Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Asnjë urim lajkatar nga Tirana nuk bën "ngjashmëri" me Kosovën!

Postuar: 08/10/2019 - 07:14

Sigurisht që kemi marrë dy leksione fantastike nga zgjedhjet e Kosovës! Leksioni parë dhe i rëndësishëm janë kryerja e zgjedhjeve pa marrëzitë që ndodhin te ne dhe padyshim dalja e rezultatit të pakontestueshëm shpejt! Kosova sillet si shtet perendimor, kurse Shqipëria si shtet thellësisht oriental, bizantin-mesjetar, retro-kulturor dhe pa themel të demokracisë, lirisë e sigurisë në votë! Sigurisht ndikon drejtësia e huaj që akoma komandon drejtësinë e Kosovës, por ky nuk është kushti vendimtar! Në Kosovë, edhe partitokracia, establishmenti i vjetër dhe ai i korruptuari, nuk kanë mundur ti fusin në bark "shejtanin anti-votë të lirë shoqërisë"! Po po sigurisht "shejtanin" e prishjes dhe vjedhjes, shitjes dhe blerjes, apo devijimit të votës! Në Kosovë kush fiton nuk diskutohet dhe kush humb, merr pushtetin e opozitës! Në Shqipëri "neo komunistët", "post komunistët", demek "antikomunistët" dhe "Rilindasit" nuk pranojnë dhe nuk njohin një alternim pushteti! Kosova është përpara dy apo tre dekada me Shqipërinë! Kurse e dyta është se, me vota, me liri të zgjedhjes si VV dhe LDK me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin kanë larguar një gardë apo "një dorë" pushtetarësh dhe sundimtarësh që e kishin tepruar në pushtetin e ri të Kosovës! Kosova ka alternativë, ka mundësi, kurse Shqipëria praktikisht jo! Kosova mbas provave ju beson pushtetin njerëzve të rinj, si nga mosha dhe zakonet e reja në politikë - kurse Shqipëria praktikisht jo! Kosova ka tashmë dy njerëz (edhe të tjerë mbas tyre) ku njëri ka origjinën vetëm 6 km larg kufirit me Shkodrën (Muriqan) ose në Katërkollë (Vladimir) me emrin Alb-in, kurse deputetja grua më e votuar në Kosovë, ka emrin e lumit të bukur në jug të Shqipërisë ose Vjosa, dhe ka lindur në një trevë të madhe patriotike si Mitrovica! Kurti ka edukim shqiptar afër Demaçit dhe Rexhep Qoses filozofikisht dhe politikisht, kurse tjetra si një pinjolle e partisë së Rugovës dhe Fatmir Sejdiut, është filozofikisht një "prodhim universitar amerikan"! Në fakt është modeli i ri që vjen në Kosovë, në sajë të votës së qytetarit kosovar që nuk ka KQZ që marrin urdhëra për deformimin dhe transformimin e votës! Që dhe sikur të duan të imitojnë vëllezërit e tyre në Shqipëri - nuk e bëjnë, se është turp! Të gjitha urimet e politikanëve të lartë shqiptarë në Shqipëri kishin "lemzë" dje! Pa përjashtuar asnjë! Ishin thatësisht të "dhje..rë" nga një manifestim dyfish kundër tyre nga Kosova! Kundër, për votim dhe përfundim e numërim,por edhe pranim ekselent dhe sidomos për largimin me votë të gardës së vjetër, të establishmentit (duhet akoma punë) që kishte ngulur thonjtë në pushtet edhe në Kosovë! Prandaj në Shqipëri janë të mekur! Nuk ishin urime, por lajka, me një xhelozi dhe inat të pashprehur lirisht, duke filluar nga presidenti, kryeministri vetëm në tweet-er, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi! Akoma më shumë "strukjen" e Sali Berishës edhe në FB (aty për aty) për këtë ngjarje të madhe të fitores së Albinit dhe Vjosës! Nuk ka se çfarë ti lidhë të gjithë ata në Tiranë, me atë studentin e 1 tetorit 1997-të në protestë, i cili u arrestua nga Millosheviçi në 27 prill 1999-tës! Po sigurisht me atë që me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai sëbashku me të burgosurit e tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: "Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Millosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim". Kur u dënua, ai tha: "Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më jepej rasti do të veproja sërish njësoj". Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini u diplomua në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile. Çfarë ngjashmëria ka ai me Lulzim Bashën e Tiranës? Qytetarin holandez që nuk ka njohur dhe nuk ka pasur një meritë kur Berisha e bëri ministër për herë të parë! Apo pse Lulzimi thotë - fitoi opozita! Po, por vetëm Lulzim Basha ikën nga Kuvendi kur Albinin e arrestonin se e mbushte me tym atë! Albin Kurti është arrestuar dhe disa herë të tjera në aksionet e tij të forta, por jo që kanë hedhur zjarr molotovi ndaj Kuvendit dhe policisë dhe pa u larguar nga Kuvendi! Ai nuk ka dashur të marrë me forcë pushtetin në Kosovë, si ka tentuar Lulzimi nën shembullin e babait të tij shpirtëror në Tiranë! E kanë futur në burg atë dhe drejtues të partisë, por nuk krijuan militantë që digjnin shkolla dhe shesin mend në televizione si heronj! Urimet lajkatare dhe të mbushura me mllef nga Tirana nuk mund të bëjnë "ngjashmëri" me Kosovën! Establishmenti i ri që fitoi zgjedhjet në Kosovë, nuk është as i katapultuar nga Sali Berisha si Lulzimi, as parti familjare si ajo e Monikës dhe Ilir Metës, as "qorra" pushteti si partitë e tjera që kanë marrë benefite kur ishin në pushtet dhe opozitë në Shqipëri! Vetëvendosja nuk është "Mjafti" i "Rilindjes" që ka dalë nga zyra (si sete satanike) dhe pagesa me fondacione brenda dhe jashtë! Unë uroj që si të politikanët e VV dhe të rinjtë e LDK-së të mos sëmuren nga veset e politikës nga Tirana dhe ato që ishin deri tani në Prishtinë! Të mos ju "pëlqejë" otomanizmi idiot i përzier me bajraktarizëm primitiv me kostume "Armani" që vjen nga Tirana dhe "shitmendja me kontribute lufte" e përzierë me korrupsionin pushtetëror nga Prishtina deri tani! Sigurisht që kanë rrugë të gjatë dhe sëmundjet janë të mëdha, ato i rrethojnë dhe do ti sulmojnë, por politika e re që po vjen në Prishtinë po i jep një leksion të mirë shoqërisë shqiptare! Po shoqërisë dhe jo politikës shqiptare, e cila është e gjitha bashkë, kundër ecjes së Shqipërisë drejt pozitives, qytetërimit dhe Evropës! Shoqëria në Shqipëri duhet të kuptojë se në Shqipëri establishmenti politik, kjo elitë politike e korruptuar si me njerëzit e vjetër dhe të rinj, nuk mund të pranohet më! Nuk duhet të konsiderohet dhe as votohet! Ajo duhet të refuzohet që pastaj diçka e re të ndërtohet! Tashmë nuk është faji as i Rilindjes, as i PS, as i PD dhe as i Berishës apo Metës, Monës dhe Mediut apo dhe të tjerëve poshtë tyre! Ata si individë janë për t’u paraqitur në drejtësinë e re, që po ndërtojnë ndërkombëtarët në Shqipëri! Tashmë e ka fajin qytetari shqiptar, shoqëria shqiptare që tregohet e papjekur, si një adoleshente fajtore, për rrugën e gabuar që ka zgjedhur të jetojë! Rrugën e gabuar që po e shpërdoron (duke ndjekur) me Berishën dhe krijesat e tij, si nga dashuria që është Lulzim Basha dhe rrondokopët e tij pas dhe ato nga urrejtja si Rama dhe nga padyshim perfidja sikundër është - LSI Meta - Kryemadhi! Po, janë të gjitha krijesat e tij! Pa qenien e tij, drejtimin e tij imoral dhe amoral politik, sidomos anti demokraci, nuk do të kishin mundur të vinin dhe të tillë individë në pushtet! Kosova e dha leksionin e parë dhe uroj ti japë dhe leksione të tjera në këtë drejtim Shqipërisë.

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 07:52

Prej vitesh mbajmë frymën pezull dhe vështrimin nga BE. Shqiptarët edhe pse populli më pro europian, janë të nëmur dhe përjashtuar nga sofra europiane.

Postuar: 13/10/2019 - 07:50

Njerëzit e kanë të qartë moralin e politikës.

Postuar: 13/10/2019 - 07:48

Duhet të pranojmë se në vendin tonë ka ende mjaft njerëz që jetojnë në varfëri, të cilët nuk arri

Postuar: 13/10/2019 - 07:46

Thonë se të vërtetën nga gënjeshtra e ndan vetëm drejtësia. Kështu duhet të jetë ligjërisht.

Postuar: 12/10/2019 - 07:51

Të enjten u shpallën fitues të çmimit Nobel për Letërsinë, autorja polake Olga Tokarçuk dhe shkri

Postuar: 12/10/2019 - 07:48

Nuk është problemi se ka bërë zhurmë kjo marrëzi e "Nobel Prize" me "dekorimin&quo

Postuar: 12/10/2019 - 07:47

Edhe pse nuk në është një risi që ndodh për herë të parë, dorëheqjet seriale nga Kadastra e Vlorë