BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Asnjëherë "lufta" nuk fitohet, duke iu fshehur përgjithmonë armikut!

Asnjëherë "lufta" nuk fitohet, duke iu fshehur

Në një nga postimet e tij në tweeter zoti Soreka thotë: “Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta kundër COVID-19 nuk ka mbaruar! Mbajtja e distancës sociale në vendet publike eliminon në mënyrë të konsiderueshme përhapjen e Covid-19. Kontribuoni në sigurinë kolektive”. Padyshim që është për të mirën tonë kjo përsëritje e "këshillave" të vlefshme se si të mbrohemi nga Covid 19-ta. Kam përshtypjen se këto këshilla tashmë janë bërë kaq shumë të përsëritshme, sa duket sikur o populli shqiptar nuk merr vesh, ose se nuk beson më në të tilla përsëritje dhe në këtë lloj strategjie këshillash, të cilat sipas meje kanë dy baza të tyre krejtësisht gabim. Një koncepti "luftë" dhe dy koncepti distancim social. Duket sikur mbas një "izolimi" nga më të rëndët prej tre muajsh, më të rëndë se sa në vendin e origjinës së zotit Soreka ose Italia - shqiptarët nuk besojnë më. Ata u liruan muajin e fundit të izolimit duke mos pyetur më. As që duan më të ndalohen dhe nuk përshtaten dot me një strategji të tillë plot me rregulla gjysmë dhe pothuaj të plota ndalim – izolimi. Po dhe në botë po kështu, por ne biem më shumë në sy! Duket se ai popull që nuk doli jashtë për dy muaj dhe që pa blindat në rrugë e u terrorizua natë për natë me vdekjet e Italisë (sepse në Shqipëri nuk para vdisnin), tani mbas katër pesë muajsh, po provon përhapjen e virusit dhe nuk beson më se "fjalët porosi" kanë vlerë. Por duke pranuar përkujdesjen e zotit Soreka duhet thënë dhe një e vërtetë e madhe mbi mungesën e madhe të qartësisë dhe gjithashtu anarkisë së ideve mbi përballjen e një virusi që tashmë po modifikon jetën dhe lirinë tonë kolektive e individuale. E para që dua të sqaroj si koncept është terminologjia e përdorur për të përballur "Covid 19". Si disa të tjerë, por jo të gjithë, zoti Soreka i thotë luftë. Kështu e shpalli dhe Rama dhe e la përgjysmë kur e pa se e teproi ose kur e mori vesh se ju kryen punët e tij. Po pra, përballjes me "Covid 19" i thotë luftë. Qoftë dhe në aspektin letrar, krahasues apo figurë që mund të përdoret në ese! Po pse duhet konsideruar "luftë" gjendja epidemiologjike e rënduar deri në pandemi? Pse luftë? Lufta në italishten e zotit Soreka në një prej varianteve të kuptimit apo shpjegimit është kështu: Conflitto aperto e dichiarato fra due o più stati, o in genere fra gruppi organizzati, etnici, sociali, religiosi, eç., nella sua forma estrema e cruenta, quando cioè si sia fatto ricorso alle armi; nel diritto internazionale è definita come una situazione giuridica in cui ciascuno degli stati belligeranti può, nei limiti fissati dal diritto internazionale, esercitare la violenza contro il territorio, le persone e i beni dell’altro stato. Ose shqip: Përplasje e hapur dhe deklaruar, mes dy apo më shumë shteteve, ose në përgjithësi mes grupeve të organizuara, etnike, shoqërore, fetare, etj. etj. Në formën e saj më fundore dhe gjakësore në të cilën kanë marrë pjesë armët. Në të drejtën ndërkombëtare është përcaktuar si një gjendje juridike (ligjore) në të cilën secili nga shtetet ndërluftuese mundet, në limitet e përcaktuara nga të drejtat ndërkombëtare të ushtrojë dhunën kundër territorit, personave dhe të mirave të një shteti tjetër. Kjo është lufta për shpjegim dhe përcaktim terminologjik dhe si përdorim. Sigurisht asnjë rrethanë e tillë nuk është dhe nuk ka për të qënë kurrë me "Covid 19-të. E këtu, pikërisht këtu fillon dhe dallimi. Ne nuk jemi në "luftë" me një epidemi dhe sëmundje. As si hartim (ese) nuk duhet përmendur një gjë e tillë, sepse nuk është e vërtetë dhe për më tepër është shtrembërim i realitetit dhe "gjësë" apo vetë pandemisë. Sepse pastaj duhet të bëhemi ushtarë, duhet të kemi kode dhe ligje ushtarake, dënime të tilla dhe rëndesa të tilla rregullash strikte e të rrepta. Sepse pastaj duhet të mobilizohemi "nën armë" ose përmbahemi me armë. Sepse pastaj duhet të heqim dorë nga demokracia dhe liria jonë! Nëqoftëse është ky koncepti, atëherë ky koncept është devijat, i keq, i papranueshëm