Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ballistët e “Tatës” dhe të “Tikut”, kanë tre çerek shekulli që nuk e heqin dot vulën e tradhtisë

Postuar: 21/07/2019 - 07:33

Nuk kisha aspak ndër mend të merresha me “Ballistët” dhe aventurat politike të tyre, sepse historia i ka pozicionuar në mënyrë të tillë, që edhe 1000 vjet të tjerë të kalojnë, për ta, nuk mund të gjendet jo detersiv që jo e jo, por edhe asnjë lloj komponent kimik që t’jua u heqë dhe ç’ngjyrosi vulën e tradhtisë që ata mbajnë mbi kurriz. Po atëherë, pse detyrohem e të shkruaj çfarë më shtyn e s’më le të qetë? Po çfarë të bësh kur ata" kruhen vetë"?! Është pikërisht, deklarata si një i përvuajtur i dikurshëm dhe tashmë me ndërrim roli, pra si ” triumfator” e “Tik”(Adriatik) Alimadhit, në një nga komisionet parlamentare..... se kriminelët e Partisë Komuniste dhe partizanët kriminelë, paskan bërë krime të tilla e padrejtësi ndaj “Ballit “, sa që i paska klasifikuar,padrejtësisht në tradhtarë. Tashmë, atë që nuk bëri dot “Tatja”(Mithat Frashëri) gjatë lufte e merr në dorë si stafetë,Tiku i Alimëdhenjve, i cili gati duke qarë thotë:.... “Mua më ndan me ju bota njerëzore që përfaqësoni. Kush është Partia Komuniste? A vini ju prej saj apo jeni shkëputur? Çfarë të keqe ka të hetohet kjo periudhë? Unë jam ballist. Kam marrë të gjitha poshtërsitë, tradhtar, bashkëpunëtor, na kanë vrarë, pushkatuar, burgosur. Çfarë të keqe ka të dalë e vërteta? Herët apo vonë, shqiptarët do ta marrin vesh. Instituti i zotërisë( nënkuptohet e gjithë tufa e Agron Tufës) ka nxjerrë disa krime të komunistëve dhe kjo ju djeg shumë juve.....”

Në fakt edhe unë puqem me Adriatikun, por ama me një kusht, që në atë institut duhet të ftohen jo vetëm përfaqësuesit PKSH, por edhe ish-jerarkë të fashizmit italian apo dhe të nazizmit hitlerian, sëbashku me dokumentat e tyre të cilat ndodhen në arkivat e Ministrisë së Luftës italiane gjatë periudhës 1939-1943 dhe ato të “Wermahtit” gjerman, të verës së vitit 1943 e deri në nëntor të vitit 1944, pa lënë mënjanë këtu edhe dokumentet e anglo-amerikanëve për këtë periudhë. Në të pastajmen, pra edhe ato mbas çlirimit. Le të hapen dosjet e komandantëve dhe komisarëve tanë legjendarë por dhe të të gjithë ballistëve të arratisur, kush ishin çfarë bënë ata gjatë lufte dhe cilët ishin ata që erdhën si diversantë mbas çlirimit, që na vranë përfaqësuesit e pushtetit të popullit dhe të rinjtë që përçonin dritë duke filluar nga Ndrec Ndue Gjoka, Bardhok Biba, Cucat e Malsisë etj etj.

Nëse, përqendrohemi me kujdes në deklaratën e Alimadhit, do të vërejmë se ai vet e deklaron se..” Mua më ndan me ju bota njerëzore që përfaqësoni”.. Pra dhe vet Tiku e di që edhe gjatë lufte, shtresat e shoqërisë shqiptare u pozicionuan në kahe të ndryshme dhe kjo nuk ishte rastësi, sepse lidhej ngushtësisht me interesat e tyre, në radhë të parë ekonomike por edhe politike.

Por të mos harrojmë, se të njëjtën gjë bën dhe pushtuesi. Ai paraprakisht, përgatit terrenin me propagandën e tij intensive, se do ta lulëzojë atë vend se (Mussolini)..”Albania e’ dentro nell mio cuore”,bile proklamon dhe zgjidhjen e çështjes Kombëtare, duke u premtuar Bashkimin Kombëtar etj etj ( Interesant se edhe vet Titua i cili deshi ta bënte Shqipërinë si republikë të shtatë të Jugosllavisë, kopjoi Duçen me “Bashkim- vëllazërimin”). Me këto parulla, fashizmi dhe nazizmi, nuk kishte hallin e parisë së vendit, sepse ata i kishin marrë të dhënat nga Konti Çiano, që parinë e kishin të vetën dhe mbështetëse të fashizmit. Në këtë pikë fashistët nuk gabuan, sepse përfaqësues të kësaj parie, që më vonë disa prej tyre u bënë ballistë, do shkonin t’i dhuronin një javë mbas pushtimit, kurorën e “Skënderbeut”, mbretit të Italisë V.Emanuelit të tretë. Ata, këtë më shumë e bënin për të trullosur me propagandë popullin shqiptar që pushtimi fashist të ishte “i pranueshëm” nga e gjithë shoqëria shqiptare.

