Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Autokratët e pasuksesshëm të folklorit demokratik

Postuar: 13/03/2018 - 09:00

Tashmë është bërë si modë në botë, një model lidershipi autokratik, që përdoret si në vendet gjysëm demokraci dhe padyshim vende që demokracinë e kanë një të thënë e “asnjëherë një të bërë”. Nuk ka dyshim. që është çështje zhvillimi dhe kjo në lidhje me shoqërinë e një kombi që merr përsipër, të trajtojë demokracinë politikisht dhe ekonomikisht! Por nuk është tema e trajtimit filozofik të lidershipit autokratik. Padyshim kushdo dhe mund të referohet në fund të fundit sot ka mënyra që të sqarojnë mirë si bie fjala “stu.edu/autocratic-leadership”, ku mund dhe të edukohesh dhe jesh në dijeni të mënyrës së suksesshme shpeshherë që është lidershipi autokratik. Nuk është vetëm politik ky lidership, sepse është dhe shumë drejtues dhe menaxherial në prodhim e kreativitet. Procesi i lidershipit autokratik përgjithësisht implikon një person që merr të gjitha vendimet strategjike mbi vartësit e tij! Ka disa dhjetëvjeçarë që ky lidership ka rrëzime të mëdha – por stili i lidershipit autokratik është akoma mbizotërues në botën si të arsyes politike dhe asaj ekonomike. Lidershipi autokratik është momenti kur drejtuesit e tillë, marrin të gjitha vendimet e rëndësishme vetëm, me shumë pak apo asnjë mendim nga jashtë, ose nga të tjerët. Pra përgjigja e tyre filozofikisht është – rrugën time apo autostradën?! E kjo të bën të kuptosh pothuaj gjithçka! Mirëpo historikisht lidershipi autokratik ka qenë i lidhur me tiranët dhe diktatorët, që kanë shfrytëzuar mjete autoritare për të gjakosur, kërcënuar dhe presionuar. Sot është një pozicion rezervë, i përdorur gjysëm fshehur, duke nxjerrë pozicionin demokratik përpara. Po, është pozicion rezervë, por sigurisht parësor, nga persona që nuk kanë kompetenca, formim profesional drejtues juridik e politik. Për më tepër, nuk kanë vitet e eksperiencës për të drejtuar kompani dhe akoma më shumë shoqëri politikisht. Demokratikisht, në një model që thur shembuj demokracie shumë persona janë në vështirësi nga lidershipi autokrat. Nuk punojnë dot me ta. E dinë se mishëron autoritarizmin akut, sepse është stili më i përshtatshëm për të formuar personel shumë pak ekspert dhe për më tepër të implementojë procese kontrolli cilësie koherente me mungesën e dijenive te njeriu sipër tyre! Ky lidership ka shumë dëshirë të duket me fotografinë e “njeriut të fortë” dhe kjo duket si te autokracitë dhe në demokracitë e sotme.

