BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Avokatia e avokatëve opozitarë

Avokatia e avokatëve opozitarë

Në tridhjetë vjetët e të ashtuquajturës demokraci,  edhe ajo që u pa si risi në vitet 90 -të,  futja e avokatit mbrojtës në sistemin e drejtësisë, u tjetërsua nga klasa politike duke e kthyer atë,  në një vegël në shërbim të saj. Të gjitha opozitat që në një sistem demokratik,  janë për të kontrolluar përmes parlamentit ekzekutivin e hartuar ligje për mbarëvajtjen e sistemit, u kthyen në avokatët më të fuqishme të qeverive... Pyetja që lind për këdo është; Si mundi të ndodhi kjo!? Përgjigjen e gjen mjafton të ndjeksh qëndrimet e opozitave të shtrira në kohë, ndaj qeverisë e qeveritarëve dhe do të kuptosh se të gjitha akuzat për korrupsion deri dhe tek ngritja e komisioneve hetimore, jo vetëm që kanë bërë një vrimë në ujë,  por janë kthyer në një mbrojtës të korrupsionit qeveritar, sepse më e pakta kanë mbajtur larg organin e hetimit dhe pamundësia e mbledhjes së provave, i kanë kthyer akuzat e tyre për qeveritarët e të gjitha ngjyrave, në kundra akuza. Kjo ka sjellë edhe formimin e bindjeve në popull se drejtësia nuk kap peshqit e mëdhenj,  por mbeti me cironkat. Të vetmin sukses drejtësia në këto 30 vjet, e ka patur me shtresën më të pambrojtur,  duke rënë viktimë sa e ligjit,  por edhe të prokurove, gjyqtarëve,  të cilët duke gjetur shesh bënin dhe përshesh. Bindja për mos kapjen e peshqve të mëdhenj,  është kthyer në një sëmundje kancerogjene, sepse peshqit e mëdhenj, ia kanë prerë krahët qysh në ajër drejtësisë,  pikërisht me avukatucët të cilët në opozitë nuk lenë gjë pa folur për qeverinë, sapo marrin pushtetin, i mbulon heshtja e varrit,  me demek se nuk ndërhyjnë në gjykatat... Këta janë avokatët më të rrezikshëm të krimit sepse e kanë kthyer tempullin e demokracisë në një institucion avokatie për të shtyrë kohë me sajesa,  të cilat as i futin gjemb në këmbë njeriu, veçse, litargjive në popull, duke humbur besimin, jo vetëm tek sistemi i drejtësisë, por dhe tek të zgjedhurit të cilët pushtetin në këto tridhjetë vjet, e kanë përdorur për interesat tyre. Lidershipi i njërit apo tjetrit krah në opozitë, mbush prokuroritë me akuza ndaj qeveritarëve,  por ato përfundojnë në koshin e plehrave dhe ç'është më e keqja dhe tani, që me drejtësinë e reformuar kërkon t'i hapësh, nuk të lejon ligji i parashtrimit. Avukatucët e opozitave parlamentare,  të vetmin fitim që i kanë sjellë popullit janë telenovelat parlamentare, të kthyer në një shou vrastar i ndërgjegjes shoqërore. Kaq tragjike është kjo për shoqërinë shqiptare,  sa të duket sikur në parlamentin tonë, ndjek skena nga tragjeditë e Shekspirit, ku luhet vetëm për fatin e pushtetarëve, duke e lënë në haresë atë të popullit. Kino -komeditë e tyre, nuk kanë anë e vend, në skenarët teksa sheh,  se si shfaqen nëpër parlament, skenat e së djeshmes,  kur opozita e atëhershme mbushte foltoret me; Firmat piramidale, “Gërdecin”, "21 Janarin '' duke mbajtur varur drejtësinë,  derisa kalonin afatet ligjore të gjykimit,  duke ikur kështu akuzat për pushtetarët, në drejtime të paditura. Të njëjtëve bilbila u bihen e sot opozitarët; Me dron -satelitor që vërtiten rreth orbitës së plehrave të Sharës,  jo pak, por për 180 dit në përgjim,  të një qese plasmasi të hedhur në koshin e plehrave nga një deputete, në zbulim të së vërtetës së incenerimit të plehrave, kur dihet se aty bëhet vetëm grumbullim, apo çështja MCgonigal që kompromenton kryeministrin. A ka avukatë më të fortë se ata të rithemelimit,  të cilët për dy muaj rresht e mbajtën të ngritur në këmbë foltoren nga bilbilat,  ndërsa salla me kartonët e mazhorancës kalonte ligje pa u futur në sitën e opozitës,  siç ndodh në një sistem demokratik ?. Ç'është më e keqja e gjithë ajo zhurmë bilbilash e mezi pritur,  më 2 Mars në interpelancë me kryeministrin për çështjen McGonigal,  i ranë bateritë dhe ato orë të pakta debati u kthyen në një reminishencë të teksteve të thënë e stërthënë, përveçse ndërtimet sindaksore të ligjërimit në foltore që ndryshonte rendin e gjymtyrëve,  teksi ishte kopi pesë për çdo deputet të opozitës. Apo dhe protesta e 3 Marsit,  për të cilën u harxhuan dit për të mbledhur militantët,  në fund drejtësia çoi vulën, atje ku ia kërkonte ligji dhe jo dëshira e rithemeluesve. Rithemeluesit harojnë se koha e të bërit drejtësi rrugëve,  me drejtësinë e re, ka marrë fund,  paçka se ju i bini të njëjtëve bilbila duke krijuar disa dekore nëpër ekranet e STV, me tre portrete; Kryeministrit,  Yuri Kim,  MC Gonigal si gjyqtarë dhe poshtë tyre,  portretet e tre gjyqtarëve për çështjen se kujt nga grupimeve u takonte vula e PD -së,  të cilët kanë qenë thjesht zbatuesit e vendimit të marrë nga ata lart,  sipas moderatorit Peka. Me paradokse të tilla ekranet s'bëjnë tjetër veçse, e futin nëpër thekra rithemelimin më keq seç e kanë katranosur. Janë të dalur boje postulatet ; drejtësi e kapur nga kryeministri dhe ca më keq ambasadorja amerikane Yuri Kim,  kur dihet se pa Amerikën dhe BE,  demokracia në Shqipëri do të kthehej në një mbretërim i korrupsionit. Po ç't'u thuash,  avokatëve të cilët flasin, se janë në mbrojtje të pluralizmit,  monizmit,  por minojnë atë nga brenda!? Kjo ndodh sepse pushtetet në demokracinë tonë, nuk kryejnë funksionet që u burojnë nga ligji,  por futen në kompetencat e njëri -tjetrit dhe veçmas, parlamenti,  duke u kthyer kështu, në një zyrë avokatie në mbrojtje të korrupsionit qeveritar, me bllokun që i bën drejtësisë. Ndoshta praktikave të tilla parlamentare, drejtësia e reformuar do t'i japë fund njëherë e përgjithmonë, duke i çuar përpara fronkës së akuzuarve, për të mos lënë të mbrohen nga avokatia e djallit e avuketërve deputetë të cilët edhe pse çiren e ngjiren për të korruptuarit qeveritarë,  fjalët janë vetëm për konsum parlamentar,  por jo barë-prove për drejtësinë. Së paku deri tani asnjë komision hetimor nuk ka vënë para hekurave peshqit të mëdhenj për të cilët hedh grepat nëpër seancat parlamentare,  por në fund, ndodh si me plakun Santiago tek ''Plaku e deti'' të Heminguejt.