BREAKING NEWS

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën paralajmërimin e fortë: Publikimet janë mesazhe, sulmi kibernetik vazhdon

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën
x
BREAKING NEWS

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Bisedat e 506 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x

Opinion / Editorial

Autonomia e Maqedonisë, çka fituan shqiptarët dhe çka humbën europianët !

Autonomia e Maqedonisë, çka fituan shqiptarët dhe çka

Kur bëhen stërzgjatje të tilla lindin problemet tjera, të natyrës programore, politike, të interesave, dhe të natyrës ideologjike. Dialogu politik nuk është ndonjë synim i caktuar, më shumë është mjet, ku nevojitet kompromisi i palëve. E aq më pak në mënyrë pretencioze të shprehën dallimet ideologjike ndërmjet dy korpuseve në dialog. Kjo që e theksova duket së nuk po vlen shumë që ti tejkalohen të gjitha barrierat, së në pyetje është fati i vendit dhe i gjeneratave të reja , që të ardhmen ta shohin në vendlindjen e tyre, e jo të ikin sa më larg Atdheut , më motivacion për tu mos u kthyer. Rrethanë që natyrisht shumë e ndërlikon dialogun, është mungesa e kulturës shoqërore , pa të cilën kulturë nuk mund të funksionon as demokracia, si vlerë fondamentale në sistemin shumë partiakë pluralist. Sikur të dy partitë kanë rënë pre e gjithë kësaj dhe kanë rënë pre edhe apatisë intelektuale, apo si mungesë e saj. Gjenerator i konflikteve, apo konfliktit në këtë rast, janë krizat ne shumë pyetje identitare. Natyrisht kur ekziston vullneti i përbashkët dhe kur përqafohen të gjitha vlerat, edhe arrihet deri të synimi i dëshiruar, për ti formuar organet e reja të pushtetit ekzekutiv. Po kështu po ndodhë në Kosovë, ku një dialog i mundshëm dhe i gjithanshëm shoqëror, ku do të trajtoheshin shumë tema , por edhe tema e identitetit. Polarizimet kaq të theksuara politike, kanë bërë që mos të dialogohet edhe atëherë, kur në pyetje është interesi shtetëror dhe interesi nacional. Kur nuk dëshirojmë, ta kuptojmë njeri- tjetrin, në situata delikate, atëherë, për çka dreqi jemi këtu nën këtë nën qiell. Secili do të ishte mirë , ti shikon mirë veprimet veta, dhe veprimet e njerëzve për rreth nesh, për të caktuar më mirë misionin qe e kemi, jo vetëm të asaj që e theksuam disa herë. Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Me marrëveshjen e Prespës që tejkalonte kontestin me Greqinë, emri i Maqedonisë pësoi ndryshim duke u riemërtuar në “Maqedonia e Veriut”, kusht ky që ndikoi të anëtarësohet në  NATO, kurse pas nënshkrimit të protokollit me Bullgarinë këtë vit, filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Pavarësimin e Maqedonisë, shqiptarët e përjetuan në  Evropian dy mënyra: në njërën anë pretendonin se po përfshiheshin në një proces demokratik, ku edhe kontributi i tyre me pjesëmarrje në jetën institucionale, do të ndikonte në forcimin e kapaciteteve shtetndërtuese, kurse në anën tjetër, po shkëputeshin nga aspirate shekullore për të jetuar në një shtet të përbashkët në Ballkan. Por, pas pavarësimit të Maqedonisë, shqiptarët filluan ta ndiejnë anashkalimin që iu bëhej nga nomenklatura e atëhershme politike maqedonase. Në të shumtën e rasteve, pjesëmarrja e shqiptarëve në pushtet më tepër kuptohej si dekor, se sa si kontribut substancial i tyre, prandaj këto ishin edhe arsyet për organizimin e  një referendumi të veçantë, më 11 dhe 12 janar 1992, ku populli shqiptar do të shprehte vullnetin e vet përmes deklarimit gjithëpopullor. Vendimin për shpalljen e referendumit për Autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve në Maqedoni e mori Kuvendi i Autonomisë më 27 dhjetor, 1991. Zhvillimet e këtilla politike, përmes deklarimit plebicitar, ishin karakteristikë e të gjithë popujve  në ish-Jugosllavi që përpiqeshin të fitonin lirinë përmes procesit demokratik. Në Maqedoni , referendumi i popullit shqiptar ishte kundërpërgjigje ndaj të gjitha vendimeve të njëanshme të faktorit politik maqedonas, të cilët anashkaluan skajshmërisht interesat kombëtarë të shqiptarëve. Tani pas 31 viteve nga pavarësimi Maqedonisë si shtet, shqiptarët kaluan nëpër disa procese politike e institucionale, ku roli dhe kontributi i tyre ndikonte edhe në ruajtjen e baraspeshave gjeopolitike e etno-kulturore , që reflektoheshin përpos në konsolidimin e brendshëm si shtet, edhe në përmasa rajonale. Të gjitha qeveritë që u formuan në Maqedoni u bazuan mbi parimin e multietnicitetit, mirëpo  kur  filluan  të funksionojnë në praktikë, ato i ktheheshin avazit monoetnik. Madje, ngandonjëherë ato funksiononin  aq papengueshëm, sa që ishte vështirë të dalloje, nëse ato qeveri funksiononin me apo pa partnerët shqiptarë. Dilema bëhej më e madhe kur nacionalizmi institucional maqedonas ndodhte para hundëve të përfaqësuesve shqiptarë të pushtetit dhe për rrjedhojë ndodhi 2001, kur akumulimi i pakënaqësive të shqiptarëve mori formën  e rezistencës së armatosur. Pasoi marrëveshja paqësore e Ohrit dhe domosdoja e ndryshimeve kushtetuese, ku shqiptarët morën disa të drejta që nuk i kishin, por sërish ngelën si një element joshtetformues  në funksionimin praktik të shtetit të Maqedonisë. Në vend të statusit shtetformues, shqiptarëve iu dhurua  një paradhomë e sistemeve koloniale që përkufizohej  përmes 20 përqindëshit, si element që shprehte njëfarë autonimie kulturore-gjuhësore, por pa kurrfarë garancie kushtetuese.Edhe përkundër kësaj qasjeje retrograde ndaj pozitës kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët sërish treguan sens të lart lojaliteti ndaj shtetit që nuk i përmbushte të gjitha nevojat dhe aspiratat e tyre.  Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë.