Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Azili te Orban mbetet si "alternativë" e Reçit!

Postuar: 17/11/2018 - 07:15

 Tashmë besoj është e qartë se të gjithë ata lloj politikanësh që kanë të përbashkët "anti europianizmin" dhe hajdutërinë mund të kenë besim te azili në Hungari! Kur bëhen gati për burg them! Ju kujtohet ajo gazetarja hungareze që "gjuante me shqelma" një emigrant, i cili tentonte të futej ose dilte nga rreshti!? Sigurisht ky është mentaliteti i gjithë sistemit Orban, që ka si qëllim padyshim mungesën e tolerancës dhe mbrojtjen e kufirit me anën e telave me gjemba dhe forcës nganjëherë pa kontroll normal! Por sigurisht Orban, ka pranuar një refugjat ilustër! Një ish Kryeministër Ballkanik, jo vetëm me vlera anti perëndimore, anti BE, por dhe hajdut dhe pse jo vrasës shqiptarësh në Maqedoni! Orban e bën sigurisht për të rivendikuar besimin e tij anti BE dhe anti vlera të krijimit të pikërisht BE-së! Ai padyshim i përgjigjet "establishmentit politik në BE" me forcën e arsyes kundër, e cila ka brenda inatin e madh, arrogancën dhe perfidien e njeriut që sundon me votat e shumicës së Hungarezëve, duke qenë brenda BE-së politikisht dhe jashtë vlerave të saj demokratikisht! Ai ndihmon dhe një grabitës të korruptuar dhe linçues me aksione policore vrastare kundër shqiptarëve si Gruevski dhe banda e tij deri dje në pushtet! Gruevski arriti të ikë si policisë së dobët edhe akoma pro tij në Maqedoni dhe këtë e vazhdoi nëpërmjet Ambasadës së Hungarisë në Tiranë, me kontrollin e sigurtë të ditur kush është brenda makinës diplomatike në Muriqan, si nga policia shqiptare dhe ajo malazeze dhe pastaj në Serbi dhe me super kënaqësi nga Vojvodina në Hungari! Marrëzi ballkanike me brenda "polici që jep ndihmë dhe shërbime sekrete që lejojnë" një bandit si Gruevski të shkojë te një delirant si Orban! Anti sorosianët Orban dhe Gruevski, bashkohen dhe në të keqen e krimeve, por në të përbashkën e tyre populiste korruptive dhe anti europiane! Reagimi i amerikanëve është i qartë fare nëpërmjet një zëdhënësi të "State "Departemant", por partia e Orban, e merr në mbrojtje politikisht një njeri si Gruevski, sepse ai "kërcënohet" nga qeveria e sotme në Maqedoni e cila mbështet nga Soros! Kjo parti thotë se kështu kërcënohen gjithë partitë konservatore dhe qeveritë e tilla populiste kristiane në rajon!

