BREAKING NEWS

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi: Sot është një ditë shumë e vështirë për mua

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi:
x

Opinion / Editorial

As me zjarr e as me hekur, s’kanë çfarë t’i bëjnë Enver Hoxhës, ata që vetë janë duke vdekur!

As me zjarr e as me hekur, s’kanë çfarë t’i

Të shtunën mbushen tridhjetë vjet nga çmontimi i planifikuar i monumentit të Enver Hoxhës në sheshin e Skënderbeut, vepër kjo e cila nuk lidhet aspak me akte individuale të njerëzve dhe “heronjve” të veçantë si Sali Berisha me llumin tjetër dhe kërmat historike të organizatave tradhtare që kishin bashkëvepruar me nazifashistët. Kur shprehem kështu kam parasysh rolin e individëve në proceset dhe lëvizjet me karakter historik, pavarësisht se çfarë kahu e drejtimi marrin këto lëvizje. Në ambientet reaksionare dhe kulisat e përgatitje së kësaj çorbe Sali Berisha dhe lakenj të tjerë kanë një rol dytësor. Pikë së pari fenomeni nuk duhet parë te “meritat” inividuale, po dhe të ashtuquajturat “akte heroike të PD”-së, por sikurse e kam përmendur dhe më parë, ky proces rrënjët i ka të thella dhe faktori vendimtar është faktori i brendshëm, i mpleksur ky me rrjetet e spiunzhit të brendshëm e të jashtëm dhe mbi të gjitha degjenerimi i Partisë së Punës i cili e çoi totalisht vendin në buzë të humnerës kapitaliste. Ramizi ky klluon i maskuar me frazeologji marksiste (saktësisht si sozia ideologjike e Hrushovit) doli hapur mbas viteve të vdekjes së Enver Hoxhës. Bota kapitaliste këtij burri shteti ia njihte mirë jo vetëm shkallën e lartë të atdhedashurisë, por dhe principialitetin e tij i cili kurrë dhe për asnjë moment nuk reshti së menduari për popullin e vet, për lirinë pavarësinë dhe çështjen tonë të madhe kombëtare. Kështu që duhet hequr çdo iluzion se gjoja Sali Berisha po dhe vetë PD-ja na paskëshin rrëzuar Enver Hoxhën. Sali Berisha si mjek mund ti rrëzonte Envrit vetëm një qime nga anusi, ndërsa si lider mua më vjen turp, ta afroj e jo më ta krahasoj me Enverin. Le të kujtojmë Enver Hoxhën në Paris më 1946 në “Konferencën Paqes” kur dhe vetë qarqe të caktuara evropiane ishin të predispozura të ndihmonin Greqinë e Kaldarasit, apo përballjen me Hrushovin më 1960 në Moske në sallën “Gjeorgjevskaja”, sikurse dhe shporrjen e tyre nga Pashalimani. Çfarë qëndrimi heroik prej udhëheqësi qëndrim ky jo i rastësishëm, jo qëndrim thjeshtë individual por i një populli të tërë, i cili për lirinë e pavarësinë e tij luftonte e do të luftonte deri në ushtarin e fundit dhe ky nuk ishte thjesht një premtim si premtimet e zagarëve të sotëm deputetë, por një betim, ku betohej një Shqipëri e tërë se o do të jetonim me nder dinjitet, o do të shuheshim të tërë. Kjo ishte Shqipëri në kohën monumentale të tij, përpara se t’ia ngrinim më lart monumentin... duke e rrëzuar atë me formë tradhtie. Janë të njohur qëndrimet e Ramiz Alisë dhe bandës së tij tradhtare qysh në Kongresin e 9 -të, të PPSH-së i cili në raportin e këtij kongresit deklaronte “se duhet të prodhojmë aq sa konsumojmë” teori kjo që bie ndesh me ligjet ekonomike të rritjes së mirëqenies së vazhdueshme të masave punonjëse në