BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

"Autochthonous" alergji politike për fqinjët tanë historikë

"Autochthonous" alergji politike për fqinjët tanë

Sa herë që në rrjetet sociale apo në ndonjë kujtesë historike, shfaqet harta me mbishkrimin "Autochtonous" fqinjët tanë veriorë, shpërthejnë me ekspasionizëm me të gjithë arsenalin e mediave, sikur të jetë ndonjë invadim ushtarak ndaj tyre. E megjithatë, ne nuk i peshojmë fare këto qëndrime të patologjizmit të tyre politik, nga që në shekuj kemi provuar mbi kurrizin tonë invadimet, genocidet, masakrat masive, përdhunimet, diskriminimin politik, përçudnimin e fjalës paqe dhe mohim e lirisë dhe pavarësisë. Kjo stuhi sulmesh ndaj kësaj fjale, që është simboli i identitetit tonë kombëtar, nga media e personalitete të rëndomta në radhët e fqinjëve tanë, nuk i trembin më shqiptarët. Por as edhe kërcënimet me hashtagun "cancel" ndaj personaliteteve me emër në botë si të këngëtares Dua Lipa, që shkohet edhe më tej duke e quajtur atë pa pikë turpi fashiste, vetëm pse ka hedhur në rrjetet sociale simbolin e identitetit tonë kombëtar. Ç'absurditet i pështirë që ka brenda filozofinë primitive të urrejtjes, të kultivuar në shekull tek një popull që në fjalorin e tyre, nuk njihet fjala paqe, pavarësi, fqinjësi e mirë e marrëdhënie reciprociteti. Po në këtë valle të patologjisë primitive, bëhet palë me shtypin serb edhe ndonjë gazetë prestigjoze si The Sun a ndonjë tjetër, të cilave do tu rekomandonim që para se të shkruajnë për identitetin tonë, t'u referohen personaliteteve të shumta të kulturës botërore, si shkencëtarë, studiues, historianë e politikanë, që kanë hedhur dritë mbi etnogjenezën dhe historinë tonë disa mijëra vjeçare, si themelues të qytetërimit Evropian. Sa për kujtesë këtyre dhe fletushkave serbe, do t'u përmendim thënien e Lepniz, i cili shkruan,"Në se doni të zbuloni historinë e parakrishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe". Që ta dinë mirë serbët edhe të tjerët që u mbajnë iso, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, është zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare, që na bën thirrje të lëmë mënjanë sherret e partive, akuzat dhe kundër akuzat për denigrim e baltosje, për qeveri e pushtet, por krahas çështjeve të mprehta të ditës për reforma e integrim, t'i përkushtohemi edhe çështjes sonë kombëtare, të lënë në harresë, kur koha bën apel për faktorizim. Kjo ka qenë ëndrra e të parëve tanë, që sakrifikuan aq shumë për Shqipërinë reale, që politika e faktorit shqiptar është e lidhur më shumë me interesat e saj, ato klanore e rrjetet mafioze. Shqipëria reale që i shqetëson aq shumë fqinjët tanë verorë e jugorë, nuk ka lidhje me idenë e "Shqipërisë së Madhe" të fabrikuar nga qarqet shoviniste serbe, për të legjitimuar politikën e ekspasionizmit mbi trojet shqiptare. Kjo ide e qëllimshme kamuflon politikat shoviniste, të ndjekur më parë nga Cubrillovici, Mihajllovici, lapsi i Titizmit Rankoviçi, Millosheviçi e deri tek ushtarët e tij të sotëm, në krye të shtetit serb Vuçiçët e Daçiçët. Çështja shqiptare është një çështje serioze mbarë kombëtare, e të gjithë trevave ku banojnë prej shekujsh shqiptarët autoktonë. Kjo çështje nuk është një kartë ku mund të luajmë me deklarime amatoreske në diplomaci, ajo është një thirrje që motivon dhe promovon angazhimin tonë, për një çështje me rëndësi historike, që na takon ta mbrojmë me çdo rrugë diplomatike. Në se duam t'i tregojmë botës apo konkretisht fqinjëve tanë, se sot nuk mund të luani më si më parë me shqiptarët, këtë e konfirmon qëndrimi ynë koherent për siguri, paqe e fqinjësi të mirë. Shqipëria sot është një aktore, që mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon, me maturi, modesti, me përgjegjësi, pa fodullëk, duke ju sjellë përpara historinë mijëra vjeçare. Po përse hidhen përpjetë qarqet serbe e greke, kur shohin në rrjetet sociale hartën e Shqipërisë reale?Sepse ato nuk ballafaqohen dot me të vërtetën historike, që i nxjerr lakuriq para saj, me origjinën dhe spekulimet në ndërtimin farsë të historive të tyre, të ngritur mbi mite e gënjeshtra. Historia