Që nga Moska dhe Manila, nga Pekini në Budapest, nga Ankaraja dhe Dehli, dhe po të doni mund dhe të imagjinoni një person të fortë dhe në Washington. Këta tipat kanë “fashino” dhe pëlqehen sigurisht! Të gjithë duken nacionalistë! Një mishelë demokracie me njerëzit e fortë të lidershipit autoritarist sigurisht janë Urban në Budapest, si për të përmendur një person në vend plotësisht demokratik, Putin në Moskë, Erdogan në Ankara dhe padyshim në një formë demokracie origjinale dhe Narendra Modi në Indi e Shinzo Abe në Japoni. Kanë jetën e tyre lidershipet autokratike me sukseset e mos sukseset, por në fund të ditës, lidershipi autokratik ndan të njëjtat objektiva me stilet e tjera. Problemi është të arrish suksesin dhe padyshim autokratët mendojnë se në shoqërinë e tyre janë pikërisht ata të suksesshëm. Çfarë kemi pasur ne këto 27 vite?! Jo, nuk do të përgjigjem çfarë kemi pasur më përpara se shembujt janë një autokrat monark dhe një diktator?! Përgjigja është më e vështirë në kohën e kaluar prej 27 vitesh që gabimisht i themi demokraci. Ne nuk kemi pasur deri tani asnjë lidership demokratik! As një njeri të vetëm! E para, se nuk janë si model human i tillë dhe e dyta, ta zemë se edhe po të jetë, shumë shpejt enklavat e regjimeve politike ose partitë shqiptare nuk do të pranonin asnjëherë në lojën e tyre partiake “demokraci të brendshme në parti”. Po sigurisht do ta kishin rrëzuar menjëherë, sepse një lidership demokratik e konsiderojnë të dobët, të pa arritshëm dhe që nuk mund të ndiqet pas nga masa e madhe e militantëve që ulërasin dhe bërtasin për demokraci dhe ju kruhet për autokraci nga lidershipi, i cili ju zgjidh gjithçka “deri frymën që marrin”. Dakord! Te ne janë padyshim autokratë të gjithë dhe zinxhiri zbret deri poshtë – por janë të pasuksesshëm sepse janë folklorikë. Kjo shoqëri të tillë nxjerr sipër lidershipe me origjina familjare jo të larta (edhe ata që janë, përshtaten me ultësirat politike) kulturalisht. Lidershipe të tillë (lart kulturalisht) e pësojnë nga militantët dhe masat partiake si partizanët dikur bënin me intelektualët që nuk i donte Enveri. Erdogani është autokrat sigurisht dhe synon otomanizmin, por ka bazë të vërtetë perandorake jetese dhe perceptimi perandorak, kurse lidershipet tona janë folklorike tërësisht në origjinë. Putin ka referenca perandorake si përpara komunizmit në Carizëm dhe pastaj në perandorinë e kuqe staliniste po të doni. Pra nuk është folklorik si tanët e kam fjalën. Deri lideri autokratik i Azerbajxhanit ka traditë të respektuar autokratike – kurse te ne, askush nuk është as si shkollë, as si origjinë, as si model autokratik i qartë dhe sundimtar që të ketë sukses. Janë një folklorizëm demokratik, që për më tepër nuk është as patriotik në themel të tij. Dy shkolla që kanë bërë dhe ndonjë me familje të mirë të tij – nuk përbëjnë dot shembull lidershipi demokratik, sepse askush nuk do t’ju shkonte mbrapa, ngaqë po nuk ishe folklorik në politikë në Shqipëri – shoqëria pastaj të eliminon për fare. Modelet e vërteta që akoma nuk i arrijnë lidershipet autokratike të pasuksesshme, sepse janë folklorike në themel – janë Ali Pasha në jug dhe Karamahmud Pasha në veri. Por dhe këtij modeli sot folklorikët nuk i ngjajnë dot – sepse nuk janë nën suazën e një Perandorie të madhe dhe multi raciale e etnike si ajo Osmane. Po pra si ishte, kur lulëzuan pashallëqet! Mbase në këtë lloj suaze mund të kishin pasur më shumë sukses?! Mbase them dhe dikush-dikush, e shikon me shumë shpresë një ngjallje të saj, në pamundësi të “perandorisë demokratike” si Bashkimi Europian. E ky është momenti për të pasur dhe kujdesin e madh. Ky është pikërisht momenti për të kuptuar se lidershipeve autokratike në Shqipëri - dy modele ju pëlqejnë! Po pra - ose ai rus i Putinit ose ai turk i Erdoganit. Për veten e tyre nuk munden të bëjnë asgjë me super folklorizmin e tyre deri në qelizë dhe ADN-në, që kanë në shumicë folklorike!Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 35

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2018 - 11:32

Analisti Fatos Lubonja ka publikuar një opinion te gazeta e njohur austriake, Der Standard, në prag të vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

 Çfarë  fshihet pas aleancës Meta-Berisha për bllokimin e negociatave?

Postuar: 17/06/2018 - 22:51

Tashmë është evidente aleanca Meta-Berisha.

Postuar: 17/06/2018 - 07:34

Rreth dhjetë vjet më parë, në vitin 2007 në komunën e Ksamilit u paraqitën një grup qytetarësh fr

Postuar: 17/06/2018 - 07:33

Njohjet dhe takimet me qytetarë të ndryshëm që kanë pritur dhe ndihmuar popullatën çame pas asaj

Postuar: 17/06/2018 - 07:32

Ndryshe nga trajtimet e mëparshme, në lidhje me zbatimin e ligjit, ku është shkruar për zbatimin

Postuar: 16/06/2018 - 22:03

Gazetari dhe moderatori i njohur Arian Cani ne nje reagim ne faqen online te emisionit te tij &ld

Postuar: 16/06/2018 - 21:15

Taksë gjithë familjeve për 4-5 FAMILJE?!!