BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

"Atdheu lakuriq", ose modeli i disidencës së përjetshme!

"Atdheu lakuriq", ose modeli i disidencës së

Para dy ditësh ishte 55 vjetori i pushkatimit të disidencës së vërtetë dhe të fillimit të intelektualizmit shqiptar nën regjimin e Hoxhës! Pikërisht e pushkatimit të poetit pa varr Trifon Xhagjika! Nuk mund të ketë më shembull sinjikativ, por absurd, kriminal dhe njëkohësisht model, për të dëshmuar disidencën, se sa ky rast i vitit 1963! Nuk ka se si të kuptohet më qartë dhe mirë, edhe pse akoma ne nuk ndërtojmë kolona vertebrale të disidencës sonë të pakët nën regjim! Historinë e tij dhe të Fadil Kokomanit i di nga babai im, por di qartë se pse mbas vetëm më pak se 20 vite çlirim, një pjesë e intelektualizmit të lidhur me luftën dhe të majtë në parime, kuptuan se çfarë regjimi, çfarë kasaphane kombëtare, historie, politike dhe ideologjie, po ndodhte nën një "feudalstalinizëm" të Enver Hoxhës dhe shumë të tjerëve kriminelë mbas tij! Ishte ky "feudalstalinizëm" që mbyti me luftën e klasave jo vetëm kundërshtarët, por dhe të vetët që nuk mund të pranonin krimin e këtij parimi sigurisht kriminal! Po vrisnin, internonin, po burgosnin jo vetëm realisht kundërshtarët e regjimit, por dhe vetë idealistët e majtë përfshi dhe komunistë, që nuk donin një tirani të tillë! Ishte koha e vrasjeve të intelektualëve, patriotëve, ushtarakëve me talent dhe patriotë, komunistëve të ndershëm, shkrimtarëve dhe poetëve! Sipas një biografie ky ishte fundi i Xhagjikës: Në verën e vitit 1963 e arrestojnë dhe mbas një hetuesie shumë të rëndë, me vendim të nr.5, datë 06.12.1963 të Gjykatës së Lartë, Kolegji Ushtarak mbas akuzës për tradhti, vepra terroriste, agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, e dënojnë me vdekje, pushkatim, konfiskim të pasurisë, heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë (!!), heqjen e dekoratave dhe gradës kapiten. Në fjalën e fundit, para trupit gjykues dhe popullit që po e ndiqte me habi dhe indinjatë dënimin e poetit dhe letrarit Trifon Xhagjika, ai shprehet: “Kundër këtij sistemi do të qëlloja me artileri”. Antikomunizmi i tij unikal përfundimisht u firmos ditën kur iu komunikua dënimi me vdekje. Natën e datës 23, duke u gdhirë dita e 24 dhjetorit 1963, e pushkatojnë. Ishte vetëm 31 vjeç. S’dihet se ku e pushkatuan. Për ironi të fatit, varri i tij nuk dihet akoma.

Një "stalinist" si Enver Hoxha me një popull shumë të vogël, po tregonte dhëmbët më të ashpër se sa njeriu me mustaqe - të cilin imitonte!

Por unë e kam fjalën te "Atdheu Lakuriq" si emblema e ditur dhe e recituar dhe në gjyq nga Xhagjika! Sot është kollaj të flasim dhe të përflasim, por disidentët janë ajka e një kombi, ndershmëria e tij, klithma rrëqethëse, e cila paralajmëron atë që shumë e shumë poshtë e dinë por nuk guxojnë ta thonë ose kundërshtojnë! Poeti është paraprirës i kohës, e shpreh këtë në idetë e tij dhe nuk ndalet! Pse "Atdheu lakuriq!? Pse kaq i vogël dhe i pa rritur sikundër thotë poeti, pse kaq i vogël sa mos të arrijë të "këpusë një degë dafine nga lavdia e shekujve"?! Po mirë si ka mundësi që edhe sot mbas 55 vitesh nuk e kemi "atdheun të veshur dhe të rritur"!?

Po vijmë në kohë! Pse nuk ka akoma mundësinë e këputjes së një dege dafine nga pikërisht lavdia e shekujve!? Pse nuk ka dafinën e Agronit, Gentit, Pirros, Teutës, Balshajve, Aranitëve, Kastriotëve dhe të madhit Gjergj Kastrioti!? Pse nuk ka as lavdinë e Bushatlinjve, peshën e Ali Pashait, pse nuk ka rëndësinë dhe dafinën e Rilindësave luftëtarë dhe politikanë tonët, nuk ka horizontin e Pashko Vasës, forcën patriotike të Fishtës, ëmbëlsinë kombëtare të Naimit, projektimin në të ardhmen të Samiut, gurgullimën e vargut lirik patriotik të Mjedës, çlirimin europian urban të Gurakuqit, mallin e Shirokës, qartësinë e Çajupit, modernitetin rebel të Migjenit e shumë e shumë lartësive të jashtëzakonshme intelektuale patriotike!?

Sepse të gjithë në fund të fundit, nuk e donin "atdheun lakuriq"?! Ku janë poezitë e klithmës mbi padrejtësinë, mbi lakuriqësinë akoma dhe sot të atdheut?! Si ka mundësi që të vlejnë vargje të jo vetëm vitit 1963 të Xhagjikës dëshmor dhe hero i letrave, por dhe të Fishtës, Migjenit,Nolit dhe fjalëve të forta të Konicës!? Pse?!

Si ka mundësi që jemi prapë të vegjël, kaq të pa zotët të "dafinojmë" lavdinë e djeshme, për të pasur të sotme dhe të ardhme të mirë!? Mungon si te poezia, te proza, te shkrimi forca e atdhedashurisë! Mungon karakteri rebel dhe shpirti i lirisë! Mungon vargu i fortë poetik jo me politikë dhe ideologji, por me liri, me dashuri për vetën dhe kombin! Mungon!

Mungon se jemi edhe më të vegjël, më lakuriq dhe pse jemi në liri! E shpërdorojmë atë dhe fyejmë përditë demokracinë! Fyejmë të kaluarën me lavdi dhe i bëjmë vargje kotësisë të jetës pa respekt për njeriun dhe vendin! Kur në fakt, duhet një disidencë e përjetshme! E shembulli është i plotë te Trifon Xhagjika dhe te emblema e tij poetike - "Atdheu Lakuriq"!

Nga Besi BEKTESHI