BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Atë, që Shqipërisë nuk ja ka bërë asnjë pushtues!

Atë, që Shqipërisë nuk ja ka bërë asnjë

 Ia bëjnë të vetët, shqiptarët! Në furgonin që shkojmë në drejtim të Këlcyrës, ndodhem bashkë me disa veteranë, nga fshati Matohasanaj i Tepelenës. Në krah kam po ashtu një veteren nga i njëjti fshat. Midis të tjerave, më tregojnë edhe historinë e Urrës së Dragotit. E sheh këtë urë- më thonë. Quhet ura e Dragotit. Në përfundim të saj, në vitin 1941, e cila u projektua dhe u ndërtua nga italianët, e mbajmë mend mirë kur inxhinieri italian që udhëhiqte ndërtimin e saj, na tha: “Kur të shembet shkëmbi pranë saj, atëherë do të shembet edhe ura. Vetën nëqoftëse atë do ta shembin për qëllimet e tyre pushtuesit”! Po ku ta dinin italianët atëherë që “pushtuesit” do të ishin vetë shqiptarët!? “Në vitin 1997, vazhdojnë ata, dy herë i vunë lëndë plasëse “pushtuesit” shqiptarë dhe nuk e shembën dot! Pushtuesit e huaj ndërtonin ura e rrugë, “pushtuesit” shqiptarë mendonin dhe mendojnë se si të shkatërrojnë”.

Duket sikur pushtuesit, e kanë ditur që “pushtuesit” shqiptarë përdorin të gjitha format, armët dhe mjetet që të shkatërrojnë ato që kanë ndërtuar ata, prandaj edhe i kanë bërë të qëndrueshme aq sa të përballojnë jo vetëm tërmetet, por edhe forcën e lëndëve plasëse që shqiptarët, dinë t’i përdorin me efikasitet. Duke e shkëputur pak mendimin kjo urë më kujton edhe një ngjarje që e kam jetuar vetë në “vitin e mbrapshtë” apo vitin e “luftës së Madhe patriotike” të vitit 1997. Në Muajin Shtator të atij viti, mbas tre muajve punë në shtetin fqinj, policia greke na vuri prangat në dorë dhe na dorëzoi tek bashkëkombasit në Kakavijë për mungesë leje qëndrimi. Sendet personale që na i kishin mbledhur, na i kthyen përsëri që ato të na i merrnin tanët nën kërcënimin e armëve në hyrje të urës së Dragotit. Ishim një grup shokësh, me të cilët kaluam një natë në Hotel Turizmin e Tepelenës, i cili ishte katandisur sikur ta kishin bombarduar “ushtritë pushtuese”. Muret ishin shoshë nga plumbat dhe në rrugë kishte pengesa betoni për të mos kaluar tanket dhe autoblindat e “armikut”! Gjatë rrugës për në Korçë, me një makinë që bënte rrugën Gjirokastër-Korçë na ndalojnë një “njësit gueril”. Duke na drejtuar grykat e armëve na detyruan të zbresim të gjithë, duke na kontrolluar një për një sendet që kishim me vete. Lavdi zotit, policia greke na kishte bërë “nder” që na ktheu nga Greqia mbas tre muajsh punë dhe ato pak të holla që kishim mbledhur, nuk na lejoi t’i merrnim nëpër dhoma që i patën “hallall” kolegët tanë. “Kisha tridhjetë vjet në radhët e ushtrisë që stërvitja breza të tërë për format e luftës ndaj armiqve, pa e ditur që “armiqtë” do të bëheshim ne. Edhe këtë lloj luftimi, siç ishte ai i sulmit ndaj autokolonave të armikut ja kishim mësuar kështu si ata po e zbatonin me ne. Njëri prej tyre na kontrollonte e na merrte gjithçka, tjetri qëndronte me gisht në këmbëz pak më tutje e dy të tjerë (të paktën kaq pamë ne) qëndronin disa metra lart në mbështetje të “grupit të sulmit”! Nejse, të paktën, shpëtuam kokën, pa kush pyeste për të tjerat. Nuk dua ta kujtoj këtë periudhë, kur shteti u shkërmoq brenga pak orëve sikur të ishte ngritur mbi rërë ky shtet me themele “demokratike”! Këtë nuk e bënë pushtuesit e huaj, por e bënë shqiptarët! Asnjë fajtor i vërtetë nga të majtët apo nga të djathtët nuk ka dhënë llogari për atë ngjarje tragjike, pasojat e të cilës ndihen edhe sot e vazhdojnë të marrin jetë njerzish.

