BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

Asnjë pushtet nuk mund të jetë kundër vullnetit kombëtar, pushteti është kalimtar

Asnjë pushtet nuk mund të jetë kundër vullnetit

Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve, dhe jo vetëm e atyre që lindin,  janë e jetojnë në Shqipëri, por ajo është e të gjithë shqiptarëve kudo në trojet e tyre dhe në diasporë, ashtu sikurse që është edhe Kosova. Këtë le ta dinë politikanët e korruptuar dhe aventurierë e tradhtarë; le ta dinë  edhe shqipfolësit serbo-sllavo-grekofilë, le ta dinë mercenarët e agjendave antishqiptare dhe mediatikët mercenarë fuqia dhe dëshira e të cilëve është tejet e vogël dhe krejt  e papërfillshme para forcës dhe vullnetit të madh të kombit shqiptar. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajtën mbledhjen e tetë të përbashkët të hënën në Prishtinë. Kjo mbledhje ishte në vazhdën e atyre mbledhjeve siç i ka quajtur dikur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si “simbolika”.

Ka tetë vite që Edi Rama vetëmburret me këto mbledhje të dy qeverive shqiptare, por ajo çfarë ka rezultuar janë  veprimet dhe sjelljet e dëmshme kundër Kosovës si: Vendosja e traut të ndarjes Shqipëri-Kosovë; e quajtura taksa-gjobë  Rama e “Rrugës së Kombit”; është plani Rama-Thaçi-Vuçiç për ndarjen e copëtimin e Kosovës;  është edhe Minishengeni anti-Kosovë i “Open Ballkan” po  i Rama-Vuçiçit. Qeveria Rama do të hyjë në histori për zero përpjekje e lobim për njohje ndërkombëtare për Kosovën dhe për zero ndihmë për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës, Rama shquhet për aventurizëm  provokues e përçarës të faktorit politik shqiptar jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë madje duke përdorur edhe batuta fyese e të ulta. Rama do hyjë në histori si qeveria e Shqipërisë kampione e korrupsionit, drogës  dhe e eksodit, si qeveria e narko-korrupsionit. Mos ta mashtrojë veten jo vetëm Edi Rama dhe madje as Kurti e Osmani se me ta fillon e mbaron historia, sepse Shqipëria e Kosova u bënë shtete prej sakrificave qindravjeçare të shqiptarëve. Tani kemi dy shtete, dhe është e lehtë për të bërë marrëveshje, mbledhje e madje edhe dukuri mediatiko-publike, por,   është detyrim dhe imponim që kushdo dhe detyrimisht do t’i nënshtrohet, t’i   bindet dhe t’i shërbejë vullnetit të kombit siç fatmirësisht dhe si më shembullorë po tregohen KURTI dhe OSMANI.  Edi Rama i ka “talente” të tij  mashtrimet, dukjet, zhurmat, simbolikat, reklamat  e retorikat“kombëtare”publike e mediatike, por përballë vigjilencës dhe vullnetit kombëtar ai  dhe askush tjetër nuk do të mund që të mashtrojnë e spekulojnë gjithmonë për interesa personale e pushteti, sepse koha regjistron e shënon, të zbulon, të demaskon dhe të ndëshkon. Ai don vetëm që të duket si shpëtimtari, vizionari dhe protagonisti për vepra e ngjarje të mëdha, për t’u dukur si aktori e faktori kryesor dhe më i rëndësishëm ndër shqiptarë, por madje e rren mëndja se dikur mburrej si kryeministër i Ballkanit , si lider ndërkombëtar e lloj-lloj fantazish ngjashëm me idhullin e tij shpirtëror Enver Hoxhën si udhëheqës i madh e largpamës, si udhëheqës jo vetëm i shqiptarëve por edhe udhëheqës botëror revolucionar e proletar. Si E.Hoxha dhe E.Rama kanë të përbashkët edhe keqpërdorimin dhe manipulimin me interesat e kombit për interesa personale, aq sa dikur Hoxha u lidh si mishi me kockën me tito-jugosllavët kundër kosovarëve e gati sa edhe Shqipërinë ia bashkëngjiti Jugosllavisë, dhe po kështu edhe “Open Ballkani” i Edi Ramës po i njëjti projekt “modern” është. Socialistët shqiptarë janë shumë të pakët prej tyre që e duan Kosovën dhe Bashkimin Kombëtar, sepse e majta shqiptare, Partia  Komuniste Shqiptare si djepi i Partisë Socialiste është investim dhe vepër jugosllavo-ruse e që fatkeqësisht ka disa zgjatime edhe në Prishtinë. Rama më shumë viziton dhe dakordësohet me Beogradin se sa me Prishtinën dhe  tregon pak shenja  ndjesie e dhembshurie për vuajtjet dhe për genocidin që kanë pësuar shqiptarët e Kosovës nga Serbia. Me shërbimet që po i bën Beogradit ky ndoshta synon që të nderohet e të shenjtërohet nga serbët si Esad Toptani. Mjerisht e fatkeqësisht Edi Ramës i shkon pas avazit jo vetëm qeveria e tij por tërë shpura kosovarofobe e Partisë Socialiste dhe shumica e mediave të Tiranës dhe jo pak ortakë liderë partish politike dhe intelektualë pa sens kombëtarie e morali. Është fatkeqësi edhe gjendja e opozitës në Shqipëri, sidomos ajo pjesë e saj që njihet si foltorja, pasi ajo nuk i shërben Shqipërisë dhe se ajo vetëm sa ia zgjat jetën në pushtet qeverisë së Edi Ramës. Nuk është në kohë dhe as në anën e duhur të historisë foltorja dhe Sali Berisha, pasi nuk mundet që t’i shërbejë demokracisë, patriotizmit dhe luftës kundër korrupsionit një politikë që udhëhiqet nga një person i shpallur “non grata”nga aleati jetik e strategjik i shqiptarëve siç janë SHBA. Nuk është e konceptueshme dhe as e pranueshme që të pretendohet dëbimi i Edi Ramës nga pushteti nga një njeri i cili e padit në Francë,Sekretarin Amerikan të shtetit pse SHBA e shpallin atë non grata si dhe as organizime peticionesh kundër ambasadores së SHBA-ve, që përbëjnë hapur veprime anti-SHBA. Shqiptarëve sot i duhet një politikë dhe politikanë të cilët janë të pastër dhe që SHBA dhe BE i pranon dhe i deklaron si bashkëpunëtorë e  partnerë të saj siç është PD zyrtare dhe Lulzim Basha. Sot politikani kryeministër i Shqipërisë është njeriu më i dëmshëm kombëtarisht dhe njeriu më i refuzuar dhe më i papranuar nga shqiptarët në përgjithësi dhe nga ata të Kosovës në veçanti. Këtë ai e di shumë mirë pasi janë veprat e tij që e bëjnë atë që ta meritojë këtë. Takimet e radhës mund të jenë mbledhje rutinore që premtojnë për mire, por që do të mbetet ashtu sitë tjerat vetëm premtime të radhës, sepse Rama i qëndron besnik atyre që ka thënë e cila është ajo se nuk ka minishengen shqiptaro-shqiptar para atij të Ballkanit perëndimor (Open Ballkan). Dikur të tjerët në Tiranë dhe Rama thonin se Bashkimi Kombëtar do e arrijmë ne Bashkimin Europian , tani na del planidea se në Ballkanin e Hapur ku lider është Serbia duhet të përfshihet edhe Kosova të cilën nuk e njeh si shtet Serbia, gjë e cila tregon se Ramës nuk i intereson Kosova por pushteti dhe interesi politik i tij. Mund të jetë Edi Rama kundër vullnetit kombëtar, por jo më i madh e  as më i fortë se vullneti dhe liria e kombit; si kryeministër është kalimtar ashtu si të gjithë të tjerët;ai përkohësisht është kryeministër i Shqipërisë së të gjithë shqiptarëve. Dhe historia shënon për të mos harruar edhe mëkatin e socialistëve të cilët me shumë pak përjashtime të rralla janë kundër politikës anti-Kosovë të qeverisë së dalë prej tyre. Shumë pak mediatikë, mjerisht pak intelektualë  dhe pak  prej socialistëve  në Shqipëri janë  kundër avokatisë së Edi Ramës për presidentin serb dhe për Serbinë edhe sot kur Serbia është aleatja e vetme në Europë e agresorit rus në Ukrainë. Kosova duhet të bëjë shumë kujdes nga kuajt e Trojës, nga mashtruesit politik e publik dhe nga pseudo e rrencat patriot të shumtë nga Shqipëria e Kosova.