
Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top Channel'? E zbulon Altin Dumani dhe bën paralajmërimin e fortë

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e administratës dhe 2 hapat që do ndiqen për të bërë realitet këtë premtim, zbardhen detajet

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e hetimeve për inceneratorët

Thellohet hetimi për Ahmetajn/ Reagon kreu i SPAK për çështjen e nxehtë dhe tregon lëvizjen që pritet shumë shpejt për Arben Ahmetajn: Janë gjetur prova në vilat e kontrolluara

Autonomia Spitalore, një goditje kundër kujdesit mjekësor cilësor në spitalet publike

Shkruar nga Pirro Prifti 9 Shkurt 2023

Ka kohë që është përgatitur një Projekt-ligj i cili u delegon Spitaleve publike një autonomi financiare dhe menaxheriale, autonomi të cilën spitalet publike e kanë aktualisht, pavarësisht se ndikimi politik në vendosjen e drejtuesve të spitaleve ka dobësuar funksionin publik spitalor. Përse “Autonomia spitalore” për Spitalet Publike është një rrezik për kalimin e këtyre spitaleve në kripto-spitale private? Ka disa shkaqe dhe faktorë të cilët dëmtojnë rëndë kujdesin ndaj pacientit në këto spitale. Argumentet janë të shumtë dhe të fortë. Dihet se gjatë këtyre 32 viteve, shërbimi mjekësor në këto spitale ndaj pacientëve nuk është përmirësuar megjithë harxhimet e mëdha për të rikonstruktuar spitalet publike.
Shkaku i parë ai i harxhimeve të tepërta për shërbime mjekësore. Gjithmonë e më tepër pacientët paguajnë për shërbimet në Spitalet publike . dhe harxhimet e tyre dhe kujdesin kur ata janë të shtruar në Spital shkojnë në:
- bërjen e analizave me pagesë nga pacienti për shkak të mungesës së bërjes së analizave brenda spitalit gjë që e cila është detyrim spitalor,
-bërjen e ekzaminimeve me pagesë nga pacienti për shkak të vonesave të qëllimshme
-konsultat e mjekëve me pagesë nga pacienti për shkak ose të paaftësisë së mjekut përgjegjës ose për shkak përfitimi
-marrjen e medikamenteve me pagesë nga pacienti për shkak të mungesave medikamentoze të qëllimshme
-dhënien e parave nën dorë (mitmarrje) për mjekun dhe infermieren nga pacienti për shërbime mjekësore që pacienti i a ka paguar shtetit taksën e shëndetit vite me radhë.
-Shtrimet në spital publik me pagesë nga pacienti për shkak të vonesave të qëllimshme
- mungesa e kontrollit dhe kujdesit mjekësor gjatë shtrimit të pacientit në spital publik, nëse pacienti nuk paguan për injeksionet e përditshme, vendosjen e perfuzioneve dhe kujdeseve të tjera mjekësore dhe infermierore gjatë periudhës së shtrimit
-mungesa e etikës mjekësore në spitalet publike. Të gjitha këto i kanë kthyer Spitalet publike Rajonale dhe Spitalet Universitare të Tiranes praktikisht në `Spitale të tipit privat` por që paratë shkojnë në xhepat e personelit i cili nuk paguan ndonjë taksë për to, dhe asgjë nuk shkon për të përmirësuar gjendjen; pra fitime jo ligjore dhe të turpshme dhe haptazi në shkelje të ligjit. Shkaku i dytë është mos aktivizimi i qëllimshëm ndoshta dhe nga pa-aftësia e Kartës së Shëndetit e cila duhet realizuar nga Fondi i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor. Përse ndodh kjo? Dihet së pagesa e përmuajshme e Sigurimeve Shëndetësore që kur fillon një punë çfarëdo në institucion publik apo privat,- njeriu paguan siguracionet shëndetësore Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Fondet Shëndetësore mendohet që përdoren në formën e Parimit të Solidaritetit, në dallim nga Modeli Semashko i kujdesit shëndetësor `falas nga djepi- deri në varr`, model i cili u shërbye gjatë diktaturës. Sipas definicionit, kuptimi modern i Solidaritetit në sigurimet shëndetësore i referohet trajtimit të barabartë për të gjitha grupet sociale (të moshuarit, me të ardhura të ulëta, emigrantët, invalidët etj.) të ankoruar në një sistem të bazuar në kontribut, i cili kërkon që të gjithë qytetarët që punojnë duhet t'i bashkohen të njëjtit fond financues që kontribuon në shëndetësi. Në Shqipëri, Modeli kombëtar