BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ata që nuk njohin pabarazinë e vlerës, të meritës, të përvojës, do fusin gjithshka në llum!

Ata që nuk njohin pabarazinë e vlerës, të meritës,

Mu kujtua disi pa dashje një filozof dhe kritik si Henri Frederic Amiel. Ai nga distanca e kohës ka disa pasazhe në ditarin imtim të tij. Jo nga modeli Calvinist i tij, por nga një shpërthim filozofik prej shkrimtari kur thotë: Masat do të jenë gjithmonë nën mesataren. Mosha madhore " në ide dhe drejtim" do të ulet, barriera seksuale do të bjerë dhe demokracia do të arrijë në absurd, duke ia lënë vendimin për gjërat më të mëdha më të paaftëve. Do të jetë ndëshkimi i parimit të saj (demokracisë)  abstrakt të barazisë, i cili i largon të paditurit nga edukimi i vetvetes, imbecilit nga gjykimi i vetvetes, fëmijën nga të qenit burrë dhe delikuentin nga korrigjimi i vetvetes. E drejta publike e bazuar në barazi do të shembet për shkak të pasojave të saj. Sepse nuk njeh pabarazinë e vlerës, të meritës, të përvojës, pra lodhjen individuale: do të kulmojë me triumfin e llumit dhe rrafshimit. Adhurimi i paraqitjes shpaguhet. Ku ka më qartë se sa kaq. Por shumë dekada më parë e thënë kjo. Ose më mirë e shkruar! Kanë relativizuar gjithshka dhe sidomos te ne të gjithë “gjënë” ose shtetin dhe rendin i ka i pa afti dhe llumi! Sepse sot fshihen mbas “parimeve të barazisë absurde” të përgjithshme! Ngatërrojnë të drejtat e njeriut me veçoritë e tij dhe barazinë e të drejtave të njeriut me të veçantat e tij – njeriut pra. Përvojën, arsimin dhe intelektin e ndryshëm! Këto sot nuk ti pyet kush! Nuk i duhen kujt!  Sidomos klasat politike arrogante në “barazinë” e idiotit si në regjimin komunist të Enverit që i paguante si dembelat dhe ato që punonin njësoj! Po biles kishin më shumë shanse të pagueshin më mirë ata që nuk punonin. Pushteteve groteske dhe okulte sot dhe dje, nuk ju duhen elitarët e të përveçmes dhe diturisë. Ata nuk mund të jenë – barazi! Jo, dijenitë e tyre nuk janë një sistem barazie. Apo e kundërta!!?  Henri Frederic Amiel vdiq në Gjenevë 1881 por për tu lexuar dhe kuptuar është dhe sot se dikush në shekullin e 19 ka parashikuar egzaktësisht gjëndjen absurde të demokracisë dhe barazisë. Amiel thotë në fakt se sakrifica, e cila është pasioni i shpirtrave të mëdhenj, nuk ka qenë kurrë ligji i shoqërive.  Shoqëria përbuz si sakrificën dhe pasionin. Ajo është thjesht një turmë e cila duhet të kesh fat të jetë sëpaku e instruktuar mund të shtoja unë. Kurse e vërteta është ajo që udhëheq lirinë dhe demokracinë. Amial nuk flet për të drejtën, por vetëm për të vërtetën. Ai thotë: e vërteta nuk cenohet vetëm nga gënjeshtra; mund të jetë po aq e indinjuar nga heshtja.  Të dyja këto delire i kemi sot në Shqipëri, si në shoqëri dhe në këtë klasë politike të atrofizuar dhe gangrenizuar me absurdin. Sikur të flasë për ne Amiel përpara shumë dekadave dhe një shekulli e ca më parë.  E ai ka deklaruar dhe për turmën se: e vërteta e pastër nuk mund të asimilohet nga turma; duhet ti komunikohet si me ngjitje. Po pra si një virus, përndryshe nuk e përfill dhe nuk e do të vërtetën them unë. Kanë problem të madh me të vërtetën, shumë problem të madh. Amiel thotë se: nëse kombësia është pëlqim, shteti është detyrim.  Po pra kështu është plotësisht!  Ty të pëlqen të jesh shqiptar, por të ndërtosh shtetin nuk është pëlqim por detyrim. E ne deri më sot nuk kemi kryer detyrën e ngritjes së shtetit normal. Pastaj ai shton se: rendi është nevoja e një njeriu të madh dhe mirëqenia e tij e vërtetë. Këtu ne nuk kemi qoftë dhe një për be! Edhe kur është bërë ndonjë e kanë eleminuar.  Ne nuk njohim falenderimin si karakterin normal urban Evropian. Amiel thotë: dalënderimi është fillimi i mirënjohjes. Mirënjohja është përfundimi i falënderimit. Falënderimi mund të përbëhet vetëm nga fjalë. Mirënjohja tregohet në akte. Kemi harruar dhe fjalët, jo më, të përdorim aktet. Askush dhe sidomos politika dhe  e ashtuquajtura shoqëri e lartë! Kemi kaluar nga një idealizëm kolektivizim absurd dhe kriminal në një materializëm degrad. Amiel thotë: materializmi ashpërson dhe petrifikon (gurëzon)  gjithçka, duke e bërë gjithçka vulgare dhe çdo të vërtetë të rreme. Absolutisht. Kur është ekstrem si te ne vret dhe njerëz, ose shkatërron sisteme.  Ne e dimë veten të drejtë. Gjithsescili me të drejtën e  tij. Po me miliona të drejta. Po, por pa të vërtetën brenda.  Amiel thotë: le të jemi të vërtetë: kjo është maksima më e lartë e artit dhe e jetës, sekreti i elokuencës dhe i virtytit dhe i çdo autoriteti moral. Për këtë nuk po komentoj. Nuk kam se pse! Është larg nesh filozofikisht.