BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Asgjë më e mirë nuk do të bëhet në krizë kur “paguajnë” vetëm të varfrit!

Asgjë më e mirë nuk do të bëhet në krizë kur

Dalja për krizën e Ramës, ishte gati gati, si të paralajmërosh marrëzi çmimesh dhe monopolesh në kushtet e një krize, e cila sigurisht do të zëvendësonte dhe pllakoste botën e çoroditur mbas pandemisë dhe në fund të saj. E gjithë marrëzia me “rrini në shtëpi” dhe po ju paguajmë, mos dilni në punë se do paguheni dhe mos shkoni në shkollë dhe kudo, tani po kthehet në krizë kërkese energjitike me gjithfarë idiotësish mes “energjisë së pastër dhe asaj jo të pastër” që do të përplasen me çmime dhe mungesë te njerëzit e shkretë. Me fjalët paralajmëruese të Ramës dhe pastaj “ne do ta përballim si përballëm tërmetin dhe pandeminë” po kuptohet dhe “teatri” i ri në shoqëri. Reaksioni zinxhir i futjes në punë të industrive dhe spekulimi i madh botëror me energjinë plus kushtet e tilla, bëjnë që dhe një kryeministër i vogël, i një vendi të stërvogël si i yni, me një “monopolizëm absurd ekonomik karburantesh”, deposh të tilla dhe taksës së çmendur Rama mbi karburantin të ketë çmime si të Gjermanisë dhe botës së pasur. Dje kryeministri ynë që në ditët e para të qeverisjes së tij të parë ngriti me 240 lekë një litër karburant, sot do të na tregojë se do të përballet me këtë krizë. Ai ka mbi 78% të një litri karburant në Shqipëri të taksuar dhe është kjo gjë në popullin më të varfër në Europë. Askush në Ballkan përfshi Greqinë, nuk takson litrin e karburantit si Edi Rama në ditët e para të pushtetit të tij. As Mali i Zi, as Serbia, as Kosova, as Maqedonia. Askush biles as Bosnja. E që në ditët e para është kuptuar se çdo vezë do të ishte 30% më shtrenjtë, çdo litër qumësht, çdo kile miell dhe çdo litër vaj apo kile sheqer. Rritja e çmimeve të karburantit në Shqipërinë e Ramës nuk ka nisur tani kur bursa u rrit, por që në fillim të verës. Litri i vajit dhe mielli nuk janë rritur tani, por që në maj dhe po ashtu shumë produkte të tjera në shportën e shqiptarët të varfër. Rama nuk mund të ndalojë dot spekulantët e tregut dhe çmimeve në Shqipëri, sepse janë miqtë e pushtetit të vetëm të tij në atë qendror dhe vendor. Opozita i la vetëm shqiptarët dhe sot po ashtu sepse merret me prapanicën e Berishës dhe trampisten nga Amerika që sa filloi kriza iku. Po ashtu pensionistët dhe të varfrit do të shtohen me shtresën e mesme që në kulmin e krizës do t’i bashkohen shtresës së varfër në mënyrë të menjëhershme. Të pasurit monopolistë dhe tenderistët e Ramës ose PPP-istët do të pasurohen dhe qeveritarët do të lumturohen nga kriza që prek vetëm të vegjlit, të cilët vetëm ata rëndohen dhe vetëm për ta është pikërisht kriza. Hëëë... po do të fitojnë akoma më shumë dhe kanabistët, por ata e kanë lidhjen me pushtetin kështu që s’kemi pse i ndajmë veç si pushtet. Po, janë një pushtet. Kriza e paralajmëruar nga Rama nuk përballet me hartimin e tij të bukur me vetëmburrje. As me propozimet e vonuara, por dhe të përsëritura të Bashës që gjithsesi disa janë plot sens ekonomik sot. Kriza përballet ku politika largon arrogancën e saj idiote në ditët e vështira që priten. Rishikon arrogancën e korrupsionit dhe PPP-ve të atyre monopolistë karburantesh dhe tregtie që përfitojnë nga gjaku i të varfërve të Shqipërisë. Zakonisht janë ata që marrin dhe tenderat dhe asetet e mëdhaja të ekonomisë porte aeroporte që përcaktojnë dhe çmimet etj. etj. Kriza përballet kur ke mëshirë dhe mendon jo për mandatin tënd të zhvatjes, por për të bërë sëpaku një mandat në shërbim të atyre që lodhen dhe stërmundohen për të të dhënë votën dhe ti i vendos pas dhe nën thundrat oligarkisë tenderiste në Shqipëri. Kriza zgjidhet kur politika mblidhet dhe vendos pikat mbi i për të mos rënduar akoma më shumë shoqërinë se sa është e rënduar dhe pa shpresë për të nesërmen. Asnjë përgjigje nuk u kuptua se si dilet nga kriza dhe si “do të shpëtojnë të varfrit” dhe shtresa e mesme. Ata po kaq do të taksohen, po kaq do të rëndohen dhe tani as nuk do të ngrohen sepse karburantet priten të shkojnë mbi 200 lek nafta dhe mbi 100 lek gazi me të cilën ngrohen pensionistët dhe udhëtojnë me makina shtresa e vogël e shoqërisë. Asgjë nuk do të bëhet, sepse në një anë është pushteti, monopolet, opozita dhe kriza dhe përballë tyre shoqëria e rënduar nga kriza e shqiptarëve që mbi kokë mbajnë të tillë “ortakë” që po ja rrjepin skalpin dhe tanimë edhe Rama i ka paralajmëruar.