Nuk dua të shkoj shekuj më parë në vitin 1362, kur Karl Topia bëri marrëveshje me turqit, kundra të vetëve, Balshajve që zotëronin pjesën veriore për mosmarrëveshjet që kishin për çifligjet e tyre. Të lëmë mbrapa shekujt dhe të vijmë para dhe pas Luftës së Parë botërore. Dallaveret e Fuqive të Mëdha kishin edhe “bekimin” e forcave të ndryshme politike brenda vendit për realizimin e qëllimeve të tyre kundër kundërshtarëve të vet. Kështu ishte dorëzimi i qytetit të Shkodrës tek malazezët para Luftës së parë Botërore, apo kryengritësit e Haxhi Qamilit. Të paktën, qysh nga fillimet e shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme, shqiptarëve më shumë nga sa i kanë bërë dëm pushtuesit e huaj, i kanë bërë dëm vetvetes, duke i “bashkuar” vetëm përçarja mes tyre.

Është fakt, që në përfundim të Luftës së Parë botërore, “pushtuesit” austro hungarezë bënë jo pak ndërtime në Shqipëri. Ata ndërtuan rrugë e hekurudha, dekovile e teleferikë për interesat e tyre, por që në fund të fundit nuk do t’i merrnin me vete. Pas tyre erdhën “pushtuesit” shqiptarë dhe brenda një kohe të shkurtër nuk mbeti asnjë hekurudhë, asnjë vagon dekovili, asnjë metër kabëll teleferiku, duke e kthyer gjithçka në gjendjen e mëparshme të paraluftës. Kjo gjendje vazhdoi edhe në periudhën e ndërrimit të sistemit. Bashkë me komunizmin u dërguan për “skrap” edhe fabrikat e uzinat, hekurudhat e shkolla, diga e hidrovore etj., etj., duke mos mbetur as “nam e as nishan” nga të gjitha ato që binin “erë komunizëm”! Ky mentalitet vazhdon të na shoqërojë deri në ditët e sotme. Janë të panumërta dëmet që i kemi shkaktuar vetvetes sepse vazhdon të na “bashkojë” vetëm përçarja.

Të vijmë tek dy-tre muajt e fundit. Gjatë muajit Maj dhe Qershor, krerët e opozitës së sotme i lanë mënjanë përçarjet brenda llojit, i lanë mënjanë protestat për rrëzimin e qeverisë deri edhe ato të “mosbindjes civile” për t’u “bashkuar” në një problem “madhor”, atë që Shqipëria të mos hapte negociatat me BE-në! U shpërndanë nëpër botë në kërkim të “miqve” të vjetër që nga Doris Pack e deri më të rinjtë si Kricbaun, i cili për hir të së vërtetës, duhet të themi që, kur mësoi qëllimet e vërteta të këtyre opozitarëve ndryshoi qëndrim. Çfarë propagandonin nëpër botë opozitarët e sotëm? Ata propagandonin “narkoshtetin shqiptar” të Ramës, “Qeverinë e krimit dhe të drogës”, “Qeverinë e narkotrafikantëve dhe të korruptuar të Ramës” etj., etj. Ata thonë që e realizuan qëllimin e tyre, por që kjo nuk është aspak e vërtetë për shkaqet, tashmë dihen. E kanë lënë këtë betejë nga muaji Maj i vitit të ardhshëm! Nuk i bën përshtypje as mungesa e vizionit të kësaj opozite, as mungesa e alternativave e asgjë tjetër përveç asaj që të dëmtojnë sa më shumë imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve. Po kush janë këta që i “qajnë hallin popullit” që krimi dhe korrupsioni i ka zënë frymën Shqipërisë? Kush janë këta që i “qajnë kaq shumë hallin popullit”, i cili varfërohet përditë dhe ka humbur besimin tek e ardhmja? Janë pikërisht ata, që kanë pjesën e tyre ndoshta më shumë se mazhoranca e sotme për gjendjen në të cilën ndodhemi. Nuk bashkohen krerët e politikës e t’i dalin zot Shqipërisë, por ashtu si shekuj më parë i ankohen të huajve që të vijnë e të rregullojnë “shtëpinë” e tyre!

