Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Asgjë nuk duhet dëgjuar nga militantët dhe "benefic përfituesit" e partitokracisë!?

Postuar: 16/08/2019 - 07:21

Ky sistem partitokracie me një sundimtar absolut dhe jashtë kontrollit të statuteve dhe vendimmarrjes kolektive, i ka bërë një dëm kaq të madh demokracisë, sa dhe liria në vetvete, lëngon e sëmurë! Nga mungesa e demokracive të brendshme dhe nga sundimi despotik arrogant dhe korruptiv i kryetarëve, është shpërdoruar liria dhe është përdhunuar demokracia në Shqipëri! Askush, duke filluar nga Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta, si kryetarët despotikë të partive, por dhe imituesve të tyre, te partitë më të vogla, nuk është shembull demokracie të brendshme dhe disiplinë statusore! Askush, e sigurisht kanë formuar një partitokraci absurde të një degradi të pakonkurueshëm për nga jetëgjatësia në politikë në asnjë vend tjetër, jo vetëm perëndimor! Por, ata nuk do të ishin kaq të suksesshëm në një "despotizëm në kohë demokracie" pa krijuar dhe pasur dy batalione ose "legjione nderi" të tyre në partitë respektive! Këto dy batalione janë "militantët dhe benefic përfituesit" që mbajnë në këmbë liderin sundimtar dhe partinë pa demokraci të brendshme! I ndaj militantët nga "benefic përfituesit" sepse të parët janë vetëm batalion sulmi dhe me kapacitete të vogla intelektuale! Kurse "benefic përfituesit" janë tenjat, frikacakët në raport me militantët, por që kanë lexuar ndonjë libër me shumë dhe dinë të përkëdhelin paksa intelektualisht sundimtarët horra dhe tiranë që ka sipër partitokracia shqiptare! Këta të dytët marrin pushtetet dhe zyra, duke e kthyer pastaj vendin në një domen të sundimtarëve tiranë dhe të super korruptuar! Është kjo lloj amalgame dekadente, inatçore, injorante, cinike dhe korruptuar, që mbajnë "tiraninë" funksionale në krye të partive shqiptare! Pa të tillë maskarenj poshtë dhe tiranët sipër, nuk do të mundeshin të bënin gjë! Partitokracia dhe plutokracia shqiptare në "dashuri" me biznesin, tashmë lidhur korruptivisht me pushtete tiranësh politikë, ka këto ushtri, që nuk kanë parime, nder e moral politik. Jetojnë gjatë dhe ndjehen mirë, duke i bërë keq një shoqërie të madhe! Janë imoralë dhe amoralë njëkohësisht dhe sigurisht duhen fajësuar njësoj si tiranët sipër tyre! Nuk kanë asnjë dallim dhe nuk mund të ketë justifikim për ta! Janë ata që përkrahin dhe për më tepër pranojnë zgjidhje gabim dhe në faj të lidershipit politik! Janë këto dy taborre që pranojnë dhe ekzekutojnë vjedhjet masive të votave nëpër zgjedhjet politike dhe vendore dhe janë këto që punojnë natë - ditë që të vihen në skenë, skemat e liderit dhe partisë mbi manipulimin e votës dhe vjedhjen e devijimin e saj! Pa të tillë renegatë demokracie, as Berisha, sa Nano, as Rama dhe as Basha e Meta, nuk do të mund të bënin asgjë! Por kanë pikërisht këto dy taborre të degraduara "lufte" në demokraci që bëjnë dhe masakrat elektorale dhe duke mbajtur sistemin korruptiv dhe mafioz të vendosjes së listave të mbyllura të "tiranisë demokratike" ( term pa kuptim, por që më pëlqen ta them) në Shqipëri! Të dy këto taborre i thonë po mungesës së demokracisë së brendshme dhe ulërijnë dhe shajnë apo persekutojnë çdo individ, që i do të mirën demokracisë! Janë në shërbim të "zotit të tyre" si bashibozukët të viteve 1700-1800! Ushtrojnë presion mbi të gjithë shoqërinë dhe kudo ku ka shtrirje tirania e lidershipit korruptiv, duke imponuar rregullat e tyre antiligj të lojës politike! Këto taborre pasurohen në saj të aseteve që jua fal tirani dhe bëjnë pastaj arrogantët e pasurisë së dhuruar ose grabitur! Ato sigurisht gjithçka e interpretojnë në faj! Gjithçka mirë për "shefin ose tiranin" e tyre dhe padyshim bëjnë sikur do të japin jetën për të! Mbrojnë gjithë tenderat abuzivë, të gjithë taksat abuzive dhe mbrojnë shtetin paralel të tyre, që ndan shoqërinë dhe ata, nga e njëjta tirani lidershipesh korruptivë! Tirania korruptive, sigurisht e mban veten për demokraci, por në fakt është vetëm një linçim i demokracisë, si shkatërrim rregullash loje që dy taborret e pranojnë dhe e zbatojnë për të qenë "qentë roje" të pikërisht tiranisë korruptive! Me të tillë njerëz, që bëjnë pjesë në forumet e partive, që janë të angazhuar në tavolina debatesh dhe rregullash partitokracie korruptive, që jetojnë me fjalët e tiranisë demokratike si funksion i një tranzicioni absurd - nuk duhet biseduar fare! Janë njësoj fajtorë për këtë "vajmedet" halli, të lirisë dhe demokracisë sonë! Janë të tillë lumpenë të dobishëm për tiranin sipër, që sabotojnë demokracinë dhe justifikojnë tiranin dhe lidershipin korruptiv në Shqipëri, si majtas dhe djathtas!

