BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Auditimi i performancës, si pjesëmarrje e qytetarëve në auditimet e KLSH

Auditimi i performancës, si pjesëmarrje e qytetarëve në
Në kushtet e globalizimit nuk është më e mundur që një vend të qëndrojë në “ineficiencën” e tij. Gara ndërkombëtare, në rastin tonë vrapi për të kapur finishin e integrimit evropian është bash si ajo përzgjedhja natyrore apo teoria “Red Queen” e evolucionit, sipas të cilës “duhet të vraposh për të qëndruar në vend. Nëse do të ecësh përpara, duhet të vraposh dyfish”.

Tradicionalisht auditimi përqendrohej në saktësinë dhe rregullshmërinë e regjistrimeve bazuar në standardet kontabile e financiare. Në sferën e auditimit publik, metoda tradicionale verifikon gjithashtu zbatimin e ligjeve dhe rregullave financiare. Kjo metodë mbizotëroi për shekuj deri në vitet shtatëdhjetë të shekullit të XX. Në këtë periudhë, organet legjislative të disa vendeve të përparuara industriale filluan të shtronin atë pyetjen “ekzistenciale”: a e kemi nxjerre vlerën e parave të shpenzuara? Si pasojë lindi disiplina e Auditimit të Performancës, për t’i ofruar qytetarit një informacion të ri, një gjurmim deri në destinacionit final të asaj se çfarë vlere është përfituar. Pse? Sepse paraja e shpenzuar në përputhje me ligjet dhe kuadrin financiar nuk do të thotë që qytetari ka përfituar vlerën për paranë e shpenzuar. Ish-Kryetari i Gjykatës Sllovene të Auditimit, z. Igor Soltes, që aktualisht vepron si raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, gjatë Konferencës së IV Shkencore të KLSH me temë “Analiza e Riskut”, solli në kumtesën e tij shembullin e një fshati të Siçilisë, që përfitoi një grand nga BE për të ndërtuar një ashensor që do të lidhte fshatin me një manastir në majë të një kodre, me qëllim promovimin e turizmit. Por, ashensori nuk funksionoi kurrë për shkak se bashkia nuk mund të përballonte koston vjetore prej 100.000 euro për operimin e saj. Pra, ligjshmëria nuk mjafton kur investimi në fakt rezulton të jetë “shterpë” për qytetarin.

Për auditimet, por edhe produkte që nxjerrin institucionet e tjera publike, qëllimi natyrisht është shërbimi ndaj qytetarit. Por, ky togfjalësh “shërbimi ndaj qytetarëve” është si një ekuacion që vështirë të deshifrohet në realitet, e jo më të ndihet realisht nga qytetari. Në auditimet tradicionale të Institucioneve Supreme të Auditimit, si ai i përputhshmërisë dhe ai financiar, kontakti me qytetarin has pengesa të shumta, kjo për shkak të teknikaliteteve që shoqërojnë auditime të tilla.

Së pari, profesionalizmi i audituesit e bën leksikun e tij të vështirë të kuptohet nga qytetari. Terminologjia por edhe fushat që preken nga këto auditime, duhet të hyjnë në filtrat mediatike dhe parlamentare për të arritur në mënyrë precize, të kuptueshme dhe të qartë tek qytetari.

Së dyti, temat audituese burojnë nga një detyrim kushtetues për të audituar veprimtarinë ekonomiko-financiare të vendit, pra është një cikël i vazhdueshëm, apo një rrotullim i natyrshëm i KLSH-së në orbitën kushtetuese.

Pra, të dyja auditimet, që janë me peshë dhe shërbejnë si shfryrje nga korrupsioni i sektorit publik, ngelin në këtë gjendje agregate të ngurtë, për të cilat KLSH përkujdeset që përmes bashkëpunimit me mediat, Parlamentin dhe OJQ-të t’i sinkronizojë me frekuencën e mesazhit që qytetari kërkon të dëgjojë.

