BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x

Opinion / Editorial

Autoriteti i Dosjeve: Shkrimtari Jozef Radi sjell në Autoritet “Njeriu përballë përbindëshit’

Autoriteti i Dosjeve: Shkrimtari Jozef Radi sjell në Autoritet

Në vend të ndjesës së munguar, kujtojmë përmes dokumentesh, njeriu e thjeshtë Musa Sina, përballë aparatit shtypës diktatorial

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit organizoi sot diskutimin mbi librin e autorit Jozef Radi, “Njeriu përballë përbindëshit. Dosjet e pafundme të Musa Stinës-dokumente dhe refleksione”,  një libër i ndërtuar mbi dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, nga arkivi i Autoritetit.

Biseda mbi librin, ngjarjet, jeta në burg, internim dhe më pas në liri e një prej mijëra viktimave të diktaturës së proletariatit, trajtimi i dokumenteve të Sigurimit jo vetëm nëpërmjet dokumentimit por edhe analizës sintetizuese, përfshiu në debat studiues të historisë, përfaqësues të Autoritetit, miq e bashkëvuajtës të autorit.

Në këtë bisedë Autoritetit dhe autorit iu bashkuan edhe përfaqësues të institucioneve partnere të Autoritetit, qendrore dhe lokale, përfaqësues të shoqatave të të përndjekurve, grupeve të interesit, shtëpive botuese, studentë dhe gazetarë.

Në fjalën e hapjes, Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula u shpreh:

“Kur lexon librin pyet veten se si sistemi investon kaq shumë forcë tek një figurë e zakonshme, se si një njeri i thjeshtë, në kufijtë e një internimi shumë të rreptë krejtësisht i izoluar mund të përbëjë një rrezik kaq të madh për sistemin.

Shteti komunist, shteti totalitar, kishte marrë super përmasa në jetën e individit. Kjo dukej qartë në forcën e madhe që shteti angazhoi në jetën e Musa Sinës, partinë, ushtrinë, Sigurimin e Shtetit, qendrën e punës, pra një supershtet i investuar për të survejuar një njeri. Jo më kot Jozefi e ka gjetur fjalën përbindësh, shteti diktatorial ishte një përbindësh i përmasave biblike që nuk mbeti tek detyra e shtetit, por u investua deri në qelizë që t’i marrë frymën njeriut.

Përbindëshi është një shtet totalitar, ai nuk është vetëm Sigurimi i Shtetit, është partia, ushtria që ndërhyri në të gjitha hallkat deri në sferën më të ngushtë të shoqërisë, i cili la pas jo vetëm varfërinë ekstreme por edhe prishi indin shoqëror ku shqiptarët kanë edhe pikat e veta më të forta si miqësia dhe shoqëria, besimin tek të cilat ky sistem i shkatërroi.

Më tej, në fjalën e saj, Kryetarja e Autoritetit e inkurajoi autorin të depërtojë në thellësi të dokumenteve “Në këtë dosje janë me dhjetëra bashkëpunëtorë. Do ishte e udhës t’i shkojmë hulumtimit edhe më thellë jo për të kthyer të shkuarën mbrapsht. Musai vetë ka vdekur, familja e tij e nderon, prezenca jonë këtu është një homazh ndaj këtij qytetari të thjeshtë që ishte shumë i ngritur në raport me atë sistem që i frikësohej kaq shumë Musait, por ajo që ne duam sot është që të gjithë ata, qoftë edhe pa dashje të indoktrinuar, i kanë bërë keq, i kanë cënuar jetën private, të jenë kokulur, të kërkojnë ndjesë sepse kështu fillon pajtimi në shoqëri. Falja, dhe më pas pajtimi fillojnë përmes së vërtetës.”

Ndërkohë gazetari i mirënjohur, Enkel Demi, moderator i këtij aktivitet tha se: “Në rastin e Musa Sinës dhe gjithë kalvarit të tij ne kuptojmë egërsinë e një shteti, e një aparati dhune që merret me individin e zakonshëm, njërin nga ne. Në mendjet tona kemi krijuar steriotipe sikur objekt i dhunës kanë qenë vetëm personalitetet, kundërshtarët e regjimit ata të deklaruarit, opozitarët por në fakt ka qenë individi, embrioni i shoqërisë, një person i vetëm.