Në një vështrim analitik, do të vërejmë se dhe në vet strukturën e “Ballit” që u formua në vitin 1942( një vit mbas PKSH-së), të tërheq vëmendjen se krerët e tyre ishin pasanikët, bejlerët e agallarët e vendit, apo dhe disa intelektualë spitullaqër e frikacakë, teksa pjesa tjetër e formacionit ishin ballistë hallexhinj e bij të popullit, por të gënjyer dhe verbuar nga propaganda e dyfishtë, si ajo e fashizmit, por dhe ajo e krerëve të tyre. Një pjesë e kësaj parie të “Ballit” dikur, para organizimit, kishin qenë edhe firmëtarë të Aktit të Pavarësisë, disa të tjerë, më vonë i kishin dhënë kurorën e Skënderbeut Princ W.Vidit,teksa të fundit si ( Cen Elezi) Qemal Vrioni,Sami Vrioni, Hysen Lepenica do ti vendosnin perandorit italian me ceremoni kurorën e Skënderbeut. (Z.Alimadhi le të shikojë listën e gjatë me disa ballisto-zogistë që shkuan në Romë meqenëse kërkon dhe arkivat).

“Balli “, fillimisht u betua se do luftonte, bile hartoi dhe një program me 10 pika ( “Dekalogu”)i cili në histori njihet edhe si kodi i luftimit ”ballist”, por ç’e do se në të vetëm shkruhet se “do të luftonin” (noc-rrokun !). Por asgjë nuk bënë dhe jo vetëm kaq, por një nga krerët e “Ballit” vet nën/kryetari Ali bej Këlcyra, do të nënshkruante protokollin me kryekomandantin e trupave pushtuese gjeneralin “Dalmazzo” nga ku ky, pra Nën/kryeballisti Ali beu, sëbashku me Nuredin bej Vlorën ( ç’na polli me këta bejlerë sa patriotë të mëdhenj na qenkan !!..), krahas pikave të tjera i angazhoheshin pushtuesit italian, se do të merreshin seriozisht dhe merrnin përsipër, ruajtjen e qetësisë që trupave pushtuese të mos u vinte gjë e keqe sidomos nga rebelët e jugut (Shikoni protok. Dalmazzo-Këlcyra 15 mars 1943). Tani, le të analizojmë dhe dy përshëndetjet e tyre, pra atë të partizanëve, por dhe atë të ballisteve gjatë lufte. Partizanët përshëndetnin me: Vdekje fashizmit – Liri popullit ! Parullë kjo, që armikun kryesor e përcaktonte se ishte fashizmi pushtues dhe kjo parullë e tillë ngeli deri në fund. Nëse “ballistët” fshiheshin mbas rrotave të makinave gjermane nuk ishte faji i partizanëve. Po “Ballistët” si përshëndetnin?! Ja dhe e famshmja parullë e tyre: Shqipëri e shqiptarëve !- Vdekje tradhtarëve ! Kjo parullë, në mënyrë të stërholluar i bënte jehonë bashkimit të Kosovës me Shqipërinë që bënë italianët fill mbas pushtimit duke e bërë Shqipërinë të shqiptarëve, parullë kjo që me shumë kënaqësi u pranua veçanërisht nga ballistët e Xhafer Devës, bile në përbërje të këtij divizionit nazist SS ”Skanderbeg”, nisur dhe nga emri i heroit tonë kombëtar u gënjyen shumë ballistë. Deri tani në të gjitha arkivat nuk gjendet asnjë dokument që “Balli” ta ketë denoncuar krijimin e këtij divizioni famëkeq “eS eS”-ash.. Ballistëve, përkundrazi u vinte mirë dhe jo pa qëllim armiqtë pushtues gjermanë vendosën në qeverinë kolaboracioniste si kryeministër në Shqipërinë e bashkuar, Rexhep Mitrovicën dhe ministër të Brendshëm, ballistin Xhafer Devën e masakrave të 4 shkurtit 1944. Me pak fjalë ballistët pranonin një pushtues të ri por ama të na bashkonte, duke luajtur me kartën e nacionalizmit, bile duke venë e nxjerrë dhe në skenë figura të tilla që rridhnin nga familje patriotësh të mëdhenj, si ajo e “frashërllinjve” (me Mithat Frashërin )apo dhe e “ Vlorës” ( Nuredin Vlorën nga fisi i I.Qemalit)që në fakt këta pinjollë, ishin tradhtarë të rrënjëve të tyre.

