BREAKING NEWS

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, ja kush do i fus në burg punonjësit e administratës

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur
x
BREAKING NEWS

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do
x
BREAKING NEWS

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri",
x
BREAKING NEWS

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin
x
BREAKING NEWS

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar
x
BREAKING NEWS

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të
x
BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x

Opinion / Editorial

“Artileria” që të vriste pa plumba

“Artileria” që të vriste pa plumba

Krahas formacioneve partizane gjatë luftës u krijua dhe Teknika e Partisë .Por ne do të ndalojmë tek teknika e partisë e  Qarkut të Beratit,që vepronte  brenda Brigadës së 7-të sulmuese. Në krye të saj ishin zgjedhur  partizanë,që merrnin vesh nga teknika. Për drejtimin e saj u caktua Nexhmi Ballka,që më pas  kaloi komisar i Batalionit të tretë të Brigadës së 7-të. Teknika kishte një natyrë pune,që ishin të padukshëm. Si të tillë ata punonin gjithë natën,ku  shtypnin trakte e dokumente që ndihmonin brigadën dhe celulat e partisë. Ndokush që i shikonte  ditën të endeshin hijeve të pemëve duke bërë ndonjë sy gjumë,i  pati quajtur njerëz dembelë. Pushkët kërcisnin tej e tej vendit,po ata ku i kishin pushkët. Në një bisedë me një nga teknikët e teknikës, Dhosi Odriçani, na pati thënë,se vërtet jemi të padukshëm,por artileria jonë të vriste pa plumba. Po kush i shpërndante deri në formacionet partizane  ato dokumente që hartoheshin natën  nga teknika? Asnjë nga të rinjtë e fshatrave ku ka punuar teknika,nuk është diktuar. Por djemtë i rrëmbenin natën ato dhe bëheshin erë pa i parë njeri. Në të vërtetë teknika ishte shumë e varfër. Ajo kishte vetëm dy makina  shkrimi “Olevet” dhe “Everest” dhe një shaptilograf,një  sasi letër,100-fije karbon,pesë tuba bojë,tri makina qepëse librash,një radio dhe 460 copë letër  dylli. Në një letër që i dërgonte Shtabit të Brigadës teknika raportonte: “Mjete që disponon teknika nuk janë të shumta. Shaptilografi s’është në gjendje të mirë. Ndjejmë mungesë letre megjithëqë dhe rezervat që na kishim mbetur nga reaksioni në Berat, i tërhoqëm. Për këtë arsye,po përdorim me ekonomi për nxjerrjen e 200- copë komunikata,të cilat shpërndahen në terren e ushtri dhe jemi tue  riprodhuar  libra nga ato që shohim më të nevojshme, qoftë për celulat, qoftë për rininë,qoftë për grupet edukative. Sidoqoftë me këtë varfëri të teknikës dhe me këto libra që disponojmë tue ju vënë më tepër kujdes për shpenzimin e kësaj lënde që na ndodhet,shpresojmë që të bëjmë një hap përpara në sektorin e zhvillimit kultural të organizatës. Me ikjen e shokut Nexhmi teknika ka mbetur direkt nën kujdesin tonë,ndërsa përpilimi i komunikatave i është ngarkuar shokut Pipi Bakalli për arsye se ndodhet në bazën e Staraveckës dhe është në korrent më të mirë  të lajmeve të jashtme. Për sektorin e teknikës na nevojitet një shaptilograf dhe një sasi letër  për trakte dhe një sasi letër dylli. Kemi nevojë për një sasi libra, sidomos librat “10 ditë që tronditën botën”, dhe “Jeta e Stalingradit.” (AQSH,fondi 14,dosja 113)  13.04.1944. Teknika e kishte shtrirë veprimtarinë e saj ilegale në disa fshatra të Skraparit, si në Gjorgjovë,  në Krushovë, në Osojë në Koritë e Nishovë. Në këtë teknikë punonin Nexhmi Bllaka, Dhosi Odriçani, Adil Stërmasi, Mehqemeja, të cilët punonin me një financë të varfër. Në atë varfëri që u krijua nga lufta,partia u caktoi nga një kuatë celulave të saj. Në një letër drejtuar Shtabit të Brigadës ata informojnë: “Përgjegjës i këtij sektori ka qenë Nexhmi Ballka,po sot partia s’ka asnjë lekë veç ç’ka kontribuar partia këto 7-8 muaj në Berat. Tash me organizimin e ri,gjithë celulave të terrenit po u aplikohet kuatizacioni. Celula e Nahijes ka caktuar kuatizacion të përhershëm 63-franga shqip. Intendenca e shtabit disponon 40-lira sterlina dhe tani po konfiskohen një sasi misri në fushën e Sulovës dhe po depozitohet në thellësitë e Skraparit për nevojat e ushtrisë.(AQSH,Fondi 14,dosja 113) 13.4.1944.