
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit


ATP si një institucion mjaft i rëndësishëm ka si qëllim trajtimin e pronës nëpërmjet proceseve të njohjes dhe kompensimit të saj. Nga data 1 shtator nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm Z.Geraldo Durdaj, evidentohet një frymë dhe imazh i ri, i cili po transmetohet tek të gjithë aktoret e jetës publike shqiptare. Fokusi kryesor gjatë këtyre muajve ka qenë përmbushja me shumë përkushtim dhe përgjegjshmëri e çdo detyrimi ligjor që ATP mbart, si dhe lufta kundër fenomeneve te korrupsionit, duke përdorur dhe vënë në zbatim çdo mekanizëm ligjor të nevojshëm dhe të domosdoshëm. Çdo ankesë e ardhur nga qytetarët është marrë në konsideratë, duke u përpjekur për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë konform ligjit. Një punë paraprake, mjaft e nevojshme u realizua dhe tani me miratimin e ligjit të ri nr 77/2022, fillimi i procedurave në ATP duket që ka nisur me ritme të shpejta. E për rrjedhojë ATP, një të ardhme premtuese duket se po ju garanton pronarëve për zgjidhjen e problematikave të tyre, për të vazhduar dhe përfunduar këtë proces kaq të rëndësishëm, në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me çdo parashikim ligjor në fuqi. Nga momenti i krijimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave me ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, qëllimi kryesor i këtij institucioni ka qenë dhe është padyshim përfundimi i procesit të trajtimit e kompensimit të pronës brenda afateve të përcaktuara ligjore dhe respektimi i detyrimeve ndërkombëtare të marra përsipër nga shteti shqiptar, sidomos detyrimeve që burojnë nga ratifikimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Problemet e hasura në praktikë me zbatimin e ligjit, shpeshherë na orientojnë drejt nevojës për ndryshime dhe rregullime në ligj. Në këtë drejtim, nevoja për rregullimin e kuadrit ligjor në fuqi për procesin e trajtimit të pronës erdhi si pasojë e dy vendimeve të rëndësishme të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e më pas të Gjykatës tonë Kushtetuese. Qëndrimi i mbajtur nga jurisprudenca e GJEDNJ-së për shtetin Shqiptar nuk lë pa vlerësuar pozitivisht dhe nënvijëzuar edhe arritjet/risitë që solli krijimi i ATP-së dhe formula e përcaktuar për realizimin e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave në tërësi të tij. Ashtu sikurse citon edhe defekte të praktikës, të cilat janë materializuar tashmë në përmbajtje të ligjit ndryshues, me qëllim që të garantojnë një të drejtë themelore të njeriut, sikurse është e drejta e pronës private. Në këtë kuadër, me ndryshimet e reja të ligjit të cilat reflektojnë edhe qëndrimin e dy gjykatave, ligjvënësi garanton tashmë pragun minimum të vlerësimit financiar, duke eleminuar përfundimisht ndërhyrjet joproporcionale në të drejtën e pronës private. Vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare të ATP-së tashmë duhet të sigurojë që vlera e përgjithshme e kompensimit, pavarësisht nga forma e kompensimit, të jetë jo më pak se 10 % të vlerës së pronës të llogaritur sipas zërit kadastral aktual. Me qëllim zbatimin e drejtë të parashikimeve ligjore, përfundimin e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave brenda afatit dhe shmangien e pakënaqësive në publik, si risi e ligjit është parashikimi në mënyrë të shprehur i mundësisë së Këshillit të Ministrave për të përcaktuar rregullat e procedurat e shpërndarjes së fondit të kompensimit, radhën e përparësisë ndërmjet formave të kompensimit, si dhe rregullat për kompensimin nëpërmjet një ose disa formave bashkërisht. Një kompetencë e tillë që buron nga ndryshimet e ligjit, përshpejton dhe garanton procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave në tërësi të tij, si dhe qartëson në detaje procedurën konkrete që duhet të ndiqet nga institucioni publik në funksion të respektimit të parimit të transparencës. Ndryshimet e reja në kuadrin ligjor, jo vetëm saktësojnë dhe sqarojnë kuptimin e dispozitave të ligjit, por njëkohësisht ofrojnë një garanci shtesë mbi paprekshmërinë e pronave që janë pjesë e fondit të tokës. Devijime që mund të kenë ndodhur në praktikë, lidhur me transferimin e këtyre pronave tek njësitë e qeverisjes vendore, ndalohen në mënyrë të prerë me ndryshimet e ligjit, me qëllim ofrimin e një garancie shtesë për fondin e kompensimit dhe mbrojtjen e të drejtës së pronës së pronarëve. Në vijim, është e rëndësishme të theksojmë se me ndryshimet e reja të ligjit procesi i vlerësimit të kompensimit, ATP-ja ka detyrimin që brenda datës 31.12.2024 të vlerësojë vetëm financiarisht, të gjitha vendimet përfundimtare të pavlerësuara që kanë njohur të drejtën e kompensimit. Në të njëjtën datë, ATP-ja ka detyrimin për të shqyrtuar edhe dosjet, që janë aplikuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligjit nr. 133/2015, të ndryshuar, dhe që ende janë në proces shqyrtimi pranë Agjencisë. Mospërmbushja e kësaj të drejte, u jep mundësinë subjekteve të interesuara t’i drejtohen gjykatës kompetente. Në kuadër të garantimit dhe respektimit të të drejtave të pronarëve, si dhe me qëllim realizimin e procedurës administrative brenda një afati të arsyeshëm, çka passjell realizimin e të drejtave të subjekteve të interesuara sa më shpejt në kohë, ndryshimet ligjore sjellin si risi detyrimin e ATP-së për të vepruar dhe përditësuar vlerësimin financer brenda një afati 3 mujor. Ky afat konsiderohet i mjaftueshëm nga ligjvënësi për kryerjen e llogaritjet e nevojshme për përditësimin e vlerësimeve financiare dhe publikimin e tyre në buletinin zyrtar. Ndryshimet e reja ligjore i japin të drejtën dhe njëkohësisht mundësinë subjekteve që kanë tërhequr kërkesat e patrajtuara për njohjen e pronës ose i janë drejtuar gjykatës së shkallës së parë, të heqin dorë nga gjykimi i çështjes e të paraqesin kërkesë pranë Agjencisë për shqyrtimin e dosjes. E njëjta e drejtë iu njihet edhe subjekteve që i janë drejtuar gjykatës administrative së shkallës së parë Tiranë për të kërkuar vlerësimin financiar. Një mundësi e tillë përkon me detyrimin e shtetit për të garantuar të drejtën e pronësisë së pronarëve dhe përmbylljen e një procesi tashmë të tejzgjatur në kohë me efikasitet, eficencë, duke zbatuar me përpikmëri parimin e sigurisë juridike dhe transparencës, me qëllim shmangien e çdo pakënaqësie të mundshme tek publiku i gjerë.
Më të lexuarat


“Të godasësh qiellin me dy gishta”

Projektligji i pabarazisë së theksuar tatimore

Jogaxhinjtë e jogës...

Një President mes akuzave dhe ngjarjeve asnjëherë të praktikuara në demokracinë amerikane!

Revoltë e heshtur sipas polarimit politik në shoqërinë shqiptare

Sloganet populiste të binomit Berisha-Meta, shprehje e ekskluzivitetit narcist

Kryetar i cilës partie është “non grata”?!

Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!
