BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Asnjë kod nuk ndryshon, po nuk ndryshoi kodi i partisë së kryetarit!

Asnjë kod nuk ndryshon, po nuk ndryshoi kodi i partisë së

Afrohen zgjedhjet dhe tani kujtohen të vegjël dhe të mëdhenj për të diskutuar Kodin Zgjedhor! Në fakt në 2008-tën ka marrë fund dhe legalizimi i superfuqisë dy palëshe dhe po ashtu krijimi i listës së kryetarit të partisë! Megjithëse asnjëherë nuk kam pasur respekt për partitë shushunja të vogla, që merrnin pushtet të pa merituar nga të mëdhatë, nuk e trajtoj problemin si një "rënie në qafë" ndaj tyre, sa të një pushteti absolut të kryetarit të partisë, për të bërë lista deputetësh! Në këtë këndvështrim është e kotë, absolutisht e pa dobishme të diskutosh Kodin Zgjedhor kur ai bëhet, ribëhet, firmoset dhe vuloset, nga parti që nuk janë në themel - demokratike! Nuk zbatojnë statute, nuk kanë garë reale për të përzgjedhur njerëzit e kuvendit, ku nuk bën garë vetë kryetari i ri, kur thyhen statute dhe nuk e çan "tra..in" askush, kur partia është një domen e njeriut të parë dhe të tjerët janë një numër që i duhen atij për të bërë pushtetin e rradhës! Kush e di ndryshe këtë gjë, do të thotë se ose "nuk i ka mirë të shtrënguar vidat" ose është një gjynahqar pushteti si një shumicë në partitë alternative të pushtetit herë pas here! E vetmja garë e lejuar dhe e bërë për demokracitë e brendshme në parti është ajo ku Edi Rama fitoi ndaj Nanos! Me përfundimin e saj ka përfunduar dhe "zakoni i PS-së" për të pasur parti që ka garë! Atëhere kishte edhe pse Nano ishte si Nano, por dhe se partia socialiste kishte dëshirë të ishte - socialiste europiane! Ose ja merrte mendja! Ja merrte mendja, por humbte pushtet! Humbi pushtetin mbasi e mori në vitet 1996-1997-të, ku partia e Berishës mbyti demokracinë e zgjedhjeve përfundimisht në Shqipëri, moment që nuk rikuperohet më, sa të jetë gjallë dhe brezi i ri i sotëm! Por dhe mbas këtij viti ku pushteti Berishian prishi shtetin! Imagjinoni se PS-ja lejoi kthimin e Berishës në pushtet (në 2005) në saj të gafave të veta pikërisht në pushtet! Nano iku, Edi erdhi, rregulloi perspektivën e partisë që konceptonte ai, përballi Berishën në Tiranë, transformoi deri në asgjësim PS-në e Nanos, imitoi me të fortë në parti dhe periferi Berishën, sundoi partinë dhe erdhi në pushtet në konsumin korruptiv, arrogant e kriminal të ngjarjeve të kobshme si Gërdeci, 21 Janari dhe grabitjet e rrugës së kombit apo shitja e detit e tenderime abuzive pa fund! Por partia e tij nuk ka lidhje më me një parti, e cila respekton demokracinë e brendshme, drejtimin kolegjial, statutor, moralist europerëndimor, meritokraci të zbatuar etj., etj! Rama e di qartë dhe mirë, se po veproi në të kundërtën e këtyre që përmenda më lart, e zbresin nga pushteti partiak dhe nuk e merr asnjëherë pushtetin politik në Shqipëri! Ai është i qartë se momenti Berisha (si një kryevepër arti modern pushtetmbajtësi politik) dhe lidershipi sundimtar në parti, i japin si të drejtën dhe aftësinë për të pasur pushtet! Momenti Berisha, se ka ndërtuar një PD e cila sillet si një organizatë rruge dhe lufte pa principe morale dhe politike! Me atë nuk ka as dialog dhe as marrëveshje xhentëlmenësh, sepse nuk është nga ai fshat! Pastaj as PS-ja nuk do të mund të sillej më kështu, kur i gjithë vendi është një kaos filozofik për të kuptuar si lirinë dhe demokracinë! Me të parën abuzojnë, kurse të dytën me vjen keq ta them - por e përdhunojnë! Shoqëria shqiptare me në krye klasën politike lirinë e kanë nxjerrë në trotuar si dikur shqiptarët (horra) vajzat në Itali apo Europë! Kurse demokracinë e kanë marrë me forcë dhe e përdhunojnë në grup çdo ditë të lume që dielli ndriçon horizontin! Absolutisht po, dhe kjo vjen nga partitë në rradhë të parë! Burimin ky fenomen tragjik e ka te partitë kryesore dhe sjelljet e tyre në demokracitë e brendshme fatkeqe dhe delirante në shërbim kryetarësh!

