi për çdo jetë të humbur, sikur është sjellësi i virusit dhe neglizhenti për ta përballuar pandeminë, një tjetër akuzë e rëndë këtë herë përmes medias, është ajo e komplotit ndërkombëtar për maskën e Zonjës së Parë. Këtu fantazia merr flatra dhe bëhet epike, gati hiperbolike. Rezistenca e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për mos vendosjen e maskës dhe deklaratat e saj kundër një vendimi të tillë të Komitetit të Ekspertëve, masë që po merret nga gjithë vendet e globit, karshillëku me mos vendosjen e maskës dhe daljet demonstrative në rrugë e takime apo gjatë votimit për zgjedhjen e saj nga anëtarësia, kryetare e LSI-së,veprime për të cilat edhe është gjobitur për mos zbatim të vendimit janë të njohura. Këtu në Shqipëri rezistenca dhe kundërvënia e ndaj vendimit anti maskë nga Kryemadhi dihet nga gjithë shqiptarët. Kur ky qëndrim në marrëdhëniet me maskën mbrojtëse, u komentua në stacionin grek “Mega” ashtu si më parë janë komentuar edhe qëndrimet anti maskë të presidentit të SHBA,Trump, Kryeministrit të Anglisë, Presidentit të Brazilit, dy të parët e përjetuan vetë agresivitetin e virusit, një stuhi e paparë u ngrit në qiellin shqiptar. Asnjë analizë për komentimin e Megës. Asnjë fjalë për kanalin televiziv. I gjithë sulmi u drejtua kundër dyshes kryeministrore Rama -Mitsotakis, kryeministrave fqinjë, Shqipërisë dhe Greqisë. Analistët vrapuan të gjenin në komentet e kanalit televiziv grek një komplot ndërkombëtar greko shqiptar për maskën e Zonjës së Parë. Histori e tillë as ishte dëgjuar as ishte përfytyruar nga askush, këtu në Shqipëri dhe në gjithësi. Komenti me suport politik shkon shumë larg dhe nga etik apo një mos zbatim rregulli të vendosur nga Komisioni i Ekspertëve anti virus, u përkthye si një komplot ndërkombëtar kundër çiftit presidencial shqiptar. Besoj se vetë kryetarja e LSI-së duhet ta ketë kaluar me buzë në gas komentin e Megës e cila gjeti kohën dhe la hapësirë një detaj kaq pa rëndësi e cila nuk është e përmasave të tilla sa të bëhet objekt debati apo komentimi nga një kanal me përmasa të tilla si “Mega”. Po ndryshe e vlerësojnë opinionistët tanë. Ata e ngrejnë në qiell këtë fakt dhe prej këtij detaji periferik bëjnë politikë të madhe, duke arritur deri në absurditetet të tillë siç janë: Komplotet ndërkombëtare. Për ti dhënë përmasa edhe më të mëdha, për ta bërë më të shijshëm gatimin, për t’i dhënë përmasa planetare dhe sensacioni të arrijë majat më të larta, maska e Monikës komentohet si alibia e shitjes së detit e paktit Rama-Mitsotakis për tradhtinë e shitjes së trojeve detare nga kryeministri në kurriz të shqiptarëve?! Akuzat shkojnë aq larg sa bëhen qesharake. Për një maskë, për një kundravajtje të zakonshme penaliteti i së cilës shkon deri në tre mijë lekë të përballueshme dhe për individët pa kuletë, puna ngatërrohet me tokë e det. Me shitje blerje. Me tradhëti e marrëveshje të fshehta sikur këtu është duke u bërë hataja. Paralelizmi se “Mega” i kundërvihet çiftit presidencial dhe nuk e ka fare me maskën e Monikës, po me allishverishet e Ramës me kryeministrin e Greqisë, është vërtet një histori brilante e denjë për skenarë të filmave hollivudian. Një temë e tillë me lojën e aktorëve të Hollivudit është e sigurtë se do fitonte çmimin “Oskar”. Fantazi më të kulluar, mendim më të avancuar, politikë më të detajuar, akuzë më të përpunuar, zor të gjendet anë e kënd botës. Se çlidhje ka deti me një maskë, copë beze që e shikon në fytyrën e çdo qytetari shqiptar dhe botën mbarë, ec e gjëje dhe jepi drejtim po munde. Përzierja e emisionit të kanalit “Mega” si një media e lirë që mund të bëjë propagandë nga mëngjesi në mbrëmje me personazhe VIP nga e gjithë bota, siç kanë komentuar Ramën kur ka ngacmuar muret e vjetra në Himarë apo e kanë akuzuar për gjithçka deri tek rastet më qesharake nuk kishim dëgjuar as parë ndonjë reagim për komplote apo sulme kundër kryeministrit. Bile shumë zëra këtu iu bashkuan korit të komentuesve të mediave të shtetit fqinj. Nuk është fjala për të gjykuar sa të drejtë apo gabim e kanë mediat në shtetin fqinj a gjetkë të merren me maskën e Zonjës së Parë të Shqipërisë, po tek e fundit nder i bëjnë se e vënë në një nivel me udhëheqësit më të mëdhenj të botës, duke i dhënë suport dhe njohje edhe përtej kufijve shqiptarë. Nuk është fjala tek “Mega”. As tek ndonjë tjetër media vizive apo e shkruar. Është përpjekja për të bërë lidhje dhe thurur histori konspiracioni për t`i dhënë maskës së zakonshme anti kovid, si masë mbrojtëse përmasa planetare. Përmasa të tilla që lidhen me marrëdhëniet mes shteteve dhe politikat e tyre të jashtme. Një gjë është e sigurtë. Asnjë kryeministër i botës aq më pak Rama dhe Mitsotakis nuk e kanë axhendë maskën e askujt aq më pak që të flasin e të bëjnë komplote duke fshehur qëllimet e tyre për të bërë allishverishe me territoret shqiptare duke u fshehur pas një maske. Loja dhe analizat pa sens me qëllim ngatërrimet e qëllimshme dhe paraqitja e një komenti në televizionin e shtetit fqinjë si një komplot ndërkombëtar kundër Zonjës së Parë dhe çiftit tonë presidencial, është sa për të qeshur aq edhe për të qarë. Çdo media serioze do ta kishte frikë të merrte përsipër të thurte një histori sa komike aq dhe dramatike vetëm për të akuzuar kryeministrin e Shqipërisë se ka marrë përsipër të organizojë komplot ndërkombëtar pas maskës së Zonjës së Parë dhe për të fshehur pazarin e paktit detar! Ky komploti ndërkombëtar për maskën e zonjës dhe çiftin presidencial për të maskuar paktin detar, është i njëjtë me atë të çarterit kryeministror për vaksinimin anti kovid të Edi Ramës sa më parë, duke i ardhur rrotull botës mbarë!