Në këto njëzet e tetë vite është fakt që asnjëherë në Shqipëri nuk janë zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme. Pse? Sepse shqiptarët nuk duan të kenë një shtet të fortë të dalë nga populli, por duan të “flenë me mullixhiun për inat të vjehrrës”! Në çdo zgjedhje, “të fortët” blejnë e shesin votat që të vijnë në pushtet atë që duan ata dhe jo atë që do populli. Humbësit nuk pajtohen me fituesin dhe as nuk i binden shumicës, por fillojnë përleshjen deri në rrëzimin e mazhorancës qeverisëse që ka votuar shumica. Ja, kështu ka shkuar Shqipëria në këtë “katrahurë” njëzet e tetëvjeçare. Midis qindra e mijëra fakteve të tjera, të marrim atë të protestës për Rrugën e Kombit. Një vendim i mbrapshtë i qeverisë, i pamenduar dhe i pakonsultuar, bëri atë që opozitarët të shfrytëzojnë rastin e të nxitin urrejtjen e dhunën kundër mazhorancës, siç kanë bërë me çdo dështim apo sukses të qeverisë për t’ju kundërvënë. U dogj e u shkatërrua pasuria kombëtare dhe krerët e opozitës fërkonin duart që gjetën edhe një argument më shumë për të rrëzuar qeverinë! Morën nën mbrojtje protestat e paligjshme, nxitën anarshinë dhe kaosin për t’u hequr si “engjëj” përpara qytetarëve. Zgjodhën këtë rrugë për të dëmtuar imazhin e vet dhe atë të Shqipërisë, në vend që të gjenin rrugën e konsultimit me qeverinë, për të gjetur një mënyrë tjetër, atë që është në interesin e Shqipërisë, por edhe në interesin e tyre për të përmirësuar imazhin e vet tashmë të rënë përtokë!

Kështu do të bëjë edhe mazhoranca e sotme, kur nesër të jetë në opozitë e kështu do të shkojë Shqipëria ndër shekuj... Kush e bënte këtë? E bënin ata që protestuesit e djeshëm i quanin “kokëpalarë”, ata që shkaktonin viktima në mes të bulevardit, ata që shtruan në dajak opozitarët e djeshëm në zgjedhjet e vitit 1996. Të jenë thua të besueshëm këta krerë të opozitës, që sot i “qajnë hallin” popullit, kur djersën e tij e kanë shpërdoruar për të bërë lobingje me të huajt apo për të prishur e shkatërruar gjithçka që ndërton kundërshtari? Kështu vepruan edhe me mbikalimin e “Zogut të Zi”, kështu duan të bëjnë edhe me Sheshin “Skënderbej”, që sipas fjalëve të një anadollaku që në gjak ka sindromin e pushtetit, thotë: “Kur të vijmë ne në pushtet, do ta prishim dhe do të heqim “Plehun” nga Bashkia dhe Edi Ramën nga qeveria”! Shikoni gjuhën që përdor dhe nxirrni konkluzionin, nëse ka folur kështu ndonjë pushtues i huaj apo jo! Sot, po merren me teatrin si ndërtesë, nëse duhet prishur apo jo. Asnjëherë nuk janë marrë me “dramat” që janë vënë në “skenën” e këtij “teatri” njëzet e tetëvjeçar. “Drama” të tilla janë ajo e krimit dhe korrupsionit, ajo e drogës që ka pushtuar jo vetëm fushat e kodrat e Shqipërisë, por mbi të gjitha mendjet e politikanëve! “Drama” të tilla janë ajo e mungesës së besimit tek e ardhmja, e mjerimit migjenian, e braktisjes së vendit nga qytetarët e të gjitha moshave etj., etj. Por, edhe këto nuk janë ajo ç’ka është më e keqja. Më e keqja është që këto “drama” për një pjesë të politikës konsiderohen si “suksese” për të luftuar kundërshtarin dhe nuk konsiderohen si “drama” për Shqipërinë e shqiptarët, që nuk po gjejnë akoma vetveten në këtë “vorbull” kaotike kombëtare e ndërkombëtare. 

Nga Pandeli BARDHI