socializëm, sikurse ishte dhe letra e Gorbacovit i cili e konsideronte atë si një “hajmali” islamik dhe kod udhërrëfyes të ndryshimit të kursit të Enver Hoxhës. Në bibliotekën tim personale kam një intervistë të tij dhënë gazetës më të madhe italine “Corriere della Sera” e vitit 1989 e titulluar “ Mi piu stalinismo” (që duhet të përkthehet kurrë më socializëm). Shprehem kështu sepse sa qe gjallë Stalini, jo vetëm se ai me ushtrinë e kuqe përballuan hordhitë naziste duke i shkuar Hitlerit deri në bunker, por dhe socializmi në B. Sovjetik u ndërtua me sukses, teksa me vdekjen tij kasta hrushovine realizoi gjithë përmbysjen e madhe, rrugë kjo nëpër të cilën kaloi dhe Ramiz Alia dhe banda tij e degjeneruar. Asfiksimi i frymës rvolucionare të Partisë së Punës, nuk erdhi fill mbas vdekjes së Enver Hoxhës, kjo asfiksi epileptike erdhi gradualisht dhe paralel me degjenerimin e bazës ekonomike të socializmit, sepse pa shkatërruar këtë bazë do të ishte tejet e vështirë sabotimi i socializmit në Shqipëri. Lufta e PPSH-s kundër grupeve puçiste, sidomos në vijën idelogjike, në art kulturë apo dhe në ekonomi, nga ana tjetër tregon se dhe lufta dhe objektivi kryesor i armiqve të brendshëm në unison ma atë të jashtëm kishin karaktere strategjik për realizimin e përmbysjes, sikurse dhe e realizuan. Tradhtia nuk është me pasoja të renda vetëm në kohë lufte por dhe në kohë paqeje. Kjo tradhti nuk doli hapur me parulla të djathta e raksionare, përkundrazi doli me parulla të majta, se gjoja do të ruhej baza e socializmit dhe pushteti popullor, se duheshin bërë kolektivizimet me ritme të shpejtuara për të tufëzuar dhe gjënë e gjallë si bagëtinë e imët dhe gjedhin, sikurse dhe ngushtimin deri në eleminim të oborrit të vogël personal. Dhe kur kjo?!..Pikërisht kur dhe dara e bllokadës ekonomike ishte shtrënguar shumë . Kjo kastë e degjeneruar brohoriste me “Urra” për Enver Hoxhën e duart i kishin me kallo jo nga puna por nga duartrokitjet, duke filluar që nga Ramizi, me një pjesë të byrosë e tij politike që ai e pat bërë për vete e deri te turma çoroditur e intelektualëve pordhacë e frikacakë që në mbledhjen me Ramizin, ishin po ata që i vunë hapur minat socializmit. Dhe në këtë turmë më i pa vendosuri i cili rrotullonte sytë si nevrastenik sa majtas djathtas ishte Saliu. Sytë e tij që lëviznin ashtu tregonin dilemën e madhe si të bënte ? Nga duhej të kalonte nga e majta apo djathta. Kjo pasiguri e tij lidhet dhe me diskutimin që ai bëri para Ramizit se ne duhet të ruajmë Partinë e Punës dhe socializmin por dhe të shpallim pluralizmin që do e komandonte Partia e Punës !!.. Shkurt do i nxirrnin djajtë nga shishja sa për kolorit ideologjik (si Mao Ce Duni me teorinë e 1000 luleve e 100 gjembave) dhe në të pastajmen e afërt ose dhe të largët do i mblidhnin si donte Ramizi me “Konferencën e intelektualëve tradhtarë”....që në fakt dhe ai e dinte se kishin sabotuar. Minimalisht, ai si agjent i shërbimeve sekrete ishte i djathtë, por ja që i duhej ende maska e majtë, ndaj dhe shkoi te studentët dekabristë (dhjetoristë) për t’i qetësuar por iku prej tyre si pulë e lagur (deri në të kohë ai ishte një beniamin i Ramos dhe servil i