BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Asnjë iluzion për Amerikën, ajo do të ngelet përsëri një xhandar ndërkombëtar për popujt!

Asnjë iluzion për Amerikën, ajo do të ngelet

Dikush mund ta mendojë se kjo është një pikëpamje anakronike e komunistëve nostalgjikë të fundit në Shqipëri, të cilët ende nuk e kanë shpëlarë trurin e tyre të indoktrinuar keqas nga Enverizmi. Sigurisht, ai që e mendon kështu, nuk ka aspak njohuri nga ligjësitë e shoqërisë njerëzore dhe etapat nëpërmjet të cilave ka kaluar ajo, që prej fazës së vetë fillestare dhe deri në ditët e sotme të ashtuquajtura moderne. Shprehem dhe e nënvizoj të ashtuquajtura “moderne”, sepse shoqërisë së sotme ku sundon egërsisht imperializmi, çfarëdo etikete t’i vendosim, në thelb ai është e ngelet po aq shumë reaksionar si dhe dikur në Luftën e Parë apo të Dytë Botërore. Vetëm naivët ekzaltohen me arritjet dhe stadin e “bollëkut”, apo të demokracisë perëndimore apo “alla-amerikane”. Ata nuk e dinë, por dhe nëse e dinë, nuk e kuptojnë dot thelbin, se shoqëria njerëzore kudo, nuk matet me sasinë e prodhimit, por me mënyrën e shpërndarjes. Pra, për punë dhe prodhim të barabartë a kemi shpërblim dhe ndarje të barabartë apo jo? Nëse jo, atëherë kemi shtypje dhe shfrytëzim kapitalist të cilën e vuajnë shtresat e varfra dhe punëtorët e gjithë botës, atje ku sundon kapitalizmi dhe faza më e lartë e tij, imperializmi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fill mbas Luftës së Dytë Botërore, stafetën e ëndrrës së çmendur të Hitlerit, për të sunduar botën e rrëmbyen me anë të forcës ekonomike, për t’u bërë tashmë ata,sundimtarë të rinj të botës. Ndryshe nga Hitleri, i cili në mënyrën më të egër e barbare deklaronte hapur vendosjen e rendit të ri, nëpërmjet divizës “Një e drejtë ekziston në botë, e drejta e forcës cila është e pakundërshtueshme” presidentët amerikanë qysh me përfundimin e luftës proklamuan me të madhe, “Demokracinë amerikane” të shoqëruar këtë me “planin marshall” të rimëkëmbjes së Europës të lodhur dhe shkatërruar nga lufta. Në rrafshin politik, ajo synonte ruajtjen e kapitalizmit europian, përballë bllokut komunist të sapokrijuar, por tashmë të kontrolluar dhe vigjiluar prej tyre. Ndërsa në rrafshin ekonomik, nëpërmjet rimëkëmbjes së ekonomisë europiane të shkatërruar të pas luftës, në të ardhmen USA të shtrinte sundimin e vet ekonomik dhe në kontinentin e vjetër. Por që të arrinte këtë qëllim “demokracisë amerikane” i duhej dhe një makineri e madhe ushtarake me qëllim që të kontrollonte kontinentin e Europës dhe mbas hedhjes së bombës në Hiroshima e Nagasaki të kontrollonte më tej jo vetëm Europën, por dhe Lindjen e Largët, Azinë Juglindore dhe Oqeaninë. Hedhja e bombës, nuk kishte për qëllim të gjunjëzonte vetëm Japoninë, por ishte një radiogram i shifruar dhe shumë i hapur për gjithë popujt e botës, se tashmë “xhandar i ri i popujve” do të ishin ata- amerikanët, pikërisht ata që ndodheshin midis Atlantikut dhe Paqësorit, që kurrë popujt e botës edhe pse në kërkim të saj kurrë nuk e gjetën dot paqen. Për këtë qëllim, sidomos mbas lufte, ata (amerikanët), ngritën në këmbë një makineri të tërë ushtarake në të gjitha llojet e armëve dhe shërbimeve të tyre militare, duke polarizuar rreth tyre bashkësi shtetesh të inkuadruara në blloqe të ndryshme ushtarake sikurse ishin NATO, krijuar në vitin 1949 dhe SEATO më 1954 (ky i fundit “Traktati i Manilës” u shpërbë më 1977 mbas disfatave që pësoi USA në Vietnam, Laos, Kamboxhia).

