BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ata të mbeturit e shkretë me varre në tokë e me varre në det!

Ata të mbeturit e shkretë me varre në tokë e me varre

Sa herë kaloj kodrën e “Babicës” instiktivisht e kthej kokën majtas dhe aty vështrimi më ndalet te kompleksi i varreve, të njërës prej tragjedive më të rënda, që pësoi populli i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, në vargun e gjatë të tragjedive të tij mbas viteve ’90-të.

“Tragjedia e Otrantos” tashmë është kthyer në një simbol, që herë të kujton fatkeqësinë e një populli, herë dhimbjen e tij, herë tradhtinë dhe herë pabesinë e fqinjëve tanë.

Nëse dikush do të kalojë dhe dy kilometra më tej, në drejtim të Drashovicës, diku në të djathtë rrëzë një kodre, kanë qenë dhe varret e luftëtarëve të “njëzetës” të Selamit dhe shokëve të tij, që e hodhën Italinë në det. Duket, sikur Italia “mike” tre çerek shekulli më vonë, gjeti rastin e u hakmor ndaj Vlorës në mënyrën më barbare, duke treguar kështu dhe armiqësinë e saj, ndaj këtij populli i cili ish i braktisur dhe nga vetë qeveria e tij.

“Otranto”-ja, tashmë ka zënë vend në të gjitha analet informative dhe thuajse është e njohur në shkallë globale e rajonale, jo vetëm sepse ajo çka ndodhi në det ditën e premte të 28 Marsit, ish një operacion ushtarako-detar i komanduar nga qendra, por edhe mënyra se si u organizua zhvillua dhe përfundoi më vonë gjykimi i kësaj çështje, tregon si drita e diellit se të gjitha fijet të çojnë në implikimin direkt të “Qeverisë Prodi” të Ministrisë së saj të Luftës dhe të Marinës ushtarako detare. Italia, edhe sikur në gjendje lufte të ishte me Shqipërinë, nëse nga bordi i një anije, (çfarëdo anije) do të shikonte shamitë e bardha, që tundeshin nga gratë dhe duart e vogla të fëmijëve do t’i konsideronte si robër dhe jo si ushtarë të armatosur të kundërshtarit të luftës.

Pra sikurse vërehet edhe nëse do të kishim të pranishme gjendjen e luftës, ky akt i paprecedent nuk duhej të kish ndodhur, aq më tepër se situata ishte paqësore. Nëse do t’u referoheshim ligjeve ndërkombëtare të detarisë, asnjëra palë, nuk e ka të drejtën për të ushtruar sovranitetin e vet dhe forcën ushtarake në ujërat ndërkombëtare ndaj kujtdo pale tjetër. Ujërat ndërkombëtare kanë cilësinë e lundrimit të lirë dhe paqësor, për të gjitha llojet e anijeve qofshin këto tregtare, të peshkimit, turistike apo edhe luftarake. Por çfarë kish ndodhur në fakt? Qeveria jonë kish nënshkruar një marrëveshje me palën italiane për të parandaluar largimin e anijeve dhe të eksodeve të mundshme. Kjo si rezultat dhe i presionit që i kish bërë qeveria italiane palës shqiptare, për të parandaluar largimet masive. Po ku do të shkonte populli fukara? Paratë ua gllabëroi ai shtet që kish nënshkruar marrëveshjen, punë skish, era e luftës ish e pranishme, amullia anarkia kish pllakosur vendin. Pra kush ish fajtori... populli që u vodh, u diskriminua, u vra, u dogj u përvëlua dhe sikur të mos mjaftonte kjo u rrethua nga “bandat berishiane”, të cilët nën komandën e Gazidedes kërkonin gjak, apo ishin vetë gjakësorët, të cilët të etur ngrinin dolli shampanje për varret që hapnin çdo ditë?

Implikimi i Qeverisë shqiptare, ish po aq sa dhe ajo e Qeverisë italiane. Përgjegjësia nuk ngarkon vetëm njërën dhe shfajëson tjetrën. Jo! Ato janë të implikuara në krim që të dyja dhe si “Ponz Pilati”, qajnë e fërkojnë sytë me duart që i kanë gjithë gjak, duke bërë kështu dhe fytyrën, që ne t’i shohim për të mos i harruar kurrë se kriminelët nuk kanë vetëm duart, por dhe surratin të tillë. (Vërejeni me kujdes Saliun, ai edhe sot e kësaj dite sytë i ka të kuq. Natyra ia ka damkosur gjakun e tragjedisë dhe çdo lloj tjetër tragjedie, si simbol i përjetshëm i të keqes shqiptare)

Fakti i implikimit të tyre në këtë ngjarje me përmasa tragjedie, vërtetohet dhe nga mënyra se si e organizuan dhe zhvilluan gjyqin farsë, duke i nëpërkëmbur dhe ofenduar bijtë tanë, nënat motrat vëllezërit që na i vranë. Kur shprehem kështu nuk i lëviz asnjë presje, sepse në atë gjyq duhet të merreshin në pyetje dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Luftës italiane por edhe ata të komandës së lartë të marinës. Kjo nuk ndodhi dhe për t’i dhënë ngjyra “aksidenti” e spostuan vëmendjen te dy komandantët e anijeve të palës shqiptare, nga “Kateri i radës” dhe palës italiane “Sibila”.

Nga ana tjetër, duke qenë se në këtë çështje ishin palë përfaqësues nga dy shtete të ndryshme, çështja duhej të kalonte në një gjykatë ndërkombëtare, sepse dihet që pala italiane kur bëhet fjalë për implikime të tilla të sferave të larta, nuk mund të nxirrte fajtore... palën italiane! (Se mos dhe në Itali është bërë “vetingu” ?!)

