Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

As Balliu as astirasit nuk bëhen heronj duke rrahur

Postuar: 09/11/2019 - 07:15

Beteja në Astir vazhdon. Edhe pse shumë prej banorëve që preken nga ndërtimi i”Unazës së Re” kanë pranuar të marrin dëmshpërblimin për objektet që prishen sipas llogaritjeve të ekspertëve të fushës dhe të tjerë me kohë janë sistemuar në banesat sociale, ka ende shumë prej tyre që dalin përditë dhe bllokojnë qarkullimin e mjeteve, duke kundërshtuar zbatimin e projektit. Ky rrip i ngushtë toke në kryeqendrën e vendit është shndërruar në mollë sherri mes palëve politike. Realisht këtë protestë më shumë se hallexhinjtë e udhëheq dhe përdor politika. Përplaset fort paligjshmëria, mungesa e kontrollit të territorit me ligjin. Është kjo paligjshmëri që ka vënë përballë shtetin, pushtetin lokal me banorët që kërkojnë ndryshim projekti dhe tërheqjen nga ndërtimi i rrugës kaq të domosdoshme për lehtësimin e lëvizjes së mjeteve, jo vetëm për Tiranën, po gjithë Shqipërinë. Halli i astirasve është shpalosur tërësisht. Nuk ka detaj të paekspozuar. Shumë prej atyre që protestojnë janë bërë të njohur, jo për çfarë janë, po me bëmat e tyre, përplasjet me policinë dhe organet ligjzbatuese deri dhe me prokurorinë gjykatat. Nëse veçojmë zemërimin e protestuesve, pa justifikuar aventurat që ndërmarrin, jo rrallë dhe mund të mbyllen sytë edhe kur janë të paligjshëm e mund të justifikohen në një farë mase për betejën e gjatë, është një grupim tjetër që udhëheq e drejton këtë rrëmujë të organizuar që nuk mund të tolerohet. Nuk mund të pajohesh me ata që marrin pozat e përfaqësuesve kur bëjnë sikur u qan shpirti për shembjen e banesave dhe bizneseve. Është kupola politike që i organizon dhe drejton këto protesta. Synimi? Konfrontimi i tyre me shtetin. Deri edhe gjakosjen e banorëve me policinë apo bllokimin e atyre që u bie rruga të kalojnë në këtë tokë të xanun. Të gjithë politikanët e opozitës e kanë kaluar javën e dezhurnit në Astir. Kanë lënë gjurmët e tyre në orët e gjatë të shfaqjes së të revoltuarve. Ata janë regjisorët dhe aktorët realë. Prijësit e rrëmujës që bëjnë sa të munden për të gjakosur hallexhinjtë me shtetin e tyre dhe për të fërkuar duart se ia mbërritën të mbajnë gjallë kauzën me Astirin. Ka nga ata që kanë qenë dhjetë herë dhe të tjerë që kanë 365 ditë “punësimi” dhe nuk i largohen llogores Astir. Kanë bërë oratorin e zjarrtë. Ndezësin e zemërimit dhe shpalosjen e programit. Ku do arrihet me këtë lëvizje e cila edhe më shumë i shpie hallet e qytetarëve drejt moszgjidhjes. Po të kishin shqetësim real, problemet që u krijohen astirasve, drejtuesit politik të protestës do kërkonin rrugëzgjidhje të arsyeshme ligjore dhe do iu drejtoheshin jo gurëve e hunjve, këpucëve, shisheve, molotovëve, flakëve e kazanëve të mbeturinave, po logjikës, arsyes, dialogut. Dhe në këtë mënyrë do t`ia arrinin të zgjidhnin hallin e qytetarëve. Ajo që të habit është këmbëngulja për t`u shfaqur sa më shumë mes protestuesve e politikanëve, që e gjykojnë këtë si betejë të provimit dhe përfitimit të tyre politik. Asnjëri nga ata që çirret në emër të hallexhinjve nuk do zgjidhje logjike. Kërkon vetëm të evidentohet dhe të shtojë simpatinë e listëbërësve për një vend në Parlamentin e ardhshëm apo administratën e pushtetit që do vijë. Po kjo është rruga më e gabuar që nuk ka asnjë shans të kënaqi udhëheqësit politike të protestës. Politikani më i spikatur, një tip gladiatori modern që ka shkruar emrin në krye të betejës së Astirit është ish-deputeti Klevis Balliu. Ishe deputeti Balliu që në këtë mini shtet, këtë rrip toke, ka ngritur selinë, ka bërë oratorin e zjarrtë, kryetarin e