Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Ballkanasit folkpolitikë" e sidomos ne "tregojmë" jetën në telefon!

Postuar: 18/01/2019 - 07:16

Nuk besoj se ka kaluar kaq shumë kohë nga momenti kur u rrëzua, u këput dhe u falimentua "perandoria e Gruevskit" në Maqedoni! Atë nuk e mundën dot opozita dhe zgjedhjet! Nuk e rrëzuan, as forca opozitare dhe as veprimet realisht qëndrestare opozitare! Në fakt, as "zgjuarsia" e posaçme e Kryeministrit të sotëm Zajev, i cili shqiptarët normalisht i konsideroi, nuk ishte shkatërruesja e Gruevskit! Ajo që rrëzoi një autokrat, një sigurisht abuzues me pushtetin dhe me fonde, një delirant gjigandomanie "maqedonase" sidomos në Shkup dhe një medemek nacionalist u rrëzua nga marrëzitë, vetëdenoncimet e jashtëzakonshme me përgjimet e telefonave dhe bisedave jo vetëm në rrjetin celular, por dhe viber e në të tjera sisteme komunikimi! Dolën marrëzitë nacionaliste dhe ato abuzuese! Dolën folklorizmat ballkanike me fjalë idiote dhe të shëmtuara, por dhe me abuzimet me punën e zyrën e shtetit! Dolën elementë bisede që preknin demokracinë dhe sigurinë! Dolën armiqësi dhe ministra armiq të popullit të tyre, që përbëhet nga maqedonas dhe shqiptarë në shumicë! Dolën fjalë dhe veprime të pista kundra shqiptarëve dhe kundra shtetit, por dhe kundra ligjit! Çfarë nuk doli dhe normalisht Gruevski, mund të ishte i dashur i një dore nacionalistësh qorra dhe anti Europë, por kurrë një njeri normal i pranuar nga shumica e shtetasve maqedonas! Po ashtu Gruevski mbylli "hesape" dhe me BE dhe Europën, me Amerikën dhe përveç Orban, askush nuk i doli zot sa që u detyrua të largohet si një i "arratisur i vendit të tij"?! Mirëpo deri sa plasi ky skandal përgjimesh, askush nuk dyshonte ose nuk besonte se Gruevski do të rrëzohej, të mundej, të largohej fare dhe për më tepër të zhdukej kështu! E dinin të plot fuqishëm! Kur në fakt - ishte vetëm një delirant! Kush ja bëri "varrin politik" dhe atë ligjor? Në rradhë të parë "ballkanizmi folklorik i tij dhe klasës politike që ai përfaqëson! Ata (por dhe tanët në Shqipëri) janë modeli i fundit i folklorikëve ballkanas, që e dinë veten të pa thyeshëm dhe të stërfuqishëm! E dinë veten akoma më të drejtë kur kanë humbur lidhjen me realitetin! E dinë veten, të dashur me popullin, kur pikërisht populli ka filluar ti urrejë! E dyta, ishte se si brenda dhe jashtë Maqedonisë, kishte forca që e zgjidhën punën me përgjimet, duke ditur se idiotë të tillë folkpolitikë, çdo gjë e flasin në telefon! Po pra po të kërkosh e ke jetën e tyre në telefon!