Po pjesa tjetër e përshëndetjes "vdekje tradhtarëve"? Kush ishin këta tradhtarë? Lihet të kuptohet,se ishin “ të kuqtë” pra PKSH dhe partizanët që “Tiku” i Alimëdhenjve e pranon hapur duke aluduar se e shikoni se ç’bën koha?.. Ata ballistët e vjetër dhe ne të rinjtë e sotëm ( nuk di nëse i e fut aty dhe Ramën e Metën, sepse sa për Berishën, dihet që ai ja ka kaluar dhe vet Xhafer Devës) që me kohë ishim për një demokraci alla perëndimore. Këtu ai ka të drejtë, por puna është se”Balli” nuk bëri asgjë në këtë drejtim. Vërtetë Anglia, Franca, Kanadaja e USA dhe disa vende të perëndimit ( përjashto Norvegjinë e Kuislingut) ishin për demokracinë, por ata nuk u bënë palë me pushtuesit. Franca, (sikurse dhe shumë vende të tjera), psh veprimin kapitullues të marshallit Pëten Franca e pasluftës e dënoi dhe vet marshallin e tyre i cili në Luftën e Parë Botërore kishte dalë fitimtar, por ja që këtë fitimtar e dënuan me vdekje( më vonë ia ndryshuan dënimin), sepse kishte pranuar dhe firmosur pushtimin duke i bërë thirrje ushtrisë të mos i kundërvihej forcave naziste me armë. Pse or Alimadh a nuk bëri të njëjtën gjë dhe Midhat Frashëri që u dërgoi qarkore të gjithë paraardhësve të tu që të ndërpritnin veprimet luftarake ndaj gjermanëve në 7 tetor te vitit 1943? Ai në fakt kot e thoshte, kot e shkruante, firmoste e vuloste, sepse ballistëve të tij as që u shkonte kurrë në mendje kjo gjë, ose ai e kishte të qartë se “trimat” e Selfo Qorrit, ishin vetëm për petulla dhe pula kur gjenin. Dokumentin e kini në arkiv origjinal me firmën dhe vulën e Midhat beut, i cili asnjë ditë nuk doli malit, për liri, përkundrazi për tu treguar dhe besnikë të nazistëve, sejmeni i tij Azis Biçaku kapi rob gjeneralin Devis i cili kishte dalë maleve dhe ua dorëzoi gjermanëve dhe për këtë komanda gjermane dh vet Balli u falënderua nga Hitleri.( Lexoni kujtimet e gjeneralit Devis se ç’thotë ai për ju ballistët. Trocky që ishte dhe pseudonimi i tij, ju ka përshkruar më mirë nga Epopeja e Shevqet Musarajt që u ka kushtuar juve. Bile ky është një nder i madh sepse poema të tilla dy kanë shkruar Çeçua për ballistët dhe Kadareja për komunistët.)

Po vërtetë çfarë bënte “Balli” gjatë lufte, që avokati i Alimëdhenjve i mbron me pathos?