Tek auditimi i performancës, kontakti me qytetarin vendoset që në ngjizjen e auditimit, pra në përzgjedhjen e temës. Në dallim nga dy auditimet e klasike, omnipotenca që na jep Kushtetuta është jo burim i temave audituese, por një divizë besueshmërie. Temat audituese burojnë nga vet qytetari dhe problemet sociale në vend. Shkurt, është qytetari ai që përmes ankesave të tij merr në një farë mënyrë vendimin për të audituar një temë që kapërcen shifrat dhe vargun e numrave të ligjeve dhe VKM-ve për të shkuar direkt në epiqendrën e saj se çfarë e ka shkaktuar këtë problem social. Kjo zhdërvjelltësi e kthen performancës në një auditim “atletik” për shkak se ka hapur horizonte të reja në Kontrollin e Lartë të Shtetit, duke zgjeruar spektrin e tematikave audituese për të sjellë një vlerë të shtuar edhe në fusha me karakter të theksuar social, që kanë qenë të paarritshme nga format e tjera të auditimit. Kështu, “ankorimi” i KLSH-së edhe në fusha problematike që shqetësojnë shoqërinë shqiptare si çështja e ish-të përndjekurve politikë, për ndihmën ekonomike, Matura 2016, siguria ushqimore, shërbimet spitalore, etj., flasin për një zhvendosje të KLSH-së në krah të qytetarit, i cili thirret drejtpërdrejt në auditim përmes pyetësorëve.

Vlen për t’u theksuar se Auditimi i Performancës gjithashtu ka krijuar një standard të ri komunikimi me subjektin e audituar. Në takimet prezantuese, ku i njohim autoritetet e larta të institucionit, përfshirë ministra dhe kryebashkiakë, me temën e auditimit të performancës, pyetja që u shtrojmë nuk është “çfarë është bërë gabim”, por “çfarë mund të bëjmë mirë”. Në këtë kuadër, sinergjia që krijohet mes KLSH-së dhe institucionit përgjegjës bën që raporti i KLSH-së të jetë më konsensual.

Në dy format klasike të auditimit, që janë më të konturuara, më të fiksuara, të qenit një kontabilist apo jurist merr dhe jep ose vepron mbi një kornizë të fiksuar. Por, në performancë, nuk kemi një kornizë, por një skicë të cilës i duhet edhe pak histori dhe letërsi për t’i dhënë formë, pra sfidat për një auditues performance janë më të mëdha.

Auditimi i Performancës ka sot një moshë 7 vjeçare në KLSH dhe lindi jo si një ornament, por si një vrap maratonomaku për të kapur kohën moderne të simotrave evropiane. Ky auditim do të konceptohej si profil institucional që në projekt-idenë e Kryetarit z. Bujar Leskaj, gjatë prezantimit si kandidat i nominuar për Kryetar të KLSH në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, në nëntor 2011.“... Auditimi i Performancës do të konceptohet si një filozofi e të menduarit dhe e të vepruarit nga i gjithë stafi i KLSH-së. Një filozofi pune kjo që konsideron se kontrolli nuk është një qëllim në vetvete, por është një instrument parandalimi ndaj korrupsionit dhe abuzimit me pronën shtetërore dhe një instrument korrigjimi e këshillimi i institucionit që kontrollohet. KLSH-ja është përpara sfidës për ta përqendruar punën tek auditi i performancës, sepse i shërben vlerësimit të përgjegjshmërisë publike”.

Kësodore, përpos të qenit një auditim, performanca përbën një kulturë menaxheriale, një gardian pararojë në luftën ndaj anti-kulturës së korrupsionit. Fatkeqësisht, Shqipëria është ende prapa në zbatimin e një buxhetimi bazuar në performancë (pra në rezultate) dhe vijon traditën e përdorimit të një buxheti historik. Buxhetimi bazuar në performancë është një mjet për t’u premtuar taksapaguesve më shumë vlerë për paratë e shpenzuara ose si një mjet për të shkurtuar shpenzimet publike për t’i hapur rrugë fondeve duke pasur parasysh prioritetet e matshme dhe të vlerësuara në bazë të eficencës, efektivitetit dhe ekonomicitetit. Kjo shmang atë fenomenin e njohur se paraja shkon pas projekteve në vend që projektet të konkurrojnë për paranë, duke krijuar kështu vatra të korrupsionit.

Por fundja, çka identifikohet si korrupsion apo krizë ekonomike, është pikërisht mungesa e kulturës së performancës. Kësodore, më shumë sesa për vet KLSH-në, ky auditim përbën një reformë kombëtare pasi sjell një qasje të re menaxheriale, për t’i hequr sektorit publik mallkimin e “Sizifit” ku pas çdo ngjitje të gurit-reformë vjen tatëpjeta, por sfilitja dhe mundi është i taksapaguesve.

*Auditues, Departamenti i Auditimit të Performancës

Nga Sali AGAJ*

Redi AMETLLARI*

Nga Sali AGAJ*

 Redi AMETLLARI*