Në bisedat e tyre vërehet "dijenia" partiake dhe modeli partiak i deritanishëm! Argumentet e tyre janë mbrojtja e kohës së çmuar, që ata kalojnë në tiraninë e lidershipit korruptiv! Nuk ke se çfarë bisedon me të tillë njerëz, që kanë qenë bashkë me lidershipet mafiozë dhe kanë pranuar të puthen dhe bashkëjetojnë me ta! Këto dy taborre degradimo-politik, justifikojnë çdo krim ekonomik, financiar dhe politik! Kanë justifikuar vjedhjet e votave në 96-ën, ngritjen e piramidave financiare, sulmin ndaj institucioneve, grushtin e shtetit, vrasjen e 21 janarit, Gërdecin, vjedhjet e djeshme të rrugës së kombit dhe ato të sotmet me PPP, justifikojnë marrëzitë korruptive sot dhe protestat me molotov, aprovojnë hashashin dhe pastaj Lazaratin, por dhe mbushjen e Shqipërisë me kanabis! Kanë aprovuar grabitjen e pronave dhe shpërdorimin e fondeve, aprovojnë thyerjen e Kushtetutës dhe aprovojnë mungesën e ligjit dhe sundimin e korrupsionit! Çfarë mund të bisedohet me to dhe pse t'ju merret mendim! Nuk janë idealistë të indoktrinuar që ti "falësh", sepse janë maskarenj përfitues dhe shpërdorues! Asnjë apel dhe asnjë kërkesë ndihme për to! Janë farë e keqe dhe degraduese partish, në cilindo sistem që të jenë! Tashmë kjo shoqëri e ka kuptuar dhe qëndron sa më larg tyre! Prandaj janë sheshet e protestës bosh, prandaj njerëzit janë të mërzitur, prandaj nuk beson më askush te asnjë lider dhe asnjë parti! Pse? Po, sepse janë bërë të qartë me fytyrat dhe përfitimet e tyre të ndyra! 

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 07:20

Këtë të vërtetë e shohim më së miri te dëshmorët e LANÇ.

Postuar: 20/09/2019 - 07:18

Nuk mund të ketë më folklorizëm patetik, më fantastik, se sa kur një lider politik shkon në një t

Postuar: 20/09/2019 - 07:16

Edhe pas dy dekadave, ende nuk mundemi, apo nuk duam që t’i zgjidhim problemet politike, ek

Postuar: 19/09/2019 - 11:05

Instituti Ndërkombëtar për Studime i Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) me qendër në Ljublja

Postuar: 19/09/2019 - 07:16

Aspak nuk është hiperbolizim i çështjes dhe as titull bombastik për të tërhequr vëmendjen e lexue

Postuar: 19/09/2019 - 07:15

Të qenit shërbestar nuk është të jesh “shërbëtor”, në konotacionin negativ të fjalës

Postuar: 19/09/2019 - 07:14

E para është fjala.