Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Asnjë presion i ndërkombëtarëve për "tavolina" kulisa pushteti, pa fillimin e drejtësisë së re!

Postuar: 18/09/2019 - 07:14

Në Shkodër, Lulzim Basha nuk ju përgjigjej dot gazetarëve "se nga do të vinte zgjidhja e krizës", por deklaronte në atë patetizmin "pa përgjigje" se "zgjidhja e krizës" do të vinte nga brenda! Po se si, nga kush, nga cila marrëveshje, apo cili veprim politik apo aksion opozitar, këtë gjë nuk e tha dhe sigurisht nuk e thotë dot! Sepse nuk e di dhe nuk ka se si! Lulzim Basha, por tanimë dhe mazhoranca dhe kreu i saj, nuk kanë pothuaj asnjë presion nga ndërkombëtarët për tu futur në tavolina bisedimi dhe marrëveshjesh, të cilat si gjithmonë kanë ridërguar politikën në startet e fillimit, për të ardhur në kulmet e krizave pa asnjë përfitim! Sidomos amerikanët, përveç proklamatave nga ambasada për reformën në drejtësi dhe SPAK apo BKH apo dhe ndonjë emisar i lartë që thotë diçka, por nuk ulin politikën në bisedime - as që duan t’ia dinë për marrëveshje dhe tavolina mes pozitës dhe opozitës në këtë vend! Ata lejuan dhe zgjedhje moniste në 30 qershor pa ndërhyrë dhe duke i lënë njërën palë në marrëzinë e largimit nga institucionet dhe tjetrën në kotllëkun e fitimit e vetme zgjedhjet, pa kundërshtarë politikë! Si amerikanët dhe evropianët pranuan dhe përkuljen e demokracisë dhe nuk urdhëruan apo ndërhynë për marrëveshje mes Bashës dhe Ramës apo më shumë se sa kaq! Nuk tentuan asnjëherë krijimin e marrëveshjeve të mëdha për të shpëtuar vendin nga "kriza e madhe dhe e rëndë"! Jo jo, as që u lodhën kaq shumë, aspak! Pse nuk ndërhyjnë? E para- nuk ndërhyjnë, sepse e dinë fare qartë dhe mirë, se asnjë marrëveshje mes interesave tashmë të dyshuara dhe pothuaj anti vlera demokracie, nuk përfundojnë në favor të shoqërisë në Shqipëri! Ka vite që është vërtetuar kjo gjë në të gjitha marrëveshjet që kanë bërë pozita me opozitën me role të ndryshme! E fundit është marrëveshja e Kodit Zgjedhor mes Ramës dhe Berishës, që çoi në maksimum padrejtësinë elektorale dhe zgjedhore në Shqipëri! Nuk mund të ketë marrëveshje demokratike mes partive dhe lidershipeve pa demokraci të brendshme në Shqipëri! E këtë si amerikanët dhe evropianët e dinë shumë mirë!

