BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Shtyhet procesi gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit

Çfarë ndodhi? Shtyhet procesi gjyqësor për inceneratorin e
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga
x
BREAKING NEWS

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja
x
BREAKING NEWS

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon
x
BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x

Opinion / Editorial

Arti që plazmohet në shkollën artistike 'Jordan Misja' dhe në Shkollën Koreografike në Tiranë!

Arti që plazmohet në shkollën artistike 'Jordan Misja'

Me datë 15. Mars 2023 u zhvillua koncerti 'Mbrëmje pranverore' në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë me pjesmarrjen e muzikantëve dhe balerinëve të Shkollës artistike 'Jordan Misja' dhe Shkollës 'Koreografike' Tiranë.

Shkolla artistike 'Jordan Misja' dhe Shkolla 'Koreografike' janë dy Ikona të edukimit artistik në Shqipëri.

Këta institucione të edukimit muzikorë dhe koreografik, kanë bërë një histori të ndritur për edukimin e artisteve të rinj duke lënë shenja, gjurmë të pashlyeshme në artin shqiptarë.

Muzikantë, koreografë dhe balerinë që kanë mesuar në këta shkolla kanë arritje të nivelit artistik europian dhe në SH.B.A.

Për të shkruar për arritjet e këtyre institucioneve të edukimit artistik duhet të bëhet një studim i mirëfilltë me vlera artistike, shkencore historike.

Por në këtë opinion po shkruaj për ndjenjat dhe emocionet mesazhet që transmetuan nxënësit, mësuesit dhe drejtueset e këtyre shkollave Etleva Kolnikaj dhe Blerina Arbana në koncertin e organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Koncerti ishte gjithashtu një ‘shenjë’ optimiste për artin dhe të rinjtë shqiptarë në rrafshin psikologjik, kulturorë e social, për të mos e lënë Shqipërinë, mbasi ka shpresë nëse punohet e krijohet me pasion e përkushtim.

Me qindra dhe mijëra muzikantë dhe balerinë kanë mësuar në vite në këta dy shkolla artistike, jo vetëm nga Tirana por nga të gjithë Shqipëra nga jugu në veri e Kosovë.

Maestro Zhani Ciko në fjalën e tij, tha që sot është gjithashtu edhe një Koncert i një ‘Mini-teatri opere për të rinj’ në fillim të pranverës, mbasi në këtë koncert kënduan artistë të rinj muzikën vokale dhe kërcyen balerinë të rinj shumë të talentuar.

Profesor Ciko foli edhe për artistët që kanë lënë gjurmë në artin shqiptarë, baritonin Lukë Kacaj dhe balerinën e madhe Ganimet Vendresha, për kontributin e tyre artistik si krijues të artit muzikorë vokal dhe koreografik.

Është e vërtetë që arti i vërtetë plazmohet në shkollën artistike 'Jordan Misja' dhe në Shkollën Koreografike në Tiranë, krahas shkollave artistike në të gjithë Shqipërinë që kanë historikun dhe arritjet e tyre!

Nuk është 'metaforë', por këta institucione edukimi kanë 'plazmuar' dhe 'ngjizur' artistë të përmasave të larta në artin muzikorë dhe koreografik.

Një rol të vecantë sot në rritjen e rëndësisë dhe nivelit artistik të këtyre shkollave kanë trupat pedagogjike, mësuesit dhe drejtueset Etleva Kolnikaj dhe Blerina Arbana.

Dy drejtueset artiste falë punës plot pasion dhe profesionalizëm, po ruajnë traditën dhe po projektojnë të ardhmen e sigurtë të shkollave të tyre. Edukimi artistik sot kërkon vision, pasion dhe menaxhim mbasi tregu i punës ngjall interesa të tjera për të rinjtë dhe prindërit në botën digitale.

Koncerti ishte menduar dhe pregatitur me shumë shije artistike, edukuese dhe mbi të gjitha prezantonte vlerat e vërteta artistike të artistëve të ardhshëm në muzikë dhe koreografi.

Aktivitete të kësaj natyre kanë një ndikim psikologjik e kulturorë tek spektatori, prindërit e artistët pjesmarrës, në një kontekst urban të mbushur shpesh me antivlera artistike në të gjithë Shqipërinë.

Koncerti filloi me tingujt e Antonio Vivaldit 4 stinët ‘Pranvera’, luajtur në mënyrë brilante në violinë nga Alba Metaj me solistë në balet Eskijeda Alija, Mirjam Llapushi dhe Ador Kadiasi dhe koreografi të Blerina Arbana.

Muzika e Vivaldit të madh me koreografinë mjeshtërore të Arbanës sollën një shije pranverore, shpresë në skenën e Teatrit të Operas.

Veshjet me shumë shije, lëvizjet e balerinëve dhe muzika e pavdekshme e Vivaldit dhe imazhet në ekran krijuan një atmosferë pranverore tek spektatorët.

Të gjitha pjesët e muzikës dhe të baletit ishin shoqëruar me imazhe në një ekran të madh që në formë digitale, mbështeste mesazhet e muzikës dhe baletit të artistëve të rinj.

Kompozitori Saint Saens 'The Swan' me soliste në violincel Edlira Novaku shoqëruar në piano nga Eriana Riza me soliste në balet Bianka Skënderi, transmetuan mesazhe muzikore dhe koreografike të nivelit të lartë me tingull dhe lëvizje mbreslënëse me koreografi të Blerina Arbana.

Kompozitori i madh Cesk Zadeja me Këngë epike 'Hej ju male' shoqëruar nga orkestra simfonike me solistë Bass baritonin Loredian Deda drejtuar nga dirigjenti Andi Kongo, ishte i pranishëm me artin e tij këtë mbrëmje artistike. Kompozitori Tish Daija 'Vallja me daulle' nga Baleti Halili dhe Hajrija u luajt shumë bukur nga Orkestra simfonike e nxënësve dhe mësuesve të shkollës artistike 'Jordan Misja' drejtuar nga Andi Kongo me koreografi të Eleni Gjovreku.

Romanca e kompozitorit Tonin Harapi për piano dhe orkestër u luajt me shumë profesionalizëm dhe teknikë pianistike nga Etleva Kolnikaj dhe soliste në balet Bianka Skënderi Graciela Sallaku dhe Uendi Xhixha me koreografi të Blerina Arbana. Tingujt mbresëlënës romantika e Harapit u transmetuan nga Kolnikaj dhe balerinët duke e jetësuar kompozitorin që ka shkruar shumë për piano.

Kënga e Michael Jackson 'Heal the World' u luajt nga Orkestra simfonike e nxënësve dhe mësuesve të shkollës atistike 'Jordan Misja', orkestruar nga Armand Broshka dhe drejtuar nga Ermira Alliu sollën në skenën e Operas artistin e Madh të muzikës pop.

Kompozitori Vangelis 'The Qonquest of paradise' u luajt nga orkestra simfonike e nxënësve dhe mësuesve të shkollën artistike 'Jordan Misja' dhe u kërcye nga balerinët e shkollës koreografike me koreografi të Blerina Arbana dhe dirigjente Ermira Alliu.

Në mbyllje të koncertit u luajt për herë të parë një 'Hymn' i krijuar për mësuesit, kompozuar nga Endri Sina himni me tekst të poetes Mimoza Bici.

Himni u luajt nga Orkestra simfonike e nxënësve dhe mësuesve të shkollën artistike 'Jordan Misja' me dirigjente Ermira Alliu në këtë mbrëmje të paharruar artistike nga dy shkolla ku me të vërtetë plazmojnë, ngjizin e ruajnë të gjallë artin muzikorë dhe koreografik.