
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Asosacioni, një handikap për politikën kosovare

Shkruar nga Kastriot Aliaj 2 Shkurt 2023

Pas çështjes aq të bujshme të barrikadave në veri të Kosovës, problemi tjetër që ka vënë në lëvizje kaotike politikën, është Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës e kundërshton krijimin e këtij asociacioni, pavarësisht se një pjesë e opozitës shprehet për krijimin e tij, duke u bazuar tek marrëveshja e vitit 2015. Por Serbia që ngul këmbë aq shumë tek kjo marrëveshje, e cila nuk ka karakter ndërkombëtar, nuk e ka ratifikuar në Kuvendin e saj. Ka ditë që diskutime të shumta, kanë marrë formën e konsensuseve paralele, me një diskrepancë të theksuar, midis përfaqësuesve të politikës kosovare dhe asaj ndërkombëtare. Në vazhdimësi të këtij debati përfaqësuesi i SHBA Jeff Hovenier, në takimin e fundit me politikanët e Kosovës, është shprehur se vendi i tij nuk mbështet asnjë marrëveshje, që shkel kushtetutën e Kosovës. Kjo deklaratë lidhet me faktin se Serbia, duke krijuar një asociacion vetëm për etninë serbe, duke mos ndryshuar qëndrimin e saj stoik, të politikave djallëzore në shekuj ndaj faktorit shqiptar, kërkon të modelojë brenda Kosovës, një etnitet me ngjashmërinë e "Republikës Srbska" në Bosnjë Hercegovinë. Me këto hipokrizi Serbia, kërkon të vrasë dy zogj, nga njëra anë mohon shtetësinë e Kosovës, ndërsa nga ana tjetër insiston që të krijohet një etnitet i ri etnik, për të përfaqësuar Kosovën si shtet. Por Krijimi i këtij Asociacioni një etnik, duke njohur shumicën serbe, privon të drejtat e pakicave të tjera, jo vetëm në veri të Kosovës por në të gjithë hapësirën e saj, të cilat duhet të ndihen si qytetarë të barabartë, pa dallim etnie, race, apo besimi fetar. Por Serbia duke mos respektuar ndërhyrjet e faktorit ndërkombëtar, i ka kapërcyer çështjet e mbetura pezull, ku mbi të gjitha është çështja aq shumë e përfolur, mos njohja e shtetit të Kosovës. Kjo çështje i është bashkangjitur të kaluarës së dhimbshme të Kosovës, që ka shkaktuar politika serbe, e cila nuk ka njohur kurrë ndryshim, për shkak të urrejtjes që ka ushqyer në shekuj ndaj shqiptarëve. Por në Kosovë nuk ka një unitet të brendshëm, por ka qëndrime diametralisht të kundërta, që shprehin mungesë të përgjegjësisë, në këtë moment historik për të. Lidhur me këtë problem madhor për Kosovën, presidenti amerikan Joe Biden, është shprehur se normalizimi i marrëdhënieve duhet të ndodhë me marrëveshje, të cilat kanë në qendër njohjen reciproke. Është gabim i madh sugjeron presidenti, në diskursin politik dhe publik, që të hiqet njohja reciproke dhe të vendoset Asociacioni në plan të parë. Por pazarxhinjtë e politikave kundërshtuese të Beogradit, duke përfituar nga qëndrimet tolerante të BE, kanë kurajo të vënë edhe kushte, duke ngulur këmbë që Kosova jo vetëm të mos njihet si shtet, por të mos i hapet rruga për antarsim në OKB. Megjithatë Kosova nuk ka pse shqetësohet nga broçkullat e vazhdueshme të Beogradit, sepse ajo është me fat që ka përkrahjen e aleatëve strategjikë SHBA-BE. Politika e saj duhet të dëshmojë se është pjesë e konsensusit ndërkombëtar, që do ta çojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë, deri në njohjen pa kushte të saj si shtet i pavarur. Drejtuesit aktual të Kosovës, duhet të heqin dorë nga parimet, në mënyrë që vendimmarrjen politike e shtetërore, ta bazojnë mbi faktorët e jashtëm dhe të brendshme, duke mos i lënë hapësirë Serbisë, që nga një agresore në BP, të marrë rrolin e shtetit paqësor, që se ka patur kurrë në rajon. Për drejtuesit dhe politikën kosovare, krijimi i Asociacionit të komunave serbe, është prova e zjarrit që rrezikon themelet e shtetit. Kundërshtimi i themelimit të Asociacionit të komunave serbe, duhet të tërheqë vëmendjen e masës publike të politikës kosovare,për të pranuar zgjidhjen që i ofron politika ndërkombëtare. Prandaj këta drejtues bashkë me politikën, duhet medoemos të bazohen tek projekti franko-gjerman, për të gjetur zgjidhjen e dëshiruar. Për qeverinë Kurti diplomacia ndërkombëtare është shprehur, se ajo dëshiron një vend sovran me të drejta të barabarta, për të gjithë qytetarët pa privilegje etnike. Zotimi i Kosovës përpara ndërkombëtarëve, për të pranuar Asociacionin nuk e cënon kushtetutën e saj, por as edhe sovranitetin,pavarësinë dhe institucionet. Praktika e vendeve të tjera me popullsi shumë etnike, duke zbatuar legjislacionin dhe normat juridike të shtetit,është një udhërrëfyes edhe për Kosovën. Ajo për vetë përbërjen shumë etnike, duke ju siguruar të gjitha te drejtat, nuk do ta lejojë Serbinë të minojë sovranitetin, por të pranojë realitetin e bashkëjetesës me etnitë e tjera.
Më të lexuarat


Metoda të sëmura për të bërë opozitë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Reagimi i një populli të shpërfillur prej politikanëve

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Cili është ilaçi që do na shërojnë?!

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?
