BREAKING NEWS

Vrau me dy plumba partneren e tij 19-vjeçare, Qamil Taja del para prokurorisë, detajet e minutës së fundit

Vrau me dy plumba partneren e tij 19-vjeçare, Qamil Taja del para
x
BREAKING NEWS

Plasin akuzat e forta! Shpalli kandidaturën në primare, ndodh dorëheqja e papritur në PD

Plasin akuzat e forta! Shpalli kandidaturën në primare, ndodh
x
BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x

Opinion / Editorial

Avokatja e "non-gratës" Mandija, nuk mund të bëjë "auditin" e Bashës në favor të Trekëndëshit të Bermudës!

Avokatja e "non-gratës" Mandija, nuk mund të bëjë

Qëllimi i auditit nga Foltorja të parave ruse për Bashën është për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga afera e "Klubit Partizani". Modeli më i mirë pseudo-demokrat urban për ta bërë këtë audit fallco është Ledina Mandija, e cila po luan rolin që i kanë caktuar Berisha në këta 20 vitet e fundit dhe sidomos mbas vitit 2005 duke e emëruar Avokate të shtetit. Nuk desha të merresha me modelin pseudo te djathtë Ledina Mandija, mbasi Mandija nuk ka asgjë të përbashkët me të djathtën e vërtetë në formë e përmbajtje! Kur Ledina Mandija u bë Zv Kryeministre me sms-në e Berishës, duke iu shërbyer Ramës nuk i “rashë” ndesh gjithmonë me teorinë se është nga Shkodra. Kur Basha e bëri përfaqësuese të së djathtës ish-pronarëve e urova,  por nuk kam qenë kurrë i bindur se  Mandija ka lidhje me formimin e djathtë të vërtetë përveç se është një "patericë e Berishës". Kryetarja e auditit të Bashës po bën lojën e Berishës për të zhvendosur vëmendjen e demokratëve nga afera e Klubit Partizani, për të cilën Berisha do të thirret në SPAK! Si përfundim nuk do të zgjatem shumë, mbasi modele të tilla pseudo të djathtë Berisha ka emëruar në këta 30 vite në Shkodër e që nuk janë pak dhe i kanë bërë dëm së djathtës në Shkodër dhe zhvillimeve demokratike në 30 vite duke bërë Avokatin ose Avokaten e një politike non-grata!

Kur avokatia, barazohet me hipokrizinë! 