Nuk po them dhe nuk shkruaj dokumentet tona sepse ne sipas këtij trimi të vonuar i situatave paqësore i kemi shtrembëruar. Le të citojmë nga arkivat angleze: Meklin ( përfaqësues i misionit anglez gjatë luftës i cili anonte nga ballisto-zogistët)...” Balli kombëtar” është kthyer thjesht në një forcë milicie në shërbim të qeverisë. Emri i tij ( Ballit) është tepër i njohur në popull si organizatë kolaboracioniste dhe as që mund të mendohet se do të ekzistojë si një parti koherente... ( 12/4/ 1944 Pro- fo/371 file nr.43561) Weeler( Uiler)i cili ka qenë pjesëmarrës direkt dhe dëshmitar okular i situatave të asaj kohe në Shqipëri do të shkruante :...” Qëllimi kryesor i lëvizjes Nac-Çl është të çlirojë vendin nga gjermanët. Mbase ata sikurse dhe pohohet, kërkojnë më shumë ndihma nga ne aleatët, por një komb që ecën zbathur në dëborë që i djegin e i plaçkitin shtëpitë, që vdes urie nëpër male dhe sikur të dredhojë e meriton të fitojë......dhe më poshtë vazhdon- Është provuar tani pa asnjë pikë dyshimi se Qeveria e Tiranës dhe “BallKomi”(nënkupto balli kombëtar) po bashkëpunojnë aktivisht me gjermanët ndërsa të tjerët (“Legaliteti”) qëndrojnë duarkryq duke bashkëpunuar kështu në mënyrë pasive... Të gjitha këto bile dhe pjesëmarrja e katër anëtarëve të lartë të ballit si anëtarë të regjencës shqiptare dëshmojnë qartë bashkëpunimin me armikun dhe aq i madh ishte ky bashkëpunim sa që shumë heronj e dëshmorë na ranë në luftë nga spiunimet që bënte “Balli” në komandaturat e vendit. (Dokumentat e gjermanit i përktheni vet se ua dini mirë gjuhën). Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse ky formacion jo vetëm që nuk kishte as edhe një femër luftarake dhe asnjë dëshmore të tillë, por le të më tregojë pasuesi ballist, se cilëve ballistë gjermani u bëri gjyqin dhe i pushkatoi? Le të thonë një ballist që e kapi gjermani dhe e internoi në kampet e përqendrimit. Fundja le të rishikojë e dëgjojë vet intervistën e Sejfi Protopapës i cili deklaron se e shpëtoi në Shkodër pikërisht një ballist e kolaboracionist, Eqerem Peshkëpia, sepse po të me kapnin partizanët( deklaronte në TV Sejfiu) e dija që do më pushkatonin. Do më pushkatonin se e kisha hak. ( Ja një ballist i penduar dhe këtë deklaratë të ndershme, ai nuk e dha kur ishte PPSH-ja në pushtet, por kur ishte ai programi i dhimokracisë tënde or Alimadh) Do thuash ti se mbas lufte u persekutuan shumë ballistë. Nuk është e vërtetë kjo gjë, por u dënuan ata që nuk hoqën dorë, ata që na erdhën si diversantë që nga Hamit Matjani, Zenel Shehu, Ethem Cako, Izet Vrazhdo, Lahe Nuro të cilët u ndëshkuan nga gjyqet e popullit dhe nga forcat e divizionit të ndjekjes.

Kur ne luftonim armikun nazi-fashistë dhe ballistët ishin palë me pushtuesin ç’duhet të bënin partizanët or Alimadh, duhej të falnin gjermanin dhe me këtë rast, të ishit rrjedhimisht të falur dhe ju? Kur ju gjatë lufte ishit dhe u bëtë palë me gjermanin... Në fakt kundër kujt i kishit drejtuar armët? Tani, po ju them dhe diçka të fundit: Ju nuk ishit aq trima në kohë lufte e jo më tani që ti na hiqesh sikur paskeni qenë ju violina e parë e orkestrës antikomuniste, që rrëzuat socializmin. Mblidhe mendjen, aspak dhe asnjë grimë nuk kini meritë. Këtë rol e luajti tradhtia dhe vet degjenerimi i PPSH mbas vdekjes së Enver Hoxhës dhe ardhjes së Ramiz Alisë, sepse nëse do të ishte për ju, ngule mirë në mendje, po qe se nuk e pranoni tradhtinë kjo njollë turpi do ju shoqërojë deri sa të ekzistojë shoqëria shqiptare. Do ta provosh?! Organizo një testim në gazetën më asnjanëse, midis Enver Hoxhës dhe Lumos tënd që e mori lumi. Aty do ta kuptosh të vërtetën e hidhur për ty dhe tufën e të mëdhenjve të tjerë të Ballit.

Nga Ylli Meçe

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 07:54

Pas leximit të librit “Blloku” njerëz të fushës së letrave, mes të tjerave vunë në dukje sidomos faktin që libri lexohej me interes ngaqë ishte i shkruar mjaft bukur, pra të jepte një shije të mirë leximi.

Postuar: 08/12/2019 - 07:50

Në këto tri dekada që pas përmbysjes së sistemit komunist, për herë të parë ndodh një rokadë norm

Postuar: 08/12/2019 - 07:48

Tërmeti i 26 nëntorit krijoi jo pak viktima, trauma që zor se kanë për t’u harruar, por gji

Postuar: 07/12/2019 - 07:15

Është praktika më normale që një kryeministër dhe çdo qeveritar të takohet me qytetarët nga më i

Postuar: 07/12/2019 - 07:14

Kaluam një tragjedi të madhe, me humbje jetësh e materialesh, që nuk përshkruhen dhe as nuk harro

Postuar: 07/12/2019 - 07:12

Sipas vlerësimit nga shkencëtarët, në botë për çdo ditë ndodhin mijëra tërmete të intensiteteve t

Postuar: 07/12/2019 - 07:08

Vazhdon të rezultojë si një pyetje e rëndësishme ajo që tundon të gjithë: A mund të riparojnë dëm