Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Asnjë çadër nuk ka më rëndësi se ajo e “Cirkut Kombëtar”!

Postuar: 21/04/2017 - 07:30

Ka pasur problem prej vitesh për “Cirkun Kombëtar” në qendër të Tiranës dhe këto ditë nga vendimet e gjykatave prej kohësh ka ardhur dita e “përmbarimit” si veprim! Cirku i Tiranës është themeluar në vitin 1959 kur kam lindur unë, dhe për herë të parë prindërit më kanë çuar nga viti 1961, ku “Cirku Tiranës” kishte talente të mëdhenj atëhere të pasionuar dhe ndikuar nga cirku rus, dhe më pas nga kinezët: Ashtu është por gjithmonë në çadrën e cirkut të Tiranës, shqiptarët të zot dhe të mirë kanë bërë historinë e kësaj pasurie të madhe si “ Cirku Kombëtar”?! Janë me dhjetra talente të cirkut si Agolli dhe Sallaku sa për të përmendur dy emra, dhe janë me qindra premierat, turnetë, shfaqet e “Cirkut të Tiranës” që nga 2011 ka marrë statusin “Cirk Kombëtar”!? Sigurisht që “Cirku i Tiranës” dhe në kohën e fëmijërisë sime, ishte një mrekulli argëtimi. Ishte pjesë e qendrës së Tiranës, ku një pjesë e atyre që sot duan ta largojnë dhe shkatërrojnë, nuk kishin lindur dhe as që ishin pjesë e Tiranës. Cirku i Tiranës ishte pjesë e argëtimit qytetar dhe pjesë e qytetërimit shqiptar. Një shtet pa një cirk është i varfër, shumë larg botës së qytetëruar?! Kurse Tirana e kishte dhe normalisht shfaqet ishin të shumta. Kjo farë demokracie që nga 1990-ta e zbehu në saj të “Viçidolizmit” edhe “Cirkun e Tiranës”, por dhe vlerat e tij. Normalisht që zbehu vlerat e “Çadrës së Cirkut” që i vogël kur ngrija kokën lart me dukej shumë e madhe, kaq e madhe, sa më merreshin mënd nga lëvizjet e artistëve nën kubenë e saj?! Në atë çadër kanë kaluar breza fëmijësh që sot janë rritur dhe padyshim dhe pse ja kanë ulur rëndësinë Cirkut Kombëtar - po kalojnë të tjerë për t’u rritur dhe ata?!

“Çadra e Cirkut” të Tiranës është më e rëndësishmja se cilado “çadër” që ndërtojnë kompanitë, partitë, individët për interesat e tyre në mes të Tiranës!

Dje shkoi sërish “Përmbarimi” për ta shembur këtë çadër! Janë vendimet e gjykatave të kohës së doktorit me “mirësjelljet e tyre” të cilat po zbatojnë një shitje trualli nën cirk të vitit 2007 deputetit të PD-së - i cili është pronar sot i një pjesë toke pikërisht nën çadër?! Pra 409 metra katrorë, sipas të dhënave janë pronë e një deputetit të PD-së, dhe ky sigurisht ka nisur gjyqet dhe përmbarimin sipas fitores juridike për të larguar “Cirkun Kombëtar” dhe çadrën e tij?! Po po - dhe pastaj kërkon dhe dëmshpërblimin dhe të tjera e të tjera, nga viti 2013 e këtej. Ka dhe avokatë të bashkisë që në fakt, vërtetojnë se duke qenë “Cirk Kombëtar” dhe me veprimtari gati 60 vjeçare, në truallin e tij, objektet, çadra, janë pronësi prej kaq vitesh të shtetit shqiptar. Pra “Cirku Kombëtar” është pronë shtetërore si të gjitha të tjerat, pjesë e shtetit shqiptar. Momenti është shumë i keq tashmë për “Çadrën e Cirkut Kombëtar”!? Sigurisht që pjesa dërmuese e njerëzve janë me “Çadrën e Cirkut Kombëtar” dhe me vijimësinë e kësaj çadra në qendër të Tiranës?! Sigurisht që të gjithë e dinë se çfarë ka bërë “drejtësia” e këtij vendi - me drejtësi të politizuar dhe korruptuar! Të gjithë e dinë ose e marrin me mënd, se sa janë mbrojtur në saj të kësaj “farë drejtësie” asetet e shtetit shqiptar! Të gjithë e dinë sa oborre shkollash dhe teatrosh apo dhe modelesh publike si lulishte dhe parqe, janë zaptuar duke nxjerrë shtetin me shqelma jashtë, për të futur maskarenjtë që kanë para?! Në shumë raste, nuk janë futur pronarët e vërtetë sepse nuk kanë mundur, por janë futur parelinjtë e ndërtimit të pallateve dhe modelit “Viçidoll” i cili ka parimin “ ulu prej malit ose hajde nga periferia dhe merr qendrat e qyteteve me forcë dhe para”?! Po pra - duke paguar gjykatat e korruptuara, dhe duke prishur asetet e shtetit dhe ato publike?!

