BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Auditimi i jashtëm në vlerësimin ndërkombëtar

Auditimi i jashtëm në vlerësimin ndërkombëtar

Kontrolli i Shtetit tregoi dhe në denoncimet e fundit të tij për abuzimet në drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t, hekurudhën shqiptare etj., vitalitetin e një institucioni të pavarur dhe që ka arritur një nivel të lartë profesionalizmi. Përfundimi me sukses i projektit të binjakëzimit IPA të Bashkimit Evropian dhe i konferencës së përbashkët shkencore me Byronë Shtetërore të Auditimit të Kuvajtit, një institucion suprem auditimi në pararojë të zhvillimeve të auditimit të jashtëm publik në botë, u pasua me një vlerësim tjetër ndërkombëtar për KLSH-në. Partneriteti Ndërkombëtar për Buxhetin (në anglisht International Budget Partnership-IBP) në fillim të shtatorit 2018, vlerësoi me pikët maksimale për mbikqyrjen e zbatimit të Buxhetit të Shtetit auditimin tonë të jashtëm publik(KLSH), me 72 pikë nga 100 të mundshme.Ky Partneritet është një organizatë jo-fitimprurëse me qendër në Uashington D.C., SHBA. Nga një strukturë në formim e sipër në fund të viteve ’90-të të shekullit të kaluar, kjo organizatë sot përfaqëson një rrjet ndërkombëtar me filiale në 100 vende të botës dhe me qindra OJF partnere të saj. Këto institucione studimore partnere mbikëqyrin dhe japin rekomandime për përmirësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe të transparencës në përgatitjen dhe realizimin e buxheteve të shteteve që monitorojnë(janë 100 të tilla). Moto e organizatës është “Buxheti i hapur transformon jetët e njerëzve”. Produkti kryesor i Partneritetit është Indeksi i Vrojtimit të Buxhetit të Hapur (Open Budget Survey Index, http://internationalbudget.org/opening-budgets/open-budget-initiative/open-budget-survey/). Ky indeks bazohet mbi kritere të pranuara ndërkombëtarisht, të zhvilluara nga organizatat ndërkombëtare FMN, OECD dhe INTOSAI, kjo e fundit organizata botërore e institucioneve supreme të auditimit publik.  Treguesi pasqyron një proces vrojtimi të mbështetur mbi fakte dhe praktikën e përditshme të realizimit të buxhetit të një vendi. Indeksi përdor 109 tregues të ponderuar për të matur transparencën e Buxhetit të Shtetit. Këta tregues vlerësojnë nëse qeveria i publikon tetë dokumente kryesore online dhe në forma të tjera gjithëpërfshirëse dhe të dobishme për qytetarin. Në indeksin “Vrojtimi i Buxhetit të Hapur Shqipëria 2017” (www.internationalbudget.org/wp-content/uploads/albania-open-budget-survey-2017-summary.pdf) , të botuar më datë 5 shtator 2018, edhe pse si vend kemi bërë hapa përpara nga vlerësimi i dy viteve më parë, ku merrnim vetëm 38 pikë, duke rritur informacionin buxhetor, duke botuar Raportin Vjetor të Buxhetit dhe Buxhetin e Qytetarëve në internet dhe duke publikuar Deklaratën Para-Buxhetore, nuk kemi arritur dy tregues të rëndësishëm. Së pari, të realizojmë një Rishikim të Buxhetit në mes të vitit ushtrimor. Së dyti, të japim informacion të bollshëm dhe të detajuar në Raportin Vjetor të Buxhetit.Dobësia më e madhe në transparencën buxhetore për Shqipërinë cilësohet mungesa e nismës që KLSH ka rekomanduar disa herë në raportin e tij për zbatimin e Buxhetit të konsoliduar të Shtetit në vitet 2014, 2015 dhe 2016, krijimi i një Këshilli të Pavarur Fiskal. Indeksi thekson se “Shqipëria nuk ka një institucion fiskal të pavarur. Këto institucione po njihen gjithnjë e më shumë si një burim i rëndësishëm i informacionit të pavarur dhe jopartiak. Ato marrin forma të ndryshme institucionale. Shembuj të zakonshëm përfshijnë zyrat parlamentare për buxhetin dhe këshillat fiskalë”. IBP rekomandon ngritjen e një strukture të tillë. Ai rekomandon po ashtu që vendi ynë të përgatisë dhe të publikojë një rishikim afatmesëm të Buxhetit, si dhe të japë të dhëna të hollësishme për gjendjen financiare të qeverisë dhe të rrisë informacionin mbi performancën dhe politikat në Propozimin eBuxhetit nga Qeveria. Duhet të vendosim mekanizma pilot për publikun  dhe zyrtarët e Qeverisë, për të shkëmbyer pikëpamje, si për çështjet e buxhetit gjatë formulimit të tij, ashtu dhe gjatë monitorimit të zbatimit. Këto mekanizma duhet të mbështeten në risi qe po zbatohen gjerësisht në shumë vende të BE-së dhe më gjerë në botë, si buxhetimi me pjesëmarrje dhe auditimet shoqërore. Informacioni mbi bazën e denoncimeve të qytetarëve nëpër mediat dhe interesimi i drejtpërdrejtë i tyre me letrat drejtuar institucioneve publike janë burime mbi të cilat KLSH po bazohet përherë e më tepër në zgjedhjen e tematikave për auditimet e reja.

Nga Fatos ÇOÇOLI