Në fakt këto blloqe u krijuan për të patur një “kordon të hekurt” ndaj shtrirjes së komunizmit në botë. NATO ose Traktati i Atlantikut Verior, që prej themelimit të vet e deri më sot dhe pse ka ndërruar disa presidentë demokratë (gjasme të majtë), ashtu dhe konservatorë e agresivë republikanë (të djathtë), aspak nuk i ka penguar qarqet e brendshme militariste jo vetëm të diktojnë politikën amerikane, por dhe të ushtrojnë presion mbi të. Janë pikërisht këto qarqe dhe konglomeratet e mëdha, sikurse dhe shoqëritë shumëkombëshe me qendër në Amerikë që për të ruajtur interesat e tyre, kanë vendosur gati 670 baza ushtarake në më shumë se 170 vende të rruzullit tokësor me një efektiv prej më shumë se 300 mijë ushtarë dhe me një buxhet prej 600 miliardë $. Aq e egër është natyra imperialiste e këtyre qarqeve, sa që ato nuk kursejnë as presidentët e vet kur ata bëhen pengesë e madhe, apo që nuk realizojnë politikat e interesave të tyre ekonomike, sikurse ndodhi me J.F.Kenedin. Sot për sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë kështjellën kryesore jo vetëm të imperializmit botëror, por dhe rrezikun më të madh për paqen në botë, megjithëse dhe kjo e fundit qëndron vetëm në letër. Këtë rrezik e përmban vetë natyra e tij, sepse duke qenë se është faza më lartë është njëkohësisht dhe burim luftërash, luftëra këto të cilat njihen me termin “luftra ndërimperialiste”. Shtrohet pyetja: Luftë po ndaj kujt? Pikërisht kjo luftë e sotme ndërimperialiste do të zhvillohet pa tjetër, në një stad të caktuar të zhvillimit të imperializmit. Do të zhvillohet atëherë kur një imperializëm bëhet pengesë e madhe për influencën dhe shtrirjen ekonomike të tjetrit, kur njëri tashmë është rritur shumë dhe kërkon zona influence për të shtrirë kapitalin e tij. Por ja që bota është e ndarë, Europa po fuqizohet shumë dhe tashmë nuk e ka aq shumë për dëshirë ta drejtojë me telekomandë Trump, apo Joe Biden. Perandoria ruse, mbasi tradhtoi komunizmin është kthyer plotësisht në një superfuqi imperialiste, e cila ka shtrirje pothuaj në gjithë Azinë. Nga ana tjetër, Kina pseudo komuniste, por që është tërësisht në rrugën imperialiste po fuqizohet mjaft në fushën ekonomike. Por imperializmi kinez dhe ky kërkon të eksportoje kapitalin. Po ku? Sigurisht e gjithë kjo situatë nuk ngelet jashtë vëmendjes së Amerikës dhe të tjerëve. Ajo herë i ushtron presion Europës, hera herës Rusisë së carëve të Kremlinit dhe sikur të mos mjaftonte kjo, i rikthehet me embargo doganore Kinës, sikurse dhe Kina hedh shikimin në horizontin e Indisë, ashtu si dhe vet India një sy e mban nga Kina me qëllim që të ruhet prej saj dhe syrin tjetër e ka nga Pakistani, teksa jugkoreani Kim Jungu një aventurier i dinastisë “KIM”, që prej tre brezash trashëgon “pushtetin komunist”, por që hiqet sikur është komunist, kërcënon Amerikën me armë bërthamore e që kjo e fundit jua u ka ndaluar të gjithëve, përveç vetes së saj, e cila prodhon sa dojë e si të dojë. Në këto kushte, vërehet se globi është pështjelluar keq dhe në këtë pikë ai nuk ka ardhur vetë, por e ka sjellë politika ndërimperialiste e fuqive të mëdha. Mos vallë Amerika do të rrinte indiferente ndaj ekspansioneve ekonomike dhe kërkesave për rindarjen apo rishikimin e zonave të reja të influencës? Kurrsesi jo. Amerika, me çfarëdo lloj presidenti që të ketë, do të jetë e do të ngelet ajo që ka qenë dhe më parë, pse jo dhe më e egër, kur vëren se të tjerët (fuqi imperialiste) kërkojnë t’i rrëmbejnë “pjesën e luanit”. Arroganca e saj, meqenëse nuk njeh kufi, patjetër që një ditë do të çojë në kacafytje imperialiste. Këto nuk janë në dorë të presidentëve, sepse ata, në fund të fundit janë “kamarierë të zotit kapital”, marioneta në duar të oligarkisë së madhe ekonomiko-financiare dhe në kohë lufte, nuk janë kryekomandantë, por thjesht intendentë të ushtrive, që i veshmbathin ato, për interesa të borgjezisë dhe që mish për top bëhen popujt. Kështu që le të qajë sa të dojë Trumpi dhe le të ankohet dhe në Gjykatën Supreme si “Luli ynë” nën çadrën e PD-së se i vodhën votat dhe se procesi ka qenë i manipuluar (dhe ne kujtonim se krim elektoral bënin vetëm tanët, por dhe Amerika sa çudi?!) Edhe Biden le të qeshë e gajaset madje dhe më shumë se Rama ynë. Amerika ka qenë dhe përsëri me natyrën e vet agresive që ka, ngelet teje e rrezikshme për paqen në botë, ngelet përsëri me mandatin e misionit si “xhandar ndërkombëtar i popujve” përherë luftënxitëse dhe e dhunshme, sepse ngaqë ka interesa jetike nuk ka as miq. Kush shpreson në miqësinë amerikane, ka fituar një armik më shumë. Ja pra, cila është fytyra e vërtetë e Amerikës. Zgjedhjet elektorale në të gjitha vendet kapitaliste, por edhe ato imperialiste nuk janë gjë tjetër veçse pomadë, për të mbuluar plagët e rënda që e bashkëshoqërojnë këtë sistem në kalbëzim që shpejt a vonë do të japë shpirt. Këtë pozicion këtij rendi skllavërues dhe burim luftërash nuk ia ka përcaktuar komunizmi, jo aspak.