BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ballë përballë, Rama me vendime, Basha me premtime!

Ballë përballë, Rama me vendime, Basha me premtime!

Lideri i opozitës nuk ka ç’të bëjë tjetër për të joshur votuesit dhe në veçanti kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, duke filluar nga bizneset e vogla, të papunët, mjekët, mësuesit, fermerët, ndërtuesit, të cilët kërkojnë paga më të larta, kushte më të mira, mirëqenie të sigurtë dhe taksa zero. Kjo është logjika që funksionon do apo nuk do pushteti i radhës apo opozita. Mes kërkesave të fryra dhe mundësive për realizimin e tyre të menjëhershme, ka gjithnjë një hendek të thellë, i cili mbushet lehtësisht me premtime, po kurrsesi me realizime, se tek e fundit fjalë janë premtimet, si tek skeçi humoristik i leshit. Në pritje të popullit, zyrtari shënonte të vetmin produkt, lesh. Dhe kur njëri prej hallexhinjve e pyeti pse për të gjithë është shënuar kjo fjalë fyese kur secili kishte kërkesa të veçanta, përgjigjia ishte se edhe ti lesh ke për të marrë. Nëse u referohemi premtimeve të opozitës aktuale, duket sikur gjithçka do zgjidhet si me magji, sikur jemi duke thirrur hapu Susam, nëse opozita vjen në pushtet. Duket se na thonë: Mezi presin bankat më të mëdha të botës, oligarkët e globit, miliarderët, të kamurit, kulmet e teknologjisë, të transferojnë në Shqipëri tërë pasuritë e tyre, kapitalet financiare apo investimet e mëdha. Të ushqehesh me iluzione sot në vitin e tridhjetë të demokracisë së brishtë shqiptare dhe të ngopesh me lugë bosh, është si të mbyllësh sytë dhe në vend të zgjedhësh rrugëtimin përmes asfaltit, t’i biesh shkurt në greminë dhe të marrësh detin në këmbë. Nuk është se ata që premtojnë nuk janë koshientë për mundësitë e kapacitetet që zotërojnë për të realizuar ato që thonë. Për ta nuk ka fare vlerë se ditën e dytë të pushtetit në se shqiptarët ua japin besimin, do u kërkohet llogari. Në logjikën e premtuesve, është i fortë fiksimi, të ngjitemi njëherë në kalë, pa shohim e bëjmë. Kush na ndalon të bëjmë premtime dhe më të mëdha, t`u sjellim shqiptarëve mirëqenien dhe lumturinë që nuk e kanë ëndërruar kurrë. Po morëm timonin, le të shkojë ku të dojë makina. Ne do shoferojmë dhe do drejtojmë, vitet që vijnë le të mërziten të gjithë nuk prish asgjë se atë që deshëm e fituam. Zhgënjimi i gjithë atyre që besuan lartësohet dhe bëhet mal i lartë, po edhe kjo nuk u prish asgjë liderëve politikë. Për premtimet nuk mbajnë përgjegjësi as morale as politike as ligjore. Tek e fundit, fjalë, thanë. Kontrata nuk bënë. Secili nga qytetarët që besuan, le të thotë ç’të dojë. Të zhgënjehet. Të grihet, të zhgërryhet, të jetë mosbesues, të mërzitet, të bëhet pesimist, të pëlcasë. Është kjo arsyeja që opozitarët, liderët, kryetarët e partive politike nuk e kanë për gjë t`i lëshojnë premtimet si lumenjtë në dimër, ata nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë dhe premtojnë. Partitë politike, jo vetëm në Shqipëri para ditës së votës zbrazin thesin dhe nuk lënë premtim pa bërë, duke e trajtuar votuesin si me kujtesë të shkurtër. Pretendentët për pushtet, fshinë gjithçka nga e kaluara, tregohen të ndershëm, të paqtë, të pakorruptuar, ideal, njerëz të virtytshëm sikur mos të kenë jetuar në këtë tokë dhe të kenë zbritur nga qielli sot. Çdo ditë që afron me 25 prillin, ditën kur qytetarët shqiptarë do marrin në provim pretendentët për