Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Avokati Sinan Tafaj, si një shembull për drejtësi të vërtetë

Postuar: 19/05/2017 - 07:35

Jeta e njeriut vlen shumë kur ajo vihet në funksion të shoqërisë. Si krijesa të Zotit, ndjehemi të detyruar për ti shërbyer kësaj jete, aq më tepër kur na janë dhënë të gjitha mundësitë potenciale për të kryer të gjitha detyrat njerëzore. Kur vjen fjala me njerëzit me aftësi ndryshe që janë të privuar nga disa shqisa jetike, çdo njeri e ka detyrim jo vetëm që të kujdeset për ta, por dhe të bëhet ndihmëtar për jetën e tyre edhe pse të privuar nga disa shqisa.

E bëj këtë cilësim në vend të hyrjes duke dashur të shpreh atë mendim që vjen nga një zgjedhje që u bë këto ditë për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku spikat emri i Sinan Tafaj si numri i parë në listën e të votuarve. Për çdo njeri në Shqipëri që e njeh Sinan Tafaj, shpresoj se do të shpreh respektin ekskluziv për një njeri që me forcën e shpirtit dhe të mendimit bën shërbime shumë të mira, pikërisht atyre që kanë nevojë për të, duke u hapur sytë atyre, zullumqarëve të drejtësisë shqiptare se në këtë botë që jetojmë çdo njeri nga ne ka nevojë për drejtësi dhe jo për manipulatorë të drejtësisë.

Krahas me ngjarjet politike të ditës që të zënë frymën, ka edhe ngjarje të tjera shumë të rëndësishme që kalojnë pa u vënë re. Para pak ditësh Avokati i Popullit, shpalli listën e avokatëve konkurues për antarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga 80 pikë të mundshme, avokati i të drejtave të njeriut, doktori i Shkencave Juridike, Sinan Tafaj, mori 78.7 pikë, duke qenë në krye të listës. Ndokush mund të pyesi, se pse përbën ngjarje?

Ky është një personazh emblematik edhe publik i përfshirë në betejën për demokraci në mbrojtje të të drejtave të njeriut që në ngjarjet e dhjetorit të vitit 1990. Ai është themelues i Organizatës së parë të Shoqërisë Civile në 8 janar 1991, duke krijuar shoqërinë e të verbërve të Shqipërisë, si organizatë me antarë. Në 26 vjet është përballuar dhëmb për dhëmb me tolerancë zero, për të mbrojtur të vërtetën dhe të drejtën që ju takon njerëzve me aftësi të kufizuar. Ai vazhdimisht ka qenë në terren, në betejë, në krye të grupeve të interesit, në përballim pa kompromis me shkelësit e të drejtave. Vendosja e tij në krye të listës lidhet së pari me kalimin e provës së Vetingut.

Por, ç’do të thonë ata që u përballën me atë në vitin 2014, që për të justifikuar atë ligj të papranueshëm, hodhën baltë mbi të? Megjithëse gjithçka u tha për të rezultoi shpifje, rikonfirmimi nga institucionet ndërkombëtare si figurë e pastër i jep akteve juridike vendase më shumë besueshmëri në vlera, dhe një “shuplakë” për gjithë interesaxhinjtë, keqdashës e shpifës. Renditja i pari me pikë ka brenda gjithashtu jo vetëm vlera morale edhe integritet të padiskutueshëm, por edhe vlera profesionale e shkencore.

Unë shpresoj që të renditurit pas tij të mos ndjehen keq apo të sfiduar nga ky fakt, edhe pse personazhi ynë, ka kufizime shqisore. Në konkurimin e vlerave gjatë gjithë jetës së tij, ai është përballuar në jetën normale dhe ka qenë gjithmonë në krye si në gjimnazin e Laçit, si në Fakultetin Juridik, si në mësimdhënie brenda edhe jashtë vendit, si në jetën aktive shoqërore.

Ai mbrojti doktoraturën në vitin 1999, në të Drejtën Ndërkombëtarë Publike, duke marrë të gjitha pikët e mundshme, gjithsej 50. Ai mbaroi fakultetin me mesatare 10 dhe komunikon në 5 gjuhë të huaja. Sot është ekspert Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut, duke u ftuar si i tillë në projekte ndërkombëtare. Ai është antar i Bordit Drejtues të Bashkimit Evropian prej 12 vjetësh, dhe ka udhëhequr për më shumë 10 vjet Komisionit e të drejtave të Njeriut. Kur e pyet atë, se sa suksese ka patur si avokat, ai më thotë “unë jam avokat që nuk kam bërë shumë para për vete, por kam sjellë shumë vlera për njerëzit me aftësi të kufizuar duke hartuar, miratuar e zbatuar ligje të cilat sot, e financojnë ato dhe i mundësojnë të bëjnë një jetë dinjitoze në familjet e tyre”.

Nëse politika nuk do të bëjë kompromise që mbajnë “erë” në dëm të kësaj figure dhe do të respektojë ligjet që ka miratuar vetë, ai tashmë është i zgjedhur si anëtar i KLGJ. Ai është një njeri i vendosur, qartë, i prerë që nuk bën kompromis me parimet. Prania e tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor, do të japë vlerë, besueshmëri edhe siguri këtij institucioni. Gjyqtarët do të kenë një mbrojtës real nga ndërhyrjet e politikës, duke kontribuar fuqishëm në pavarësinë e gjyqësorit. I vetmi rrezik për mos votimin e tij, është dëshira e politikës për të kontrolluar gjyqësorin për ta pasur nën kontroll.

Shembulli i avokat Sinan Tafajt, si një njeri publik që lufton me padrejtësitë e një shoqërie të zhytur në zullume të shumta, është për t’u marrë si një akses në zhvillimet demokratike të një vendi dhe si një vlerë për t’u konsideruar për të gjetur rrugën e së vërtetës se në këtë botë ka njerëz që u mungojnë shqisa, por ata janë potencialisht të favorizuar për të mos qenë zullumqarë, por njerëz me virtyte në shërbim të jetës në këtë shoqëri.

Nga Hyqmet ZANE

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2017 - 20:57

Sot do të konstatohet nëse “marrëveshja” e kryer, do të jetë për Reformën, apo kundër reformës në Drejtësi? Kontradikta këtu qëndron se nuk ka pasur marrëveshje midis palëve, por urdhër të prerë kundrejt korrupsionit shqiptar: ose…ose!

Postuar: 22/05/2017 - 20:57

Sot do të konstatohet nëse “marrëveshja” e kryer, do të jetë për Reformën, apo kundër reformës në Drejtësi?

Postuar: 21/05/2017 - 13:09

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela shprehet se marrëveshja e 18 majit që ‘shkatërroi Çadrën e korrupsionit dhe shkuarja e të gjithëve kokulur për të votuar ve

Postuar: 21/05/2017 - 09:46

E mësova nga media që, pas mitingut të protestës së parë u ngrit çadra në bulevard. Nuk kisha asnjë dijeni më parë.

 

Postuar: 21/05/2017 - 07:44

Për Shqipërinë punuan, luftuan e sakrifikuan sa e sa breza, njerëz të thjeshtë, patriotë, mendimtarë, shkencëtarë, që nga fëmijë e deri më të moshuarit, që ajo të mos zhbëhej e

Postuar: 21/05/2017 - 07:41

Bënë mirë a keq Rama e Basha që ranë në ujdi, kjo do shihet shpejt.

Postuar: 21/05/2017 - 07:39

Bënë mirë a keq Rama e Basha që ranë në ujdi, kjo do shihet shpejt.