jonë nuk është ngritur mbi mite e gënjeshtra siç duan ta paraqesin llafologët e fqinjëve tanë, ajo është vetë historia e Evropës, që ndokujt i duket çudi dhe mundohet ta mohojë e tjetërsojë atë. Vetë koha është ajo që e zhvlerëson çdo komb, kur është i zhveshur nga ndjenjat e lirisë, siç është Serbia që vuan akoma nga sëmundja e pushtetit të urrejtjes dhe absurditetit vrasës. Me gjithë ndryshimet që ka pësuar politika Ballkanike dhe ajo Evropiane, në mentalitetin serb sundon akoma nihilizmi, anarkizmi dhe epërsia e sundimit mbi të tjerët. Serbia duke përfituar nga indiferenca dhe përkëdhelja që i bën BE nga frika e Rusisë, e konsideron veten si një perandori e vogël në Ballkan, si dikur para shpërbërjes, kur në të vërtetë ka qenë një mace e egër që ka luftuar vazhdimisht të bëhej luan. Kjo mace e egër që shkatërroj qytetërimin Ilirik, kërkonte të imitonte perandorinë e Romës, e cila mendonte se do ishte sundimtare e përjetshme e hapësirave të pushtuara prej saj. Roma përveçse i tregoi botës shtetformimin, mbeti një shembull i keq i qytetërimit të vrazhdë e mizor. Ajo u tregua e aftë vetëm në planin e organizimit ushtarak, por ajo që e veçonte nga të tjerët ishte se romakët argëtoheshin me dyluftime për vdekje. Po kjo filozofi sundoj edhe mentalitetin serb, e cila u dëfrye me krimet në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Por pa e zgjatur shumë këtë histori tashmë të njohur nga shqiptarët, do tu rekomandonin atyre që vazhdojnë të përkrahin dhe mbështetin Serbinë, aq më keq kur disa shtete janë edhe anëtare të BE, të lexojnë holokaustin shqiptar para atyre të hebrejve, "Golgotha Shqiptare" që është pasqyra e shtetit serb. Por për një nga krimet me përmasa të mëdha historike, hedh dritë libri "Akuza që ulërijnë" shkruar nga Leo Freundih hebre që protestoj kundër zhdukjes së 5oo mijë shqiptarëve në vitet 1912-13. Ky libër është dëshmia më sinjifikative, për shfarosjen kolektive të shqiptarëve. Vetëm në veriun etnik, u shfarosën 250 mijë shqiptarë. Ky libër përmban protestën e shqiptarëve ndaj Evropës së shurdhët, që nuk reagoj gjatë zhdukjes masive e në mënyrë mizore të shqiptarëve. Shqiptarët kanë të drejtë që të revoltohen e të mos kenë besim tek kjo Evropë, që përkrah dhunuesit dhe nuk mbron viktimat e qarqeve nacionaliste në Ballkan, Dëshmi që nuk harrohen janë vendimet e Kongresit të Berlinit, Traktati i fshehtë i Londrës që konfirmonte vendimet e Berlinit për ndarjen e Shqipërisë si tortë për orekset e ish. mbretërive fqinje. Por Serbia vazhdon të çjerrë akoma, duke mos pranuar pavarësinë dhe shtetin e lirë të Kosovës, që tashmë është një realitet dhe jo një çështje e shtruar për zgjidhje. Të përkrahësh Serbinë e pa çliruar nga mentaliteti arkaik i sundimit mbi të tjerët, do të thotë që nuk ke hyrë në BE për të qenë mbrojtës i lirisë pavarësisë dhe demokracisë, po je bërë anëtar i saj vetëm për interesat ekonomike dhe servilizëm ndaj të mëdhenjve. Prandaj për diplomacinë shqiptare përparësi marrin qëndrimet pragmatiste, të bazuara në faktet historike dhe në sinkron me marrëdheniet e trojeve shqiptare. Diplomacia shqiptare duhet të tregohet pragmatiste dhe e sofistikuar, duke i treguar botës dhe në mënyrë të veçantë fqinjëve, se shqiptarët pasardhës të ilirëve, janë themeluesit e qytetërimit Evropian dhe jo ardhacakë nga stepat e Rusisë, Karpatet dhe Lindja e Mesme. Por para së gjithash, diplomacia shqiptare duhet të sheshojë sherret e brendshme për mustaqet e Çelos, megalomaninë dhe deklaratat absurde të personave pa sens shqiptarizmi, që baltosin historinë dhe figurat prestigjoze të saj. Qeveria shqiptare do ishte më mirë që të bindet se integritetin territorial të Kosovës, do ta sigurojë më shumë se kushdo klasa politike dhe populli i saj. Ajo nuk duhet të bjerë në lojën e spekulatorëve, për ndarje e ndërrim territoresh. për pazare që nuk kanë asnjë akt zyrtar, e vendim institucional ndërkombëtar. Bashkimi i Shqipërisë natyrale, është politika e arsyes, është dhënia fund e krizës së gjatë 500 vjeçare që nuk mundëm t'i japim jetë ëndrrës së Rilindasve tanë, për një komb, një gjuhë një flamur.