për njerëzit e lirë të këtij planeti dhe sidomos atyre në demokraci. Një emergjencë epidemiologjike është thjesht një kohë tranzitore që përballet jo me "luftë", por me aftësinë që ka paqja. Aftësitë e paqes janë absolutisht shumë herë më të mëdha se sa koha në luftë! Sepse zoti Soreka me përkujdesin e tij thotë se: mbajtja e distancës sociale në vendet publike eliminon në mënyrë të konsiderueshme Covid 19-ën! Ja dhe terminologjia e dytë ose batuta - distancë sociale! Absolutisht gabim deri në faj. Çfarë do të thotë distancë sociale!? Për mua, por dhe shumë si unë, me këtë term është spekuluar duke krijuar një amulli, konfuzion shpesh herë të qëllimshëm dhe me pasoja negative. Po një konfuzion mes "luckdown" dhe "social distancing" dhe asaj që është kryesore për t’u zbatuar ose - distanca fizike. Distancimi shoqëror (ndarja shoqërore apo largësia shoqërore) janë një bashkësi masash për të ngadalësuar ose ndalur një sëmundje ngjitëse dhe ka në bazë mbyllje shkollash, ndalim tubimesh dhe ngushtime të spostimeve apo dhe të daljeve. Kur në fakt, tashmë një masë e tillë apo përdorim i tillë ka kaluar sepse njerëzit nuk mund dhe nuk arrijnë dot për muaj të gjatë të qëndrojnë kështu. Pra vlen përkufizimi "distancë fizike". E kjo është më se e qartë se njerëzit duhet të jenë si rregull 1 metër apo një metër e gjysmë larg njëri-tjetrit, për të mos u kapur nga "stërkalat e pështymës" që qëndrojnë në ajër mes njëri-tjetrit. Sepse është më se e qartë se kjo përhapje "ajrore" është dhe ajo që ndikon më shumë (90%) në përhapjen e Covid 19-ës! E Soreka me të drejtë thotë "ndihmoni në sigurinë kolektive". Po pra ndihmoni, sepse "siguria kolektive" është diçka që nuk përballet me thjesht distancën apo thjesht "mbylljen" apo "lockdown" apo dhe me distancing social etj. etj. Nëqoftëse marrim parasysh "luftën" dhe nënkuptojmë "armikun" Covid e pastaj dhe "distancën sociale" që në të vërtetë është ajo fizike, e t’i shtojmë "sigurinë kolektive" në fund më duhet të them se - kemi tashmë gjashtë muaj që po i fshihemi armikut me të cilin jemi në luftë dhe që nuk bëjmë asgjë tjetër, por vetëm si i largohemi njëri-tjetrit në distancë. Pse kështu fitohet lufta? Tani o duhen rregulluar termat ose lufta nuk fitohet kurrë duke u fshehur përgjithmonë! Asnjëherë! Lufta fitohet duke luftuar armikun. E provuam të fshihemi dhe zgjatëm agoninë epidemiologjike. E provuam të izolohemi dhe prishëm ekonominë, e provuam të strukemi dhe trembemi, por prishëm kohezionin social dhe atë human, duke shkaktuar dhe një gjendje të paduruar psikologjike në pasigurinë e madhe të të thënave kontradiktore dhe atyre "horror" epidemiologjik që dilnin dhe nga goja apo dhe letrat e institucioneve të ndryshme. Dalin dhe sot e kësaj dite dhe po sot e kësaj dite me gjysmë izolimet, me ndalimet dhe rregullat që kanë modifikuar jetën tonë - po bëjnë që me tepër të zgjatet agonia, sepse dikush apo shumë kush lart, ka venduar të jetë në luftë (ai), por t’i fshihemi (ne të gjithë) armikut. Që ai (armiku) të ketë kohë, që ai të fitojë territore dhe që ai të fusë në tmerr botën, sepse bota vetëm i fshihet dhe i struket. Këtij "armiku" që në fakt nuk është një armik, por një sëmundje epidemiologjike bota dhe njerëzit duhet t’i përgjigjen me "armët" e tyre dhe që janë spitalet, kurat, vaksina dhe ilaçet. Sot pothuaj të gjithëve po ju mbushet mendja se kjo pandemi po përdoret si një frikësim kolektiv dhe për këtë po përballet në mënyrë perfidë dhe groteske duke fshehur turmat, duke i frikësuar ato edhe përballë njëri-tjetrit, duke i bërë "distancë" dhe armiq, biles duke i dënuar sepse janë të sëmurë me Covid. Pse? Sepse "sipas" zotërinjve: armikut ju dashka qëndruar fshehur dhe se duhet të jemi armiq me njëri-tjetrin, që të mos përhapim armikun te njëri-tjetri duke qënë të sëmurë. Kur në fakt armiku nuk po përballet me aftësitë e lirisë që janë lufta me ilaçe, shërimi me kura dhe parandalimi i plotë me vaksina e deri në përcaktimin e sëmundjes te turma me anën e siero kontrollit (test) si një analizë që tregon gradën e sëmundjes dhe përballjes së saj nga trupi i njeriut. Asnjëherë lufta nuk fitohet, duke ju fshehur përgjithmonë armikut.