i siguracionit shëndetësor, inkorporon aspekte te dy modeleve si ai Bismarck dhe Beveridge. Si ne modelin Beveridge, qeveria vepron si nje pagues i vetëm i procedurave mjekësore, dhe si modeli Bismarck, ofruesit e kujdesit shëndetësor jane private dhe ky këtyre është kleçka ku bazohet MSH. Praktikisht në Shqipëri Modeli i Solidaritetit në Sigurimet Shëndetësore është bërë një model që praktikisht nuk i shërben popullatës që paguan siguracionet për vite me radhë sepse: së pari, pagesat merren nga shteti dhe kur vjen koha që paguesi sëmuret dhe shtrohet në Spital publik ai nuk shërbehet me cilësi madje paguan plus dhe nën dorë mjekët dhe infermierët për shërbimet mjekësore të cilat në fakt janë të paguara. Sipas statistikave në Shqipëri populli paguan 3.4% të rrogës për Siguracionet Shëndetësore çdo muaj, por llogaritet se harxhimet e pacientëve në formë mitmarrje për mjekim edhe ambulatorisht edhe shtrim në spitalet publike, i kalojnë 20.000 lekë të reja në vit /për pacient: këto shumëzuar për ~279.000 pacientë që shtrohen në spitalet publike në vit, del një shifër prej 5.580.00.000 lekë ose 45.365.853 Euro në vit minimalja, e cila mund të shkojë deri në 80 milionë euro shtesë në vit nën dorë dhe informale, që pacientët shqiptarë paguajnë për shtrimin në spital publik në formë mitmarrje, mjekim dhe shtrim, tek mjekët dhe infermierët e spitaleve publike në vit, duke rrënuar të ardhurat e shqiptarëve të cilat sipas INSTAT janë rreth 5500 $ në vit. Pra del e rëndësishme që shteti duhet të rrisë % e Sigurimeve shëndetësore, por në radhë të parë duhet të aktivizoje KARTËN E SHËNDETIT për ata që i paguajnë këto Siguracione shëndetësore në mënyrë që të shmangen harxhimet e tepërta të pacientëve dhe të pengohet ryshfeti, mitmarrja. Shkaku i tretë defektet më të rënda janë mungesa e Menaxhimit të Spitaleve dhe mungesa e Kontrollit cilësor mjekësor dhe disiplinor në Spitale. Pra, në Spitalet Rajonale dhe Universitare duhet të: Rriten rrogat100% por duhet shtuar kontrolli ndaj punës së mjekëve dhe infermierëve Spitalet publike duhet të drejtohen nga Borde dhe jo nga drejtore politike. Punësimi i Mjekëve dhe infermierëve të paktën në Spitalet Universitare të jetë cilësor-ata më të mirët me konkurs, dhe provime të përvitshme brenda spitalit. Kontroll i rreptë ndaj PPP-ve të Check-up-it dhe të Analizave, dhe nëse nuk janë rentabël le të anulohen. Aktivizimi i Urdhrit të Mjekut dhe infermierit për shkeljet disiplinore , etike dhe licencimet. Mbulimi gradual dhe i plotë i Shërbimeve spitalore Publike nga Siguracionet Shëndetësore. Ndalimin e dypunësimit të mjekëve specialiste të spitaleve publike edhe në spitale private. Shkaku i Katërt, është M.SH. Ministria duhet të propozojë:- rritjen e GDP për Shëndetësinë dhe jo të shpikë autonomira në dëm të popullit, - duhet të ketë këshilltarë profesionistë dhe meritokratë dhe jo militantë,- duhet të punësoje specialistë ministrie profesionistë që të drejtojnë këtë ministri dhe jo militantë me ministre që veç del në foto. Në përfundim: A mund të shërbejë ky Projektligj për Autonominë e Spitaleve në raport me problemet që shtrova më sipër në drejtim të përmirësimit të kujdesit mjekësor ndaj pacientit? Unë mendoj që - ASPAK. Përse? Sepse Projekt-Ligji për `Autonomi Spitalore `i cili ...`delegon gradualisht të drejtat e vendimmarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes tek spitalet` -do t’i shndërronte Spitalet publike praktikisht në Spitale Private, do të shkaktonte një mitmarrje korrupsion galopant edhe më të madh sesa tani, do të rriste barrën e pagesës nën dorë (nga halli) të pacientëve tek mjekët, dhe do të rrisë emigracionin, sepse një nga shkaqet që emigron popullata janë edhe vështirësitë dhe pasiguria e popullatës për një shërbim mjekësor publik cilësor.
Më të lexuarat


Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!

Rikard Larja aktori, regjizori dhe skenaristi i cili fshihte talente të tjera

Nën ombrellën e lirisë së mediave...
