BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Atyre iu rreh zemra me pulsin e luftës antifashiste çlirimtare

Atyre iu rreh zemra me pulsin e luftës antifashiste çlirimtare

-Portret i dy veteranëve me moshë afër njëshekullore të LANÇ-

U ndodha i pranishëm në fundjavën e parë të majit 2022, kur Qemal H.Begos, tashmë veteran i LANÇ-it 96 vjeçar,  i bie zilja e telefonit. Atij i pëlqen që të mbajë një aparat "nokia" nga ata të  viteve të para dhe aty pa emrin e një shoku të vjetër të luftës e të punës.Ishte Hysni Kurti, që në shkurtin  e ardhshëm mbush 90 vjeç, nga fshati Zabërzan, fqinj me Çepanin, e që tani banon në Berat.Dëgjova një copë nga ajo bisedë me aromë  lufte...

- Alo, o Qemal! Jam Hysniu, të flas nga Berati.... Dhe vijon me përshëndetjet e rastit sipas traditës. Pyeste për familjen, djemtë, nipër e  mbesa.

-A të bie ndërmend kur vije me një patickë të vogël italiane në krah te Furra e Cumanit,atje te Gropa e Merasë, ku digjeshin gropat me gëlqere dhe na tregoje...

- E po si nuk e mbaj mend,o  Hysni. Po ne atëkohë na mësonte trimi Vaip Gogo se si të  pëlcisnim granatat e si të mbushnim belxhikun me fishekë...

- Ti  shkove partizan në Brigadën e dhjetë, kurse unë piciruk si korrier  në  komandën e vendit. ...Pastaj kur erdhe në Berat të bënë kryetar kooperative ku punove sa ti e di... e pastaj në SMT...

-Po edhe ti, ama,  nuk   lëvize pak! Sa në Vlorë  e sa në Berat, në Fier e në Lushnjë... ia kthen Qemali.Dhe ata nuk  çmalleshin dot në këto ditë kur kujtojnë Dëshmorët e Atdheut dhe fitoren mbi nazizmin e fashizmin dhe ndjejnë krenari të ligjshme në zemrat e tyre që nuk plaken...

Po kush është Qemali?

            I lindur më 10 shtator 1926,kreu disa vite të shkollës fillore në Çepan më1936-1940, dhe shkollat e tjera i kreu pasluftës. Në shtator të viti 1943, shkon me dëshirën e tij në detyrën e korrierit partizan në komandën e vendit në Çepan, vazhdon pastaj luftëtar i inkuadruar në Grupin e Skraparit edhe aty si korrier i komandës së Grupit; në vitin 1944 rreshtohet partizan në Br10S. Nga  luftimet e ndryshme ka kujtime të nxehta, të dhimbshme dhe sa herë i sjell në mendje i dalin lot. “Gjatë luftës, tregon ai,ka qënë rastësi që unë shpëtova në dy raste, e kur fati i keq e solli që më rrëmbeu shokët e mij. Në Tendën e Qypit zhvilloheshin luftime dhe mua më thirrën si korrier i vogël që isha, të më dërgonin me një letër atje lart.Mirëpo nuk ma la komandanti im i skuadrës, Abaz Rogu.”Ky është i lodhur shumë se sapo u kthye nga një udhë e largët“. Kështu tha Abazi.Dhe në atë detyrë dërguan Ilmi Halilaj nga Muzhencka. Gjatë udhës atë e kish pikasur patrulla gjermane dhe e vranë...."

            Pas çlirimit të vendit, kreu  detyra të ndryshme në brigadën e Mbrojtjes së Popullit, në Vlorë, Sarandë e gjetkë.Kish merituar gradën nëntoger dhe caktohet delegat (sekretar) i rinisë në degën e punëve të brendshme në Kukës gjatë viteve 1948-1950. Në vitin 1950, nga telashet që i solli një letër anonime, e nxjerrin në lirim dhe për dhjetë vjet punon nëpunës në kadastër, referent në seksionin e bujqësisë, kontraktor etj. në rrethin e Beratit. Në vitet 1960-1966 e ngarkojnë me detyrën e kryetarit të kooperativës bujqësore Drenovicë-Samaticë dhe me bashkimin e kooperativave, edhe i Kutallisë, deri në vitin 1974.Qemali punoi pa u lodhur , ditën e natën,pa orar, duke u qëndruar afër kooperativistëve, duke qarë hallet me ta dhe duke fituar zemrën e tyre. Nga puna e bërë u rritën prodhimet bujqësore u bënë mjaft shtrime rrugësh e kanalizime të reja, u bënë tarracime me ullinj e vreshta,u zgjeruan punimet e mekanizuara. Ekonomia që ai drejtonte u bë shembull frymëzimi dhe eksperience pune, ku priti e përcolli kuadro të lartë drejtues, ministra e kryetarë qeverie të kohës.Ai bashkëpunoi shumë mirë me specialistë të fushës së bujqësisë dhe arriti të ngrejë dukshëm mirëqënien e kooperativistëve.

            Për sa më sipër Qemalit,me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor nr.4600 datë 22.11.1969 iu dha titulli më i lartë i asaj kohe”Hero i Punës Socialiste”. Ai mban edhe dekorata të tjera; të trimërisë, të çlirimit dhe të punës. Më pas e emëruan drejtor të stacionit të makinave e traktorëve (SMT) në Urën Vajgurore(sot Dimal) ku punoi me përkushtim po aq të madh,deri sa doli në pension.Kjo është e vërteta historike.

Atyre iu rreh zemra me pulsin e luftës antifashiste çlirimtare

            Nga viti 2000 banon në Tiranë por nuk e harron aspak Beratin, Kutallinë dhe shkon atje takon shokë e miq, mer pjesë në gëzime e ngushëllime... Prej ditës që doli në pension në Berat e deri më sot ai është aktivizuar gjerësisht me Organizatën e Veteranëve dhe pasardhësve të LANÇ dhe në atë të Dëshmorëve të Atdheut.Ai, edhe pse e ka humbur  qysh në prill 2012 bashkëshorten  Feride B.Bego, iu gëzohet pa masë dy fëmijëve -tashmë gjyshër; nipërve -tashmë baballarë dhe  stërnipërve aq të bukur nga shpirti e  puna. Tani Qemali kryen, vetëm vullnetarisht, detyrën   e kryekëshilltarit pranë Kryesisë së  Komitetit Kombëtar të  Veteranëve  dhe pasardhësve  të LANÇ, në Tiranë.Është nder e krenari e veçantë që të shkruash e të flasësh për këtë burrë  të përveçëm, ish-partizan, Hero i Punës Socialiste,trim  i mençur dhe organizator i zoti,i gjatë e i drejtë si lis, plot thinja fisnikërie, që ecën vetëm në këmbë e pa shkop; që nuk mban kollare  dhe as kapele; që e sheh të ardhmen plot shpresë e optimizëm;që lexon gazetën "Kushtrim Brezash" pa syze...

Cili është Hysni Kurti

            Lindi  më 17 shkurt 1933 në Zabërzan të Skraparit në një familje atdhetare e të lidhur ngushtë me Luftën Antinazifashiste Nacional Çlirimtare.Prindët e tij Rushani dhe Shekua lindën e rritën  shtatë  fëmijë  prej të cilëve gjashtë, Njaziu, Sulua, Tafili, Harifi dhe Qamilja morën pjesë aktive me armë në dorë.Harifi është shpallur dëshmor pasi vdiq si pasojë e torturave në një kamp nazist në Gjermani.Vetë Hysniu   ishte aktivist dhe i  angazhuar me detyra të ndryshme luftarake  në përshtatje më moshën e tij, në komandën e vendit.

            Mbasi mori arsimin e kohës punoi disa vite mësues në fshatra të ndryshme të rrethit. Në vitin 1957 kreu shkollën e Bashkuar të Oficerëve "Enver Hoxha", u titullua oficer me  gradën nëntoger  dhe u emërua komandant i togës së kavalerisë (zbulimit) në Brigadën e Përmetit.Më pas u caktua në detyra të ndryshme në rrethin e Fierit e të Vlorës. Nisur nga puna e mirë dhe rezultatet e larta i jepet e drejta e studimit në Akademinë Ushtarake"Mehmet Shehu" të cilën e kreu në vitet 1969-1972.Punoi me ndërgjegje dhe përkushtim dhjetë vjet në detyra të larta në njësitë  ushtarake të Lushnjës  dhe në vitin 1982 caktohet në detyrën e Shefit të Mbrojtjes Civile të rrethit të Beratit.Në vitin 1988 del në pension duke merituar  gjithçka që i përkiste gradës kolonel.

            Puna dhe jeta e tij si ushtarak karriere është vlerësuar me disa dekorata. Si veteran me kontribute të spikatura dhe familje dëshmori i janë dhënë titujt e lartë "Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ" dhe"Nderi i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve  të Atdheut". E veçanta e këtij  veterani,  që nuk njohu kurrë lodhje, është se  qysh në kohën kur ishte oficer aktiv,punoi si bashkëpunëtor  i gazetës "Lufëtari" organ qëndror i Ushtrisë Popullore. Po ashtu për gjatë 35 vjetët si pensionist   ai vijon të shkruajë  në gazetën "Kushtrim Brezash" duke u bërë një propagandist dhe shpërndarës i rregullt i kësaj gazete,ku thuhen vetëm të vërtetat  e LANÇ.Ai është zgjedhur edhe në  forume e detyra të ndryshme drejtuese.Hysniu ka tre fëmijë të martuar e sistemuar të cilët ecin në gjurmët atdhetare të prindërve të tyre.Ai iu gëzohet nipërve e mbesave dhe  nuk përton  për të shpjeguar të vërtetat e pamohueshme të   periudhës plot ngjarje të mëdha të kohës  luftarake dhe ndërtimtare që ai jetoi.

Këta janë dy veteranët me moshë  afër njëshekullore Hysni Rushan  Kurti dhe Qemal Hysen Bego, që ende në vesh u ushtojnë bataretë e pushkëve dhe gjëmimet e predhave të luftës. Atyre u rreh zemra  vetëm për të mbrojtur idealet e  partizanëve e të  dëshmorëve  dhe për t'u përcjellë ato brezave të ardhshëm,me veprën, fjalën e praninë e tyre. Ata janë  relikte të gjalla të historisë së Luftës Antinazifshiste Nacional Çlirimtare shqiptare ndaj meritojnë respektin më të madh dhe urimet më të  ngrohta...

Atyre iu rreh zemra me pulsin e luftës antifashiste çlirimtare