BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Asgjë më shumë se sa “prova demokracisë” tipike e doktorit!

Asgjë më shumë se sa “prova demokracisë” tipike

Basha nuk bëri asgjë më shumë se sa lojën e agonisë së doktorit, vetes dhe kryesisht partisë. Nuk bëri dot “vrasjen politike” sepse do të ikte dhe vetë, por zgjodhi agoninë politike të kryesisht partisë dhe këtu jam dakord me doktorin, duke e ditur se ai është pronari i vjetër i saj përballë familjes së pronarit të ri. E ky është problemi që ka PD. Ajo tani, me shtysa nga jashtë dhe lojën “artistike” të Ramës nga brenda, futën modelin e madh të dyzimit Basha - Berisha që çoi në protesta të kota, daljen nga Kuvendi dhe dezertimin nga zgjedhjet vendore duke shkatërruar përfundimisht demokracinë në Shqipëri dhe duke forcuar pa merita lidershipin absolut të Ramës. Marrëzi të tilla i bënë dy familjet e “mëdha” që kanë pronë PD. Familja Berisha dhe sejmenët e tij, si dhe familja Basha e konkubinat e tij. Por Basha më në fund bën një veprim dhe ai gjysmak që duhej bërë jo nga partia, por në fakt nga drejtësia. Me Sali Berishën, duhet të kryente punë drejtësia. Por Shqipëria nuk ka drejtësi dhe kështu duhet të futet në lojë “State Department” që PD-ja e molepsur nga folklorizmat dhe jetëgjatësia e tashmë kalbur politike e doktorit të tronditet. Individi që është bashkëthemelues i PD-së dhe ish-president e kryeministër i këtij vendi tashmë nga loja e fortë e SHBA-ve dhe jo nga drejtësia, provon atë “drejtësi” që ai iu ka bërë qindra demokratëve në sajë të sundimit të tij në PD. Biles ai nuk ka provuar asgjë. Doktor Berisha duhet të kujtojë dhjetëra studentë të dhjetorit që ai iu shkallmoi kauzën e dhjetorit 1990-të. Përpara se të akuzojë paktin Rama-Basha (që i është thënë që në 2017-tën dhe nuk e pranonte) duhet të pranojë atë paktin faqezi Berisha-Rama, që solli devijimin kushtetues së demokracisë në Shqipëri. Sali Berisha është masakruesi i demokracisë së brendshme dhe asaj në qeverisje në vendin tonë dhe askush më shumë se sa ai nuk ka përgjegjësi për fatin e keq të saj (demokracisë) në Shqipëri. Sali Berisha është përkëdhelësi dhe katapultuesi i Lulzim Bashës dhe mbrojtësi i tij dhe kur Basha po largonte në mënyrë të turpshme demokratët e tani akuzon për pakt Rama - Basha. Doktor Berisha ka bërë krime politike brenda partisë së tij shumë herë më të mëdha se sa një largim i tij nga grupi parlamentar. Ai ka përdhosur figura njerëzish dhe individësh me moral politik dhe njerëzor si në sundimin e tij të parë dhe atë të dytë dhe doli haptas pro Bashës përballë Olldashit. Kujt po i ankohet Berisha për “politikucin” e tij që veprimin më të mirë që ka bërë dhe pse tinzar dhe veprim frikamani është pikërisht ky: largimi nga grupi parlamentar i një individi që nuk del haptas kundër SHBA, por jo haptas (nxitës i këtij mendimi poshtë në turmë) i ka shpallur luftë asaj. Basha thjesht ka shpallur agoninë dhe nuk arriti të vrasë politikisht doktorin. Nuk e vrau politikisht dhe me ligjin që Basha ka shpikur vetë dhe që është dekriminalizimi. Aty është dhe pjesa që “non grata” është e barabartë me “ekspuls” nga SHBA. Sali Berisha është larguar nga grupi pothuaj me metodat e tij dhe kjo është prova e “demokracisë dhe lirisë” që pikërisht Berisha i ka imponuar PD-së, duke e shkatërruar atë plotësisht në demokracinë e brendshme. Sot ai mbase ka mijëra mbështetës që mund t’iu shtohen dhe disa mijëra të tjerë nga zakoni normal i shqiptarit që preket kur dënohet një plak. Po Berisha po të kishte ikur që në 2013-ën dhe kishte filluar të shkruante kujtimet e tij, sot do të ishte milioner dhe askush nuk do ta kishte shpallur “non grata”. Por jo... Doktori donte të bënte protagonistin mbi Bashën dhe të tijët çdo ditë politikisht në Kuvend dhe jashtë tij në studio televizive gazetar për gazetar dhe sërish donte dhe të ishte në hije dhe në diell. Po, por për një plak në moshë kjo nga “hije dhe diell” i bie në kokë një ditë. Mund t’ju vijë keq për të, por kjo keqardhje është e barabartë si veprim me ato largime, dënime dhe pastaj persekutime që Berisha iu ka bërë njerëzve, kur nuk i ka dashur më në parti. Biles ai lëshonte dhe militantët e partisë për t’i përgojuar dhe persekutuar.

Doktorin duhet ta persekutonte drejtësia dhe jo partia. Partia është si Berisha, kurse drejtësia duhet të ishte ndryshe tij. Por ne nuk kemi drejtësi. Doktori duhet të përgjigjej për Gërdecin, për “21 Janarin” bashkë me Bashën dhe për rrëzimin e shtetit në ‘97-tën, apo grushtin e shtetit në 98-ën. Berisha duhet të përgjigjej para drejtësisë për fatkeqësitë që ai u ka shkaktuar njerëzve dhe demokracisë në Shqipëri. Berisha është shpikësi i shkatërrimit të zgjedhjeve në 1996 dhe katapultuesi i Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Po po dhe Ramës. Në qoftë se Berisha nuk do të ishte njeriu i degradit demokratik të lirisë së shqiptarëve, Partia Socialiste nuk do të kishte nevojë për një “artist jo socialist”, por demokrat si Rama. Nuk e la Berisha se Rama do të ishte në lidershipin demokrat. Po të mos ishte doktori i përjetshëm në politikë, sot do të kishim një PD plotësisht demokratike dhe një PS plotësisht dhe realisht socialiste. Por doktori këtë gjë ka bërë. Ka shkatërruar si PD dhe PS në demokracitë e brendshme me modelet Basha dhe Rama, duke i sjellë fatkeqësi të jashtëzakonshme këtij vendi. Basha nuk i ka bërë asgjë, thjesht ka zgjatur agoninë e tij dhe të PD-së, por i ka shtuar adrenalinë tip “viagra politike” dhe doktorit që ai të vazhdojë protagonistin e përjetshëm. Por në fund të fundit, kaq bëri dhe mbase kjo është e mjaftueshme për amerikanët dhe ato ndërkombëtarë që i dinë këto që po shkruaj dhe unë. Po dhe shumë e shumë më tepër se sa unë.