BREAKING NEWS

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për Shqipërinë, i jep dritën jeshile për të nisur procesin integrues në BE

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për
x
BREAKING NEWS

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Ia dolëm edhe kësaj sfide!

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x

Opinion / Editorial

As Basha, as Kadillët, Nishanët apo “bandillët”…

As Basha, as Kadillët, Nishanët apo

…Nuk mund t’i japin drejtim tatëpjetës që ka marrë partia që u krijua si parti e shpresës, por vazhdoi rrugën e marrëzive sipas bindjeve të një të marri që akoma mban “peng” partinë dhe Shqipërinë... Këta personazhe, nuk mund të riparojnë më këtë “gërmadhë”, ku kanë gëluar dhe gëlojnë vetëm marrëzira. “Muret” e kësaj gërmadhe, disa idealistë dhe me ide përparimtare apo demokratë të vërtetë i kanë zënë nën vete dhe i kanë shtypur. Të tjerët, i kanë vënë “supin” këtyre “mureve” për t’i gremisur e të zënë nën vete ata të “pabindur” që kanë qenë për demokraci të vërtetë, apo të tjerë që kanë qëndruar nga prapa këtyre “mureve” për të parë nga do të bien që të hidhen në krahun e kundërt. Ja t’i shohim me radhë çfarë janë këta personazhe. Po çfarë është sot Basha? As më shumë as më pak, Basha, sot, është një “degë” e hedhur nga një i marrë ku lidhi “litarin” si ai i “marri” i fshatit që e la litarin jashtë varrit mbas vdekjes që fshatarët të tmerroheshin edhe pas vdekjes së tij. “Pylli” i marrëzive, nuk është pjellë e Bashës, mbasi rrënjët e “pemëve” të marrëzisë, janë shumë më të hershme. Basha tani për tani është “prehu” i kapur dhe Kadillët and Co kërkojnë të “shqyejnë” ndonjë copë nga ky “preh” duke e akuzuar atë si të paaftë, si fajtorin kryesor që i ka çuar nga disfata në disfatë. Bandillët, që janë të tjera “marka” fësht njëri e fësht tjetri po fillojnë ta braktisin edhe “anijen” që po fut “ujë” dhe “kapedanin” që i ka ikur edhe zëri edhe figura. Aq shumë e kanë dashur këtë Bashën këta bandillë sa menjëherë mbas humbjes filluan ta braktisin një e nga një. E kanë dashur vetëm për interesa që edhe ata, më të paaftë nga Basha, shpresonin të përfitonin ndonjë “kockë”, jo nga Basha kryetar, por nga Basha “mburojë”! Më lart thashë që Basha, është një “dru” i hedhur nga një i “marrë”, në një kohë që në atë “pyll” marrëzish, ka edhe njerëz të nderuar për t’u vënë në krye të partisë e për ta udhëhequr atë por... Aftësitë e Bashës së katapultuar nga Berisha, i kanë ditur mirë Kadillët, por nuk e akuzuan atëherë kur ishte koha, por sot që iu venitën shpresat për ndonjë karrige. Basha ishte më i përshtatshmi ku Berisha të lidhte “litarin” e tij që edhe në të ardhmen, berishizmi, ta vazhdonte rrugën e nisur nga ai nëpërmjet frenave të litarit të lidhur në “degën” Basha, që berishizmi të vazhdonte pa Berishën në krye të partisë... Në këtë kuptim, Basha është i fundit që erdhi në krye të partisë sipas motos: “Të jap dorëheqjen, nuk është e thënë/ Është akt “burrërie”, është amanet/ Që të parët e mi e kanë lanë”! Në këtë kuptim, disa Kadillë and Co që i janë qepur Bashës me “bukë në trastë” për të dhënë dorëheqjen më së shumti i ngjan një skeçi dhe jo një pune të studiuar mirë për të gërmuar thellë në rrënjët e kësaj partie e për ta bërë atë të besueshme ashtu si u lind, por që shumë shpejt u bë një “pyll” ku mbinë lloj lloj “pemë” marrëzie. Kjo, nuk bëhet pa qëllim Kjo bëhet me qëllimin e vetëm që edhe këtë herë, t’ia hedhin Bashës të gjitha fajet, t’i marri me vete dhe të gjithë të tjerët të