Unë, si specialist në fushën e detarisë për një kohë të gjatë në repartet e Flotës tonë Ushtarako Detare e them me përgjegjësinë më të madhe, se shumë gjëra i janë fshehur, opinionit publik si shqiptar, ashtu dhe italian, sikurse dhe opinionit ndërkombëtar, për t’u ruajtur nga skandali i madh që mund të plaste, por ja që i nxjerr zbuluar vetë ish kryetarja e Senatit italian, gazetarja rraciste e sadiste Irenë Piveti, e cila gjithë thirrje histerike klithte: “Të gjithë shqiptarët i hidhni në det” dhe kjo deklaratë do të ishte prelud që i parapriu asaj që do të ndodhte në ujrat e Adriatikut.

E mallkuar qofsh dhe ti nga toka jonë, Irenë Piveti!

Kur shprehem se i janë fshehur shumë gjëra opinionit publik e kam fjalën se Komandanti i anijes në situata të tilla nuk vepron pa urdhër dhe çdo veprim, apo manovër e shoqëron duke e pasqyruar në ditarin e lundrimit, por këtë gjë nuk e bën vetëm komandanti i anijes, por edhe komanda operative e cila ndjek situatën në det, këtë veprim e bëjnë dhe i pasqyrojnë në dokumenta edhe shërbimet operative të Flotës detare, po dhe të ministrisë, pa përmendur këtu se urdhërat me karakter të rëndësishëm e sidomos ata urdhëra që kanë të bëjnë, me pengimin apo dhe detyrimin me forcë deri dhe në përdorimin e saj, patjetër që duhet të jenë të pasqyruara. Në raste të një tragjedi të tillë, menjëherë duhej që organet e prokurorisë, hetuesisë në bashkëveprim me gjykatën duhej të kishin bërë bllokimin e gjithë ditarëve që nga anija e deri në Komandën e lartë, sepse pikërisht ata ditarë, përmbanin gjithë dinamikën e veprimeve në det. Fakti që anija para Sibillës, por dhe Sibila kish dijeni për rrugëtimin e “Katerit të Radës” në drejtim të Otrantos, tregon qartë se dinamika e lëvizjeve të anijeve në det është ndjekur me përgjegjësi të lartë nga pala italiane, sikurse dhe e vërteta e dhënies së urdhërit për ta goditur, fshihet me fanatizmin më të madh prej tyre, sepse ajo do të vinte në bankën e të akuzuarve mbase dhe vetë Prodin e implikuar Andreatën, apo dhe Komandantin e Flotës, paçka se Berluskoni qante me kujë e me lot krokodili, jo se i dhimbseshin shqiptarët, por ngjarjen e shfrytëzonte si kapital politik, për të përmbysur nga pushteti ata që dikur e kishin përmbysur. Marrëzitë e kohës i bënë të marrë pushtetarët, si për këtej, ashtu dhe matanë Adriatikut dhe të etur për pushtet, duke shfrytëzuar edhe dhimbjen njerëzore.

Megjithatë, në këtë tragjedi pati dhe juristë e prokurorë, apo dhe avokatë të ndershëm, të cilët dyshonin shumë dhe me prova vërtetonin se fijet e padukshme të çonin në sferat e larta të hierarkisë ushtarake, por ato u mbyllën në kasafortat metalike e hermetike e larg nga opinioni. Disa prej tyre spostoheshin nga çështja, sikurse dhe dy avokatët e çështjes “pësuan aksident me pasojë vdekjen”.

Qeveria italiane, pas një pune të sikletshme më së fundi ja hodhi e doli e larë. U dënua komandanti i “Katerit të Radës”, afërsisht 4 vjet dhe ai i anijes Sibila, pak më tepër se dy vjet! A ka më paradoks të madh dhe njollë turpi po aq të madhe për drejtësinë italiane? Vrasësi dënohet më pak se viktima! Jo! Dënimi në fakt, nuk ish i komandantëve por indirekt ishte edhe një njoftim zyrtar, se fajtorë janë ata që u mbytën, pra shqiptarët dhe jo ata që i kishin mbytur.

Përsëri mbi Vlorë në kodrën e Babicës afër kompleksit të varreve të tyre do të kalojmë unë dhe të tjerë do të kthejmë kokën teksa do lexojmë vazhdimisht mbiemrat: Xhavara, Fejzaj, Roshi, Meminaj, Birçe, Sulejmani, Begotaraj, Ferko, Hasanbashaj, Andrea, Demiri,Troqe e sa e sa të tjerë. Imazhi i vdekjes së tyre të tmerrshme kur i përfytyrojmë me sytë e mendjes nuk na lenë të qetë na bën të ndihmi keq e të rebelohemi. Po ndaj kujt? Shteti i sotëm hesht dhe i harron sikurse harruan dhe 21 janarin. Jo, nuk do të ndihemi kurrë të qetë, kur disa prej varreve të tyre kërkojnë drejtësinë e munguar e disa të tjerë pa varre, në lundrimin mortor enden nëpër det të harruar. Si qytetar i Vlorës dhe si ish anëtar i Këshillit të asaj bashkie, që dikur e kam kundërshtuar, i kërkoj përsëri Këshillit Bashkiak të qytetit tim t’i heqi titullin “Qytetar Nderi” Romano Prodit si shkaktar kryesor i “Tragjedisë së Otrantos” dhe t’i ndalohet përgjithmonë hyrja në Shqipëri Irenë Pivetit si nxitëse e urrejtjes raciale, e cila ndikoi plotësisht në krijimin e kushteve të kësaj tragjedie.

Nga Ylli MEÇE*

*Ish anëtar i Këshillit Bashkiak të Qytetit të Vlorës