përkulur deri te maja e këpucëve të tij). Dhe në këtë tufë banditësh të tradhtisë së madhe të çuditnin figura të tilla të cilët ne i shikonim shpesh dhe në podiumet e konferencave ku ata më shumë se kushdo i thurnin himne e ditirambe, Enverit, sikurse ishin Kadareja Nano, Pashko Ceka etj . Po ish kulakët të persekutuarit dhe borgjezët e shpronësuar ku ishin ? Ata të tmerruar, me tespie Turqie në duar, duke parë dhe hedhur fall mbi bazën e fundit të llumit të filxhnit të kafesë, numëronin ditët se kur do binte socializmi. Ata kishin marrë aq shumë frikë nga pushteti i popullit sa që dhe kur ai ra ,ata shqyen sytë me habi të mosbesueshme. Kishin ardhur momentet të dilej hapur dhe detyra vënë Ramiz Alisë nga imperializmi që “ Me çdo kusht të realizohej përmbysja e socializmit” të bëhej një realitet i dukshëm dhe për këtë qëllim duhej bërë çmos që të gjitha këto fatkeqësi të shkaktuara po prej kësaj kaste , pra prej tyre ..të mos kuptoheshin aspak nga masa e gjerë e popullit, sepse nëse populli do kuptonte tradhtinë e madhe që po realizohej në kurriz të tij, flaka do t’i kishte dalë tej përtej gjithë horrave dhe bastardëve të cilët kishin okupuar ideologjikisht me pikëpamje revizioniste KQPPSH-s sikurse dhe gjithë aparatet e pushtetit popullor. Mafia revizioniste e kishte përgatitur terrenin politik ekonomik dhe ideologjik për të rrëzuar përkohësisht fitoret e socializmit. Heqja e bustit të Enverit u parapri më përpara me heqjen kudo të busteve të Leninit e Stalinit, veprime këto të mirëstudiuara e projektuara të cilat kishin qëllim të dyfishtë. Së pari, për të kuptuar si do reagonte populli dhe së dyti mbi bazën e këtij reagimi, po kështu e në këtë mënyrë mund te veprohej dhe me Enverin. Të gjitha këto veprime të mirë menduara duheshin bërë me hapa të kujdesshme ( sepse ...o boboooo mund të na pinte zeza !!), në fakt e në thelb ishin shprehije e një veprimtarie tinëzare për çmontimin e Enver Hoxhes, si përfaqësues politik e ideologjik i socializmit( i gënjente mëndja) jo vetëm si burrë shteti e Komandat legjendar, por i të gjitha fitoreve historike të popullit shqiptar duke filluar që nga ajo me e lavdishmja Lufta Nacional – Çlirimtare, që nga reformat e mëdha me karakter demokratik, si shpronësimin bejlerëve e agallarëve që i kishin pirë gjakun popullit, fitoret në reformën agrare duke e pajisur e bërë fshatarin e thjeshtë e të varfër zot të tokës sepse ai në shekuj e kishte punuar dhe kurrë nuk kishte pasur tokë, në atë të arsimit e të kulturës, të rritjes së aftësisë mbrojtës të Atdheut, të ngritjes së ekonomisë socialiste me fabrika uzina e ndërmarrje shtetërore, të luftës kundër malarjes dhe sëmundjeve infektive që bënin kërdinë, zhdukjen e ligjit famëkeq të hakmarrjes nëpërmjet kanunit, e deri te forcimi i unitetit kombëtar që sot jemi ndarë në mëse 60 parti ku njeri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Po a ra Envri meqenëse i rrëzuan bustin ?! Jo aspak, madje me aktin e rrëzimit të këtij busti nga imperializmi dhe tradhti e brendshme, ata pa dashjen e tyre e lartësuan dhe më shumë, nga që. “As me zjarr e as me hekur s’kanë ç’i bëjnë Enver Hoxhës ata që vet janë duke vdekur”!