shpëtojnë pa u “lagur”. Berisha, gjeti më të bindurin dhe më besnikun e tij Bashën me qëllimin e vetëm që edhe në të ardhmen, të kishte dorë të lirë. Po pse nuk kishte të tjerë burra me vlera dhe idealistë në Partinë Demokratike? Kishte dhe jo pak. Por ja që ai që uzurpoi qysh në fillimet e saj këtë parti, nuk i interesonte as përparimi, as partia dhe as Shqipëria dhe përpara idealistëve dhe atyre që me të vërtetë kishin ide përparimtare, i interesonin besnikët e tij edhe sikur pa asnjë vlerë të ishin si puna e Bashës. Rruga që ka ndjekur kjo parti në udhëtimin e saj nuk i ka shërbyer demokracisë, por pengimit dhe deformimit të saj. Ata që kanë patur me të vërtetë ide përparimtare, që kanë qenë idealistë të vërtetë dhe jo konformistë, të gjithë, ose janë larguar ose janë persekutuar si “pengesë” për demokracinë. Si i tillë, në krye u vendos Basha që ai dinte vetëm specialitetin e kamerierit dhe asgjë tjetër. Asnjë dokument shkollor nuk ka se çfarë shkolle ka mbaruar. Të tjerat që mburret ai “unë kam privilegjin e madh që jam shkolluar në vendet perëndimore” janë aq sa përralla edhe për të qeshur sepse atyre që kanë mbaruar shkollën në sistemin e diktaturës, edhe Basha edhe mijëra si Basha u marrin të keqen. Edhe po t’i hedhësh një sy rrugës së Bashës, këto tetë vite në krye të Partisë Demokratike, por edhe më parë çdokush e kupton që ai ka mbetur në kohën kur merrte porositë nga “banakieri”. Si është zgjedhur ky kryetar, me votë të lirë e të ndershme” siç e ka sloganin e tij? Asnjëherë! Po si? Gjithmonë i katapultuar me “urdhër” nga lart ashtu si diktatori që kooptonte të paaftë! Kështu zgjidhej edhe “ustai” i Bashës përpara, i cili nëpërmjet “falangave” porosiste votuesit, që: “do të votoni për “idhullin”, përndryshe, do e pësoni”! Mos dorëheqja e Bashës, del që është traditë në këtë parti, sikurse edhe slogani i tij për “zgjedhje të lira e të ndershme”! Për të kuptuar më mirë se si janë bërë zgjedhjet e lira në këtë vend, as më shumë e as më pak hidhini një sy si janë bërë zgjedhjet për Bashën Kryetar dhe do të bindeni se sa “të lira e të ndershme” janë bërë ato dhe jo vetëm, por qysh nga zgjedhjet e “Merhumit” në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. të kaluar. Pse “ustai” nuk e dinte që “masha” Basha, do ta çonte këtë parti, nga humbja në humbje. E dinte bile e dinte mirë, por atij nuk i interesonte puna që do të bënte Basha si kryetar në forcimin e konsolidimin e demokracisë, por mbi të gjitha, ai donte interesat e tij të mos prekeshin, që prapa partisë që do të drejtonte Basha, të fshihnin zullumet eprorët e tij që kishin ngrënë në të njëjtin çanak për më shumë se njëzet vite. Edhe Bashës, kjo i interesoi sepse nuk e kishte provuar ndonjëherë që “lopa”, vërtet jep qumësht, por bën edhe bajga e mbi të gjitha kërkon edhe ushqim që gjendet jo me pak sakrifica. Shumë të tjerë para tij, i kishin marrë kësaj “lope” vetëm qumështin dhe tani që ajo “shteri” Bashës i mbetën në dorë “bajgat”. Të gjithë e dinin që Partia Demokratike kërkonte reformim, kërkonte përkushtim. Këtë, nuk e bënë as para tetë viteve kur Basha e mori në dorëzim, nuk po e bëjnë as sot, por i janë përveshur Bashës. Akuzat e tyre ngjajnë me “akuzat” që mund t’i bëjnë një bebeje në një çerdhe të madhe për “prishjen e harmonisë në këtë institucion”! E kush mund të besojë sot Bashën që “do të shembi regjimin e korruptuar” me ato këmka dhe ato forca çunaku që i kanë mbetur? Këtë, as sejmenët e tij të tipit Zheji, Gjata, Ndoka, Paloka, Gazmenti,Vasili, Mziu