Ne jemi shoqëria që një lider partie, tiran në krye të saj e "kemi frikë", e kemi idhull se është sundimtar! E duam fort, se është i zoti se mund armikun me të gjitha mënyrat dhe mjetet si të ndershme dhe pa ndershme! Po e duam dhe themi se "ky po që bën për ata andej" ose ky jua fut atyre! Ndërkohë ai jua fut atyre andej, por më pak se të vetëve këtej! Absolutisht po! Por ne jemi shoqëria që një lider të urtë dhe demokrat me parime të vërteta liria dhe demokracie e "tradhtojmë" e shajmë si të pa zot, si "jo trim" si "frikacak" si një i"pa burrë" dhe përgatisim menjëherë rrëzimin e tij, duke filluar me talljen dhe mbaruar me kërcënime dhe lobingje të poshtra për ta hedhur nga pushteti padrejtësisht! Pikërisht pse kërkon zbatim rregullash statuti, pse kërkon kuotizacionet, pse kërkon standarte në parti dhe zgjedhje kryetari si meritë, kontribut dhe alternativë! Kështu që me anën e këtyre dy mënyrave mbetet një tiran në krye të partisë që nuk lejon as liri, as demokraci, as standarte morale dhe për më tepër ligjore në parti!

Tani të tilla parti dhe të tillë kryetarë të rregullojnë Kodin Zgjedhur, të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme!? Po kjo është absurde dhe e pa kuptimtë! Nuk ka mundësi që nga krundet të prodhohet "bakllava e mirë" që mund të përtypet nga të gjithë! Është plotësisht e kotë! Për më tepër, se çdo gjë shkon dhe bie në sistemin e drejtësisë, e cila tashmë ka mungesa njerëzish dhe frikë të madhe individësh që do ta pësojnë nga e keqa e madhe që ka bërë duke zhvatur njerëzit! Këto parti dhe kjo drejtësi të bëjnë dhe zbatojnë kod të ri dhe të përshtatshëm! Mbi këtë gjë ngrihen marrëzitë më të mëdha të mundshme dhe më e madhja është shpresa se dy partitë kryesore do të bëjnë diçka të drejtë dhe demokratike si kod zgjedhur! Nuk ka asnjë shans!

Ashtu sikundër po tentojnë të largojnë disi sovranitetin tonë nga drejtësia, reforma e saj ashtu duhet larguar ky sovranitet i yni (politikës) nga kodi dhe nga zbatimi i tij! As që më bëhet vonë fare se dikush thotë: ooo si kështu dhe sovranitetin po pranon të ulet dhe largohet! Po më mirë sovranitet i ulur dhe në varësi të ndërkombëtarëve miq, se sa krim dhe korrupsion i ngritur nga ne shqiptarët dhe klasa politike e jona krejtësisht e qelbur! Mjafton të dëgjosh dhe shikosh se si gjithë politika merret me histori "babalesh" dhe kupton se ky vend, nuk ka asnjë mundësi as për liri dhe sidomos për demokraci!

Nga Besi BEKTESHI