pushtet, ballafaqimi më i egër është mes atyre që premtojnë, opozitarëve dhe qeveritarëve që vendosin. Sherri është në kulm. Ballë përballë, janë vënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me liderin e opozitës, Lulzim Basha. Dy politika. Dy qëndrime. Dy alternativa. Gladiatorët, kanë zbritur në ring pas vitesh stërvitje. Çpo ndodh mes tyre në marrëdhëniet e komunikimit me shqiptarët? Një garë e ashpër zhvillohet mes premtuesve dhe vendimmarrësve. Opozitarët e kanë fare- fare të lehtë. I japin një furçë dhe zbardhin gjithë fasadën e premtimeve. Një tjetër e nxin gjithçka. E zverdhin. E skuqin. Mjafton të dalin në tribunat e selive të partisë, të marrin një copë rrugë nëpër shëtitoret e Tiranës, të takojnë një grup qytetarësh dhe të zbrazin premtimet, të marrin përsipër gjithë zgjidhjet. Për ta nuk është aspak problem të vrasin mendjen, të bëjnë llogari, sa është fondi i pagesave të personelit të shëndetësisë në total?! Sa i kushton taskapaguesve shqiptarë, paga një mijë e dyqind euro për secilin mjek dhe shtatëqind euro për çdo infermier? Një llogari fare e thjeshtë, kjo do të thotë miliona euro për një muaj. Po për dymbëdhjetë muaj? Po një vit, sa shkon buxheti për pagat e punonjësve të shërbimit shëndetësor? Veç mjekëve në Shqipëri, janë me mijëra mësues, punëtorë, pensionistë më shumë se gjysmë milionë e me radhë tërë kategoritë e shoqërisë që kontribuojnë me punën e tyre për zhvillimin e vendit. Të gjithë kërkojnë paga më të larta, kushte më të mira, garanci për jetën, ashtu siç kërkojnë fonde ekstra, mbrojtja, policia dhe tërë institucionet e shtetit pa të cilat nuk mund të sigurohet zhvillimi dhe e nesërmja e vendit. Liderin opozitar, Basha deri sot asnjë herë nuk e ka vrarë samari dhe nuk i është kërkuar llogari për shpenzimet e të ardhurat. Ai sa ka propaganduar zgjidhjet rrufe, ekspres dhe masat që do merrte nëse do ishte kryeministër i këtij vendi. Si do mbyllte me kohë plagët e tragjedisë së tërmetit të një viti më parë. Do kishte zhdukur virusin, Covid-19 dhe shqiptarët do ishin pa asnjë rast të infektuarish. Mjafton dëshira dhe ambicia e kryeministrit të supozuar që gjithçka të zgjidhej sa hap e mbyll sytë. Në realitet, Basha fjalën thotë. Asgjë nuk humbet. Gjithë të tjerat i mbeten të nesërmes. Kështu me zerim të taksave. Heqjen e fashës të tatimeve. Ulje drastike të tarifave. Kudo: Ulje. Ulje. Ulje! Heqje totale të detyrimeve. Shkurt merr, ha. Pi, këndo, vallëzo. Po në fund ku do gjenden milionat për të realizuar premtimet e lëshuara pa doganë mbi shqiptarët që duken të hallakatur dhe mosbesues për ata që dëgjojnë pasi nuk janë më në moshën e adoleshencës demokratike sepse kanë tridhjetë vjet që dëgjojnë dhe kanë nxjerrë mësime se premtimet janë larg me realizimet. Premtimi dhe premtuesi nuk kanë asgjë në dorë. Gjithçka e vendosin në kohën e ardhshme, si një mundësi. Barra për t’i realizuar ato që premtojnë pret të verifikohet pasi të fitojnë. Përballë, premtimeve të fryra të liderëve të opozitës qëndron qeveria. Institucionet, me laps e letër në dorë. Bëhen llogari. Nga do shkurtohen fondet? Ku do gjenden të ardhurat? Si të ekonomizohet për të shtuar paratë që të rishpërndahen? Ku do të kursehet dhe sa do kursehet? Ndryshe, llogaritë janë folklorike, pa asnjë vlerë reale. Në ballafaqimin kryeministër -lider i opozitës, Rama-Basha, ka një dallim esencial. Nëse Basha deklaron, premton kur të vijë në pushtet, belbëzon me do të, do të, do të, dhe nuk lë asgjë pa premtuar, Rama duke qenë me peshën mbi shpinë është i detyruar të ndjekë logjikën ekonomike. Marrim pagat e mjekëve. PD dhe Basha kërkojnë të manipulojnë, mjkët dhe personelin shëndetësor. Improvizon me mjekët me tesër, kandidatët për deputetë se pagat e mjekëve do rriten në mënyrë galopante. Do shumëfishohen. Me këtë logjikë i kundërvihen mjekëve që gjenden në ballë të frontit dhe luftës anti virus me premtimet bombastike. Nuk humbasin gjë. Nuk kanë firmë e vulë. Tek e fundit, premtojnë askush nuk mund t’u kërkojë sot llogari. Ndryshe nga Basha, kryeministri, Edi Rama, është i dënuar të jetë i përgjegjshëm. Të deklarojë atë që mund të bëjë. Deklaratat e Ramës janë çeku i plotësuar, me shkrim, me firmë e vulë. Fatura duhet realizuar doemos. Çeku i Bashës është i pashkruar. Çek i imagjinuar. Deklarata e Ramës nuk është eksperiment, as blof e fjalë propagandistike. Është përgjegjshmëri absolute se pas deklaratës ka një vendim. Të shkruar. Të firmosur e vulosur. Fill pas saj vërtet pagat do rriten dhe në portofolin e mjekëve do shkojë paga e deklaruar. Ndryshe kryeministri nuk do jetë më kryeministër, qeveria nuk do qeverisë. Ky është një ndryshim i madh mes asaj që vendoset për t`u realizuar dhe premtimit për tu bërë kur të piqen qershitë. Pas deklaratës së Edi Ramës për rritje historike të pagave të personelit shëndetësor, mjekë e infermierë, ai shtoi edhe mësuesit. Edhe heqjen e taksës për bizneset e vogla. Sapo përfundoi fjalinë, PD nxori në seli zyshën bukuroshe, e cila hodhi akuza se kryeministri kopjoi Bashën! Na vodhi projektin! Na mori idetë! Se Shqipëria përgatitet për punë sikur deri sot të qëndronte në kafe. Ta quash tallje këtë është pak. Akuzë politike edhe më pak. Kryeministri nuk ka nevojë të kopjojë. Këto nuk janë idetë e Ajnshtajnit për relativitetin e sapo zbuluar. Edhe kalamajtë i dinë kaq gjëra. Kryeministri është koshient se këto shtresa duhen mirëtrajtuar. Po politika, ia do opozitës të godasë me të gjitha format edhe vendimmarrjet publike dhe masat që merr qeveria në kuadër të trajtimit të shtresave që sakrifikojnë në shërbim të shëndetit të qytetarëve që është detyra më humane dhe mbart një rrezik dhe risk të jashtëzakonshëm sot kur gjenden mes vorbullës së pandemisë globale. Sulmi opozitar, synon të demaskojë politikat e qeverisë në fushën e shëndetësisë ndaj lypin përditë që të ndodhi katrastrofa, të gjendet sistemi në bllokim total, të mbushin spitalet dhe të dalin jashtë funksionit sistemi. Për këtë i fryhet përditë katastrofës shëndetësore. Flasin kështu, mjekët politikë të reshtuar në opozitë edhe pse fshikullojnë kolegët e tyre, miqtë, të cilët kanë bërë të njëjtin betim, atë të Hipokratit dhe ku është lufta për jetën nuk ka vend politika. Jeta është mbi politikën dhe mjeku së pari është human e më pas politikan. Po qëllimi i opozitës nuk është zgjidhja, halli i pagave të mjekëve. Në këto vite, njihet nga të gjithë se qeveria ka bërë reformat më të thella, jo vetëm në sistemin e pagave të mjekëve dhe personelit ndihmës, po edhe në drejtim të modernizmit dhe pajisjeve të domosdoshme. Këto ndryshme të thella nuk i bien në sy opozitës dhe liderëve të tyre. Për ta, vlerë kanë akuzat, premtimet, joshjet, fjalët, sensacionet, denigrimi i çdo, reforme, mase a vendimi të qeverisë në interes të shëndetësisë, arsimit, ekonomisë dhe gjithë shoqërisë!