e as të “Zinjtë” e tjerë... Populli thotë: “Më mirë të të dali syri se nami”! Dhe nami i keq i ka dalë kësaj partie që Shqipërinë po e mban “peng” jo vetëm për t’u integruar në Europë, por mbi të gjitha për t’u “integruar” brenda vetes… Për të qënë më realistë, nuk është vetëm faji i saj, të kuptohemi, është faji i të gjitha partive e i tërë klasës Politike në përgjithësi. Por veçanërisht kjo parti gjithmonë është munduar të pengojë Shqipërinë në përparimin e saj duke i bërë “prita” sidomos në kthesat vendimtare për fatin e saj. E parë në këtë prizëm, kushdo që sheh e dëgjon këtë “skeçin” për të hequr apo për të mbajtur në krye të partisë Bashën, nuk ka se si të mos i bëjë pyetjen vetes: “More, me të vërtetë kaq i trim është ky “manekin” sa që të mos e lëvizin dot nga drejtimi i partisë”? Edhe kritikët e tij e dinë fare mirë se kush qëndron prapa Bashës, por meqë gjetën një “kec të shtirë” ia hedhin të gjitha fajet. Sigurisht ai ka defekte, sepse edhe të udhëheqësh është art më vete, që Basha as nuk e ka “haberin”! Nuk është e mjaftueshme vetëm të urresh e të mbulosh me të sharra kundërshtarin, por edhe të shtrosh alternativa e mbi të gjitha të krijosh besimin tek qytetarët. Këtë besim, nuk e krijuan as qytetarët, por as ata krerë partish që e rrethuan dhe u futën në koalicion. Pse këta, tani që partia humbi e njohën Bashën që e godasin me “gurrë” në vend që të kërkojnë më thellë fajin? A ka dhënë ndonjë dorëheqjen nga kjo parti apo edhe partitë e tjera, si përgjegjës jo për faje të rëndomta, por për viktima të shumta që janë shkaktuar, për grabitjen e pronave të të ndershmëve, për shkatërrimin e Shqipërisë dhe mjerimin që kanë sjellë, për pasuritë që i kanë rrëmbyer hajdutët e mëdhenj në bashkëpunim me të huajt etj. etj.? Askush! Pra institucioni i dorëheqjes, nuk njihet dhe askush të mos çuditet me Bashën që i qëndron besnik “traditës”! Edhe sikur të mos zgjidhet në krye të partisë përsëri nuk do të japë dorëheqjen! Mos vallë kërkon shumë mend, që për të zgjedhur kryetarin në këtë parti, u lanë vetëm tre javë kohë?! Me çfarë arsye e justifikojnë këtë? Kjo kohë e pamjaftueshme nuk mjafton as për ta “shkrirë” Bashën, pavarësisht që ai nuk “ngriu” këtë herë si para katër viteve për të shkrirë” edhe atëherë mbas dy muajsh, por jo për tre javë. Pra edhe qenia “i shkrirë”, nuk e justifikon përsëri kohën e pakët. I tërë halli këtu, është që degët e partisë në bazë edhe ata, të mos kenë kohën e mjaftueshme për “ngrirje” për “shkrirje”, cili do të “ngjitet” pas Bashës e kush do të “shqitet” prej tij, por si gjithmonë, t’i thërrasin me urdhër, e t’i bindin për të votuar po me urdhër, siç i thërrisnin në protesta të papunët duke u dhënë nga një pilaf e një kos rrugës si “shpërblim”... Në fund, na mbetet të themi që Basha, Kadilli apo cilido “Bandill” që do të vihet në krye të kësaj partie, kjo është parti e falimentuar. Zgjidhja, është vetëm një, shkrirja e saj dhe fillimi nga e para me program dhe objektiva konkrete. Kjo do të bënte të mundur që së pari, qytetarët të krijojnë besimin dhe këtë besim ta shohin të konkretizuar në jetën e përditshme. Qytetarët janë të lodhur duke dëgjuar ditë e natë “bashizma” dhe “berishizma” për tridhjetë vite rresht që edhe në të ardhmen, këta “Donkishotë” do të mburren me “trimëritë” që bëjnë në luftë kundër komunizmit. Mjaft më me këtë politikë të “mykur” që ka “mykur” edhe Shqipërinë dhe e kanë katandisur më keq edhe nga koha ku e gjeti mbarimi i Luftës Nacionalçlirimtare dhe jo atje ku e la diktatura…