E dyta - sepse si amerikanët dhe evropianët presin krijimin e fillimin e drejtësisë së re sidomos SPAK dhe BKH, por dhe Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë! Kanë kohë që janë investuar me para, njerëz dhe strategji! Tashmë SHBA-të dhe BE-ja nuk ju intereson më se çfarë marrëveshjesh mund të sajojnë Rama me Bashën apo dhe një tavolinë mes partive në pushtet dhe atyre në opozitë! Pa drejtësi funksionale nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike! Kjo është një "lemë" që sipas tyre duhet marrë pa vërtetim! Ka plot arsye, por të gjitha vërtiten rreth këtyre të dyjave në përgjithësi! Njëra prej arsyeve është se "kjo klasë politike, por sidomos ky establishment ka humbur besimin e ndërkombëtarëve"! Nuk i beson më askush realisht dhe definitivisht! Ndërkombëtarët nuk duan më të bëjnë presion qoftë dhe për reformën zgjedhore, sepse dinë që përfundon me të tillë të pagdhendur dhe pa moral politik në një kulisë pushteti! Prandaj dhe nuk imponohen dhe e mbajnë "synimin e tyre" te pikërisht reforma në drejtësi apo fillimi i SPAK dhe BKH! Sapo mënjanuan njerëzit e pushtetit dhe opozitës nga SPAK që janë Arta Marku, Donika Prela dhe Besim Hajdarmataj, që po përgatiteshin të kapnin institucionet e reja për të bërë po të njëjtën çorbë të prishur që ka qenë dhe është drejtësia te ne! Por amerikanët nuk lejuan dhe nuk do të lejojnë më të tillë kulisa të një sistemi të kalbur pothuaj tërësisht! Amerikanëve por dhe evropianëve, nuk ju bën kaq shumë përshtypje se nuk ka "Gjykatë Kushtetuese" sepse e dinë qartë se ajo që ishte kriminale dhe po ta krijojnë sot mbi bazën e marrëveshjeve politike po ashtu del sërish! Prandaj nuk bëjnë aspak presion për marrëveshje kulisash, por presin fillimin e punës së drejtësisë dhe sidomos SPAK! Prandaj nuk luten si dikur - aman e derman, uluni në tavolina dhe bisedoni për të mirën e popullit! Jo e mira e popullit nuk ka lidhje me bisedat mes Bashës, Ramës, Kryemadhit dhe gjithë të tjerëve në radhë mbas tyre! Prandaj dhe Basha në Shkodër thoshte se "zgjidhja e krizës do të vijë nga brenda" sepse ndërkombëtarët ju kanë vënë tashmë njollën e turpit të gjitha palëve në Shqipëri! Ai ka kuptuar se amerikanët nuk do të bëjnë asgjë (as që e çajnë fare tr..pin) që ky të ulet me Ramën për të bërë një "pastiço" tjetër, si ajo e 17 majit dikur! Përkundrazi nuk e duan një turp të tillë politik në sytë e tyre! Kjo ka treguar se pa drejtësi edhe politika lart te ne nuk është kaq shumë "partnere" e tyre! Ata po presin krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe fillimin e punës së tyre! Sepse te ne ka pasur një mungesë të madhe demokracie me mos pasjen "drejtësi të drejtë" dhe sigurisht mungesë të shtetit ligjor absolutisht si në asnjë vend tjetër në Evropë! Politika në këtë vend ka bërë gjithmonë marrëveshje politike, por duke mos pasur drejtësi asnjëherë, këto marrëveshje nuk kanë shkuar në përfitim të shoqërisë dhe demokracisë! Ato janë devijuar, përdhunuar dhe në fund kthyer kundër popullit! Kështu që si USA dhe UE nuk ndërhyjnë më! E ja bëjnë shumë mirë! Marrëveshjet e PD, PS dhe LSI mes tyre në pozicione të ndryshme, kanë prodhuar tension, akullzim demokracie, tensione sociale, korrupsion masiv, krim rruge dhe të organizuar, imoralitet politik, amoralitet politik, zemërim shoqëror dhe papunësi apo largim masiv nga Shqipëria! Këtë gjë kanë prodhuar marrëveshjet pa drejtësi te ne! Kurse marrëveshjet me drejtësi, nuk luajnë dot më me shoqërinë, sepse autorët shkojnë pikërisht përpara drejtësisë! Tashmë si amerikanët dhe mbas tyre evropianët, e dinë se drejtësia është ajo që duhet të vendosë demokracinë në Shqipëri! Tashmë askush nuk dyshon më se vetëm fillimi i saj (munguar prej shumë e shumë kohësh ose që nuk ka qënë kurrë) do të bëjë të mundur dhe zgjidhjen e krizës. Atë nuk e bën të mundur kurrë kulisa në tavolinë mes dy apo tre individëve që janë autorët dhe fajtorët e krizës prej vitesh në këtë vend!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2019 - 07:45

Ne shqiptarëve nuk na ligështon dhe demoralizon qëndrimi persistent i shpirtngushtësisë franceze, që mbylli portat e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postuar: 20/10/2019 - 07:44

Ende e mbaj mend kur këtu e një dekadë më parë, në rrjetet sociale, shtrohej pyetja dhe hidhej në

Postuar: 20/10/2019 - 07:43

“Gabim historik” u cilësua nga vetë ekzekutivi i BE dhe shumica e vendeve të BE, qënd

Postuar: 20/10/2019 - 07:41

Tani po fillojnë të bëjnë "racizëm" diplomatik, politik, krejtësisht jo normal dhe pady

Postuar: 20/10/2019 - 07:40

....Emmanueli francez, nuk ka shumë kohë që ka dalë në skenë për t'i thënë "Jo" hap

Postuar: 20/10/2019 - 07:39

Pasi derdhëm marazin e zhgënjimit nga “jo”-ja franceze për të na çelur bisedimet e an

Postuar: 19/10/2019 - 14:40

Është për t`u habitur kur në kulmin e diskutimeve për çeljen e negociatave të Shqipërisë në Këshi