BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Avokatia e Bashës për BE nuk i shton asgjë integrimit as i rrit kredencialet Lulzimit

Avokatia e Bashës për BE nuk i shton asgjë integrimit as i rrit

Samiti i Ohrit, ku ishin të pranishëm kryeministra dhe presidentë të shteteve të Ballkanit, përfaqësues të lartë të BE dhe SHBA, ishte ngjarje me përmasa rajonale edhe më gjerë pasi vendosi piketa për zhvillimin e të ardhmes të shteteve ballkanike në kuadër të Mini Shengenit. Zanafillën, kjo iniciativë e ka shumë më herët në takimin e Selanikut ku mori rrugë dhe u konkretizua në takimin e Berlinit. Iniciativa, synon të zhvillojë katër liritë themelore nga lëvizja e lirë deri te lëvizja e mallrave dhe kapitaleve. Minishengeni nuk zëvendëson BE. E presupozon atë. Janë zhvilluar takime edhe më parë siç ka qenë ai i Tiranës. Nuk ka takim të përfaqësuesve të Ballkanit, ku mos të jenë të pranishëm përfaqësuesit më të rëndësishëm të politikës globale. Samitet e Ballkanit ndiqen nga qendrat e politikës botërore. Këto takime nuk kanë qenë asnjëherë karshillëk as për Europën. Përkundrazi në themel të platformave janë orientimet dhe propozimet e BE. Minishengeni Ballkanik nuk është dëshirë subjektive aq më pak politikë për riformatimin e federatës të Serbisë së madhe. Secili nga kryetarët e qeverive shkon në takimet e Mini Shengenit me programe dhe politika që i gjykon më të favorshme për shtetin që përfaqëson. Kjo nuk i ka penguar të zhvillojnë diskutime me rrezatim më të gjerë për t`i hapur rrugë bashkëpunimit rajonal. Në frymën e bashkëpunimit, mbi bazën e katër lirive, sapo është hequr roamingu në shtetet ballkanike, një shpenzim, jo i vogël për çdo qytetar që lëviz në këto shtete. Kjo nuk është e vetmja. Janë të shumta programet që do konkretizohen në muajt në vijim, të cilat do i shërbejnë zhvillimit dhe lehtësimit të lëvizjes së kapitaleve dhe qytetarëve tanë. Sezoni turistik i këtij viti, ka shënuar shtim të turistëve serbë e maqedonas në bregdetin shqiptar, falë këtij bashkëpunimi, po jo vetëm kaq. Samiti i Ohrit vuri piketa për zgjerimin e marrëdhënieve mes shteteve të rajonit tonë, veçanërisht në aspektin ekonomik e shoqëror dhe shërben si antidot për kurimin e mentaliteteve dhe ndasive që kemi mes nesh, të cilat natyrisht nuk zgjidhen me një takim as me dhjetë, po me bashkëpunim të gjatë, përmes kontradiksioneve, konflikteve verbale, papajtueshmërive dhe përfitimeve të përbashkëta. Marrëveshje në interes të popujve që flasin gjuhë të ndryshme që në rrjedhat historike kanë pasur konflikte deri dhe luftra, po që kanë detyrimin e krijimit të mjedisit paqësor për sot dhe brezat që vijnë. Pa një Ballkan të paqtë dhe të integruar brenda vetes në marrëdhënie ekonomike e kulturore, duke kuruar përditë problematikat dhe ndasitë që nuk mungojnë në këtë mjedisin tonë nuk mund të ketë përparim dhe rrëzim të barrierave politike, shërim të negativiteteve që nuk mund të fshihen përmes diskutimeve. E domosdoshme është të bashkëpunohet, diskutohet, të merremi vesh edhe për çështje në dukje të pakapërcyeshme. Kombet e qytetëruara kanë gjetur urat e komunikimit e bashkëpunimit edhe pse në segmente të veçanta të historisë, janë vrarë e prerë. Po në interes të kombeve është kërkuar