Ky libër vlen për t’u lexuar sepse në të kupton se sa e thellë, sa vertikale ka qenë ndërhyrja e shtetit në jetën e individit dhe në lirinë e tij personale. Lufta bëhej në qelizë, lufta bëhej në embrion, lufta nuk ishte vetëm propagandë, por ishte individuale. Individi, një shqiptar i thjeshtë ishte armiku i shtetit. Hapja e dosjeve është i vetmi proces katarsisi që nuk na lejon të kemi më pengje dhe të shohim nga ardhmja. Sa kohë që dosjet e Sigurimit të Shtetit nuk do të trajtohen në këtë mënyrë, siç janë trajtuar dosjet e Musa Sinës, pra një trajtim në themel të bashkëpunëtorit, do të jemi gjithmonë të kërcënueshëm dhe mbi të gjitha asnjëherë të lirë. Përfitoj nga rasti të kërkoj të hapen dosjet për të gjithë gazetarët, të cilët janë aktualisht aktiv në jetën publike”.

Në vijim fjalën e mori Jozef Radi, autori i librit i cili mes të tjerash u shpreh se ‘e kemi të vështirë të pranojmë vetveten’. “Në këto momente me kujtohet një shprehje e nënës sime që thoshte: ‘Kur të merret vesh e vërteta, as ne që e kemi vuajtur atë nuk do ta besojmë’ dhe kjo është pjesa më tragjike e jetës. Rrethanat na bëjnë të ballafaqohemi me të vërtetën dhe vepra është barrë e përgjegjësisë. Ka vetëm një arsye se pse në fokus të këtij botimi është Musa Sina. Për këtë individ të thjeshtë të shoqërisë, aq i padëmshëm, apo i parëndësishëm sa një gjethe që i bën hije një peme, makineria shtetërore ka krijuar plot pesë dosje. Historia e tij është një radiografi e shtetit shqiptar për një periudhë kohe prej 35 vitesh. Musa Sina simbolizon historinë e dhunës së shtetit ndaj një njeriu të thjeshtë. Mjafton të kujtojmë se janë mbi 100 persona që vihen pas M. Sinës. Në përfundim vepra është modeli i trajtimit të individit në diktaturë. A mund të riparohet ajo që ka ndodhur? Është i vështirë riparimi dhe kthimi në shoqëri normale. Sa më shumë gërmojmë në këto dokumente aq më shumë zbulojmë dramën njerëzore, humnerën ku kishim rënë dhe nga e cila kemi vështirësi të dalim. Një shoqëri që nuk ka pasqyrë për ta parë veten e ka teposhtën të sigurt. Shteti duhet të bëjë mea kulpën, duhet të kërkojë falje për të shkuarën, ndjesa është domosdoshme për të ecur para”.

Albert Nikolla, Anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u shpreh mbi rëndësinë që ka zbardhja e së shkuarës: “Dosjet duhet të shihen ashtu si shoqëria shqiptare duhet të shihet përballë pasqyrës së të vërtetës, për të kuptuar se cili ishte imazhi i saj gjatë diktaturës, se si duket tani pas 30 vitesh.”

Selami Zalli, Drejtor i Drejtorisë së Informacionit (AIDSSH), foli për tipologjinë e bashkëpunëtorëve që gjenden në dosjen e Musa Sinës si dhe për format e ashpra, që përdori regjimi në drejtim të survejimit të viktimës. Sipas tij, asgjë nuk mbetet sekret përjetësisht dhe duhet që nëpërmjet dokumentesh t’i japim vlerë së vërtetës, për të arritur më pas tek ndjesa dhe paqja sociale”.

Botuesi i librit, Aurel Kaçulini, i bëri thirrje ish-të përndjekurve politikë, si dhe institucioneve të kujtesës, që të punojnë më shumë në drejtim të publikimit të dëshmive, botimit të librave që kanë në qendër viktimat e regjimit. “Nuk ka turp për vuajtjet, ato duhet të botohen dhe publikohen”.

Studiuesi Leka Ndoja erdhi në këtë takim me studimin e tij “Familjet e parisë së Dibrës - përndjekje dhe mbijetesë gjatë komunizmit”. Ai tha mes të tjerash se “këto dokumente dhe fakte janë pjesë e memories, kujtesës sonë kombëtare, janë pjesë e së drejtës”.