shtetit, opozitës, kryeministrin, drejtorin e policisë. Ka nxitur turmat dhe ka bërë thirrje për përplasje fizike e gjakderdhje. Më i fundit qëndrim i tij, që është pak ta quash papërgjegjshmëri, ishte deklarata pas rrahjes dhe gjakosjes, duke i dërguar urgjent në spital të dy punonjësit e IKMT-së të cilët u goditën nga protestues të pakontrolluar, të cilët me veprimin që bën treguan se nuk ndalen edhe para jetës së punonjësve që janë atje për të bërë detyrën dhe jo për t`u rrahur e gjakosur sikur të ishin keqbërës. Pas goditjes së rëndë të punonjësit, thyerjeve nga koka tek gjymtyrët edhe ata bijë nënash dhe shqiptarë si ata që e goditën, Balliu ngrefoset dhe justifikon këtë akt barabar. Për atë kjo nuk është asgjë para asaj që ai parashikon dhe programon të ndodhë. Po Balliu nuk stepet as para gjakut të derdhur në shesh të Tiranës sikur atje të ishte goditur një pulë. Për të, dhuna është e justifikuar edhe pse gjoja mban qëndrim dhe shprehet se nuk duhet arritur deri këtu. Po a nuk është Balliu dhe tërë Ballinjtë e politikës që e nxisin dhe e nxehin situatën, duke krijuar një terror të vërtetë dhe një armiqësi të padenjë mes atyre që kërkojnë ndërtimin dhe atyre që i pengojnë? Me ç`të drejtë ish-deputeti Balliu organizon protesta dhe i drejton kudër ligjit dhe shtetit në emër gjoja të mbrojtjes së interesave të popullit? Po shteti me kërkesën për ndërtim të kësaj vepre, interesat e kujt mbron? Apo të besojmë përrallat e Bashës e gjithë liderëve të opozitës se kjo vepër ka vetëm një qëllim: Të vjedhin oligarkët dhe të pasurohet Rama? Opozita i ka të gjitha instrumentat dhe nuk duhet të përdorë forcën si argument, po t`i drejtohet ligjit. Boll me propagandë dhe dashuri fallco me hallexhinjtë. Është koha që dhe Balliu duhet t`i drejtohet arsyes dhe jo luftës. I pakënaqur me gjakun që u derdh dhe rrahjen shtazarake të punonjësve të IKMT-së deklaron se do ketë përplasje. Po cilët do përplasen? Natyrisht të tjerët, qytetarët. Ata që vënë dorë mbi qytetarin duhet të dërgohen para organeve të drejtësisë. Ndryshe asnjëri nuk është i sigurt para turmave që u duket heroizëm derdhja e gjakut të punonjësve të IKM-së apo çdo qytetari tjetër. Politikanët e kanë shndërruar në kauzë Astirin. Ndaj janë më të pranishëm se vetë banorët që u rrezikohet banesa dhe biznesi. Politika ka prevaluar mbi humbjen materiale dhe shembjen e godinave. Udhëheqësit politik të opozitës Basha e Kryemadhi dhe gjithë kryetarët e partive të vogla rreth tyre, kanë mbajtur fjalime e kanë recituar shqetësimet e qytetarëve. Askush nuk do donte që njerëzve hallexhinj t’u tunden prangat para syve. Kjo do ishte një peshë më shumë mbi zemërimin dhe humbje e tyre. Protesta e ka dhënë mesazhin. I mungonte vetëm një viktimë. Dhe kjo ndodhi. Shansin e keq e patën punonjësit e IKMT-së!

Nga Bardhyl BEJKO

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 07:21

Sikur kryeministër i vendit të ishte Tufa i Institutit të Krimeve të Komunizmit, jam i sigurt se nuk do të kishte guxuar t’ia hiqte stadiumit kombëtar emrin e Heroit të Popullit, Qemal Stafa.

Postuar: 14/11/2019 - 07:19

Përgjatë gjysmës së dytë shekullit 20-të, në vendin tonë, në të folurën e përditshme sunduan rënd

Postuar: 14/11/2019 - 07:18

Nga i gjithë diskursi i zonjës Arta Marku përpara KLP, besoj se u qartësua dhe për publikun dhe g

Postuar: 13/11/2019 - 13:23

Le ti marim disa gjëra me radhë e të përpiqemi të hulumtojmë mbi to.

Postuar: 13/11/2019 - 07:20

Kontrolli i Lartë i Shtetit kryen auditime sipas planit vjetor të miratuar nga Kryetari Bujar Les

Postuar: 13/11/2019 - 07:17

Edhe pse për herë të parë, ndjesa e Lulzim Bashës për taksën e pronës tetë për qind është një ris