BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Askush më “bukur”se fajtori nuk akuzon, sepse ai ka eksperiencën e tij!

Askush më “bukur”se fajtori nuk akuzon, sepse ai ka

Në akuzat e mëdha, jo të opozitës, por të Sali Berishës (sepse opozita dhe partia opozitë në Shqipëri nuk egziston, ka vetëm një njeri që urdhëron opozitarizmin) janë fajet e qeverisë së sotme që sigurisht edhe sikur të jenë të gjitha sikundër thotë Berisha, janë më poshtë në gradë zhvillimi dhe fatkeqësie, sa fajet e vetë Berishës në pushtet! Kjo nuk është “punë” kujtese në fakt kur bëhet një analizë specifike dhe filozofike, por jo kaq politike. Kjo është “punë” filozofike në një shoqëri që është mitike! Që ka krijuar dhe krijon në përgjithësi mite dhe jo histori dhe filozofi. Një shoqëri gati para urbane. Një shoqëri që fajet e mëdha dhe të individëve i do të përsëritura dhe njerzit me faje përsëritës të fajeve të tyre! Po lexoja Manzonin ku ai shkruan kështu:  Njeriu që ka rënë në faj, për fat të keq, ka një tendencë për të këmbëngulur në të; dhe privimi nga dëshmia e ndërgjegjes së pastër e mundon, por pa e përmirësuar atë. Në të vërtetë, dihet se shkelësi shpesh ia shton “fajin fajit” për të shuar pendimin. Tipike për individin Sali Berisha! E thurur për të. Berisha është akuzatori i fajeve të veta, që i shikon te të tjerët, pa u penduar një ditë te vetja për pikërisht ato faje të rënda që kanë shkaktuar viktima. Berisha akuzon kaq “bukur”, sepse ka eksperiencën e tij personale në faje! Ai ka talent dhe eksperiencë faji dhe po ashtu talent dhe eksperiencë akuze të fajit të vet, por tashmë hedhur te tjetri. Seneka thotë:  Fillimi i shpëtimit është njohja e fajit. Cilin faj të tij njeh Berisha! Cilin? Grabitjen e votave dhe shkatërrimin e pluralizmit në votime në 96-tën? Rrahjen e njerzve në protestë. Politikanëve dhe djegien e medias? Ke njeh, fajin e piramidave dhe humbjes së parave të njerzve? Ke njeh,  kontrabandën e naftës? Mos vallë njeh grushtin e shtetit në 14 shtator 1998-të? Ke njeh, shkatërrimin e shtetit në 97-të dhe fajin e tij me armët? Ke njeh 21 janarin si faj, apo Gërdecin? Vjedhjen e Rrugës së Kombit apo korrupsionin gjigand të tij në tendera? Fajin me KESH-in apo..?  Çfarë akuzon ai te qeveria Rama që nuk e ka bërë vetë? Përveç se Rama nuk ka vrarë njerëz në bulevard si Berisha, as ka hedhur fshat në erë si Berisha!? Këtë nuk ja bën dot akuzë mjeshtri i akuzave të veta, një tjetri! Umberto Eko thotë: Meqenëse askush nuk mendon se fatkeqësitë e tij mund t'i atribuohen vogëlsisë së tij, këtu ai do të duhet të identifikojë një fajtor. Nuk ka më të vogël kruspull me faje se Berisha në Shqipëri. Ai i ngjan sekretarit të partisë së tij (PPSH) për hedhje faji! Berisha dhe kur ka thënë diçka edhe me “trimërinë e tij” mediatike gati në grotesk, kujton se ka kaluar lumin! Friedrich Nietzsche thotë: Njëri e harron fajin kur ia ka rrëfyer një tjetri, por zakonisht tjetri nuk e harron. Ne nuk mund të harrojmë fjalët e tij si “të gjithë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor”! As “jam i pesti snajper” dhe as “Lazarati ishte vendimi im politik, full stop”! Mjaftojnë këto për të shkuar në burg,  por këtu nuk ka kush e fut, sepse nuk ka drejtësi!  Mënyra e Berishës për të shpërndarë akuza dhe faj të vetin, ose si të vetin për të ardhur në pushtet, ka të bëjë me shoqërinë që Osho ka përcaktuar kur shkruan: Njerëzit vazhdojnë të thonë "Jeta ime është e pakënaqur" dhe thonë se nuk duan të jetojnë në pakënaqësi, por vazhdojnë të ia lënë fajin diçkaje tjetër, dikujt tjetër: fatit, shoqërisë, strukturës ekonomike, shtetit, kishës, gruaja, burri, nëna; megjithatë, dikush tjetër është përgjegjës. Berisha për të gjitha paudhësitë e tij shpesh kriminale, ka një të identifikuiar si fajtor! Ai nuk ka për ti thënë kurrë vetes fajtor dhe po ta gjakosë Shqipërinë edhe një herë më keq se në 1997-tën! Ai nuk pendohet kurrë! Nuk pranon kurrë faj dhe nuk është vetëm një bolshevik, por dhe një person i keq edukuar dhe anti qytetërim. Është keqani më i madh mbas diktatorit Enver në Shqipëri. Biles nuk ka kushtet e tij, se do të ishte edhe më keq si diktator! Për fat në Shqipëri shumica shqiptarëve e kanë kuptuar kush është! E kjo gjë nuk do ta sjellë kurrë në pushtet!