Nga Bardhyl Bejko

Ka jo pak individ që marrin përsipër të bëjnë  avokatin e pakërkuar në lagje, fshat, qytet apo në shoqëri. Ndodh shpesh që dikush sapo dëgjon një vendim gjykate apo masë ndalimi për një individ,sherr në lagje, grindje mes kalamajve,ndërtim pa leje, për dikë që ka shkelur ligjin apo ka abuzuar me detyrën edhe pse nuk di asgjë në lidhje me këto ngjarje ,merr përsipër të bëjë avokatin. Një lloj avokatie e djallit. Flet me zë të lartë, tërë pasion, kopetent, i papërmbajtur, bënë shpëtimtarin edhe pse pa asnjë argument. Në sytë e publikut për të fituar pak simpati , shfaqet sikur është mbrojtësi i flaktë i njerëzve të zakonshëm, kujdestar i jetës së tyre që mendon dhe se zë gjumi për hallet e tyre. Bënë avokatin edhe pse i kundërvihet të vërtetës dhe merr përsipër të mbrojë të padrejtën. Këta janë individ mitomanë që kërkojnë të duken, të shpalosin  karizmën që nuk e kanë, ndjeshmërinë që nuk e njohin, virtytet që nuk ekzistojnë në personalitetin e tyre. Po, këta avokatë të djallit nuk është se prishin shumë punë. Tek e fundit përfaqësojnë vetveten dhe nuk kanë asnjë influencë në opinionin e gjerë shoqëror. Më e pakta, bëhen të bezdisur dhe jo pak herë, qesharak e komik mbi të cilët bien shpotit e talljet e atyre që i rrethojnë. Po kur avokatinë e pakërkuar që është baraz me hipokrizi e bën ish presidenti dhe kryeministri, Sali Berisha, atëherë situata ndryshon dhe nuk mund të qëndrosh indiferent, të thuash, hë mos se kërkon të duket  si të ishte i dërguari i zotit mbi tokë, si vizitor alien që shkel për herë të parë në këto troje dhe nuk ka qenë kurrë pushtetarë që ka pas në dorë gjithçka  dhe nuk ka të kaluar. Është plotësisht i dlirë. Ka ide progresive. Ta provojmë njëherë mbase na ndryshon jetën dhe nga varfëria kapërcejmë në oazin e lumturisë. Po kjo nuk është një ëndërr. As  tregim humoristik. As subjekt për komedi apo tragjedi. Është një realitet që shqiptarët e kanë përjetuar për tri dekada nuk kanë asnjë kuriozitet dhe s’ka ndryshuar asgjë.  Shqiptarët nuk mund të joshen nga fjalimet e bukura dhe premtimet pa kufi që bën Berisha për t`iu mbushur mendjen shqiptarëve kudo që shkel se ai do sjelli ndryshimin dhe do shpëtoj Shqipërinë në rrezik nga regjimi Rama. Kështu, Berisha është duke marrë përsipër rolin e superavokatit. Nga politikan, është konvertuar në avokat. E nisi avokatinë me simbolikën e uljes në një nga poltronet e deputetëve socialistë  në sallën e Kuvendit. Këtë gjest e komentoi: “U ula në krahun e deputetëve socialistë. U ula për t`u thënë socialistëve që zërin e vërtetë tuajin e përfaqësojmë ne që trajtojmë problemet e mëdha të qytetarëve shqiptarë. Dhe për ta konkretizuar, iu drejtohet gjatë takimit edhe gramshiotëve:- Çfarë zgjidhi Gjiknuri në këtë rreth? Vodhi votat dhe ia mbathi. Në realitet Gjiknuri nuk u votua në Elbasan, po në Vlorë?! Po kështu ia do profesioni më i ri, avokatit Sali. Kjo nuk ndodh vetëm në Gramsh. Sipas tij,po të dëgjoni Ramën, përveç, vrerit që vjell ndaj opozitës dhe kundërshtarëve politikë, avokatisë që i bën Vuçiçit, nuk e dëgjoni ndonjëherë të flasë për një rreth, qytetarët, problematikat e tyre. Dhe në parlament t’i dëgjosh ata thua se jeni njerëz të lumtur, nuk u mungon asgjë, edhe qumësht dallëndysheje kanë sipas tyre. Sepse çdo gjë e masin me veten e vet, çdo vendim e marrin për interesat e tyre”. Sot qytetarët e Gramshit dhe mbarë Shqipërisë, deri diku pavarësisht nga bindjet partiake, ndjekin me dhimbje dhe keqardhje, shkretimin e shoqërisë, vendit, kombit të tyre, në kuptimin e shpopullimit të shpejtë dhe marramendës. Në kuptimin e një varfërie që nuk pakësohet, por vjen duke u rritur.  Në kuptimin e zhvillimit të disa dukurive të cilat u kushtojnë jetë njerëzve, masivizimi i drogës, nxjerrjen e emrit tonë  si shqiptar dhe përfaqësimin tonë për fat të keq në botë, më shumë se me çdo gjë tjetër me emra organizatash kriminale. Për të qenë avokatia në lartësinë e duhur u referohet shifrave: Sot shqiptarët janë të paktën 30 % më të varfër se në vitin 2013 dhe ua them me vërtetësinë më të madhe, sot ata duhej të ishin minimumi 2 herë më të mëkëmbur se në vitin 2013. Koha matet me zhvillimet që ndodhin gjatë saj. Po të pyesim sëbashku veten, çfarë zhvillimesh kanë ndodhur këto tetë vite në Gramsh, përveç projektit të madh të Devollit, që nuk është i këtyre viteve. Dhe politikani,  avokati Berisha, vazhdon bën avokatinë e socialistëve e demokratëve, ballistëve e legalistëve, komunistëve e ambientalistëve, të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Në realitet, Berisha është duke bërë, jo avokatinë e socialistëve, po diversion për të thelluar në maksimum me sa të mundi përçarjen mes bazë së socialistëve dhe udhëheqjes së saj, Kryesisë, Këshillit Drejtues dhe kryetarit Edi Rama, duke e etiketuar diktatori, Enver Hoxha që nuk bën zgjedhje, po emërime nga kryetarët e partisë në bazë deri lartë në kryesi. Dhe si avokat i socialistëve, si njeriu që i dhemb zemra për nëpërkëmbjen e tyre nga udhëheqja diktatoriale, e ka gjetur edhe çelësin e zgjidhjes së këtij ngërçi të rëndë. Sapo të vij në pushtet, ai, kampioni i demokracisë do ta nxjerr jashtë ligjit partinë më të madhe të Shqipërisë në këto tri dekada, me ligj në parlament?! Realisht një deklaratë e tillë nuk është lajthitje episodike, po thënie epike, është superlajthitje. Ai që merr përsipër të bëjë avokatin e socialistëve, ka treguar me vepra e prova, fakte pafund, si i ka bërë demokratët përshesh, si e ndau PD në dhjetra pjesë, si i ka bërë zgjedhjet e strukturave, si e ka promovuar dhe emëruar dhe si e nxori në pension, kryetarin e sponsorizuar prej tij, Lulzim Bashën, i cili u ngjitë me katapultë dhe u flak nga lartësitë pa parashutë kur i shkeli në kallo Berishës. Dhe ec e mos e beso po deshe, se ai që ka bërë çuditë e shekullit, që ka shkelur me të dyja këmbët  mbi demokracinë dhe ka drejtuar armët e gardës kundër bashkombësave të vet, para kryeministrisë, duke marrë katër jetë të pafajshme, guxon të marri rolin e babaxhanit, njeriut të dhimbsur dhe të dashur që është gati të bëjë avokatin e socialistëve të thjesht, të përbuzur dhe anatemuar nga drejtuesit e partisë që i kanë lënë në mëshirë të fatit. Referuar investimeve në Gramsh të cilat i zeron dhe varfërisë e cila është frytë i qeverisjes së majtë, Berisha, zbrazi thesin e premtimeve, duke bërë të dërguarin e zotit që ka marrë përsipër misionin mitik për të sjellë në këtë vend tërë mirësitë dhe lumturitë e globit, jo si këta që e kanë shitur në varfëri dhe kanë instaluar regjimin diktatorial të ri. Pikërisht, këtë mision ka marrë mbi supet e krusura nga vitet e shumta në pushtet,jo në kuptimin biologjik, avokati më i ri në Shqipëri për ti dhënë fund vuajtjeve dhe varfërisë, tani në një rol të ri, jo të politikanit, po avokatisë që në realitet është kulmi i hipokrizisë. Nga sot e tutje, o socialistë, hapni sytë e shikoni, hapni veshët e dëgjoni, mbi tokën tonë arbërore, ka zbritur shpëtimtari që do shpëtoj njerëzinë, jo vetëm me politik, po mbi të gjitha, duke bërë avokatinë për gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë!