BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Auditimi mjedisor - domosdoshmëri në auditimin e jashtëm publik

Auditimi mjedisor - domosdoshmëri në auditimin e jashtëm publik

Në datat 25 nëntor - 7 dhjetor 2019 u zhvillua në "Qendrën Ndërkombëtare Të Mjedisit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm" (iCED) në Jaipur, Indi, Trajnimi i 7-të Ndërkombëtar mbi Auditimin Mjedisor. Në këtë takim morën pjesë auditues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga 16 vende të ndryshme të botës. Fjalën përshëndetëse të hapjes së Trajnimit e mbajti z. A.Ë.K Langstieh zv. President i SAI-t të Indisë, z. Manish Kumar, Drejtor i Përgjithshëm i iCED dhe z. Pushkar Kumar, Drejtor i Trajnimeve dhe Kërkimit në Institucionin Suprem të Auditimit të Indisë. Në këtë event, KLSH u përfaqësua nga kryeaudituesi në Departamentin e Performancës, z. Aulent Guri. Trajnimi u zhvillua duke kombinuar konceptet thelbësore teorike në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm me ushtrime praktike duke shkëmbyer eksperiencën e secilit auditues pjesëmarrës. Trajnues (auditues) me eksperiencë dhjetëra vjeçare nga SAI të ndryshme të botës referuan duke prezantuar auditimet më pikante dhe më të rëndësishme të zhvilluar në vendet e tyre duke prekur problemet kryesore mjedisore të cilat ata hasin. Trajnimi ishte projektuar për të garantuar njohuri për pjesëmarrësit për çështje mjedisore, duke përfshirë përzgjedhjen e tematikave të përshtatshme për auditim, zhvillimin e metodologjisë së auditimit, kritereve të duhura të auditimit dhe dhënien e rekomandimeve kuptimplotë. Dita e parë e trajnimit u fokusua në përkufizimin e “Auditimit Mjedisor”, Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe bashkëpunimin e SAI-ve me INTOSAI ËGEA (Ëorking Group on Environment Auditing – Grupi i Punës në Auditimin Mjedisor). Qëllimi i INTOSAI ËGEA është asistimi i Institucioneve Supreme të Auditimit (Supreme Audit Institution – SAI) në përvetësimin e çështjeve specifike lidhur me auditimin mjedisor, lehtësimi i shkëmbimit të eksperiencave midis SAI-ve duke publikuar “Përmbledhje” të raporteve të auditimit që të gjithë SAI-t realizojnë si dhe hartimi i udhëzimeve dhe materialeve informuese të ndryshme.

Studimi mbi “Kontabilitetin e Burimeve Natyrore” më 1998 dhe “Si mund të bashkëpunojnë SAI-t” kanë qenë dy publikimet e para të INTOSAI ËGEA. Trajnuesit indonezianë, SAI i të cilëve ka udhëhequr INTOSAI ËGEA në vitet e fundit, theksuan disa prej auditimeve të performancës me tematikë mjedisore që janë publikuar nga INTOSAI ËGEA, pjesë e të cilëve është edhe auditimi i realizuar nga KLSH në 2017 me temë “Ruajtja e Ekosistemit të Parkut Kombëtar të Prespës”. Ditët pasuese vazhduan me tematika të ndryshme mjedisore si ndryshimet klimatike, përdorimi i energjive të rinovueshme, eficenca e energjisë, biodiversiteti, menaxhimi i mbetjeve dhe ujërave të ndotura, si dhe rëndësia e Raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis në projektet infrastrukturore. Një tjetër çështje që ngjalli interes tek të gjithë pjesëmarrësit ishte dhe ajo e auditimeve bashkëpunuese. Tre llojet kryesore të auditimeve bashkëpunuese janë “Joint Audit”, Co-ordinated Audit” dhe “Parallel Audit”. Përgjatë diskutimeve të ndryshme, z. Guri solli në vëmendjen e të gjithë pjesëmarrësve eksperiencën pozitive të KLSH-së në auditimet paralele, të cilat ka zhvilluar vitet e fundit e veçanërisht në auditimet e performancës me tematikë mjedisore. Nën moton “Experentia mutua omnibus prodest” (nga bashkëpunimi përfitojmë të gjithë) të gjithë audituesit pjesëmarrës ishin në sinkron për rëndësinë që auditimet bashkëpunuese janë vlerë e shtuar për auditimin e jashtëm publik. Aktualisht, KLSH sëbashku me Institucione Supreme të Auditimit nga vende të ndryshme të Evropës sapo ka filluar dy auditime paralele me tematika mjedisore dhe konkretisht “Ndotja e deteve” dhe “Menaxhimi i mbetjeve plastike”. Trajnimi u mbyll më datën 7 nëntor me fjalën përshëndetëse dhe falënderuese të z. Venkatesh Mohan, zv. president i SAI-t të Indisë, i cili ndër të tjera evidentoi rolin dhe rëndësinë e SAI-ve në drejtim të parandalimit dhe përmirësimit të parametrave dhe standardeve ndërkombëtare mjedisore.

Nga Aulent GURI*

*Kryeauditues në KLSH