Në përfundim, studiuesja Emrije Klosi mbajti kumtesën me titull “Dimensioni i njeriut shqiptar, përballë diktaturës” ndërsa bashkëvuajtësit e Musa Sinës, Gëzim Baruti dhe Tefta Mersini, në kujtimet e tyre për Musa Sinën, portretizuan njeriun e qeshur, human dhe të besës, ‘që me vlerat e tij sfidonte vetë përbindëshin.’

****

Jozef Radi lindi në vitin 1957, vit kur prindërit e tij vuanin internimin si ‘armiq të popullit’ në Kuç të Kurveleshit. Fëmijëria dhe rinia e tij, pjesa më e bukur e jetës kalon në kampet e internimit në Radostinë, Gradishtës, Çermë, Savër.

Ai është hulumtues, publicist dhe shkrimtar. Krijimtaria e tij ka filluar në vitet 70-të të shekullit të kaluar, por dritën e botimit e ka parë për herë të parë në vitin 1991. Ai është autor i librave me poezi, përkthime dhe publicistikë, e cila kryesisht ka në qendër ngjarje të së kaluarës sonë komuniste. Libri që sjell para lexuesit ka në qendër viktimën e Sigurimit të Shtetit, njeriun e thjeshtë që i buzëqeshi internimit, përballoi me dinjitet burgosjen dhe përjetoi humbjen e familjarëve nga regjimi komunist.

Diktatura e Proletariatit nuk ishte një dukuri e izoluar brenda shoqërisë shqiptare. Ajo ia doli të shtrihej në të gjitha hallkat e sistemit shtetëror, të jetës shoqërore dhe personale, deri edhe në intimitetet vetjake. Si e tillë, veprimtaria e Sigurimit të Shtetit dhe e gjithë hallkave të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk mund të shihet thjesht si një dukuri paralele me zhvillimin normal të jetës, përndryshe nuk mund të krijohet pamja e plotë e aparatit represiv të diktaturës që shtrihej në të gjitha hallkat e jetës.

Nisur nga këto premisa, përmasa e dokumenteve të dosjes së Musa Sinës nuk mund të kuptohet e plotë pa u lexuar komentet, shpjegimet, analizën dhe sintezën përkatëse që bën autori i këtij libri. Botimi i dosjeve të ish të përndjekurve është një mënyrë relative për të rrëfyer torturën personale, presionin psikologjik, vështirësitë ekonomike, vuajtjen shpirtërore dhe, më pas, vuajtjet fizike të tyre gjatë burgimit, internimit apo dëbimit.

Informimi me dokumentet e periudhës së diktaturës në Shqipëri është hapi i parë drejt vetndërgjegjësimit kolektiv për të shkuarën tonë si popull. Në këtë drejtim Autoriteti luan një rol kyç në ecurinë e procesit të vetndërgjegjësimit, nëpërmjet aktiviteteve, projekteve tashmë të njohura për publikun si “Kur Sigurimi merrej me shkencë”, në të cilën u bë trajtimi multidisplinor i profileve të akademikëve si Gjergj Kokoshi, Eqerem Çabej, Sabiha Kasimati, Arshi Pipa, Aleks Buda etj. apo në trajtimin e profileve biografike të mendimtarëve të së majtës si Musine Kokalari, Isuf Luzi, Sejfulla Malëshova etj., të cilët u burgosën dhe u dënuan nga regjimi për idetë e tyre përparimtare, si dhe botime e projekte të tjera që kanë prekur nëpërmjet dëshmive, fakteve dhe analizës mbi jetën në kampet e internimit, punës së detyruar dhe më pas atë të burgjeve të një game të gjerë personazhesh që i takojnë politikës, shkencës, artit, sportit, por edhe njerëz të thjeshtë që u dënuan për shkak të prejardhjes së tyre, inteligjencës, lirisë së mendimit apo origjinës klasore.

****

Sfida e radhës është kthimi i Autoritetit në institucion kujtese, ku përveçse zbërthehet makineria e shtypjes, do të vijë për publikun zëri dhe qëndrimi i viktimës, duke krijuar kuadrin e plotë historik të diktaturës. Njëherësh, kjo do të shërbejë që Autoriteti të kthehet në një qendër të vizitueshme, me mundësi leximi e njohjeje me dokumentacionin, po ashtu, një instrument që ndihmon për zbërthimin e së shkuarës dhe hetimin e fatit të viktimave të pagjetura.