Tashmë është e qartë fare se njerëz si Gruevski, kanë mbrojtës të sigurtë në Hungari! Në të vërtetë Orban ka miq në Shqipëri! Ka miq që i ngjajnë Gruevskit dhe janë ku e ku më shumë se sa ai me delir dhe pasion kusari e grabitësi në korrupsion! Gruevski sigurisht u akuzua për një makinë, por sigurisht ka të tjera plot, kurse miqtë e Orban në Shqipëri, kanë akuza miliarda e miliarda në përfitime kolosale ku e ku më të mëdha se sa Gruevski! Kohët e fundit, këto tre vitet e fundit miqtë "konservatorë" (në fakt janë ish komunistë, ose neo komunistë) të Orban në Shqipëri, për ti pëlqyer akoma më shumë atij bëjnë si "anti-Sorosianë" të betuar! Janë furnizuar dikur nga "Sorosi" me para, shoqata, kushte, benefice nga më të ndryshmit po prej tij, por sot ata bëjnë "anti soros" kryesisht për Orban, sepse administrata Trump, as që "çan trapin për kocominj" Shqipërie që bëjnë sot si "Trumpista"?! Këta "kocominj" që sot bëjnë konservatorin por që janë grabitës dhe levendë korrupsioni të pa anë e panë që USA, nuk para i "pj..rdh" shumë, prandaj shtuan akuzat ndaj emisarëve të BE-së dhe emisarit të USA ose ambasadorit Donald Lu! Ekstremistë e rinj medemek konservatorë shqiptarë, filluan "bashkimin" me miqësitë Le Pen dhe Orban, por Le Pen (dy-tre populista ose fashistë të fshehur në Austri, Hollandë, Itali, etj) nuk vjen dot kurrë në pushtet në Francë, kurse Orban ka vite dhe në këtë kushte deliri politik, nuk do të lëvizë dhe për disa vite! Prandaj dhe delirantët grabitës dhe të inkriminuar të politikës në Shqipëri, po e shikojnë si një "opsion" të qartë dhe Viktor Orban-in në kushtet kur ndoshta do t’ju duhet azili diku në botë! Të tillë maskarenj të politikës shqiptare sigurisht që do të anohen nga Orban! Janë akoma të sigurtë, se asgjë nuk ka për ti gjetur, sepse edhe drejtësinë e ndërkombëtarëve do ta kalojnë në Shqipëri, se janë kaq të zot dhe me kaq para e kaq leva e miq, sa dhe drejtësia e re nuk ka për t’ju bërë asgjë! Janë më të pasur se Gruevski! Padyshim më të pasur se sa ai! Sado që ka grabitur Gruevski nuk është kaq e "talentuar" sa tanët në politikën e grabitjeve nën qeverisje! Tashmë ambasada hungareze mbase bën dhe shërbime të ndonjë ish Kryeministri te ne, të disa ish ministrave dhe ndonjë ish ministri nga krahu tjetër politik! Por sidomos të "konservatorëve të fortë" të partisë medemek "konservator - puniste" të Shqipërisë! Orban është vonë në politikë në krahasim me njeriun më "konservator" në Shqipëri! Orban ka një " të keqe", sepse nuk ka qenë anëtar i Partisë Komuniste të Hungarisë, si lideri i madh "konservator shqiptar" SB! Mirëpo Orban ka një cilësi e cila e ndryshon nga maskarenjtë shqiptarë si miq sot të tij dhe nesër amiratorë të tij! Orban e do vendin e vet. Ai nuk e do të "vdekur" Hungarinë, as të larguar hungarezët nga Hungaria, as Hungarinë një shtet të pashpresë sikundër e duan jo vetëm miqtë e tij "konservatorë" në Shqipëri, por dhe ata që vetëquhen të majtë dhe janë djathtas akoma më keq, se sa lideri maximus konservator ish komunist Berisha!? Orban duhet të ketë të qartë se askush nga këto (anti sorosit) në Shqipëri, nuk përball "Burgun e Reçit" dhe pse me kushte të mira! Biles edhe ata "pro Sorosit" mund të kërkojnë azil në Hungari! Po të gjithë, sepse në Shqipëri nuk janë djathtas majtas, as pro dhe kundër Sorosit, as kundër dhe pro BE-së dhe as pro e kundër USA! Në Shqipëri, janë hajdutë dhe të korruptuar, por pro Orban! Gjithmonë në kushtet e drejtësisë së drejtë (dhe vetë shoqërisë) them - e cila i do në "Burgun e Reçit"?! E do të vijë dita! Të gjithë pothuaj nuk besojnë, por thonë se "shpresa vdes e fundit"! E kjo shpresë vazhdon të mbajë një pjesë të shoqërisë, e cila është pothuaj e gjitha (në frymëzim) për të ikur nga ky vend! Gjithsesi "azili te Orban është një alternativë e Reçit"! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:17

 Përpjekjet për të vënë shenjën e barazimit mes dy dhjetorëve dhe për të përfituar frytet e një lëvizjeje masive studentore, e cila deri tani në thelb ka disa kërkesa dhe që mundet nesër të përparojnë dhe me të t

Postuar: 09/12/2018 - 07:16

 Në ditën e shpallur nga Sali Berisha si "dita e Rinisë" dhe sigurisht e

Postuar: 09/12/2018 - 07:14

 Ka më shumë se një muaj që banorët e unazës se re protestojnë ditë e natë, në mbrojtje të b

Postuar: 09/12/2018 - 07:13

 Nuk është vetëm dufi i studentëve.  Protesta e tyre ka trazuar gjithë shoqërinë.

Postuar: 08/12/2018 - 07:22

Ҫdo vit, miliona njerëz detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehë si refug

Postuar: 08/12/2018 - 07:21

Njohja me një vendim për ngritjen në Shqipëri, të varrezave të ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luf

Postuar: 08/12/2018 - 07:20

Një opozitë që nuk frymëzon! Është ky konstatimi që e bën kushdo në këtë vend.