BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Ata që flasin me mllef, zakonisht nuk kanë të drejtë

Ata që flasin me mllef, zakonisht nuk kanë të drejtë

Kohët e fundit është hapur një debat lidhur me dy ?g-urat me emër në historinë e letërsisë shqiptare, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi. Ajo që të bën përshtypje këtu është fakti, se në këtë debat mar-rin pjesë edhe persona që nuk kanë njohuritë e duhura, as nga letërsia dhe as nga politika. Tjetër gjë është t’i trajtosh me realizëm këto dy ?gura si personalitete të letërsisë dhe tjetër gjë është të vlerësosh angazhimin e tyre në politikën e kohës, ku ata patjetër kanë dhe anën e tyre të errët. Pothuajse, të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë përballje,nëse kanë qenë apo jo Ca-maj e Koliqi spiunë të sigurimit, pak i kanë qëndruar argumentit dhe faktit historik, por më shumë kanë shprehur anën e tyre emocionale, e në disa raste kanë kaluar edhe në ofendime të ndërsjellta. Studiuesi Auron Tare ka publikuar një shkrim me fakte e ngjarje të arkivuara prej vitesh dhe nuk ka pse të quhet as “megaloman e shar-latan” e as të ironizohet me batutën e ?lmit “gërmo Tare gërmo”. Kush është i zoti, le të paraqesë me qetësi kundër argumentin. Faktet dhe historia nuk mund të ndryshohen me emocion e mllef, sado të gjatë ta kesh gjuhën. Biles në disa raste në rrjetet sociale dhe debate televizive është kaluar edhe në fyerje të papranueshme për palët kundër-shtare. Të ?asësh me mllef e të ofendosh, është një përpjekje boshe për të kompensuar mungesën e argumentit. “Fyerjet janë arsyet e njeriut fajtor”, thotë Hygo. Por tanimë janë bërë të zakonshme sharjet, fyerjet, kërcënimet në ekrane, në tubime politike e në foltoren e Kuvendit. Është kjo arsyeja që jeta politike dhe sociale tek ne është kaq e varfër në argumente e alternativa dhe kultura e sjelljes përgjithësisht në ku?jtë e injorancës. Ka një jetë të tërë në politikë.

Sali Berisha, por po ta analizosh fjalorin e tij në këto 30 vjet pushtet ndjen, se i mungon tërësisht kultura e xhentilesa politike dhe është i mbushur i tëri me mllefe, urrejtje, thirrje antikushtetuese, egoizëm, përçmim, fodullëk, krekosje e kryeneçësi. Nga lig-jërimet e tij politike mund të veçojmë pak ose aspak thënie që mund t’i atribuohen një udhëheqësi shteti të vërtetë kaq jetëgjatë në politikë. Edhe sot Berisha, kur nuk ka më as forcën e pushtetit të djeshëm dhe as moshën energjike për të lëshuar thirrje patetike dhe deklarata plot mllef e shpifje, ai nëpërmjet “qytetarit dixhital”, po e çon veten e tij drejt një fundi krejtësisht të turpshëm, duke mos lënë asnjë gjurmë pozitive e hapësirë për të nesërmen historike, ku mund të gjejë një pikë referimi politika e brezit të ri. Leksiku i fjalimeve të Sali Berishës, si dje kur ishte president e kryeministër i vendit, ashtu edhe sot, kur ai përpiqet të mbetet si lider historik i opozitës, ka qenë dhe është i mbushur me gërhitje të tilla si: klani i Zemunit, opozitë e krimit, kriptokomunistë, bij të etërve krim-inelë, kapobanda e hajdutëve, karrigethyer, do t’ua ngrij buzëqeshjen, historia e zezë e krimit, legena, zhvishuni lakuriq, s’e mposhtni dot Sali Berishën, hajdutë,baron i krimit, mbeturina, fëlliqësira të komunizmit, ma?ozë, mamuth i korrupsionit, qelbanikë, Duka i krimit, Ilir Floriri, ta bëj fytyrën si këpuca, bajloz i zi, të shkul dhëmbët, etj.,etj. I dëgjon nga ekranet dhe i lexon në postimet e tij në Facebook edhe sot, që është në një moshë që duhet të mendojë se ka edhe vdekje, përsëri një fjalor që nuk i ka hije gojës së një ish-pushtetari kryesor, që pretendon të lërë histori prapa. Postimet e Sali Berishës në “qytetarin dixhital” nxi-jnë nga një gjuhë e mllefosur, nga shpifjet e sharjet, akuzat dhe insinuatat e pabaza. Fjalori i tij përsëri shfryn me epitete të tilla si narkoshteti, narkopolicia, diktatura e Hitler Edvinit, dajxhelat Koleka, Kristaq xhelat Rama, bastard i xhelatëve hoxhistë, piktori dështak,bajlozi i Surrelit, kryeko-rrupsionisti i Surrelit, Edvin mafia, e të tjera si këto që më shumë nxijnë gojën që i nxjerr. Asnjë nga udhëheqësit e Shqipërisë, as para dhe as pas monizmit, nuk kanë për-dorur një gjuhë të tillë si e tropojanit Sali Berisha. Në këtë lum sharjesh nuk ka as politikë, as kritikë, as argument, as përballje. Askujt nuk i lejohet të shajë, të ofendojë e të shpifë, e jo më politikanit e drejtuesit të shtetit që ka mbi supe misionin e ngarkuar nga populli për të konsoliduar të tashmen e për të hapur perspektiva për të ardhmen. Zakonisht njeriu që ka të drejtë, ?et qetë, me argument e maturi. Njeriu i kulturuar ka armë të veten argumentin dhe nuk ka pse të shajë e mallkojë, as të përdorë gjuhë rrugësh, por e arsyeton dhe logjikon fjalën para se ta nxjerrë nga goja. Përdorimi i një gjuhe me mllef e shpifje, tregon së pari formimin psikik, moral, politik e social të atij që e përdor. Disa politikanë edhe pse janë përpjekur të ndryshojnë nëpër labirintet e jetës politike, që ka kaluar këtë tranzicion të stërzgjatur politik, përsëri u imponohet origjina nga kanë ardhur dhe mentaliteti i tyre ka mbetur i pariparueshëm dhe e ka tepër të vështirë t’i nënshtrohen civilizimit dhe kulturës bashkëkohore. Ofendime të pa-pranueshme dhe fjalor të pakulturuar kemi dëgjuar shpesh nga goja e deputetëve Murri-zi e Maliqi e të ndonjë tjetri që hiqet si opin-ionist e analist, ngaqë kalojnë nga një ekran në tjetrin, duke i mbushur mendjen vetes se janë gjithëkushi e lëshojë pa frena banalitete në ekrane. Ndonjë deputet duke kërcënuar me fjalë të pista nga faltorja e Parlamentit, kujton se intimidon dikë, apo ?ton simpatinë e popullit, por në fakt ai bëhet qesharak e të tjerët bëjnë gallatë me të. Nuk ka ekran ku mos të shohësh e dëgjosh emisione me opinione analistësh plot replika ofenduese, kërcënime dallkaukësh, fjalor rrugësh, që ngjallin indinjatë tek publiku. Kush shan e kërcënon nuk tregon forcë, por dobësinë e tij. Presidenti amerikan Xhon F. Kenedi shprehej: “Nëse jemi të fortë, forca jonë do të ?asë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk do të na ndihmojnë dot”. Një gjë është e qartë; kush ?et me mllef, e me zë të lartë kërcënues, nuk dëgjohet nga askush e nuk zgjidh asgjë. Argumenti, fjala e butë, është gozhdë trari që nuk shkulet lehtë. Është i zgjuar dhe të ngjall respekt ai që kritikon me argument, jo ai që shan e ofendon, çirret e kërcënon. Kundërshtarin tënd politik po qe i zoti munde me argumente, me konkurrencë të ndershme, s?doje me diçka më progresive nga ajo që pretendon që zotëron ti. Por kur ke shteruar nga të gjitha energjitë dhe idetë, nuk disponon më asnjë fakt e argument, atëherë patjetër do të mbetesh një kufomë ekranesh dhe armët tuaja do të jenë sharja, mallkimi e një diskurs mbushur plot banal-itete. Dhe ky është fundi politik dhe mediatik i atyre që hiqen si personalitete.