reflektim, ndaj kanë gjetur vullnetin për t`i kapërcyer. Kjo mundësi ekziston mes të gjitha kombeve. Këtë mesazh përcjellin takimet mes shteteve të rajonit tonë. Kjo nuk është pacifizëm apo mbyllje sysh përballë problematikave që nuk mungojnë. Takimi i Ohrit në Maqedoninë e Veriut, ishte fill pas refuzimit të çeljes të Konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE ashtu siç ishte premtuar. Ky refuzim përmes vetos së Bullgarisë për mos fillimin e zhvillimin e konferencës me Maqedoninë e Veriut penalizoi edhe Shqipërinë. Motivuar kjo me kërkesën e BE për pranim të dy shteteve. Sipas skenarit europian,o të dyja o asnjë, se mos i mbetet hatri shtetit që hodhi hapin dhe tjetrit që iu refuzua. Pranimi i të dyve ose asnjëri është në realitet dënim për të dy shtetet. Asnjëherë nuk mund të gjenden shtete që kanë të njëjtën performancë, zhvillim, përparim apo të njëjtat marrëdhënie me fqinjët. Gjithnjë gjendet një kazus. Sot Maqedonia, nesër Shqipëria. Njëherë fqinji i Maqedonisë, më pas i Shqipërisë dhe Konferenca e parë ndërqeveritare do shtyhet në kalendat greke ose pafundësisht deri sa durimi i popujve të venitet dhe shuhet. Pas vlerësimeve zyrtare të BE dhe premtimin për konferencën e parë ndërqeveritare dhe qëndrimeve kritike për mos zhvillimin e saj, e cila po bëhet si fabula e kungulleshkës, vetë institucionet e Europës kanë mbajtur qëndrim kritik e kanë vlerësuar si gabimin shtyrjen pa fund. Këtë qëndrim bile edhe më të ashpër mbajti përfaqësuesi i SHBA në samit, i cili flet në emër të Presidentit Biden dhe jo me kokë të vet. Kritika e përfaqësuesit amerikan që foli hapur, pa diplomaci, po drejtpërdrejt, duke vënë pikën mbi “I” ishte reagim serioz dhe i drejtë pasi deklaroi atë që kanë në mend qytetarët e dy vendeve që vuajnë jo-në europiane! Për BE, Komisionin e Zgjerimit, institucionet që hartojnë politikat e zgjerimit mos çelja e negociatave është parë në dëm të vet BE. Natyrisht, udhëheqësit e Ballkanit, të zotët e shtëpisë nuk mund të mos reagonin kundër zvarritjes së hapjes së negociatave dhe mbajtjen varur të shpresave të ballkanasve, të cilët janë fizikisht në qendër të Europës, po politikisht mbahen jashtë gardhit. Këto zvarritje dhembin dhe zbehin vullnetin e qytetarëve, duke i shndërruar pak nga pak, nga dashnorë pa kufi të Europës në indiferentë ndaj saj. Shqiptarët janë ndër popujt më europiandashës që prej tri dekadave kërkojnë me ngulm që vendi ynë të zërë pozicionin e vet në tavolinën e BE-së. Shumë shpresa janë shuar në këtë maratonë, shumë shqiptarë janë zhgënjyer, me mijëra të tjerë kanë gjetur si zgjidhje që Europën të mos e presin këtu në trojet e tyre, po të shkojnë në këto shtete fizikisht dhe të fitojnë në këtë mënyrë, integrimin familjar dhe individual sipas filozofisë, Europa nuk vjen këtu, po shkojmë ne atje. Fill pas kësaj lëvizje, është Europa që dënon emigrimin si forma më e rëndomtë, e cila i bën dëm shtetit pretendent dhe vetë shteteve ku qytetarët emigrojnë. Kryeministrat e Serbisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, kritikuan qëndrimin e BE dhe kjo ishte brenda logjikës më normale pasi kanë udhëhequr procese dhe zhvilluar reforma të thella dhe shumë herë të dhimbshme. Maqedonia e Veriut për të shmangur veton