Kundra “Çadrës së Cirkut Kombëtar” është ndërtuar dhe vlon nga mungesa demokracisë dhe qytetërimit një tjetër çadër - e ndërtuar si model zaptuesi në bulevard?! Ajo çadër politike është kundra “Çadrës së Cirkut” sepse ka sajuar dhe zbatuar fëlliqësisht nenin 7501 dhe po ashtu përfitimin e zaptuesve me mbështetje partiake?! Çadra e bulevardit nuk ka bërë asgjë të mirë Shqipërisë, përveç se degradimit të demokracisë - kur “Çadra e Cirkut” dhe në diktaturë, ka pasur shumë më tepër demokraci brenda! “Çadra e Cirkut Kombëtar” na bashkon me Europën dhe BE-në, në formë dhe përmbajtje – Çadra e Bulevardit është anti Europë dhe anti BE?! “Çadra e Cirkut Kombëtar” ka talente brenda por dhe punë! “Çadra e Bulevardit” ka selfixhinj nga halli dhe dembelë në krye të saj dhe të parin dembel - Kryeçadristin gojështhurur?! ‘Çadra e Cirkut Kombëtar” ka dekorata dhe medalje, përfaqësim dinjitoz në gjashtë dekada, kurse “Çadra Bulevardit” ka vetëm vulën e turpit për modelin absurd që përfaqëson dhe vazhdon të prodhojë politikisht dhe moralisht!

Sigurisht që jam me “Çadrën e Cirkut Kombëtar” dhe uroj që Ministria e Kulturës apo Kryeministria, t’ju çojë dinjitetin në vend si “çadrës së Cirkut” si vend pune dhe artistëve brenda saj?! Sigurisht që do të preokupohesha shumë më tepër po të isha në qeveri - për “Çadrën e Cirkut” se sa për atë farë çadre në Bulevardin e Tiranës?! “Çadra e Cirkut Kombëtar” meriton vëmendje të posaçme dhe jo të humbasë dinjitet dhe punë nga gjykatat e kohës së “Viçidolit” dhe deri më sot?! Gjithë respektin “Çadrës së Cirkut Kombëtar shqiptar” në të cilën, duhen krijuar kushtet për të pasur art dhe shfaqje të mëdha. 

Nga Besi BEKTESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 07:26

(Refleksione rreth shkrimit të analistit Mustafa Nano "Skënderbeu ishte më shumë i krishterë se shqiptar, nënën e kishte sllave").

Postuar: 22/07/2017 - 07:15

Mё nё fund erdhi edhe dita e “mallkuar” pёr shumicёn e antarёve tё ndershёm tё Partisё Demokratike, dhe e pritur njёkohёsisht pёr njё pakicё qё kёrkojnё shthurjen e

Postuar: 22/07/2017 - 07:15

Mё nё fund erdhi edhe dita e “mallkuar” pёr shumicёn e antarёve tё ndershёm tё Partisё Demokratike, dhe e pritur njёkohёsisht pёr njё pakicё qё kёrkojnё shthurjen e

Postuar: 22/07/2017 - 07:13

Shkërmoqja dhe dalja në "ankand" e PD brenda formatit të saj, nuk është rastësi por rrjedhojë e gabimeve të saj për më shumë se dy dekadash.

Postuar: 21/07/2017 - 07:28

Në këto njëzetë e shtatë vjet demokraci, çdo fund zgjedhjesh në vendin tonë shoqërohet me kontestime të shumta. Plas gallata. Ngrihen në qiell anatemimet. Mallkimet.

Postuar: 21/07/2017 - 07:10

Ka shumë dokumenta të fillimit të burokracisë reale shqiptare, mbas “hyqymetit” dhe sidomos në dalje nga otomanizmi - si administrim?!

Postuar: 21/07/2017 - 07:09

Se e kemi të vështirë të vetëqeverisemi, ne shqiptarët, këtë me kohë e kemi kuptuar.