Por absolutisht dhe në Shqipëri kështu janë? Përjashto nacionalizmin (ne jemi shtet pothuaj i pastër etnikisht dhe ato pak pakica jetojnë më mirë se shqiptarët) klasa politike jona është akoma më folkballkanike dhe idiote se sa Gruevski! Në telefonat e tyre është dhe jeta, në sms e tyre është ilegjitimja, në mesenxherin e tyre është dashnorja, në ëatsup-in e tyre dashnorja tjetër dhe në viber trafikanti që e kanë mik! Në bisedat e tyre nuk ka "derman" të mos gjesh marrëzi si burokratike, të mos gjesh veprime anti ligjore ose miq me precedentë penalë apo të korruptuar! Kush më tepër se politikanët tanë mund të ketë fotografi me persona në kërkim dhe të inkriminuar!? Janë në telefonat e tyre, në bisedat e tyre dhe në tabulatet e tyre! Përgjimet masive dhe të thella sigurisht, me të tillë folklorikë në politike, kanë për të nxjerrë tepër ose shumë më tepër marrëzi, se sa në qeverinë e Gruevskit! Nuk është dhënë akoma "leja nga jashtë" për këtë raprezalje politike në Shqipëri, por askush nuk mund të vendosë dorën në zjarr se nuk do të fillojë dhe këtu si në Maqedoni! Sigurisht nuk është punë e Prokurorisë tonë, e cila akoma nuk ka dalë nga brekët e politikës, por një ditë të bukur, leja do të jepet nga "jashtë" apo kancelaritë atje dhe kush ka për ti ndalur pastaj format fantastike të përmasës tragjike të përgjimeve! Ato që nxori VOA-ja janë një gjë "jo e vogël, por asgjë hiç" çfarë njerëzit vetë në politikë i kanë njëri tjetrit! Imagjinoni se çfarë ka një hetim i thelluar, absolutisht i pa anë dhe me varësi nga jashtë! Kujtojnë se janë imunë nga kjo gjë! Por në fakt, shumë syresh e dinë se kanë vite që kanë bërë gafa të mëdha! Kanë bërë gafa dhe ata kanë lënë shenjë në regjistrime telefonash dhe përgjime! Ne i kemi kaluar lehtë shumë përgjime të dikurshme kur politikanët i bënin njëri tjetrit, por ajo kohë është moment marrëveshjesh politike të folklorikëve! Sot ka mbaruar kjo ditë sepse përgjimet nuk do të jenë domen i politikës së tillë! Mbase akoma nuk ka ardhur dita që kush ka "domenin" ta hap thesin, por kam përshtypjen se po të ekzagjerohen me marrëzinë politike, ky thes do të hapet përfundimisht dhe do të shikojmë gjëra tepër po tepër interesante! Sidomos ne shqiptarët e tregojmë jetën plotësisht në telefon! Po, e kemi zakon! Na duket sikur është "prifti ose sekretari i partisë" për t’u falur?! Po, por dikush është marrë seriozisht me një "histeri të tillë" ! Me histeri ministrash trutharë dhe sidomos ministre idiote, levendë politike, shefa të mëdhenj që luajnë keq me shtetin, marrëzi ekonomike dhe financiare, kataklizma ligjore pa fund! Po, në telefon, në përgjime dhe tabulatet, por dhe memoriet e telefonave! Në apps-et e shumtë që njerëzit i dinë të pa "përgjueshëm" dhe të pa kontrollueshëm! Në telefonat e vjetër (ata të konsideruar të horrave) që i kujton të padiktueshëm dhe jo të përgjueshëm! Nga njerëz që sillnin dhe paguanin individë për të përgjuar kundërshtarin dhe që nga ana tjetër përgjoheshin dhe ata vetë! Nga milionerë që kanë përgjuar të tjerët dhe politikën dhe që edhe ata vetë janë përgjuar nga të tjerët dhe ndonjë shërbim! Po pra nga origjina e mjeshtrit që përgjonte! Hahaha është pikërisht një marrëzi ballkaniko shqiptare folkpolitike! Por ka një të mirë, se është groteske dhe mund të shpërthehet kollaj kur ata lart duan të bëjnë! Po sigurisht po deshën miqtë tanë ta bëjnë këtë nder Shqipërisë! Po nuk deshën, do të thotë se duan të jemi akoma nën një model feudal tipikisht ballkanik me emrin "demon-kraci"?! Por besoj, se me drejtësinë ndryshe, mbase koha, do të lëvizë për mirë dhe për ne! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 07:45

 Paranojat greke në lidhje me qëndrimin ndaj komunitetit shqiptar të Çamërisë që u përzunë me genocide nga trojet e tyre stërgjyshore, duket se nuk po prekin as institucionet shtetërore shqiptare, që me heshtjen

Postuar: 21/04/2019 - 07:44

 Mendonim se slogani komunist “Udhëheqësi e mprehu shpatën edhe njëherë për situatën&r

Postuar: 21/04/2019 - 07:43

 E akuzojnë tani Rudinën, e anatemojnë dhe sulmojnë, sepse guximi i saj për të mos ju bashku

Postuar: 20/04/2019 - 14:29

Kemi thënë më parë plot pezmati, se udha dhe aspirata shqiptare për t’u bërë një ditë një

Postuar: 20/04/2019 - 13:26

Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolutë ku i kërkohet BE të pezullojë

Postuar: 20/04/2019 - 07:37

Kryeministri i Shqipërisë, ka një veti të jashtëzakonshme për të bërë armiq si të inatosur të tij

Postuar: 20/04/2019 - 07:34

Berisha vazhdon t’u bëjë thirrje, militantëve, fansave (publikut) të jenë gati për revanshi