greke, hodhi hapin e jashtëzakonshëm, ndërrimin e emrit, një zgjedhje kjo e vështirë që u shoqërua me përplasje të brendshme mes forcave politike maqedonase. Ky ishte akt i dhimbshëm dhe i vështirë, i cili u bë vetëm për integrimin në BE. Edhe kjo zgjidhje ekstreme nuk ia mbushi mendjen Europës, së pari Bullgarisë që me veton e saj minoi edhe Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama me racionalitet pa eksese dhe mllef apo qejfmbetje, kritikoi BE për mosçeljen e negociatave dhe moshapjen e portës së Europës. Edhe pse figurativisht ai tha se Europa është me shtëpi e dhoma të munguara për mysafirët në pallatin e qelqtë të Europës. Ishte i drejtpërdrejtë, konkret, i adresuar, pa hezitime. Tek e fundit ndaj ishte në këtë takim për të thënë atë që e shqetëson dhe populli ynë ndjen. Në këtë gjuhë foli edhe kryeministri Zaev dhe kryeministrja e Serbisë. Kritik ishte edhe kryeministri Kurti, shtetasit e Kosovës ende mbeten pa liberalizimin e vizave. Po i njëjti qëndrim në të njëjtën linjë ishte edhe vetë përfaqësuesi i BE dhe ai i SHBA-së. Të deklarosh qëndrimin tënd, të jesh vetvetja nuk është baras me autoritarizëm as kundërvënie, as etiketohesh antiperëndimor dhe aq më pak antieuropian. Europën e duan më shumë ata që i thonë të vërtetat ballë për ballë, sy më sy. Çdo qëndrim tjetër do ishte hipokrizi, pa asnjë vlerë, fresk për BE e cila nuk ka asnjë nevojë për përkëdhelje. Pas kritikave të “autokratëve" në skenë doli udhëheqësi më pro europian, Lulzim Basha, i cili në historinë e vet politike ka mbi supe qëndrime që e kanë vënë në opozicion të thellë me Europën. Ai nuk e dëgjoi BE kur i bëri thirrje për mos braktisjen e Kuvendit dhe dorëzimin e mandateve. Kur bojkotoi zgjedhjet për pushtetin vendor apo kur protestonte përditë rrugëve për përmbysjen e pushtetit me dhunë. Basha i jep vetes një rol mbi palët, merr guximin të bëjë avokatin e BE, vetëshpallet njeriu e politikani që mbron politikat e BE si mendimtar e shpëtimtar, po në realitet ka marrë rolin që nuk ka nevojë fare Europa. BE nuk është institucioni që kërkon ta përkëdhelin as ta marrë në mbrojtje Lulzim Basha. Roli i Bashës si avokat i pakërkuar nga BE nuk i shton asgjë integrimit as i rrit kredencialet Lulzimit. Pozicioni që mban sot Basha, duke mbrojtur BE-në dhe fshikulluar të ashtuquajturit autokratë të Ballkanit, ku nuk përjashtohen as politikanët e Europës dhe SHBA, merr përsipër një mision që nuk i shkon për shtat as i bën ndonjë nder BE-së. Basha ndaj Ramës këtë pozicion ka mbajtur gjithë kohës pasi e shikon si armik, rival. Njeriu që i ka marrë pushtetin dhe i ka djegur ëndrrën e karriges kryeministrore. Po avokatia e tij ndaj BE është e panevojshme, hipokrizi e kulluar dhe nuk i bën nder kryeopozitarit. BE nuk është PD që nuk pranon kritikën dhe përjashton ata që kritikojnë. Për të gjithë europianët është i qartë mesazhi se pranimi i shteteve të Ballkanit është mision historik. Roli i Bashës si avokat i BE-së edhe pse nuk i shkon dhe e bën qesharak në sy të shqiptarëve dhe si kamxhik për autoritaristët duke i barazuar me antidemokratë për ta shpallur veten si maja e lirisë dhe demokracisë është vetëm hipokrizi. Basha nuk mund të jetë: Avokat i BE dhe kopan i kryeministrave të Ballkanit!